• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A E DINI SE NENKRYETARI I KUVENDIT TE SHQIPERISE KA QENE DHJAK

April 15, 2015 by dgreca

Historiani Arben Llalla shkruan sot:Pak njerëz e dinë se Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule, në fillim të viteve 1990, ka qenë Dhjak, titulli më i ulët fetar në kishën ortodokse, pra ndihmës prift. E gjithë karriera politike e Vangjel Dules i dedikohet vetëm një njeriut, Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos. Fotoja tregon Vangjel Dule me veshje Dhjaku në krahun e majtë të Janullatosit. Kjo është e vetmja foto e Vangjel Dules me këtë veshje.

Filed Under: Kronike Tagged With: arben llalla, Dhjak, Vangjel Dule

PËR NJË DIPLOMACI SA MË PROFESIONALE

April 13, 2015 by dgreca

•Nga punonjës tregu frutash-perimesh, partia mund të bëj konsull brenda natës/
•Nga Arben LLALLA/
•Kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin e miratuar nga shumica për Shërbimin e Jashtëm me motivacionin se ky ligj u mundëson personave jashtë sistemit fundosjen e trupës diplomatike të karrierës. Kryetari i shtetit z.Nishani e ktheu për rishqyrtim këtë ligj në bazë të kritikave të bëra kohëve të fundit nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, znj.Arta Dade e cila solli si shembull të keq të punësimit të diplomatëve politik joprofesional të Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Selanik, znj.Pavlina Ylli e cila dispononte leje qëndrimi në Greqi si minoritare greke duke ndërruar kombësinë nga shqiptare në greke.
•Në të vërtetë shumica e punonjësve të Konsullatës shqiptare në Selanik janë punësuar viteve të fundit jashtë kritereve profesionale të karrierës, por në bazë të preferencave politike. Një rast tjetër tragjik të punësimit Diplomat në Konsullatën e Selanikuk kemi atë të Artur Porpollogu, sekretar i përgjithshëm i konsullatës i cili vjen nga 20 vite emigracion në Greqi, në qytetin e Verias.
•Artur Porpollogu ka qenë kryetar i shoqatës “Solidariteti” në Veria dhe ka patur kontakte të rregullta me kryetarin e bashkisë së Verias, por edhe me shefin e policisë së këtij qyteti. Që nga viti 2011, ai ka qenë dhe këshilltar në bashkinë e Verias dhe është shoqëruar shpesh me anëtarë të organizatës OMONIA të cilët nuk promovojnë miqësinë greko-shqiptare, por propagandojnë për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Veprime të tilla të diplomatit Artur Propollogu bien ndesh me betimin diplomatik për mbrojtjen e interesa shtetërore shqiptare.
•Vite më parë Artur Propollogu është parë disa herë në fushatën parazgjedhore në Greqi duke propaganduar për partinë e PASOK, në shoqërinë e ish-ministrit të punëve të brendshme, z.Mihalis Krisohoidhis. Propollogu përfundoj diplomat nga puna në tregun e fruta-perimeve në Veria fal kontributit partiak ndër vite.
•Për punonjësit e sotëm të Konsullatës së Përgjithshme Shqiptare në Selanik më mirë i njeh ish-Konsulli i Përgjithshëm, Thoma Ninin, i cili mund të thotë shumë për këta diplomatët të sotëm që dikur bridhnin rrugëve të Selanikut nën shoqërinë e oficerëve të sigurimit grek.
•Disa diplomat shqiptar që nuk e kuptojnë rëndësinë e postit që kanë, të punës së tyre, prandaj Shqipëria pas viteve 1990 është përballur shpeshherë me skandalet e shkaktuar nga diplomatë jo të ndërgjegjshëm. Shumë diplomat shqiptar janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, disa për të tjerët janë kapur nga shërbimet e huaja nën shoqërinë e prostitutave të rëndomta. Shqipëria ka nevojë për ta përfaqësuar denjësisht diplomatë seriozë sepse ne pretendojmë se jemi një vend i rëndësishëm në politikën e Ballkanit, por me diplomatë që vijnë nga rruga të cilët nuk përmbushin asnjë kriter profesional ne do të vazhdojmë të na shohin si një shtet të brishtë që është ndërtuar në kala prej rëre.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, PËR NJË DIPLOMACI, SA MË PROFESIONALE

Betim primitiv i deputetit Mark Frrokut me Kanun dhe si malësor

April 2, 2015 by dgreca

Nga Arben Llalla/
Fjalimi i deputetit Mark Frrokut për betimin primitivë me Kanun dhe si malësor më duket një fjalim amator që i përket shekullit 19. E çfarë kanë më tepër malësorët se krahinat e tjera të Shqipërisë që duhet tu besojmë betimit të tyre? Tek e fundit malësorët janë shqiptar, njerëz që para ligjit duhet të jenë të barabartë si katundarët, fshatarët dhe qytetarët.
Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë deputeti Mark Frroku u betua për pastërti malësori, por kujtesa e historisë së tij na thotë se ky malësor brenda sofrës të biznesit ka goditur në sy të gruas dhe fëmijës mysafirin që kishte bujtur për të ngrënë.
Deputeti Mark Frroku u betua se thotë vetëm të vërtetën, por sa i sinqertë është betimi i tij?
Në historinë personale Mark Frroku ka vërtetuar se ka gënjyer të paktën dy herë institucionet shtetërore të Belgjikës dhe Shqipërisë. Ai në Belgjik është deklaruar para autoriteteve me identitet të rremë, pra ka vjedhur identitetin e dikujt. Ndërsa autoritetet shqiptare i ka gënjyer në deklarimin ku ka marrë mandatin si deputet për fshehjen e dënimit më gjobë për plagosje në restorantin e tij në vitin 2012. Për deri sa ka gënjyer dy herë se ka problem të gënjejë edhe për herë të tretë deri në pafundësi.
Në një shtet demokratik nuk luajnë rol ligjor betimi njerëzor, betimi në Zot, në Kanun apo ligjet primitive. Nëse Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e BE, ajo duhet ti flaki tej zakonet kanunore që i përkasin shekujve të shkuar dhe betimit në Zot, sepse është shtet Laik dhe jo fetar.
Ka ardhur koha që politika shqiptare të zhvishet nga elementet mafioze dhe kriminale, ne të gjithë i dimë, i njohim, por është marrëveshja mafioze midis gjykatësve dhe avokatëve që bëjnë të mundur që kjo mafie mos të zhduket, mos të burgoset përjetësisht. Sepse policia e arreston në flagrancë mafiozin e mbrojtur nga politike, prokuroria e dërgon në gjyq, ndërsa gjykatësi i jep dënimin e ulët pasi ka përfituar miliona lek me ndërmjetësimin e avokatit.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Betim primitiv i deputetit, Mark Frrokut

LLOGARA-DHUNOHET PERMENDORJA QE PERKUJTON MASAKRAT GREKE

March 21, 2015 by dgreca

Nga Arben LLALLA/
Dhunohet për herë të dytë (herën e parë u dhunua në Janar, 2014, me rastin e aneksimit të jugut të Shqipërisë nga ana e Greqisë), Përmendorja në Llogara gjatë rrugës Vlorë-Himarë, që përkujton masakrat greke 1912-1917. Kjo përmendore tregon luftën heroike të shqiptarëve në mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Përmendorja është dhunuar me rastin e 25 Marsit, festës së Pavarësisë së Greqisë. Dhunimi mban shkrimin MAVI, organizatës terroriste greke që lufton për aneksimin e jugut shqiptar. Në prill të 1994, një komando terroriste greke e organizatës “MAVI” sulmon repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, duke vrarë kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arben Gjini. për vrasjen e vitit 1994 janë akuzuar disa persona, një grek që sot është deputet në Athinë dhe një minoritar që mund të jetë në zgjedhjet e 21 Qershorit, kandidat për kryetar Bashkie. Këto persona u akuzuan si pjesëmarrës, por akuzat nuk u vërtetua asnjëherë nga prokuroria greke.
Organizata MAVI, për disa vite nuk ishte aktive, kjo është hera e parë që shfaqet pas 20 viteve.

*Arben Llalla, Historian dhe publicistë

Filed Under: Kronike Tagged With: arben llalla, Llogara, permendorja

KETE HERE FLAMURIN E VORIO EPIRIT E KA NGRITE LEFTERI PREJ SHQIPERIE

March 21, 2015 by dgreca

Sa herë që Greqia feston pavarësinë e saj, gjatë paradave ushtarake jemi mësuar të dëgjojmë britmat e ushtarëve grek duke hedhur parrulla që ofendojnë shqiptarët. Këtë vit ushtarët grek në garnizonet e tyre kanë ngritur flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë ose siç i thonë ata, Autonomia e Vorio Epirit. Flamuri i aneksimit të jugut të Shqipërisë, është ngritur nga trupat parashutiste me emrin, “O TOLMON NIKA”. Njëri nga ushtarët grek quhet Lefter Prifti, shtetas i Shqipërisë dhe shtetas i Greqisë dhe është kryetar i shoqatës ekstremiste greke “Shoqata Kombëtare e Vorio Epirit 1014”. Ky akt i tillë në garnizonin e ushtrisë greke është provokim i rëndë, kur dihet se Greqia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, kanë nënshkruar edhe marrëveshje të fqinjësisë së mirë. @Arben Llalla

Filed Under: Rajon Tagged With: arben llalla, Flamuri i Vorio Epirit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT