• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOFRA E DIELLIT- Nobelisti Par Lagerkvist

July 8, 2018 by dgreca

Par Lagerkvist (1891 – 1940)/220px-LagerkvistPoet, dramaturg, romancier suedez, nderuar me Çmim Nobel për letërsi në vitin 1951.

  (perkthyer nga italishtja nga Anton Çefa/

 Si reja/

Si reja/

Si flutura/

Si fryma e lehtë mbi pasqyrë./

I rastit/

I paqendrueshëm/

I zhdukun./

O Zot i të gjitha qiejve,/

I të gjitha botëve/

I të gjitha fateve

Çka ke ndërmend me ba me mue ?

Asht ma bukur kur zbret mbramja

     Asht ma bukur kur zbret mbramja.

E gjithë dashuria që qielli përqafon

Asht mbledhun në nji hije drite

Mbi tokë

Mbi shtëpitë e tokës.

Gjithçka asht ambëlsi, gjithçka përkëdhelje duersh

E brigjeve të largëta mshehë Zoti.

Gjithçka asht afër, gjithçka asht larg.

Njeriut si peng.

 

Gjithçka asht e imja, e gjithka do të më merret

Mbas pak, gjithçka do të më merret.

Pemë, re, trualli që shklas.

E do të endem

I vetëm, pa lanë gjurmë.

Toka nuk asht vetem ti e unë e humus

               Toka nuk asht vetem ti e unë e humus

Unë due të jetoj për dashtninë e kënaqësisë sate të madhe.

Per dashtninë e gjithë zambakëve të heshtun të kopshtit tand.

Toka nuk asht vetem ti e unë e humus.

Asgja nuk duhet të turbullojë këtë minut intimiteti

   Asgja nuk duhet të turbullojë këtë minut intimiteti

Asnji erë të mos fryjë, asnji re të mos lëvizë.

Gjithçka e qetë duhet të jetë në botë, asnji nuk duhet të endet

Në qetësinë e kësaj toke, veç meje e teje.

Gjithçka do të jetë ashtu si n’atë kohë që kujtoj unë,

vesa e mengjezit duhet të shkelqejë nën kambët e tua të vogla,

pema t’i falet diellit, gjithë toka të lëshojë rreze,

gjithçka ashtu si në kujtesën time,

megjithëse jo ashtu si atëherë.

Vasha ime e dashur nuk ka për t’u kthyer

Vasha ime e dashur nuk ka për t’u kthyer

por dashuria ime prap do t’vijë tek unë.

Sa kam jetuar nuk kanë për t’u kthyer,

por jeta ime do të jetë përsëri tek unë.

 

Nën Yj

 Këtu dëshiroj me ndejë,

i heshtun.

Këtu due me mbështetë ballin.

Vend i shejtë.

Asnji fjalë njerëzore s’asht e vertetë.

 

Si reja

Si reja

Si flutura

Si fryma e lehtë mbi pasqyrë.

I rastit

I paqendrueshëm

I zhdukun.

O Zot i të gjitha qiejve,

I të gjitha botëve

I të gjitha fateve

Çka ke ndërmend me ba me mue ?

           Kam ecur nën yjet

 Kam ecë nën yjet për me ardhë te ti,

këtu ku m’ ke pritë me duer të ngrohta.

Ti do të më falish dashurinë tande, përkëdheljet, ngrohtësinë,

ti duhet të besosh që unë jam nji nga të vorfnit e kësaj bote.

Kam ecë nën yjet për me arritë i lirë te ti,

krenar dhe i lirë si  mund të jetë nji burrë.

Ti duhet të më terheqish drejt tokës, të më robërosh,

kështu liria ime do të jetë vetem ajo e mendimit tim të ndritur.

 

Kam ecur nën yjet për të arritë i ri deri tek ti,

i ri n’amshim, i ri për gëzimin tand.

Këtu ku jetojmë asht toka, këtu unë do të plakem pranë teje,

drejt një gëzimi ma të thellë dhe ma të mshehtë.

Mbylli sytë, e dashur

Mbylli sytë, e dashur,

që bota të mos pasqyrohet,

sendet janë tepër afër,

ato sende që nuk janë na.

Vetem ne duhet të jemi,

bota rreth nesh asht zhdukë,

dashuria  asht zhdukë,

dashuria zbulon çdo gja . . .

Mbylli sytë  tuaj!

 Prej thellësisë së shpirtit tim

 Prej thellësisë së shpirtit tim,

atje ku asht pranverë,

ku lulezojnë lendinat,

nji lule të dhuroj,

nji zambak flakërues si gjaku,

por   të bardhë e të pastër si bora.

Mund të jetojë pranë teje

dhe pranë dhe të vdesë.

 

Kur petalet do të hapin

aromën e tyne deri te ti,

atëherë ke me kuptue se shpirti im

asht si livadhet në shlëlqim.

Do të veshket në dorën tande,

arkivol i ambel e i dashur.

Për ty asgja tjeter veç nji kujtim

i pranverës së zemrës sime.

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: ANTON ÇEF, Par Lagerkvist, perkte

Shqipëria dhe shqiptarët në penën e Konicës

February 16, 2016 by dgreca

* Botohet me rastin e Vitit te Faik KONICES(2016) Shpalle nga Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA”/
NGA ANTON ÇEFA/
“Malli i Atdheut, pa shpresa të shoh Shqipërinë, më japin një forcë më të madhe për të punuar. E, çdo gjë në daltë, sido që në vafshin punët, unë, me ndihmë të shokëve të vërtetë, s’i kam për të hedhur armët/ .”- Faik Konitza, (Albania, Tetor 1899)./
“Unë parandjej: në agimin e të nesërmes një Shqipëri të lulëzuar demokratike dhe intelektuale, ku do të jetojë një rini kërshëriplotë e dhënë pas artit, bukurisë dhe punës. Këta shqiptarë të rinjë do të gjykojnë me një drejtësi të çiltër përçapjet tona, përplot me gabime, po të zjarrta sinqerisht. Ata do të shqyrtojnë, me të gjitha burimet dokumentare dhe kritike atë që ishte gjuha jonë dje dhe atë që do të bëhet gjuha jonë nesër, gjuha në të cilën ata do t’i shprehin mendimet dhe ëndërrat e tyre, dhe bukurinë e vitalitetin e kësaj gjuhe do ta hulumtojnë dhe do ta dinë ta shkoqisin.”
“ . . . Edhe një ndjenjë tjetër, atë që me gjithë dëshirë do ta quaja ‘afsh kombëtar’ d. m. th. një vullnet i domosdoshëm për ta ndier e përjetuar e ka pllakosur rininë shqiptare kohë më parë. Së këndejmi shpresojmë se ky afsh kombëtar, kjo flakë, të përhapet, të mos shuhet dhe të përforcohet akoma më tepër. Ta duash Shqipërinë, nuk do të jetë më si dikur një sport, po do të jetë vullnet për gëzimin e jetës.”
* “Shqipëria është e lindur nga idealistët, e shpëtuar nga rastet, e vrarë nga politikanët.”
*“Historia e Shqipërisë gjithmonë është trajtuar mbi bazën e pohimeve subjektive e të anshme që kanë bërë armiqtë e saj. Një paraqitje e ndryshme nga një autor shqiptar detyrimisht do t’i trazojë disa shprehi të caktuara të të menduarit dhe disa opinione të gatshme për çështjet në diskutim.”
Faik Konica
* “Për të gjitha ngjarjet që kanë kaluar ne kemi vetëm njërën anë të të ashtuquajturit informacion, e më konkretisht, kemi atë të armiqve të Shqipërisë, kurse varianti shqiptar mungon tërësisht.”
*“E vlen të vihet në pah se askush në këtë galeri vezhguesish (është fjala për ata që kanë vizituar vendin tonë, A. Ç.), me sa duket nuk e ka gjetur karakteristikën më kryesore të shqiptarëve, e pikërisht atë pa njohjen e së cilës historia e tyre do të mbetej një mister, pra individualizmin e tyre.”
* “Shqiptari është tepër i pavarur dhe tepër individualist, kështu që nuk i nënshtrohet ndikimit të kujtdoqoftë në kundërshtim me vullnetin e vet.”
*“Ndërsa popujt e tjerë i kanë përqendruar energjitë e tyre për të nxjerrë para, për të grumbulluar sende të bukura ose për të kaluar kohën këndshëm me rrugë të ndryshme, këta njerëz të thjeshtë e të ashpër (është fjala për shqiptarët, A. Ç.) kanë pasur vetëm një qëllim në jetë dhe e kanë aritur disa herë me çmimin e vdekjes së njerëzve të familjes së tyre: të jenë individualisht të lirë kundër ardhësve.”
* “Megjithëqë shqiptari është tepër i pavarur dhe tepër individualist e prandaj nuk pranon t’i nënshtrohet ndikimit të askujt kundër vullnetit të vet, ai përsëri beson fort te prejardhja dhe te e drejta e precedencës, si dhe te gjithçka lidhet me ide të tilla.”
*“Standardi etik i shqiptarit është besa, pra fjala e dhënë. Pavarësisht nga rrethanat, kur një shqiptar jep fjalën, ajo nuk mund të shkelet dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj marrëveshjeje të shkruar.”
* “Fyerja më e rëndë në Shqipëri është ta quash dikë të pabesë.”
* “Mercenarët dhe ushtarët shqiptarë . . . kanë luftuar në ushtritë e Francës, të Spanjës, të Perandorisë së Shenjtë Romake, të Venedikut dhe të shteteve të tjera italiane, kanë lënë shumë gjurmë në historinë e Evropës. Ata kanë qenë luftëtarë të ndershëm, që nuk besonin në përvjedhjen nga beteja, siç ishte zakoni i shumicës së mercenarëve.”
* “Një e metë që zakonisht nuk gjendet në karakterin e shqiptarit është provokimi.”
* “Shqiptarët nuk janë aq të prirur për fjalë të shumta”
* “Unë besoj se dihet gjithkund që shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera, dhe ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë që nuk ka pasur luftëra fetare. Për këtë arsye disa kanë folur shpesh për ‘skepticizmin’ shqiptar.”
* “Dy kategori shqiptarësh munt të jenë idealistë: E para, Shqiptarët që janë të zotërit të mendojnë, që shohin ç’është Shqipëria dhe kuptojnë ç’munt t’ish, që vënë re me hidhërim padrejtësinë, që i bëhet popullit tonë, dhe dinë edhe krojin e asaj padrejtësie edhe të vetëmen mënyrë për të thanë për gjithënjë atë krua. E dyta, kategori, janë Shqiparët të shtypur brez pas brezi, zemëra e të cilëve u qanë për ditë më të bukura dhe munt t’u lartësojë mendjen gjer në kuptim të një ideali kombtar, i vetëm i zoti t’i japë çdo djali të kombit vendin e tij në diell. Tani, Zotërinj, ju pyes te cila nga këto kategori munt të hyjnë mëmëdhetarët e shentëruar të cilët sot e hothne maskën dhe u çfaqnë siç janë ?”
*“Është e rëndësishme të vëmë në dukje këtu dallimin mes nesh dhe grekëve lidhur me idealin ku synon secili popull për sjelljen e tij. “Fyerja më e rëndë në Shqipëri është ta quash dikë i pabesë”, çka lidhet me karakterin e njeriut; ndërsa: në Greqinë e sotme, fyerja më e rëndë për një njeri është ta quash analfabet dhe të trashë, pra ideali i fqinjëve jugorë është zgjuarësia, një atribut i hises mendore të psikës njerëzore. Nuk është e nevojshme të dallojmë këtu, në ç’kahe rëndon kandari i dinjitetit njerëzor: nga karakteri human etik apo nga një cilësi e të menduarit.”
* “Ana fisnike e shqiptarit është e panjohur për grekun.”
* “Banorët e bajrakëve (malësorët e Veriut, A. Ç.) janë më të sjellshëm dhe më me dinjitet se gjithë shqiptarët e tjerë.”
* “Një anë tjetër e karakterit shqiptar është përkushtimi i thellë i një njeriu ndaj prindërve dhe familjes. Kjo ndjenjë e natyrshme si kudo gjetkë, merr një formë më të mprehtë në Shqipëri, ku familja është një njësi shoqërore, që në një shkallë të gjerë zë vendin e shtetit në mendimin e njerëzve. Fëmijët rriten me traditat pak a shumë patriarkale për të respektuar më të mëdhenjtë, e mbi të gjithë, babanë, fjala e të cilit është ligj brenda caqeve të familjes. . .”
*“Në raportin dërguar Luigjit XII, Mbretit të Francës, të datës 27 qershor 1510, nga Seneschal-i i Madh i Normandisë, që ishte një nga gjeneralët që komandonte forcat ushtarake në Itali, gjejmë një krahasim mahnitës mes etikës së sllavëve dhe asaj të shqiptarëve. ‘Sllavët’ shkruan Seneschal-i i Madh, ‘janë mizorë në luftë, sepse ata i vrasin të gjithë ata që mundin dhe nuk mbajnë të burgosur. . . . Sa për shqiptarët, ata kanë treguar një sjellje krejtësisht të ndryshme dhe i kanë trajtuar me dashamirësi robët.”
* “Në kohët moderne vetëm shqiptarët, nga të gjithë kombet e Evropës Juglindore njihen që i kanë qëndruar besnikë traditës kalorsiake të kursimit të armikut të mundur.”
* “Në kronikat mesjetare franceze, na tregon Konica, del shprehja ‘krenar si shqiptar’. Duke polemizuar me Tozerin, i cili, ndër të tjera, shkruan: ‘Është kënaqësi të vesh re përzierjen kureshtare të krenarisë me varfërinë që dukej qartë tek disa nga këta burra. Mund t’i shihnit duke u krekosur . . . sikur ishin zotërinj tepër të hollë, saqë nuk begenisnin t’u hudhnin sytë kalimtarëve si ju, e megjithatë gjithçka e tyre flet për mjerimin më të madh … Konica argumenton: ‘Ajo që është një gjëzë për Tozerin, është fare e qartë për çdo shqiptar. Krenaria është një gjendje e mendjes pavarësisht nga pasuria ose rrethanat, dhe djemtë që ka parë Tozeri i përkasin një tipi të njohur mjaft mirë. Brez pas brezi ata me shpatë ose me pistoletë në dorë kanë ruajtur pavarësinë e tyre kundër kufizimeve qeveritare të Turqisë. Ata ia kanë dalë të kundërshtojnë pagimin e taksave, i janë kundërvënë rekrutimit ushtarak, kanë mbrojtur doket e ligjët e kanunit dhe në mënyrën e tyre e kanë ndier veten njërëz të lirë. .”

Filed Under: ESSE, Vatra Tagged With: ANTON ÇEF, në penën e Konicës, Shqipëria dhe shqiptarët

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT