• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESË- MITROPOLIA E KISHËS ARBËRESHE, APEL PAPA FRANCESKUT

November 14, 2017 by dgreca

-Në Itali jetojnë nga më shumë se 550 vjet qytetarë italianë me prejardhje dhe gjuhë shqiptare dhe me tradita kanonike-liturgjike bizantine: ata quhen ARBËRESHË dhe i kanë rezistuar latinizimit të pësuar nga arbëreshë të tjerë./

-KOMITETI ITALO-ARBËRESH “PRO ERIGENDA METROPOLIA ECCLESIASTICA”/

1 papa francesku1 Papa francesku Mirdita (2)

   Shenjtërisë së Tij FRANCESKUT/

 Papa i Romës/

  Shenjtëri,/

jemi besimtarë katolikë laikë të Kishës Arbëreshe që duam t’Ju lutemi mbi ngurrimin e tejzgjatur të Klerit tonë në kërkimin e mundësive të reja për të forcuar, për sot dhe për të ardhmen, veçantinë e Bashkësisë sonë fetare me origjinë shqiptare dhe me traditë bizantine.

Duke mos mundur që të kemi ndihmën e Konferencës Ipeshkvnore Italiane, institucion relativisht i ri dhe që nuk e njeh sa dhe si duhet historinë tonë të shkuar, dhe as të Kongregacionit për Kishët Lindore që nuk i është përgjigjur kërkesave të përsëritura të eksponentëve tanë, po iu drejtohemi dretpërdrejt Juve, Shenjtëri, të vetëdijshëm që vazhdimësia e përvojës sonë si të krishterë të traditës lindore të lidhur fort me Romën, varet nga urtësia e Selisë së Shenjtë dhe e Shenjtërisë suaj.

HYRJE

Në Itali jetojnë nga më shumë se 550 vjet qytetarë italianë me prejardhje dhe gjuhë shqiptare dhe me tradita kanonike-liturgjike bizantine: ata quhen ARBËRESHË dhe i kanë rezistuar latinizimit të pësuar nga arbëreshë të tjerë.

Ekzistenca e tyre si të shpërngulur në Itali nga pushtimi turk-osman i atdheut ka qenë problematike, sidomos në aspektin fetar. Megjithatë, Selia e Shenjtë i ka mbrojtur gjithnjë komunitetet arbëreshe nga padrejtësitë e sundimtarëve vendas dhe të  empiètements të ipeshkvinjve latinë, mbas ndërprerjes së çdo marrëdhënjeje të arbëreshëve me hjerarkinë kishtare të vendit amë.

Në fakt shumë kohë më përpara që Republika Italiane të njihte statusin e tyre juridik si Pakicë Gjuhësore Historike (Ligji 15 dhjetor 1999, n. 482), Selia e Shenjtë kishte ngritur për ta Kolegjin Grek të Romës në shekullin XVI dhe, më vonë, në shekullin XVIII, dy “Ipeshkvinj Shugurues për ritin Grek” (nënkupto: arbëresh) dhe dy Kolegje studimi në Shën Mitër Koronë (San Demetrio Corone – CS) dhe në Palermo.

Në vijim, shek. XX, Selia e Shenjtë krijoi dy Eparki: në Ungër (Lungro – provinca e Kozencës) dhe në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet – provinca e Palermos), duke i shënuar në Vjetorin Papnor si “Kisha Italo-Shqiptare”, sëbashku me Abacinë (Manastirin) italo-greke të Shën Mërisë së Grottaferrata-s. Edhe kjo Abaci (ky Manastir), e banuar në kohët e vona më së shumti nga murgj  me prejardhje arbëreshe, ka patur përkujdesjet më të mëdha nga Papët e Romës, deri në shpalljen “hezarkike” apo abaci nullius.

Këto tri Qarqe fetare, duke marrë shkas nga Koncili i Dytë i Vatikanit, që ka njohur dhe lavdëruar rolin e Kishave Lindore, do të ishte dashur që të shfaqnin menjëherë instancë Autoritetit Suprem  për t’u bashkuar në një Mitropoli. Do të ishte korrigjuar kështu një vulnus që bën që komuniteti më i vjetër lindor) katolik i pranishëm në Itali, siç është ai arbëresh, të jetë ende pa një institucion kanonik tradicional siç e ka çdo Kishë Lindore në bashkim me Ipeshkvin e Romës: Patriarkanë, Kryeipeshkvi, Mitropoli.

Të kihet parasysh që Arbëreshët e Italisë kanë qenë dhe janë gjithmonë të bashkuar me Kishën e  Romës, duke ndjekur me këtë linjën e Kishës Ilirike deri në krizën ikonoklaste të rimarrë përsëri me Koncilin e Firences. Ata nuk janë “uniatë”, por “ortodoksë me Romën” dhe përbëjnë një rast tepër të veçantë, një unicum në historinë e Kishës Universale, ku një meritë të veçantë për këtë ka Kisha Katolike e Romës, mbrojta e të cilit duhet garantuar.

Së fundi (në vitet 2004-2005), të tri Qarqet Kishtare kanë celebruar sëbashku një Sinod Ndërheparkial, vendimet e të cilit janë miratuar nga Papa Benedikti i XVI-të në vitin 2010.

Mënyra sinodale e ndjekur në këtë kontekst dhe vendimet e marrura në të, na dukeshin si përfytërimi i një angazhimi që në mënyrë natyrore do të çonte në formimin e një MITROPOLIE.

Për fat të keq, as në këtë rast nuk u shtrua një kërkesë e tillë nga Ipeshkvinjtë tanë.

VEREJTJE

Ai që nuk ka inkurajuar një kërkesë të tillë, siç i duket këtij komiteti, është Dikasteri të cilit i përket mbrojta e Kishave Lindore katolike në botë që, sipas mendimit tonë, tash disa kohë nuk mbron sa duhet Kishën tonë Arbëreshe, duke mos përgatitur sa dhe si duhet klerin, formimi i të cilit lë për të dëshiruar, si për shembull në Siqili, ku arrijnë në dioçezë pa i njohur dhe gati duke përbuzur traditat e popullit të cilit i përkasin, apo duke emëruar, siç ka bërë tash disa kohë në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet), Delegatë, Administratorë Apostolikë etj., të cilët nuk arrijnë që t’i japin impulse përtëritëse shpirtit të kësaj pjese të Kishës Arbëreshe, traditave e zakoneve të saj, gjuhëve dhe këngëve liturgjike: të gjitha këto shprehje dhe dëshmi të fesë së krishterë, të jetuara në gjendje pakiceje dhe shpesh herë të vëna në shënjestër.

Edhe pse lëvrues i risive ipotetike të ardhshme administrative të menduara, me sa duket, brënda këtij Kongregacioni, të paramenduara pa konsultimin e klerit dhe të popullit, nuk na duket e udhës që Dhespoti aktual i Eparkisë së Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) të nënvleftësojë dhe të diskriminojë çdo gjë që ne me dashuri dhe përkushtim kemi ruajtur në shekuj, kur është botërisht e njohur që antropologjia dhe baritorja na tregojnë që në traditat e shëndosha të një populli qëndron baza për një ungjillizim të ri.

Në mënyrë të veçantë duam të sinjalizojmë që format e ndryshme të veçanta të eksperiencës katolike orientale, të pranishme në realitete të ndryshme kulturale dhe fetare në Itali, nuk mund të bashkohen tout court në një kuadër të vetëm teo-ideologjik të parapërgatitur artificialisht. Nuk mund të justifikohen krijesa të tilla hibride, të ndërtuara nga bashkimi i elementëve të ardhur si pasojë e ndryshimeve gjeo-politike të reja, me realitete autentike që kanë zënë rrënjë në Itali mbi baza të qëndrueshme fetare, historike dhe kulturore.

Na duket se, me t’u vendosur marrëniet e drejtpërdrejta me Ortodoksinë greke dhe sllave, Kongregacioni Oriental e sheh tani Bashkësinë Arbëreshe, Kishë orientale historikisht dhe gjeografikisht më e afërta me Selinë e Romës, si një peshë dhe jo më si një burim, duke harruar të shkuarën aq të pasur me bashkëpunime dhe shërbime për kauzën e ekumenizmit, siç e kanë theksuar i Lumi Papa Pali VI, Papa Shejt Gjon Pali II dhe Papa Benedikti XVI.

Sipas kësaj linjeje, më tepër “eversive” sesa pastorale, na duket se është ideuar emërimi i Dhespotit aktual të Horës së Arbëreshëvet, për çka kërkojmë një shqyrtim për të verifikuar se një zgjedhje e tillë është bërë me vend apo jo.

Nuk mund pranojmë të bëhemi destinatarë të një anateme (mallkimi) as të njër gjenocidi të vërtetë të ritit dhe kulturës sonë!  Që na bën të kujtojmë kohën, fill mbas Koncilit të Trentos, kur, nëse nuk arrihej latinizimi i kësaj Bashkësie, për të mos e quajtur Kishë ishte zbuluar termi zvogëlues Rit.

duke konsideruar të gjitha këto:

                                                     KY KOMITET

duke interpretuar ndërgjegjen e përbashkët dhe ndjesinë e tanishme të përhumbjes që ndjejnë Arbëreshët përpara tradhëtisë së ndjenjave të tyre më të thella dhe të historisë shumëshekullore, dhe duke i kujtuar Shenjtërisë Suaj:

– “marrëveshjen e besnikërisë”, jo të shkruar, por të mbajtur gjallë tash qindra vjet ndërmjet Arbëreshëve dhe Selisë së Romës;

– shërbimin e bërë prej tyre ndaj Selisë së Shenjtë me misionet katolike në Shqipëri gjatë pushtimit otoman;

– përkushtimin e tyre “që herët në ekumenizmin modern” (Papa Paolo VI-të);

– besnikërinë e Arbëreshëve ndaj Shtetit Italian, për formimin dhe demokratizimin e të cilit kanë kontribuar me eksponentë të tyre të shquar;

– dëshminë e tyre si pjestarë të Kishës së pandarë, fragmenti i fundit i asaj Kishe Ilirike lindore, të formuar nga shën Pali, me traditë lindore e perëndimore, gjithmonë në bashkim me Ipeshkvin e Romës nga i cili u shkëputën me forcë nga ikonoklasmi, por nga i cili u kthyen pa ngurrim me asnjëherë të mohuarin Koncil i Firencës;

– rolin e identitetit fetar, kulturor dhe civil që Arbëreshët e Italisë të traditës bizantine, nëse do të jenë të udhëhequr mirë nga ana baritore dhe kulturore dhe të përfaqësuar mirë në nivelin e Mitropolisë, do të vazhdojnë të luajnë në raport me Shqipërinë dhe Ballkanin, si një kujtim i epokës së para pushtimit turk, i drejton

                                         APEL SHENJTERISE SUAJ

që aq shumë e do Popullin Shqiptar, degë e vjetër dhe “gjak i shprishur” i të cilit jemi, për tolerancën fetare që ushtron dhe për Martirët e vjetër dhe të rinj të tij,  që të ngrihet

MITROPOLIA  E  KISHËS  ARBËRESHE  TË  ITALISË

duke i besuar figurës së  Mitropolitit  funksionin e  Kryetarit të Ritit  ashtu siç i njëjti funksion i është  besuar Arqipeshkvit të Milanos për  Ritin Ambrozian.

  Ju falenderojmë, Shenjtëri, për vëmendjen që do t’i kushtoni kërkesës sonë dhe me devotshmëri lusim bekimin Tuaj apostolik

Piana degli Albanesi – Lungro, 5 korrik 2017

         SEKRETARI                                                           PRESIDENTI

Prof. Giuseppe  Chiaramonte.  bibliot.                                Salvatore La Barbera, ufficiale r.t. (oficer në lirim)

***

 

Filed Under: Featured Tagged With: APEL PAPA FRANCESKUT, MITROPOLIA E KISHËS ARBËRESHE

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT