Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Nga mjetet e informimit masiv bëhet e ditur se gjatë takimit që ka pasur me ish kryeministrin e dorehequr grek Cipras për problemin e harvallinës së Dhërmiut me emrin e Shën Athanasit, Janullatosi paska deklaruar:
“Pa dashur të ofendoj askënd se edhe vetë jam grek: grekët janë të çmendur, por asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Koha Jonë”. 02 shtator 2015).
Me etiketimin që u ka bërë grekëve, si “një popull i çmendur”, Janullatosi s’ka thënë ndonjë gjë të re. Sepse shumë kohë para tij, këtu e 34 vjet të shkuara dhe pikërisht në vitin 1981, ish-Presidenti Karamanlis ka pasë deklaruar: “Greqia është një azil të çmendurish”.
Kjo deklaratë e ish-presidentit Karamanlis është botuar në librin e publicistit të njohur amerikan Robert D. Kaplan, me titull “Greqia – gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit” (Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë 2002, f.40), të cilin e ka sjellë bukur në gjuhën shqipe përkthyesi i talentuar Zef Mazi.
Veçse duhet pranuar se në deklaratën e Janullatosit ka një kontradiktë të çuditshme: Sipas tij, grekët nuk e paskan braktisur Zotin, por megjithatë ata qenkan të çmendur. Po kjo do të thotë që grekët e çmendur bëjnë vetëm vepra prej njerëzish jonormalë? Se nënkuptohet vetvetiu që njerëzit jonormalë s’e kanë për gjë të merren me banditizëm, të kryejnë llojlloj krimesh, të bëjnë hile, të gënjejnë, të bëjnë mashtrime nga më të ndryshmet, të jenë hipokritë dhe të pabesë. Atëherë lind pyetja: po si ka mundësi që grekët, duke qenë të çmendur, nuk e paskan braktisur Zotin? Se të mos e braktisësh Zotin, do të thotë të ecësh në rrugën e Tij, si njeri normal, të mos bësh gjëra të liga: të mos merresh me banditizëm, të mos gënjesh, të mos bësh hile, të mos bësh krime, të mos jesh hipokritë, të mos jesh mashtrues, të mos jesh i pabesë. Pra, Zoti, falë i qofshim, sipas Biblës, e cila ka për hero kryesor Jezu Krishtin, i mëson pasuesit e vet të jenë të ndershëm, të mos i hyjnë në hak kujt, ta duan dhe ta respektojnë fqinjin, të mos kërkojnë atë që s’u takon dhe ta sigurojnë bukën me djersën e ballit.
Këtu poshtë po rendis disa fakte, të cilat dëshmojnë fare shkoqur se grekët e kanë braktisur Zotin me kohë e me vakt. Sepse kanë bërë krime të rënda kundër njerëzimit, domethënë kundër jogrekëve, të cilët nuk i kanë pasë bërë Greqisë asnjë të keqe.
Në librin e lartpërmendur, Robert D. Kaplan deklaron: “Kur gjermanët pushtuan Selanikun, në prill të vitit 1941, hebrenjtë përbënin komunitetin e dytë, më të madh, pas grekëve… U deshën 15 trena të mbushur plot e përplot, për 5 muaj me radhë, për ta boshatisur Selanikun nga hebrenjtë e tij. I gjithë qyteti u dërgua në kampet e përqendrimit. U shkatërruan të 500 mijë varret e varrezave, ndoshta, më e madhja varrezë hebrenje në botë… Sikur të mos kishte qenë nxitja e agjentëve vendës, gjermanëve as që do t’u kishte shkuar ndonjëherë në mend ideja sakrilegj e shkatërrimit të nekropolit të lashtë hebre të Selanikut” (f. 25-26).
Në librin e vet me titull “Shpëtimi në Shqipëri”, të botuar në vitin 1998 dhe që përmban një dokumentacion të pasur për sakrificat e jashtëzakonshme që përballuan shqiptarët e thjeshtë për të shpëtuar hebrenjtë nga terrori nazist në vitet e Luftës së Dytë Botërore, doktori dhe avokati izraelit Harvey Sarner (1934-2007) shkruan: “Njëqind vjet më parë, një numër i madh hebrenjsh në Korfuz dhe në krahina të tjera, u masakruan prej grekëve në revolucionin e vitit 1821, edhe pse nuk luajtën ndonjë rol nën sundimin turk. Madje, edhe pse nuk ishin palë, dhe as që donin të përziheshin në konfliktin midis myslimanëve e të krishterëve. Masakrat që ata përjetuan në atë kohë nga grekët, ngjanin me ato të Holokaustit të shekullit XX: 5000 të vrarë në More, qindra të tjerë në Vllahi, 1200 në Tripolza. Hebrenjtë që jetonin në ishullin e Spartës, Patras, Korinthos, Mistras dhe Argos, u fshinë nga faqja e dheut. Të njëjtin fat patën edhe ata të Tebës, Vrachonit, Atikës dhe Epirit” (Citohet sipas: Elvin Luku: “Izraelitët dhe fisnikët”. Intervistë me gazetarin e njohur,Arshin Xhezo (1). Marrë nga faqja e internetit “Zemër Shqiptare”. 08 dhjetor 2012).Për krimet e natyrës nazifashiste që grekët kryen kundër popullisë shqiptare të Çamërisë, është shkruar dhe është folur shumë në mjetet e informimit masiv. Këtu po ndalem vetëm në një fakt që përmend publicisti i njohur Përparim Halili, i cili thekson se masakrat rrëqethëse që kryen nazifashistët grekët në Çamëri (në bashkëpunim të ngushtë edhe me kishën kriminale greke), sollën si pasojë:
“… 4300 burra e gra të vrarë, 3500 burra e gra të zhdukur, 102 fshatra të djegur dhe 57 fshatra të shkatërruar” (Përparim Halili. “Çamëria, shëmbëlltyra e krimit masiv grek”. Citohet sipas faqes së internetit “lajmishqip”. 26 nëntor 2006). Pa përmendur këtu dëbimin masiv nga trojet e veta stërgjyshore të popullsisë çame që mbeti gjallë dhe grabitjen e dhunshme të pronave të tyre, të trashëguara në shekuj.
Pra, kundër dy etnive, asaj izraelite dhe asaj shqiptare, grekët kanë kryer masakra të përbindshme dhe kanë mbetur të pandëshkuar edhe sot e kësaj dite. Po atëherë si shpjegohet që Janullatosi ka kuturinë dhe deklaron se grekët “asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin”!!!
Me sa duket, Janullatosi, fare padashur ose për shkak të dobësimit të gjykimit për arsye të moshës së pleqërisë së thellë, ka zbuluar një të vërtetë tragjike në formimin psikologjik dhe në kodin gjenetik të grekëve: ata, në jetë e tyre, tradicionalisht, asnjëherë nuk janë udhëhequr nga këshillat e Jezu Krishtit dhe nga mësimet që predikohen në Bibël. Përkundrazi, ata janë udhëhequr dhe vazhdojn të udhëhiqen nga mësimet e Antizotit, i cili s’është asgjë tjetër, veçse Djalli vetë. Pra, grekët, në vetëdijen e vet, kanë për yll karvani Djallin dhe nuk i largohen dot ngasjes së tij.
Tiranë, 08 shtator 2015