• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Greqi-Shqipëri, Ligji i Luftës një mashtrim

March 10, 2018 by dgreca

*Jorgos Surlas gënjeu ditës për diell që Shqipëria ka patur ligj lufte ndaj Greqisë/

Nga Arben Llalla/1 ParlamentNe foto:Surla duke dëgjuar fjalën e nazistit ekstremist, Lefteris/

Jorgos Surlas, kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”, ish-deputet, ish-ministër dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Greqisë botoi një shkrim në gazetën greke “Taxydromos”, më 8 mars, ku ndër të tjera shkruante se është Shqipëria ajo që i ka shpallur luftë Greqisë më 1939, por në shkrimin e tij Surlas që i përket disa organizatave irredentiste greke, të cilat luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë nuk sjell asnjë dokument-faksimil të çështjes në fjalë.

1 rredentistet

Surlas gënjen opinionin, kur thotë se në korrik të vitit 1992, Qeveria Berisha anulloi të gjitha vendimet e regjimit komunist dhe rivendosi ato të qeverisë së Zogut. Kjo është një gënjeshtër ordinere. Asnjë ligj të kohës së Zogut nuk është rikthyer për të funksionuar pas vitit 1990. I rikujtoj Jorgos Surlas se bën mirë të këshillohet me ish-deputetin e partisë së tij, avokatin Aleksandros Lukurezos rreth ligjeve të Shqipërisë së kohës së Zogut, Hoxhës dhe të pas viteve 1990.Jorgos Surlas është një eksponent që frymon në ambientin nacionaliste ekstremiste me idenë e autonomisë së Vorio Epirit. Fotot që publikojmë tregojnë atë, teksa pozon me flamujt dhe simbolet e Vorio Epirit që kërkon aneksimin e Shqipërisë së jugut deri në Shkumbin. Së bashku me të në foto janë eksponentë të “Agimit të Artë”, Lefter Prifti, drejtues i organizatës “Autonomia e Veriu i Epirit”, Jani Papas, Thomas Kubulis, minoritar nga Saranda, kryetar i shoqatës “Autonomia e Vorio Epirit 1914”.Mendoj se nazisti Jorgos Surlas nuk mund t’i mbaj leksione shqiptarëve për të drejtat e njeriut, për humanizëm, për demokraci, sepse as në Shqipëri, as në Kosovë, as kudo ku janë shqiptarët nuk ka organizime ekstremiste apo forca politike naziste që të mëtojnë ndryshime të kufijve, bashkimin e përdhunshëm të trojeve nëpërmjet konfliktit të armatosur, luftës, si organizatat greke që mbështet Surlas.Është mirë që Jorgos Surlas të na japë një mendim se si do të zgjidhet Çështja Çame, ndonjë ide të tij si politikan karriere të gjatë që grekët të flenë të qetë, pa ankthe e frikësime.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Jorgos Surlas genjen, Ligji i Luftes

Edi Rama do të shkruajë vazhdimin e librit “Dy popuj miq”

February 19, 2018 by dgreca

Nga Arben Llalla/

Të ishe çam në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës ishte turp. Njerëzit duhet ta thonin ose nën zë, ose të pranonin që ishin qytetarë të dorës së dytë, shumë më poshtë se minoriteti grek që gëzonte deri në Komitetin Qendror e qeveri me anëtarët e vet. Megjithatë, kjo nuk i pengoi aspak shqiptarët e Çamërisë që të ndjeheshin përherë krenarë për rrënjët e tyre, por edhe të përkohshëm, pasi prisnin rikthimin në tokat, pronat, shtëpitë, varrezat e të parëve.

Pas vitit 1990 me themelimin e Shoqatës “Çamëria” dhe më vonë të PDIU-së, Çështja Çame u kthye në prioritet të politikës shqiptare, asaj europiane, Perëndimore. Kemi një Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, e kemi këtë çështje të përfshirë në programin e të gjitha partive kryesore që kanë pushtetin ose e dëshirojnë atë, kemi deklarata të komisionerit Johannes Hahn, kongresmenëve amerikanë dhe qëndrime të Departamentit të Shtetit.

Pikërisht, tani që Çështja Çame është në majat e saj, qeveria e Edi Ramës kërkon ta zhdukë atë nga faqja e dheut, mundësisht ta kthejë në pikën e turpit, të kohës kur Enver Hoxha hidhte valle me grekofonët në Dropull dhe shpallte “Dy popuj miq”.

Çështja Çame nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e varur nga vullneti i një ministri të Jashtëm dhe një kryeministri, kushdo që të jenë ata. Tani Edi Rama e thotë hapur se tonet patriotike që përdorte një vit më parë, i kishte veç sa të detyronte grekët të uleshin në tryezë, pra ka mashtruar, jo vetëm çamët, por të gjithë patriotët shqiptarë që e konsiderojnë Çështjen Çame si Çështje Kombëtare. Ky pehlivan i politikës që po fal detin dhe tokën, duhet ta dijë që shqiptarët tradhëtarëve të Kombit dinë t’i japin vetëm një përgjigje, ku shembujt e historisë flasin vetë.

Të zhdukësh emrin “Çamëri” që të të njohë greku patentat, është të mbulosh diellin me shoshë. Të njohësh minoritetin grek në Himarë, kur nuk ta lejoi kurrën e kurrës që nga Zogu e deri tek mësuesi i idealeve, Enver Hoxha, është të falësh tokë dhe të ushqesh idenë e Vorio Epirit.

Heqja e emrit “Çamëri”, marrëveshja e detit, ndërtimi i miëjra varreve bosh dhe shpallja me status e minoritetit grek në Himarë, ku nuk ka këmbë greku kund, do të thotë të plotësosh aspiratën shoviniste greke të Epirit të Veriut dhe Magalo Idesë, gjë që mbetet veç formalitet të shpallet në tokën shqiptare. Madje, Edi Rama dhe Ditmir Bushati duhet të marrin pjesë në ceremoninë e shpalljes së Vorio Epirit, sepse atë që nuk e bënë nazistët e Agimit të Artë, po e bëjnë komunistët internacionalistë të Tiranës.

Prandaj, ngulmoj që Edi Rama është i vetmi njeri i denjë për të shkruar vazhdimin e librit “Dy popuj miq”, duke e shenjuar veten me damkën e “tradhëtarit të kombit”.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, dy popup miq, Edi Rama

Si i përcjell Edi Rama mesazhet për copëtimin të shqiptarisë

February 14, 2018 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Kryeministri Edi Rama shumë vite është financuar nga multimilioneri grek Sokratis Kokkali komunikim administrativ dhe shkencat politike, nga ky grek janë financuar edhe disa ministra të tjerë të kabinetit Rama2. Për të çuar Shqipërinë drejtë shkatërrimit Edi Rama përdori një fjalor ekstremistë nacionalistë duke krijuar simpati tek shqiptarët dhe nxituar kërkesat ruso-greke-serbe tek partnerët e shqiptarëve si SHBA dhe BE, se Edi Rama kërkon ndryshimin e kufijve. Në fillim Rama në nëntor 2016 në Kuvendin e Shqipërisë deklarojë: Vangjel!, Në qoftë se nuk të pëlqen çam s’ka problem, janë shqiptarë, në qoftë se nuk të pëlqen çështje çame s’ka problem, është çështje shqiptare, deh për këtë çështje kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë zgjidhej bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.

Nëse e zbërthejmë këtë deklaratë të Edi Ramës kuptojmë kërkesën e Nikos Kotzias për heqjen nga çdo literaturë shqipe termin Çam dhe Çamëri të bërë në shkurt 2017. Pra, idenë për ta hequr këtë term e hodhi Edi Rama i cili do t’ju thotë shqiptare Nuk ka asnjë problem përse nuk ju themi çam apo Çamëri, ata thjeshtë janë shqiptarë të Greqisë. Por Rama dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se shqiptarët në Greqia ndahen në disa kategori: 1.Ata që quhen arvanitas, themelues të shtetit greke, ku përjashtohen shqiptarët në trojet etnike në Çamëri nga Arta(Filati, Gumenica, Parga, etj), Konica, Kosturi dhe Follorina. 2.Minoriteti shqiptar i njohur nga Marrëveshja e Lozanës 1923-1924. Në këtë kategori hyjnë shqiptarët që banojnë në territorin e Greqisë nga Traka greke, Kavalla, Ksanthi dhe deri në Çamëri. 3.Emigrantët shqiptar të pas viteve 1990, të cilët kanë përfituar shtetësinë greke, por nuk ju njihet kombësia shqiptare si dhe besimi fetar mysliman.

            Për të nxitur ndarjen e Kosovës Edi Rama provokojë me qëllim se nëse Shqipëria nuk anëtarësohet në BE do bashkohet me Kosovës. Kjo deklaratë e qëllimshme e Ramës dërgojë uji tek mulliri i Rusisë dhe këlyshëve të tyre si serbi, greku, bullgari, rumuni, etj., të cilët kërkuan njohjen e minoriteteve të tyre si dhe teorinë që Kosova më mirë të ndahet midis Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa Greqia le të ketë një influencë ekskluzive në jugun e Shqipërisë, pra Autonomi të Veriut të Epirit. Pas gjithë këtij plani Edi Rama do rrahë gjoksin duke u thënë shqiptarëve se bashkuam Kosovën me Shqipërinë. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për bashkim me troje të sakatuara duke humbur përgjithmonë pjesët më historike siç janë Çamëria, Presheva, Mitrovica, etj. Deklarata e kryeministrit Rama pë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë bëri që Kuvendi i deputetëve Botëror të Ortodoksëve të lëvizi duke paraqitur projektet për copëtimin e shqiptarisë.

            Provokimin tjetër Edi Rama e bëri me partitë politike shqiptare të ashtuquajturën Platforma Politike Kombëtare, e cila ishte një bllof, por që ngriti gjithë atë pluhur në politikën e Ballkanit. Koha tregoj se s’kishte asnjë Marrëveshje midis partive politike shqiptare të Maqedonisë, asnjë Platformë Kombëtare. Edhe në këtë rast të humbur dolën shqiptarët e Maqedonisë si nga ana politike ashtu edhe nga ajo kombëtare. Partia BESA u përça, ASH u dobësua sa doli edhe nga qeveria Zaevit, BDI tregoj edhe njëherë se nuk i interesojnë çështjet kombëtare, por vetëm ato të përfitimeve afatShkurtra ekonomike. Shkurt, dështimi i teorisë oratorike e Edi Ramës për Platformën Politike Kombëtare të partive shqiptare në Maqedonia dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe, çoji votuesit shqiptar drejtë partive politike sllavo-maqedonase LSDM dhe VMRO.

            Për shqiptarët e Malit të Zi dhe të Preshevës nuk kemi çfarë të themi, ata kanë mëse 10 vite që ndihet të braktisur si nga Prishtina ashtu edhe Tirana.

Po folur për izolimin total të PDIU partisë së Çështjeve Kombëtare, në veçanti asaj Çame ku Saimir Tahiri kishte detyrën e asgjësimin e votave të PDIU në qarkun e Tiranës me qëllim për mos të dalë deputet Shpëtim Idrizi. Ndërsa Leskaj dhe Gjiknuri, detyrën për të ndikuar tek njerëzit e besueshëm të PS që të votonin në qarkun e Vlorës PD, me qëllim që Vangjel Dule të dilte deputet sepse ishte i përfshirë në listën e saj, numër tre dhe rrezikohej të mos të dilte deputet.

Për fatin e keq shqiptarët ndodhen sot pas asnjë Institucion Akademik të shëndosh mendjesor sepse qeveria Rama qëllimisht po provokon duke matur pulsin e klasës intelektuale si vonesat e rrogave të profesorëve universitar, shkatërrimin e teatrit, atje ku mëndja kthjellohet qetë, ngrirje të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Shkurt shkatërrimin shkencor dhe kulturor të kombit.

            Eksperimenti do të vazhdojë ende me shqiptarët nga Edi Rama sepse edhe ai vetë është prodhim i një eksperimenti.

            Kryeministri Rama mendon se i ka hedhur hi syve të shqiptarëve duke i varfëruar, duke i nënshtruar, duke i burgosur për mos pagesë të rrymës apo ujit të pijshëm, por historia e shqiptarisë ka treguar se gjithnjë gjërat janë lëvizur për mirë nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore dhe jo nga shkollat sllave e greke.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, copëtimin të shqiptarisë, Si i përcjell Edi Rama mesazhet për

Letër Presidentit të Greqisë- Grekët dhe shqiptarët janë më shumë se fqinjë

February 9, 2018 by dgreca

Grekët dhe shqiptarët janë më shumë se fqinjë, e më shumë se miq, z.Prokopis Pavlopulos/

Letër Presidentit të Greqisë/

1 Prokopis

z.Prokopis Pavlopulos/

I nderuar presidenti i Greqisë z.Prokopis Pavlopulos!/

arben-llalla

Nga Arben LLALLA/1 arbeniJu më shumë se dy herë keni bërë deklarata me tone kërcënuese rreth Çështjes Çame, duke i urdhëruar që Shqipëria dhe shqiptarët duhet ta harrojnë, ta mbyllin gojën për këtë çështje sepse nuk ekziston një Çështja Çame. Unë e kuptoj urrejtjen tuaj, e kuptoj mllefin tuaj si njeri, por nuk arrij të kuptoj se si Presidenti i Greqisë, atij vendi që pretendon për demokracinë e lashtësisë të shprehet me tone të larta kërcënuese për fqinjin asaj më të mirë, kur Ju duhet të luani rolin e paqësorit, e toneve të pajtimit. Unë z.Pavlopulos kam jetuar shumë vite në Greqi, kam takuar miqtë tuaj politikanë dhe deputet, i pak njohur personalisht nga afër Karamanlisi, Gjonlekas, Psomiadhis, Parashqevopulos, etj. E njoh shumë mirë shoqërinë greke, atë të shkallës së lartë edhe atë të punëtorëve, por ju them me bindjen të plotë se populli grek është mikpritës, njerëz të dashur me afrikanët, sllavët, filipinasit, palestinezët, kurdët, turqit, etj. Por Greqia edhe grekët urrejnë tej mase shqiptarët, kjo urrejtje nuk është çështje fetare, por etnike. Përse Greqia është antishqiptare kur shqiptarët s’janë antigrek? Përgjigjen e kësaj pyetje z.Pavlopulos e gjeni tek shkrimtari dhe poeti i madh, i vlerësuar me çmim Nobel në letërsi më 1979, Odysseas Elytis i cili ka thënë: “Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare, vllahe e turke. Kushdo që i përmend, shkon drejtë e në burg”. Përgjigjen e gjeni edhe tek libri i shkrimtari, poetit dhe studiuesit, Niko Dhimu “Fatkeqësia të jesh grek”, i ribotuar rreth 40 herë. Niko Dhimu ka deklaruar më 23 qershor 2009, për gazetën NY TIMES: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos, por pastaj “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix, na tha: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit…”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet…” Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin 18 Johann Winckelmann, i cili krijoi vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman, në të vërtetë ka lidhje me ilirët të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit 19, si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrenjtë, arabët, vllehët, u imponuan të krijonin identitetin modern grek. Por karakteristikat e këtyre racave, nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve sepse është vërtetuar shkencërisht që rrjedhin nga ilirët.

Në Maj të vitit 2012, shkrimtari grek Dimitris Epikouris në një shkrim të tij për grekët do të shkruante: “Greqia moderne nuk ka asnjë nyje që e lidh atë me Greqinë e lashtë dhe njerëzit që dikur jetonin në atë vend, e parë kjo si në aspektin kulturor, ashtu dhe në atë gjenetik. Grekët e sotëm janë një mishmash i fiseve ballkanike, (shqiptarë, sllavë, vllahë) të cilët gjatë periudhave të ndryshme kohore u përzien gjithashtu me afrikano-veriorë, Armeninë dhe fise të tjera të Anadollit, pa harruar të përmendim këtu dhe frankët me venedikasit të cilët ishin po ashtu të shumtë në atë rajon”.

I nderuar presidenti i Greqisë z.Prokopis Pavlopulos!

Përse i urreni kaq shumë Çamët pa i njohur, pa njohur të vërtetën e asaj akuze të pa bazë të bashkëpunimit me italianët dhe gjermanët. Ju dhe fëmijët tuaj lexojnë historira të gënjeshtër, mite, e shumë gjëra të tjera të ngritura mbi mashtrimet ideologjike fetare. Nuk mund të ketë asnjëherë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë të grekëve me shqiptarët përderisa Greqia nuk kërkon falje për gjenocidin e 1944-1945. Greqia si anëtare e BE-s, NATO-s dhe e shumë organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet t’ju kthejë pasurinë e grabitur çamëve dhe të krijojë kushtet e rehabilitimin në trojet e tyre. Por a do të rikthen ndonjëherë çamët në shtëpitë e tyre? Ne besojmë se shqiptarët e Çamërisë do të rikthen një ditë sepse historia e botës ka njohur Perandorinë Romake e cila u zhduk me gjuhë e kulturë, kishim Perandorinë e Bizantit e cila u shpërbë, më tepër se 500 vjet Perandoria Osmane kishte pushtuar popujt e tjerë të Ballkanit e më gjerë dhe u tkurr. Pra, doni apo s’doni Ju edhe Greqia, Çështja Çame nuk do të zhduket e as shqiptarët nuk do heshtin. Ne nuk jemi më ata shqiptar të viteve 1990, të rreckosur, bark thatë, të dobët nga shëndeti. Shqiptarët e Shqipërisë janë një e treta e shqiptarëve në Ballkan, prandaj nëse Ju llogaritni vetëm shqiptarët e Republikës së Shqipërisë gaboni. Ju rikujtoj se brenda në Athinë kemi ende disa gjyshër duke filluar nga Teodor Pangallos, që ende e flasin gjuhën shqipe në shtëpi. Grek me origjinë shqiptare ka me mijëra në ishullin e Salaminës, Andros, në Trakën greke, etj. Pa folur që 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Greqisë janë me rrënjë shqiptare ADN, me në krye kryepeshkopin e Greqisë hirësisë së tij, Jeronimo. Ne disponojmë statistika të sakta, kemi kontakte me vëllezërit tanë të shpirtit e të gjakut.

Ju z.Pavlopulos pretendoni se Çështja Çame nuk ekziston. Po si mundet të mos ekzistojë një çështje kur ende janë gjallë njerëzit e asaj çështje, pra Çamët. Ju z.Prokopis Pavlopulos jeni takuar tre herë me një figurë të lartë të minoritetit grek, Thoma Janis, nënkryetar i PBDNJ të Vangjel Dules, sa herë që jeni takuar keni bërë fotografi me këtë njeri që është biznesmen në Athinë. Por ai e dini Ju që ky greku i Shqipërisë e ka gruan çame dhe fëmijët e tij janë çam aq sa janë grekë? E pra, e shikoni zoti President i Greqisë që gjërat nuk janë ashtu siç i keni mësuar dhe i shprehni me aq urrejtje ndaj shqiptarëve. Prandaj është mirë të gjejmë rrugën e paqes dhe të zgjidhjes së problemeve për një fqinjësi të sinqertë.

Për rikthimin e çamëve në Çamëri nuk është se duhet të ndodhi ndonjë çudi, nuk është as e pamundur, por grekët dhe shqiptarët duhet të jenë të përgatitur që rikthimi të bëhet paqësisht, dhe mirësia e dashuria të mbretërojë përfundimisht midis dy fqinjëve që më shumë i lidhin gjërat me njeri-tjetrin se sa i ndajnë.

Historia e vërtetë, pavarësisht shtrembërimeve që mund t’i bëhet gjatë viteve, ajo nuk mund të zhbëhet, por do dali në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për t’na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar.

Në përfundim z.Pavlopulos, shqiptarët asnjëherë s’kanë prodhuar kriza me fqinjët dhe gjithnjë kanë qenë e janë të gatshëm për uljen e tonëve të krizave. Krizat e fundit e prodhuar nga Ju z.president i Greqisë, tregon mungesën e reciprocitetit, i cili është rregulli bazë i marrëveshjeve diplomatike. Paqja e ofruar nga Shqipëria për arritjen e një Marrëveshje afatgjatë greko-shqiptare është një shansë që duhet shfrytëzuar sepse Ne jemi dy vende që jetojmë afër njeri-tjetrit. Grekët dhe shqiptarët janë më shumë se fqinjë, e më shumë se miq, ky është një fakt i pamohueshëm z.Prokopis Pavlopulos,.

 

Arben LLALLA

Ish-Kryetar i “Forumit të Emigrantëve Shqiptar në Greqinë e Veriut” (1998-2000)

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, leter, Presidentit të Greqisë

Çështja Çame, Varrezat greke, kufiri detar-Kryediplomati qumështor & ministri riosh

February 1, 2018 by dgreca

Ditmir Kotzias

*Kryediplomati qumështor ministri riosh, Dhimitër-Ditmir Bushati me deklaratat e tij në Komisionin e politikës së jashtme se çamët t’i gëzojnë pronat e tyre, u bë qesharaku më i madh që ka njohur diplomacia shqiptare. Pas kësaj deklarate, tre herë brenda pak orësh reagoi ministri grek i punëve të jashtme Nikos Kotzias duke mohuar kategorikisht mikun e tij të “pagëzuar” nga ai vetë nga Ditmir në Dhimitër. Kotzias shkojë edhe më tej duke deklaruar se i morëm Shqipërisë 12 milje det, varrezat, shkollat, ndërtimin e disa kishave greke, si dhe përgatitjen e teksteve shkollore të arsimit në jugun e Shqipërisë në Greqi./

1-arben-llalla-250x299

Nga Arben Llalla/

Deri para dy vjetësh Edi Rama ulërinte në Kuvendin e Shqipërisë, nëpër media se Çështja Çame ekziston dhe ai vetë do i jepte zgjidhje, ndërsa shpallej si udhëheqës mbarëshqiptare: “Nëse nuk është Çështje Çame, atëherë po ju them që është Çështje Shqiptare”. Rama i drejtonte gishtin Tsipras-it që çamët duhet të rikthehen në bazë të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Çamëri.

Por, i gjithë ai fjalor i fryrë i Edi Ramës paska qenë një rrenë, e folme jo prej politikani, por prej skizofreni duke nxjerrë në pah anët e brendshme psikologjike të dosjes së çmendurisë së Dinçit, e botuar dikur nga Merua.

Strategjia për izolimin e Çështjes Çame dhe të përfaqësuesve të saj politikë të grupuar në PDIU ka qenë e përgatitur në tinëzisht në bashkëpunim me zbulimin dhe kundërzbulimin grek. Nuk ishte rastësi shtyrja e orës së votimit, ku Saimir Tahiri mbushi kutitë e votimit në Tiranë dhe i quajtën qëllimisht të pavleshme qindra vota të PDIU-së, në mënyrë që Shpëtim Idrizi të mos ishte sot deputet. Është e qartë që ka patur një dëshirë të Asfalisë që zëri i Çamërisë mos të ishte as në Kuvendin e Shqipërisë, por mbi të gjitha në forumet ligjvënëse të Brukselit. Shpëtim Idrizi ishte kthyer halë në sytë e grekëve, por edhe pengesë për zbatimin e platin Megalo Idesë së Greqisë, e cila tani rrëmbeu 12 milje pjesë të detit shqiptar, varrezat bosh të ushtarëve grekë në jug, mbylljen e Çështjes Çame. Strategjia “përça e sundo” që u përdor nga marrëveshja e fshehtë Rama-Basha e arriti suksesin e saj duke keqpërdorur besimin e shqiptarëve, në veçanti atyre me origjinë nga Çamëria, të cilët një pjesë u vunë në shërbim edhe të Vangjel Dules.

(Ka të dhëna filmike për masakrat e votave të çamëve nga ana e përfaqësuesve të ngushtë të Ramës.)

Skizofrenia e Ramës është zgjeruar andej dhe këtej kufirit shqiptaro-shqiptar. Ai rrahu gjoksin se kishte nënshkruar platformë kombëtare me partitë shqiptare në Maqedoni, por doli një pikë uji në oqean. Thërriti me sa kishte zë që pati zyrtarizuar gjuhën shqipe në Maqedoni, por mjerani, mjeran mbetet. Kujton se gjuha shqipe kishte qenë ilegale deri dje në Maqedoni? Por shqiptarët në Maqedoni si njerëz luftarak e themeluan universitetin në gjuhën shqipe qysh më 1994. Gjuha shqipe ka qenë zyrtare, por u avancua, falë Marrëveshjes së Ohrit, Komisionit të Venecias dhe zemërgjerësis së Zaevit. (Duan apo nuk duan shqiptarët Zaevi ka një kontribut të veçantë në avancimin e çështjeve shqiptare në këtë qeveri).

Kryediplomati qumështor ministri riosh, Dhimitër-Ditmir Bushati me deklaratat e tij në Komisionin e politikës së jashtme se çamët t’i gëzojnë pronat e tyre, u bë qesharaku më i madh që ka njohur diplomacia shqiptare. Pas kësaj deklarate, tre herë brenda pak orësh reagoi ministri grek i punëve të jashtme Nikos Kotzias duke mohuar kategorikisht mikun e tij të “pagëzuar” nga ai vetë nga Ditmir në Dhimitër. Kotzias shkojë edhe më tej duke deklaruar se i morëm Shqipërisë 12 milje det, varrezat, shkollat, ndërtimin e disa kishave greke, si dhe përgatitjen e teksteve shkollore të arsimit në jugun e Shqipërisë në Greqi.

Sa herë që zhvillohen bisedimet greko-shqiptare midis Kotzias dhe Bushatit, shqiptarët i kanë mësuar se çfarë u bisedua nga Kotzias dhe midiat greke, ndërsa Bushati ka heshtur duke deklaruar se jemi në rrugë të mbarë.

Por, përse kaq marri dhe rrena nga Rama dhe Bushatit? Nga bisedat në rrethin e ngushtë të PS, Rama thotë që jam i interesuar vetëm për hapjen e bisedimeve në BE që të shkruaj historinë e suksesit. Por, Rama duhet ta dijë se shqiptarët nuk kanë nevojë për votën greke me çmimin e sakatimit të çështjeve kombëtare dhe të Shqipërisë. Pra, ne duhet të shkojmë në Europë si shqiptarë me duar e këmbë dhe jo sakatë, sepse sakati nuk i hyn punë kujt.

Filed Under: Politike Tagged With: arben llalla, ceshtja came, Kryeminstri qumeshtor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT