• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TSIPRAS , META & LIGJI I LUFTES ME GREQINE

October 15, 2016 by dgreca

Kush gënjen Tsipras apo Meta për abrogimin e Ligjit të Luftës?/

1-meta-tsiprasNga Arben Llalla/

Pas kritikave të mëdha si majtas, si djathtas rreth vizitës plot mjegull që kreu në Greqi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga një grup deputetësh minoritarësh e filo grekë, në media hidhet shashka e radhës.

U tha se kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras i paska premtuar Ilir Metës se do të çojë të abrogojë tek kryetari i Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopulos Ligjin e njëanshëm të Luftës.

Nëse është deklaruar se Tsipras do e dërgojë të abrogojë tek kryetari i shtetit Pavlopulos këtë ligj famëkeq, këtu kemi me një gënjeshtër të trashë, sepse Presidenti grek nuk ka kompetenca për heqjen e Ligjit të Luftës pa e votuar në fillim Kuvendi i Greqisë.

Në 28 gusht 1987, qeveria e Andrea Papandreut bëri gati një ligj për të shfuqizuar Ligjin e Luftës dhe e dërgoi atë për ta votuar Kuvendi i Greqisë. Megjithëse kryeministri Andrea Papandreu kishte shumicën e votave në Kuvend deputetët e PASOK nuk e votuan heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë më 1987 dhe e lanë zvarrë pa e shqyrtuar.

Pra, në rastin në fjalë kryeministri Tsipras duhet ta dërgojë në Kuvend këtë Ligj për t’u votuar dhe më tej, pasi të jetë votuar kalon për nënshkrim të thjeshtë tek Presidenti Prokopis Pavlopulos. E gjithë ajo propagandë e mediave të Tiranës, të cilat janë urdhëruar nga Iliri Meta dora vetë që të shpikin një lajm se gjoja paska marrë garanci nga Aleksis Tsipras që do e dërgojë abrogim tek Pavlopulos, është një gënjeshtër e kulluar.

Edhe sikur Tsipras ta dërgojë të abrogojë Ligjin e Luftës tek kryetari shtetit, ai nuk do e nënshkruaj, për arsyen që rrëfehet pak më poshtë. Por edhe sikur kryeministri Tsipras t’ja paraqesë për votim Kuvendit të Greqisë, përsëri deputetët grekë do shprehen që ky Ligj mos të hiqet, por të qëndrojë si hije e zezë mbi kryet e miqësisë greko-shqiptare.

Në Kuvendin e Greqisë SYRIZA ka 144 deputetë, kurse aleatët e tyre në qeveri, nacionalistët e ANEL kanë 9 deputetë. Më këtë konfigurim kaq të brishtë që ka shumica e Tsipras është e pamundur që të gjendet shumica e votive për të abroguar Ligjin e Luftës.

Edhe nëse kjo ndodh kryetari i shtetit, Prokopis Pavlopulos i përket klanit politik nacionalist ekstremist grek, gjë që vërtetohet nga shumë foto-fakt që do i botoj së shpejti në 27.al

Është mirë që kryetari i Kuvendit dhe i LSI Ilir Meta mos të shpikë lajme rreth vizitës së tij në Greqi, por të tregojë diçka për takimin me disa politikanë pensionistë grekë, të cilët punojnë natë e ditë për të ngritur varre boshe greke në jugun e Shqipërisë.

Besoj se Iliri Meta për shpikjen e gënjeshtrës së ëmbël për heqjen e Ligjit të Luftës ka patur parasysh thënien e Niçes: “Në raste të caktuara është më mirë një gënjeshtër e ëmbël se sa një e vërtet të hidhur”. Por Niçe këtë thënie e ka thënë për marrëdhëniet dashurore midis një djali dhe një vajze dhe jo për marrëdhëniet e tensionuar që ekzistojnë mes dy vendeve, Greqisë e Shqipërisë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, e Ligjit të Luftës?, genjen për abrogimin, Tsipras apo Meta

Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek

October 14, 2016 by dgreca

*Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas/

*Kryetari i LSI-së u takua me kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940” të cilit i premtoi ngritjen e 8 mijë varreve greke në Shqipëri /

02Nga Arben Llalla/

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka mbajtur sekret një takim të rëndësishëm që ka kryer gjatë vizitës tre-ditore në Greqi. Zoti Meta është takuar atje edhe me Jorgos Surlas. kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940” dhe përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate. Por nuk është publikuar asnjë e dhënë nga stafi i tij, për këtë takim jo pa rëndësi me kreun e një shoqate që mban ende në fuqi ligjin e luftës mes dy vendeve.

Takimi i delegacionit të Ilir Metës me përfaqësuesit e shoqatës ekstremiste greke që pretendon të ndërtojë rreth 8.000 varre boshe të ushtarëve greke të vrarë gjatë luftës italo-greke, u zhvillua në ambiente të mbyllura dhe larg mediave shqiptare. 27.al ka mësuar se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, e ka garantuar përfaqësuesin e shoqatës greke se shumë shpejt ai do të ndikojë për marrjen e vendimit për nisjen e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri.  Në atë takim mësohet se Meta ka premtuar se më 28 tetor do vendosë lule tek varrezat greke në Bularat.

Kreu i kësaj shoqate, Gjeorgjios Surlas ka qenë deputet i Kuvendit të Greqisë 1981-2007 me partinë e djathtë Demokracia e Re. Në vitin 1990-1992  ishte ministër në qeverinë e Konstandin Micotaqit, ndërsa në vitin 2007 ishte  nënkryetar i Kuvendit të Greqisë. Sot është kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”.

Në fotografitë që 27.al publikon sot, duket edhe një detaj i rëndësishëm, në dhomën ku zhvillohet takimi mungon flamuri shqiptar përkrah atij të BE-së dhe Greqisë.

Një tjetër detaj i vizitës së Metës në Greqi është edhe një fjalim i munguar i tij në në Kuvendin e Greqisë ashtu siç e do tradita demokratike. Me sa duket, Ilir Meta është pritur nga zyrtarët grekë më shumë si kryetar i LSI-së se sa si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Në cilëndo cilësi që Meta të ketë zhvilluar vizitën në Greqi, do të ishte e udhës të japë sqarime rreth takimit sekret, çfarë i kërkuan dhe çfarë iu premtoi ekstremistëve grekë që vazhdojnë të mbajnë në fuqi ligjin e luftës mes dy vendeve.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Ilir Meta, Jorgos Surlas, Takimi sekret

Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave greke

October 13, 2016 by dgreca

 

ushtaraket-greke-me-flamurin-e-aneksimit-te-jugut-te-shqiperise-shtator-2016-permetNe Foto:Ushtarakët grekë të Ksanthit në Përmet, shtator 2016, duke mbajtur flamurin e Aneksimit të Jugut të Shqipërisë e njohur me emrin “Autonomia”/

Nga Arben Llalla/

Gjatë takimi të kryetarit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Iliri Meta, Presidenti grek kërkoi ndërtimin e rreth 8.000 varreve të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke 1940-1941. Ilir Meta i premtoi Pavlopulosit se kjo gjë do të realizohet në bazë të komisioneve dy palëshe.

Çështja është se kush na vërteton që në Shqipëri janë vrarë rreth 8.000 grekë dhe ku gjenden eshtrat e tyre?

Në varrezat e Këlcyrës ka rreth 350 varre bosh që presin të mbushen me eshtrat e shqiptarëve që do vdesin.

Ndërtimi i varrezave kushtëzim dhe nënshtrim i Shqipërisë

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoi edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptarë u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot, ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm se Shqipëria ka pushtuar Vorio Epirin (jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Kushtin për bllokimin e MSA-së, për shkak të ndërtimit të varrezave e deklaroi atë periudhë edhe nënkryetari i Kuvendit të Greqisë, Jorgos Surlas.

Lind pyetja: Çfarë kushti do të verë Greqia për pranimin e Shqipërisë në BE?

Rreth 10 mijë komunistë grekë mund të jenë vrarë në Malin Gramoz

Në vitin 1946-1949 u zhvillua lufta qytetare në Greqi për pushtet midis forcave të djathta (IDEA) që ndihmoheshin pa rezerva nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe forcave të majta të njohura Ushtria Demokratike Greke (DSE). Në përfundim të kësaj lufte civile (1946-1949), u vranë 41.970 ushtarë të Ushtrisë Demokratike Greke që udhëhiqej nga komunistët, u dorëzuan 24.300, u kapën rob 23.950, u larguan nga Greqia për në vendet e Europës, 70 mijë njerëz , pleq, gra dhe fëmijë.

