• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VDEKJA E GRUAS SË PASHKO VASËS NË LIBAN

April 21, 2018 by dgreca

Gruaja E V PashesREVUE INTERNATIONALE BRITANNIQUE (1884) : VDEKJA E GRUAS SË PASHKO VASËS NË LIBAN, NJË NGJARJE PLOT NDERIME DHE TOLERANCË-/

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  21 Prill 2018/

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1884, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n° 211, ku flitet për ndarjen nga jeta në Liban të gruas së Pashko Vasës.Kjo ngjarje e hidhur ka vënë në pah asokohe jo vetëm respektin e madh që gëzonte familja e atdhetarit shqiptar në këtë vend, por edhe tolerancën e minoriteteve (etnive) të ndryshme që jetonin aty.

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :“Vdekja e Zonjës së Vaso Pashait, gruas së guvernatorit katolik të Libanit, rezultoi një ngjarje e cila vuri në dukje përparimin e madh në zakonet e këtij rajoni, ku dominon ende ndikimi francez.Vaso Pashai është një shqiptar katolik, gruaja e tij ishte ortodokse ; Trupi i të ndjerës u bart deri në kishën ku do të mbahej mesha nga zyrtarët më të lartë të Libanit.

Maronitët, Grekët, Druzët, Myslimanët, Metualët nxitonin njëri pas tjetrit që të kishin nderin për ta mbajtur atë mbi supet e tyre, dhe nga kisha ajo u dërgua në një terren të dhuruar nga administrata libaneze, e cila pati votuar gjithashtu një shumë të caktuar për të ndërtuar një varr.Ky manifestim simpatik nderon guvernatorin katolik, por gjithashtu edhe institucionet publike të arsimit (edukimit) të Libanit të mbrojtura prej Francës, dhe ku sektet e ndryshme, që kërkojnë zotërimin e tyre, nën drejtimin e lazaristëve dhe jezuitëve, kanë mësuar të tolerojnë njëri-tjetrin, falë nyjes së përbashkët, pra studimit të gjuhës (frënge) sonë.”

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Vaso Pashes, vdekja e Gruas

Autonomia shqiptare sipas gazetës greke

March 18, 2018 by dgreca

L’EPHIMÉRIS I ATHINËS (1897) : “NË SHQIPËRI JANË FORMUAR DISA KOMITETE PËR TË PËRHAPUR IDENË E AUTONOMISË”/

1 Aurenc BebjaNga Aurenc Bebja*, Francë/

“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 9 tetorit 1897, në faqen n°2, shkrimin e gazetës athinase “L’Ephiméris” mbi çështjen e autonomisë shqiptare dhe kërcënimin e saj nga Porta e Lartë.Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në shqip, tekstin e plotë :L'autonomie

“Autonomia shqiptare

L’Ephiméris i Athinës, që publikoi disa kohë më parë një seri artikujsh cilësorë mbi lëvizjen shqiptare, mbi kolonitë shqiptare në Itali dhe mbi veprimet e komiteteve shqiptare me seli në Romë, jep sot informacione të reja mbi këtë agjitacion.

Sipas kolegut tonë athinas, në Shqipëri janë formuar disa komitete për të përhapur idenë e “Shqipërisë autonome”. Duket se kjo lëvizje autonome tashmë ka marrë përmasa shqetësuese, sepse Porta e Lartë, e alarmuar, ka urdhëruar që të merren masa ndëshkuese.

Kështu, valitë (udhëheqësi më i lartë në një vilajet të Perandorisë Osmane) janë urdhëruar të monitorojnë nga afër vajtje-ardhjet e anëtarëve të komiteteve, vendase ose të huaja, të ndalojnë me sa më shumë ashpërsi hyrjen në Shqipëri të gazetës së re që botohet në Itali nën titullin Skiperia (Shqipëria) dhe të forcojnë pozitat ushtarake në vendet e rrezikuara nga një kryengritje shqiptare.”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Arena Bebja, Autonomia shqiptare, sipas gazetës greke

PUSHTIMI I SHQIPERISE, REAGIMI SUEDEZ

February 10, 2018 by dgreca

PRILL 1939 / REAGIMET E SHTYPIT SUEDEZ MBI PUSHTIMIN E SHQIPËRISË NGA ITALIA FASHISTE/

1 auren B

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Shkurt 2018/

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n°2, reagimet e shtypit suedez mbi pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për lexuesin shqiptar, reagimet e “Stockholms Tidningen”, “Dagens Nyheter” dhe “Social Demokraten” :“Shqetësimet suedeze Flitet në Stokholm :

Duke komentuar ngjarjet në Shqipëri, i gjithë shtypi vë në dukje, me zemërim dhe shqetësim, se në një kohë të shkurtër tre shtete të pavarura janë sulmuar brutalisht.Pa dyshim, shkruan “Stockholms Tidningen”, gazetë liberale, Suedia nuk është Shqipëria. Por Evropa, në cilën Suedia bën pjesë, ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Gazeta liberale, “Dagens Nyheter”, deklaron se Italia ka kopjuar në mënyrë servile, për Shqipërinë, proçedurat hitleriane ndaj austriakëve dhe çekëve. Sipas kësaj gazete, “pushtimi i Shqipërisë kërcënon të minojë të gjithë mbështetjen e kërkuar nga Z. Chamberlain në Ballkan për sistemin e tij të ri të sigurisë dhe për të arritur këtë rezultat Italia nuk ka hezituar të shkelë marrëveshjen me Anglinë.”

Nën titullin : “Musolini feston të premten e shenjtë”, Social Demokraten shpërthen egërsisht ndaj bombardimeve të qyteteve shqiptare, “gjë që dëshmon – thotë ajo – se sa e rëndësishme është për popujt e pavarur, si Spanja, të jenë të kujdesshëm ndaj sigurisë së miqësisë fashiste.”

Gazeta nuk u jep asnjë rëndësi shpjegimeve zyrtare të Romës se pushtimi i Shqipërisë është diktuar nga shqetësimet e sigurisë. Ajo beson se Shqipëria do të shërbejë si bazë për veprime të mëtejshme kundër Jugosllavisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit.”

Filed Under: Komente Tagged With: Arena Bebja, Pushtimi i Shqiperise, shtypi suedez

LE FIGARO-DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT

November 8, 2017 by dgreca

LE FIGARO (1914) : DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT NË LIDHJE ME ITALINË, KOMISIONIN E KONTROLLIT, PRINC VIDIN DHE GREQINË./

2deklarate Ismail

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Nëntor 2017

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 28 janarit 1914, në faqen n°2, intervistën e Ismail Qemalit, dhënë në Bari për gazetën italiane, “Corriere del Puglia”.

Çfarë ka shprehur më konkretisht kreu i parë i shtetit shqiptar ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Deklarata e Ismail Qemalit

Bari, 27 janar.

Ismail Qemal Beu, i intervistuar nga Corriere del Puglia, shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj Italisë për “dashamirësinë e thellë dhe të paharrueshme që ajo dëshmoi”.Ismail Qemal Beu deklaroi se e kishte dorëzuar pushtetin në duart e Komisionit të Kontrollit për të mirën supreme të atdheut të tij.Ai shtoi se pas një qëndrimi në Nice, do të takohet me Princ Vidin për t’i paraqitur homazhet e bashkëatdhetarëve të tij.

Ismail Qemal Beu mendon se nuk duhet të shqetësohemi nga komplikimet për sa kohë që Greqia do të vazhdojë bisedimet me Fuqitë : por nëse vendimet e Fuqive nuk ekzekutohen, shqiptarët do të zmbrapsin armikun nga territori i atdheut të tyre.”

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Deklarata e Ismail Qemalit, Le Figaro

HODO BEJ SOKOLI, FJALIMI PER PAVARESI ME 1880

November 1, 2017 by dgreca

1 aurencGAZETA AUSTRIAKE (1880) : “FJALIMI I HODO BEJ SOKOLIT GJATË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË SHKODËR ME 19 PRILL 1880”/

gazeta austri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2017/

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të martën e 11 majit 1880, në faqen n°2, letrën kurioze, të botuar pak kohë më parë në gazetën austriake, “Tageblatt”, në lidhje me fjalimin e kolonelit shqiptar, Hodo Sokolit, të mbajtur gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880.Çfarë ka shprehur më konkretisht Hodo Beu gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e tij të plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :Kolonel Hodo Beu organizon shqiptarët në Tuz. Ai ka të gjithë besimin e tyre nga pikëpamja ushtarake. Princi i Mirditorëve, Prenk Bib Doda u thirr më 21 prill për të deklaruar përfundimisht nëse ai donte të merrte pjesë në luftën kombëtare.Këto të dhëna bëhen të besueshme pas letrës kurioze që Tageblatt-i i Vjenës ka marrë nga një shqiptar katolik, i njohur në Shkodër, dhe që ne po e riprodhojmë nga kjo gazetë :Në asamblenë e madhe, të mbajtur më 19 prill në Shkodër, u shpall pavarësia e Shqipërisë. Hodo Beu mbajti fjalimin e mëposhtëm në shqip :“Te nderuar vëllezër, ministrat e mbledhur në Berlin reaguan në mënyrë të paditur ndaj vendit dhe banorëve tanë, ku na shitën, neve, racën më të pastër dhe më fisnike në botë, ndaj një populli malësor që gjendet në nivelin më të ulët të qytetërimit, i cili deri tani ka jetuar vetëm me lëmoshat që ka kërkuar nga princat e Evropës. Ju, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Mbretit Shqiptar Skënderbe (Aleksandrit të Madh), të braktisur nga të gjithë, të rrethuar nga një bandë ujqërish të uritur që ruajnë gjahun e tyre, ne do të dimë të mbrohemi dhe të nderojmë varrezat e etërve tanë. Ne kemi fshehur dhimbjen tonë dhe kemi dhunuar ndjenjat tona më të shenjta kur dorëzoheshin të armiku vëllezërit tanë të Podgoricës dhe Spuzit. Ne nuk do të bëjmë asgjë më shumë për të ndryshuar me forcë gjendjen aktuale të gjërave; por ky është konçesioni i fundit që ne mund të bëjmë. Nesër, vëllezërit tanë, Hoti, Kastrati dhe Kelmendi do të dorëzohen në mëshirën e armiqve të tyre. A do ta lejoni këtë gjë ?”

Britma “Io” (Jo) e shtyrë prej një mijë zërave është përgjigjja e kësaj pyetjeje.

Pastaj oratori vazhdon : “As unë nuk e dua ; Unë, Hodo Beu, i cili për pesëdhjetë vjet u kam shërbyer sulltanëve me besnikëri; por sot duke e njohur vullnetin e sulltanit, unë shkëputem nga ai dhe nuk njoh as padishah e as Stamboll.”

Me shqiptimin e këtyre fjalëve, plaku i zjarrtë grisi spaletat prej ari të uniformës së tij, hoqi dekoratat e shumta dhe i hodhi për tokë. Njëqind e pesëdhjetë oficerë turq (shqiptarë me origjinë), të cilët morën pjesë në asamble, ndoqën shembullin e kolonelit; ata shqyen simbolet e gradave të tyre, po ashtu dhe dekoratat, dhe i shkelën me këmbë.

Hodo Beu vazhdoi me këto fjalë :“Ne nuk kemi më asgjë të përbashkët me padishahun dhe këta efendij të Stambollit, kështu që le t’i tregojmë vendit atë që ne jemi me të vërtetë. Bajraktar i fisit Hoti, bëj detyrën tënde.”Në të njëjtin moment, shfaqet në ballkon një luftëtar shtatgjatë me fytyrë esmere; Shohim xixëllimin e një jatagani : ai godet shtyllën në të cilën varet flamuri i Gjysmëhënës së sulltanit, i cili bie në pluhur. Ngritësi i vjetër i flamurit të Hotit vendos flamurin e ri kombëtar të Shqipërisë, me ngjyrë të kuqe dhe me një luan që kërcen. Gjatë kësaj pamje, u dëgjua një thirrje e furishme, dhe Hodo Beu foli sërish :“Armë, ne kemi me bollëk dhe do të kemi krahë të mjaftueshëm për t’i përdorur ato. Municione, ne kemi mjaft për të luftuar disa vite. Vetëm paratë na mungojnë, sepse shqiptari është i guximshëm, por i varfër.”

Me këto fjalë, dekani i korporatës së tregtarëve ngrihet dhe njofton se : “një grup bankierësh të Shkodrës, Zotërinjtë Pema, Bianchi, Summa, Paruzza, Nicolodjaba, etj, deklarojnë se janë të gatshëm të paguajnë çdo ditë 10.000 franga ari në duart e komandantit të përgjithshëm për burrat që janë aktualisht në ushtri.”

Mungonte vetëm zgjedhja e kryekomandantit. Por Filip Seismit-Doda, vëllai i burrështetasit italian me të njëjtin emër (mbiemër), për të shmangur çdo grindje konfesionale, propozon emërimin e dy kryekomandantë, një të krishterë dhe një mysliman. Kjo rezolutë u miratua dhe princi Prenk Bib Doda u emërua, pothuajse njëzëri, komandant i përgjithshëm i luftëtarëve të krishterë ; ndërsa kolonel Hodo Beu, komandant i përgjithshëm i luftëtarëve myslimanë. Ky i fundit ofroi të shkojnë që të nesërmen në territorin e Hotit, i kërcënuar i pari nga pushtimi.

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Fjalimi i Hodo Sokolit, Gazeta Austriake

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT