Nga Arben Llalla/
Deklarata e eurodeputeti grek i partisë naziste të Agimit të Artë, Georgios Epitideios për një veto greke ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk është një çështje e re. Greqia është ndoshta vendi i vetëm i BE që për votën e saj u imponon fqinjëve politikën grabitqare historike dhe ekonomike. Greqia prej kaq vitesh bllokon anëtarësimin në NATO të Maqedonisë vetëm për çështjen e emrit me kuptim gjeografik, ndërsa pranojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO me disa kushte që dëmtuan rëndë Shqipërinë si marrëveshja famëkeqe e kufirit detar në Prill të 2009 dhe ndërtimin e rreth 7.000 varreve të ushtarëve grek që pretendohet se janë vrarë në luftën italo-greke.
Deklarata e bërë nga Georgjios Epitideios dje nuk është e rastësishme, ajo vjen pas deklaratës të kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule se zgjedhjet nuk ishin demokratike “Fakte, si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mospërputhja e vulave të sigurisë si dhe shkelje të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshill, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve”. Eurodeputeti Georgjios Epitideios ka lidhje të ngushta me krerët e disa organizatave të minoritetit grek që promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë disa herë në aktivitetet për Autonominë e Vorio Epirit dhe ka bërë disa vizita në jugun shqiptar. Kjo deklaratë e tij nuk është para në drejtim për nxitjen e ftohtësisë së marrëdhënieve midis dy vendeve. Georgjios Epitideios është gjeneral-Lejtnan nga Evia dhe ka shumë mundësi që origjina e tij të jetë shqiptare-arvanitas. Eurodeputeti Epitideios i përket grupit të deputetëve Evropian që mbështesin politikën ruse dhe votuan kundra sanksioneve të BE ndaj Rusisë.
HIMARIOTI QË U ZGJODH KRYETARI I REPUBLIKËS SË ARGJENTINËS
Shkruan: Arben LLALLA/
Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj. Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.
Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjinale e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos. Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek.20 nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion. Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth viti 1670 dhe emigruan si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.Bartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aire për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.Nga viti 1836-1839 studio në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën Toger. Gjatë kësaj periudhe botoj shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.Në janar të 1841 u martuar me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.
Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.
Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buonas-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862. Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868. Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.
Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën La Nacion, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike Historia de Belgrano dhe Historia de San Martin.
Në vitin 1893, Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoj që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj La Nacion udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.
Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, por bibliografët shkruaj se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grek. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres.
Jo Çamët, por Grekët Bashkëpunuan me Nazistët
Çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, por Qeveria greke, partizanët grekë dhe Napolon Zerva/
Nga Arben LLALLA/
Shpesh herë historianët grek dhe shteti i tyre me ligje kushtetuese e justifikojnë përzënien e çamëve në vitin 1944-1945 me pretekstin sepse kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve. Për shumë vite historianët grek kanë bërë falsifikimet e dokumentave dhe të fotografive të cilat më tej i kanë paraqitur si fakte që shqiptarët nga Çamëria kanë qenë ushtarë në trupat Vullnetare SS dhe bashkëpunëtorë të nazistëve. Pas gjashtë dekadash ende mekanizmat shtetërore greke përpiqen të fshehin të vërtetën e përzënies së popullsisë së pafajshme shqiptare nga Çamëria duke bërë falsifikime primitive në kohën e teknologjisë moderne. Sot për lexuesit do të vërtetojmë me fakte të pamohueshme se çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, por grekët ishin ata që bashkëpunuan nazistët për spastrimin e Greqisë nga shqiptarët, ebrejt, bullgarët dhe sllavo-maqedonasit.
Greqia fashiste e Joani Metaksas 1936-1941
Gjenerali Jonani Metaksas sapo erdhi në pushtet filloj të instalonte simbolet fashiste gjermane, ai vendosi nderimin me dorën të zgjatur përpara siç nderohej Hitleri. Gjatë periudhës së qeverisjes së Metaksas filloj edhe asimilimi me forcë i minoriteteve në Greqi si të shqiptarëve, bullgarëve, turqve, vllehve duke shkelur edhe Marrëveshjen e Lozanës. Nxënësit nëpër shkolla nderonin me gjeste fashiste.
Gjate viteve 1939-1940 u thirrën për të kryer shërbimin ushtarak rreth 2000 djem çame por duke i paragjykuar, qeveria e Metaksait i mbajti në reparte të veçanta dhe në shërbime pa armë. Gjatë luftës italo-greke ushtarët shqiptar prej Çamërie që shërbenin në ushtrinë greke nuk ju besuan armë për të luftuar pushtuesit italian, por u shfrytëzuan në prapavijë si krah pune për të ndërtuar ura dhe rrugë të reja.
Figura e tij urrehej nga pjesa popullore por Metaksas fitojë simpatinë e grekëve kur më 28 tetor 1940 i tha JO pushtimit paqësor të Greqisë nga ana e Italisë së Musolinit. Ai organizojë forcat të shumta vullnetare ushtarake në emër të patriotizmit grek për çlirimin e Vorio Epirit duke bërë që te grekët të ndizen ndjenjat e bashkimit kombëtar për mposhtjen e Italisë. Në pak kohë ushtria greke hyri deri afër Vlorës. Pas vdekjes së Metaksas, Greqia u pushtua shumë shpejtë nga forcat gjermane, bullgare dhe italiane të cilët e ndan atë në tre pjesë.
Bashkëpunimi i grekëve partizan ELAS dhe të Napolon Zervës me gjermanët
Kohëve të fundit kanë dalë në dritë shumë letra-këmbime midis partizanëve grek dhe gjermanëve për lejimin paqësorë të gjermanëve për tu larguar nga Greqia. Ndërsa bashkëpunimi i Napolon Zervës me gjermanët është i provuar që në vitet 1944 nga shtypi i kohës dhe shënimet e ushtarakëve gjermanë. Napolon Zerva personalisht i ka kërkuar oficerëve gjermanë armëpushim dhe bashkëpunim të përbashkët për të luftuar kundër forcave partizane greke ELAS dhe përzënien e popullsisë myslimane shqiptare nga Çamëria. Kjo marrëveshje u arrit në fillim të shkurtit 1944 me dijeni të vetë ministrit gjerman Nojbaher.
Por nuk ishin vetëm forcat e Zervës që bashkëpunuan me gjermanët edhe partizanët grekët në shtator të vitit 1944 lëshuan një deklaratë ku lejonin trupat gjermane të largoheshin nga Selaniku paqësisht nëpërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë. Sipas dokumentit partizanët grek janë marrë vesh edhe me partizanët bullgarë dhe shqiptar për këtë çështje. Marrëveshja është e shkruar në dy gjuhë, greqisht dhe gjermanisht të firmosur nga komandanti partizan grek Kiço OMM dhe ai gjerman Erik Fenske GASDM.
Në Selanik dhe Janinë gjermanët me ndihmën e grekëve arrestuan rreth 70 mijë çifutë ose 97% të çifutëve që jetonin në Greqi u dërguan në kampet e përqendrimit dhe të shfarosjes. Varreza më e madhe çifute në botë që ndodhej në Selanik me rreth 500 mijë varre u shkatërrua e tëra.
Nga shënimet e vetë çifutëve që u dëbuan nga Greqia në asnjë rresht nuk përmenden se ata janë dorëzuar apo spiunuar nga shqiptarët e Çamërisë. (Një fakt interesantë është se ebrejt kanë bërë martesa me çamët në kohën e luftës dhe jo me grekët, por kjo është temë më vete).
Historiani grek Jorgos Margaritis shkruan se shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3.000 njerëz.
Në fillim të vitit 1944, në Qeramicë të Filatit u krijua Batalioni IV i përbashkët shqiptaro-grek “Ali Demi” diku me 500 luftëtare, Batalioni hyri në përbërjen e Regjimentit te XV të Ushtrisë Nacional -çlirimtare greke. Në komandën e tij ishin Spiro Shqevi, Muharrem dhe Tahir Demi, Dervish Dojaka, Vehip Hyso, Ali Shane, Kasem Demi,Izet Osmani. Hasan Minga.
Në vitet e luftës së Dytë Botërore në Çamëri banonin rreth 40 mijë shqiptar të fesë islame. Logjika e thjeshtë na bie të mendojmë se numri i atyre që mund të kenë qenë spiunë të gjermanëve ka qenë i papërfillshëm. Ndoshta ka patur individë çamë që kanë qenë spiunë të gjermanëve, por nuk mundet të përfaqësojnë të tërë Çamërinë dhe të persekutohet një popull i tërë në emër të tyre. Tashmë e vërteta dihet përse shqiptarët e Çamërisë u përzunë nga Greqia dhe ju hoq shtetësia greke. Kjo gjë u bë për tu grabitur pronat e tyre dhe për një aneksim të Jugut të Shqipërisë në të ardhmen. Greqia pasi përzuri çamët zbatojë projektin edhe për përzënien e bullgarëve ose sllavomaqedonasve që banonin buzë kufirit. Për këtë gjë ajo shfrytëzojë luftën civile greke të 1946-1949.
Dokumenti i partizanëve grek ELAS për një bashkëpunim me gjermanët për tu larguar paqësisht nga Greqia, 1 shtator 1944.
Dokumenti është nënshkruar nga Kapiteni Kiços dhe nga Majori gjerman Erik Fenske komandanti i njësive gjermane të ushtrisë së Egjeut. Marrëveshja u nënshkrua në më 1 shtator 1944 në fshatin Livadhi të rrethit të Selanikut me këto pika.
1) ELAS merr përsipër mos bllokimin e tërheqjes së ushtrisë gjermane në OMM…
2) Gjermanët ASDMA paralelisht do të urdhërojnë tërheqjen e batalioneve të Sigurimit(batalionet e Sigurimit përbëheshin nga grekët që luftonin përkrah gjermanëve)
nga Selaniku dhe dorëzimin e qytetit ELAS dhe grupit politik EAM në përputhje me planin e detajuar midis dy palëve (OMM-EAM dhe GASDMA) që do të përcaktojnë.
3) ELAS garanton jetën e gjermanëve që janë bashkuar dhe do të bashkohen radhëve për të luftuar armiqtë e Ushtrisë Popullore.
4) ELAS nuk mban përgjegjësi nëse grupe të pakontrolluara sulmojnë forcat gjermane.
5) GASDM(ushtria gjermane) do ti japë ELAS mjete të blinduar dhe armatime për asgjësimin e këtyre grupeve.
6) ELAS me këto kushte dhe në bashkëpunim me pjesën bullgare dhe partizanët shqiptar do të luftojnë grupet kundërshtare të partizanëve.
Qeveria kuislinge greke dhe Batalionet e Sigurimit, bashkëpunëtorë
të gjermanëve
Shkrimtari Antonio J. Munoz në librin e tij ”HERAKLE dhe Svastika , Vullnetarët grek në ushtrinë gjermane, Policia dhe SS 1943-1945”, sjell shumë fakte për bashkëpunimin e grekëve me pushtuesit gjermanë. Libri ka 68 faqe dhe në të ndodhen 36 fotografi si dhe emrat e drejtuesve të Batalioneve të Sigurimit të cilat ishin themeluar nga vullnetarët grek në shërbim të pushtuesve gjerman. Batalionet Vullnetare SS greke u themeluan nga krahu i djathtë ekstremist grek më 1943 për të luftuar forcat komuniste ELAS. Këto trupa udhëhiqeshin nga oficerë të ushtrisë profesionale greke të qeverisë Joanis Rallis dhe numri i tyre i kalonte 22 mijë njerëz të ndarë në batalione nënurdhërat e Gjeneralit Lejtnant të SS Schimana Walter. Disa batalione kishin emrat ,,KASTORIA,, KARDHICA,, etj.
Një libër historik për bashkëpunimin e Batalioneve Vullnetare të Sigurimit në Selanik me gjermanët ka shkruar edhe pedagogu i historisë Prof.Stratos Dhordhanas me titull Grekët kundër grekëve, bota e batalioneve të Sigurimit të Selanikut 1941-1944 (ΕΛΛΗΝΕΣ ΕΝΑΝΤΙΟΝ ΕΛΛΗΝΩΝ, Ο κόσμος των Ταγμάτων Ασφαλείας στην κατοχική Θεσσαλονίκη 1941-1944)
Profesori i nderuar i cili jep mësim në disa Universitete na sjell dokumenta shkencore të bashkëpunimit të grekëve me pushtuesit gjerman në atë periudhë si dhe për luftën midis forcave të djathta dhe komuniste. Pra, sot ekzistojnë materiale të mjaftueshme nga autor të huaj dhe grek që vërtetojnë bashkëpunimin zyrtar të gjithanshëm të grekëve me nazistët gjerman.
Drejtori i zyrës së spiunazhit grek në Selanik ishte Laskaris Papanaumi i cili mbante kontakte direkt me gestapon. Ai personalisht persekutojë shumë familje ebreje të këtij qyteti duke i dërguar nëpër kampet e shfarosjes. Pas përfundimit të luftës familja e këtij bashkëpunëtori të gjermanëve bashkë me qindra të tjerë emigruan në Gjermani duke ju shpëtuar gjykimit të vërtetë.
Pas shpërthimit të luftës civile greke për pushtet në dhjetor 1944 shumë anëtarët të trupave SS Vullnetare të Sigurimit grek u bashkuan me forcat e djathta greke dhe filluan masakrat kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria dhe ushtrisë komuniste ELAS. Kështu, një pjesë e mirë e tyre i shpëtojë dënimit me vdekje si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Ata pak grek që nuk ju bashkëngjitën ushtrisë së Napolon Zervës u larguan nga Greqia ose u dënuan më vonë me burg të përjetshëm, midis tyre edhe kryeministri Joanis Rallis.
Gjatë shpërthimit të luftës civile greke përfaqësuesit komunistë të ELAS disa herë bënë kërkesë me shkrim që çamët e përzënë nga Greqia ti bashkëngjiteshin Ushtrisë Demokratike Greke, por këto kërkesa u refuzuan nga çamët sepse ata besonin se paqësisht do riktheheshin në shtëpitë e tyre shumë shpejtë. Por siç doli prej kaq vitesh as çamët dhe as komunistët grek që ishin me origjinë bullgare apo sllavomaqedonase ju ndalohet edhe si vizitorë të vizitojnë varret e të parëve në Greqi. Grekët përfituan nga Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta Qytetare 1944-1949, për spastrimin e Greqisë nga minoritetet që njiheshin me Marrëveshjen e Lozanës.
Falsifikime të historisë me anë të fotografive
Që grekët dhe Greqia njihen si falsifikatorë dhe mashtrues të mëdhenj kjo është vërtetuar botërisht nga të gjitha organizatat ku është anëtare Greqia, prandaj sot shteti grek ka probleme të thella ekonomike dhe të identitetit kombëtar. (Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i Nikos Dhimu në një intervistë që ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së madhe NY TIMES u shpreh: ”Ne flisnim shqip dhe vetquheshim romaikos, por pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit…”). (Në faqen zyrtare e medias së njohur gjermane “Frankfurter Alemanje Caitung” në mars 2010 redaktori Andreas Kilb ka publikuar një opinion ku shkruan se grekët e sotëm janë një përzierje fisesh që kanë kaluar dhe kanë lënë gjurmë ndër vite në këto territore.“Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët”).
Në disa revista, libra dhe gazeta autorë të ndryshëm grek shkruaj se çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve prandaj edhe janë përzënë nga Greqia. Këto shkrime shoqërohen edhe me disa fotografi ku i paraqesin bashkëpunëtorë të gjermanëve si të ishin shqiptar, por në të vërtet ato janë foto të manipuluar. Këta shkrues të mjerë i kanë ofruar opinionit të gjerë grek shkrime jo shkencore, të kufizuara, duke bërë shtrembërime.
Nganjëherë një fotografi flet sa qindra fjalë të historianit prandaj sot ne me anë të fotografive të falsifikuara po denoncojmë historianët dhe studiuesit grek të cilat kanë bërë prej kaq shumë vitesh një punë joprofesionale duke i ofruar lexuesve të tyre fotografi që tregojnë bashkëpunëtorët e gjermanëve sikur janë shqiptarët, por në të vërtetë janë grek, boshnjak dhe shqiptar nga ish-Jugosllavia, por jo çamër, bashkëqytetar të grekëve.
Nuk ka asnjë dokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare nga Çamëri që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Në qoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, denoncimi i parë do të bëhej nga popullsia hebrej që u persekutua më shumë në Luftën e Dytë Botërore, do të bëhej denoncimi nga ebrejt e Janinës të cilët i zhdukën në kampin e Aushvicit. Të paktën botërisht popullsia hebreje ka falënderuar kombin shqiptar që nuk dorëzojë tek gjermanët asnjë hebre dhe kjo do të thotë shumë për ata që duan të mësojnë historinë e vërtetë.
Ka ardhur koha që të hapet një diskutim i tillë seriozë për tu vënë drejtësia në vend dhe nderi i çamëve. Pas ka shumë vitesh është mirë të bëhet korrigjimi i kësaj historie të shëmtuar, të akuzave falco për një vepër të pa bërë asnjëherë nga çamët në dëm të Greqisë dhe grekëve. Vetëm në këtë mënyrë grekët dhe shqiptarët do të mund ta shikojnë njeri-tjetrin në sy dhe të ndërtojnë fqinjësinë e mirë.
23 VJET NGA MARRËVESHJA QË SOLLI JANULLATOSIN NË KRYE TË KISHËS AUTOQEFALE SHQIPTARE
* A është rastësi që marrëveshja u ënnshkrua në Korfuz, pikërisht aty ku është nënshkruar më 1914, aneksimi i jugut të Shqipërisë?!/
*Nënshkrimi i marrëveshjes “Kapllani-Samaras” të 27 qershorit 1991 në Korfuz, kishte haraç pranimin e z.Anastas Janullatosit si drejtues i përkohshëm në Kishën Ortodokse të Shqipërisë
Shkruan: Arben Llalla-Historian/
U mbushën 23 vite që në krye të kishës autoqefale të Shqipërisë ndodhet Anastasi, një i huaj që erdhi përkohësisht për riorganizimin e kishës, por që u ngul dhe nuk po shkulet më.Ai erdhi me një marrëveshje midis dy vendeve të nënshkruar në fillim të vitit 1991, në ishullin e Korfuzit. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, z.Muhamed Kapllani dhe ai i Greqisë, z.Andoni Samaras më 27.6.1991, në Korfuz ku nënshkruan marrëveshjen se Greqia pranonte refugjatët shqiptar me statutin ekonomik dhe jo politik.Nënshkrimi i kësaj marrëveshje kishte haraç pranimin e z.Anastas Janullatosit si drejtues i përkohshëm në Kishën Ortodokse të Shqipërisë.
Ishte koha kur Shqipëria kalonte çaste të vështira, ku z.Nano ishte vetëm disa muaj Kryeministër i një vendi në çorientuar dhe të rrënuar ekonomikisht.Ka disa gjëra interesante se ditën që është nënshkruar kjo marrëveshje midis dy vende në ishullin e Korfuzit, atje ku është nënshkruar më 1914, aneksimi i jugut të Shqipërisë.
Akademiku Ylli Popa gjendej për një vizitë në shtëpinë e Anastas Janullatosit në Athinë.Lind pyetja: Rastësisht z.Popa ndodhej për kafe në shtëpinë e Anastasit pikërisht atë ditë? Nga njiheshin dhe përse në shtëpinë e Anastasit, Popa piu kafe shoqërore kur ata të dy nuk kishin njohje më parë?Sot Shqipëria është më mirë politikisht dhe ekonomikisht se në fillimet e viteve 1990, shumë shqiptar ortodoks mund ta drejtojnë tashme Kishën Autoqefale të Shqipërisë, do të ishte në nder të Kryepeshkop Anastasit që të largohet nga ky post me krenari sepse nëse ai largohet nga ligjet e natyrës, figura e këtij kleriku të imponuar herë do ndriçohet edhe herë do të errësohet duke krijuar probleme midis ortodoksëve shqiptar.Ndoshta pas vdekjes do jetë vetë figura e tij që mund të rrënojë atë që ai e riorganizoj prej kaq shumë vitesh.(Ne Foto: Vangjel Dule duke ndihmuar ne meshen e Janullatos)
Greqia e varfëruar financon autobusët për të votuar kandidatët e PBDNJ-OMONIA
Ne Foto:, Vasil Bollano, Leonidha Papa, Andoni Samaras, Fredi Beleri, 4 Qershor, në zyrën e DR, kryetarit./
Nga Arben LLALLA/
Greqia ka disa vite që ndodhet në kolapsin e rrënuar ekonomikisht. Më 30 Qershor është afati i fundit që ky shtet duhet të paguaj këstin e radhës prej 1.6 miliardë euro. Nëse ky këst nuk paguhet atëherë më 1 Korrik pritet të shpallet falimentimi i Greqisë, ky është mesazhi nga kryetarja e FMN, Cristine Lagarde. Por Greqia edhe pse ka probleme të rënda ekonomike Ministria e Punëve të Jashtme- drejtoria e Diasporës ka marrë përsipër pagesën për rreth 100 autobuzë për të sjellë në Shqipëri emigrantët shqiptar për të votuar më 21 Qershor në zgjedhjet për kryetar Bashkie. Javën e parë të muajt Qershor në Athinë ishin Kryetari i OMONIA, Leonidha Papa, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri, kandidati për kryetar të bashkisë së Himarës i mbështetur nga PBDNJ-OMONIA. Këta pasi bënë disa takime me mbështetësit e tyre që i përkasin krahut të djathtë ekstremistë u pritën nga përfaqësuesi i zyrës për Diasporën në MPJ greke për të kërkuar mbështetje financiare për autobëz falas për votuesit shqiptar. Kjo zyrë ju premtoj Papës, Belerit dhe Bollanos se do tju sigurojë financa në të holla për rreth 100 autobuzë. Autobuzët që do financojë MPJ-Drejtoria e Diasporës Greke, do nisen ditën e Premte dhe të Shtunën, gjatë udhëtimit në çdo autobuzë do ketë ciceron të PBDNJ-OMONIA i cili do ti orientojë udhëtarët se për kë kandidat duhet të votojnë. Në një farë mënyre dhënia e biletave të udhëtimit falas nga MPJ të Greqisë në drejtim për të votuar kandidatët e PBDNJ-OMONIA është futje hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, por është edhe një formë e shit-blerjeve të votave që duhet të dënohet zyrtarisht nga shteti shqiptar.
Pas këtij takimi me përgjigje pozitive përfaqësuesit e PBDNJ-OMONIA kërkuan takim me qeveritarët grek, por morën përgjigje negative. Kryeministri Çipras ishte shprehur në kofidencë se nuk ka asnjë preferencë për të mbështetur kandidatët e PBDNJ. Pas refuzimit nga ana e përfaqësuesve të qeverisë greke, më 4 Qershor, Leonidhas Papas, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri trokitën në dyert e partisë opozitare të Demokracisë së Re dhe u pritën nga kryetari i saj Andoni Samaras i cli ju premtojë se ditën e zgjedhjeve do dërgoj disa deputet të partisë së tij për të ndikuar në rezultatin që të fitojnë kandidatët e PBDNJ-OMONIA.
- « Previous Page
- 1
- …
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- …
- 43
- Next Page »