Pra, duke parë që gjatë luftës civile greke 1946-1949 janë vrarë në tokën shqiptare qindra apo mijëra ushtarë grekë, atëhere pse qeveria greke nuk kërkon të ndërtohen varreza edhe për këta ushtarë që u vranë për ideologji dhe luftë për pushtet?!

Varrezat shqiptare të zhdukura në Selanik

Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë kombe njerëzish si grekë, shqiptarë, turq, hebrenj, sllavë e të tjerë. Të gjitha këto etni kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishte varrezat e veta në një kodër. Por, në vitet 1980 qeveria e asaj kohe urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot, ajo lagje quhet “Triandria”. Për çudi, ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit, i cili në ato varreza kishte patur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1986. Janë të vetme eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu, një dokument për ekzistimin dikur të varrezës së shqiptarëve në lagjen Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Shahin Qenan Mesareja, nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha ka deklaruar në këtë gazetë se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik, të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. Ai më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgare. Shteti grek mund të zhdukë varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grekë që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.

Në fillim të muajit shtator 2016 Shoqata e oficerë-ushtarakëve të qytetit të Ksanthit në Greqi, rreth 46 persona ishin për disa ditë në Shqipërinë e Jugut duke vizituar Përmetin, Himarën, Sarandën, Tepelenën, Gjirokastrën. Ata vizituan varret e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke 1940-‘41

Interesant është fakti se këta grekë që kanë ardhur këtë herë në Shqipëri për propagandë janë nga Ksanthi, një qytet afër kufirit me Bullgarinë dhe Turqinë, të cilët nuk kanë shumë lidhje propagande kundër Shqipërisë.

Gjatë vizitës të këtyre mysafirëve që kanë grada ushtarake, ju ngritën flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit. Gjatë ekskursionit nëpër vendet ku janë zhvilluar lufta italo-greke ata vendosën edhe pllakata përkujtimore në gjuhën greke në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Çfarë fshihet, pas ndërtimit, të varrezave greke

Ilir Meta me krushqit grekë në Athinë

October 11, 2016 by dgreca

1-ilir-meta-krushqit-greke

Nga Arben LLALLA/

Pa nisur mirë është përfolur mjaft vizita e disa ditore në Athinë e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht kreut të LSI-së, Ilir Meta. Në këtë kohë të ngarkuar të marrëdhënieve shqiptaro-greke prej zgjidhjes përfundimtare të Çështjes Çame, delegacioni shqiptar përbëhet nga një shumicë deputetësh me kombësi greke.

Metën e shoqëron deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, bashkëshortja e të cilët është greke, Vangjel Tavo, deputet i LSI-së, i cili është me kombësi greke, Vangjel Dule i mirënjohur si antishqiptar, vlleh me kombësi greke, kryetar i PBDNJ, deputeti i PS, Anastas Angjeli me kombësi greke, deputeti i PD, Gjergji Papa, gjithashtu me kombësi greke.

Duke parë se me kë Ilir Meta ka shkuar në Athinë nuk ka si të pritet ndonjë deklaratë zyrtare rreth Çështjes Çame apo pronave të shqiptarëve në Greqi, të cilat janë të sekuestruara prej vitit 1940 me dekret të Mbretërisë së Greqisë.

Me këtë rast vlen të përmendim mendimet poetit dhe shkrimtarit nga Çamëria Bilal Xhaferrit i cili dikur shkruante: “Të gjithë ministritë në Tiranë janë mbushur sot me funksionarë të lartë me origjinë greke, me racë, me gjuhë e me zemër greke. Kur puthen buzë më buzë me klikën e Enverit në Tiranë, grekët e Athinës në fakt puthen buzë më buzë me vëllezërit e tyre të minoritetit grek në Shqipëri, të cilët kurdisin prapaskenat e politikës së Tiranës në interes të Greqisë. Këta minoritarë grekë, të dalë nga një grusht fshatarësh minoritarë në rrethin e Gjirokastrës, me pallaska gjeneralësh e kolonelësh të fshehur nën sqetull dhe me dorë të lirë e askush s’u thotë gjë”. (SHBA, Prill 1985)

Mendoj se ky vlerësim i Bilal Xhaferit për politikanët dhe politikën e Tiranës së dikurshme vlen edhe sot. Çështja është se çfarë e ka gjetur politikën zyrtare të Tiranës që ta përfaqësojnë në politikën e saj kombëtare një grusht katundarësh të minoritetit grek, gjyshërit e të cilëve kanë ardhur në tokat shqiptare si çobanë bagëtish dhe shërbëtorë në çifligët e bejlerëve të jugut?

Vërtetë çfarë do thotë kryetari i Kuvendit Ilir Meta për Çështjen Çame që ne të tjerët s’e kemi thënë? Asgjë, ai do kërkojë përkrahjen e Athinës për të ndikuar tek emigrantët shqiptarë për të votuar në 2017 për polin e tretë që LSI synon të krijojë, me qëllim kryesor krijimin e një qeverie që do ta konservojë Çështjen Çame e pronave shqiptare në Greqi duke i mbuluar me pluhurin e harresës.

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, Ilir Meta me, krushqit grekë, ne Athine

Përse Nikos Kotzias mori në telefon Johanes Hahn?

October 3, 2016 by dgreca

 

hahn-kotziasNga Arben Llalla/

Deklarata e komisionerit të BE, Johanes Hahn rreth çështjes së kufirit detar dhe të shqiptarëve të Çamërisë si dy probleme që duhet ta zgjidhin Greqia dhe Shqipëria pati jehonë në mediat greke, ndërsa shumë pak gazeta në Shqipëri e pasqyruan këtë deklaratë kaq pozitive për shqiptarët dhe Çështjen Çame. Është hera e parë që pas vitit 1960 që Çështja e pazgjidhur Çame përmendet zyrtarisht nga një personalitet i lartë i politikës Europiane.

Deklarata e Hahn bëri që ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias t’i telefonojë personalisht në orët e vona për ta tërhequr, por ai nxori të nesërmen zëdhënësen e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, duke përsëritur qëndrimin e Brukselit që nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Një prej çështjeve të mbartura mes dy vendeve është edhe Çështja Çame, e cila u citua saktësisht nga Komisioneri Johanes Hahn një ditë më parë.

Ministrit grek Kotzias nuk i erdhi në ndihmë as gjuha gjermane, që e flet aq mirë në bisedën telefonike me Hahn, që ky të zbrapste deklaratën. Kështu që patatja e nxehtë i mbeti në dorë Niko Kotzias. Deklarata e Komisionerit Johanes Hahn rreth çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë është një dokument zyrtar i BE, i cili duhet të merret seriozisht edhe nga politika shqiptare, ku partitë e mëdha duhet të deklarohen pozitivisht duke mbështetur Hahn dhe Çështjen Çame. Tashmë, sulmi i Greqisë kundër anëtarësimit të Shqipërisë do jetë i ashpër dhe me goditje pas shpine e nën brez. Greqia do kërkojë si fillim ndaljen e fondeve të BE-së në drejtim të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, por kjo gjë nuk duhet të na trembë, sepse Greqia njihet si keqpërdoruese prej 50 vitesh e politikave të BE-së dhe fondeve të saj. Kolapsi ekonomik që ka përfshirë Greqinë është pasojë e mashtrimeve ndër vite me numrat e fryra të rritjes së ekonomisë greke.

Disa media të dorës së dytë shqiptare po luajnë një rol negativ duke e keqinterpretuar deklaratën e Hahn dhe mbështetur politikat dashakeqëse të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më emigrantë ekonomikë me trastën e bukës së gojës, por emigrojnë për rritjen e starndarteve të jetesës.

Mediat e Tiranës në përgjithësi heshtën ose e kaluan nën zë deklaratën e Hahn, e cila në të vërtetë është pjesë e raportit të BE-së e muajt shtator për çështjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ato palo gazeta të dorës së dytë që mbahen me financa nga ambasada greke dhe shërbimi i saj inteligjent që funksionon më së miri në Shqipërisë nxituan të hodhnin baltë mbi Hahn dhe Çështjen Çame.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Johanes Hahn, Niko Kotzias

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT