• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEGA E VATRËS NË WASHINGTON DC, VIZITË ZYRTARE NË KONGRESIN AMERIKAN

December 15, 2017 by dgreca

1 dega Uashing2 Flamuri amerik1 The flag

– Me inisiativën e Degës së VATRËS në Washington DC dhe me ndihmën e Zonjës Barbara Comstock, Kongresiste republikane e Virginias, u bë e mundur flamuri amerikan u fluturua në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në godinën e Kongresit Amerikan (Capitol Hill) me 28 Nëntor 2017 me rastin e 105 vjetorit  të pavarsisë së Shqipërisë.

Armini1 Gjoni Viktim komuniz1 Gjoni

– Me 12 Dhjetor 2017 dega e Washingtoni bëri analizën punës për vitin 2017/

 Nga Armin ZOTAJ/

Me 14 Dhjetor 2017 dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra në Washington DC, pati një vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan, ku takua me përfaqësuesen e Partisë Republikane të shtetit të Virginia në Kongresin Amerikan Zonjën Barbara Comstock.Me inisiativën e Degës së VATRËS Washington DC dhe me ndihmën e Zonjës Comstock u bë e mundur flamuri amerikan u fluturua në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në godinën e Kongresit Amerikan (Capitol Hill) më 28 Nëntor 2017 me rastin e 105 vjetorit  të pavarsisë së Shqipërisë. Zyra e Kongresistes Comstock gjithashtu zhvilloi një tur në godinën e Kongresit Amerikan me Degën E Vatres ne Washington DC.

Ky takim i shtohet një viti të ngjeshur pune për Degën e Vatrës në Washington.  Analiza e punës së kësaj Dege të VATRES për vitin 2017 u diksutua në mbledhjen  që u zhvillua   më 12 dhjetor 2017.  Gjatë kësaj mbledhjeje u vu në dukje se dega e VATRËS në Washington DC është gjithmonë e më përqëndruar në punë aktive në shërbim të lidhjeve sa më të ngushta mes Federatës PanShqiptare të Amerikes VATRA dhe institucioneve të SHBA.

Viti 2017 filloi me punë të rëndisishme për këtë degë.Në Janar të 2017 VATRA Washington DC mbështeti dhe luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e  kryesisë  së VATRES dhe kryetarit të saj në atë periudhë Dr. Gjon Bucaj në protestën që u organizua nga VATRA përpara ambasadës së Francës në Washington me rastin e arrestimit të paligjshëm të  Z. Ramush Haradinaj, (sot Kryeministri i Kosovës )në Francë nga një urdhër arresti  i policisë së Serbisë.

Në muaj Mars kjo Degë u vizitua nga Kryetari I asaj kohe të VATRES Dr. Gjon Bucaj dhe financieri  i Vatrës Marian Cubi. Dega zhvilloi zgjedhjet në bazë të Kanunores së VATRËS.   Kryetarja e Degës Zonja Merita McCormack dha dorëheqjen dhe kryetar i ri për këtë degë u zgjodh  Z. Armin Zotaj.

Në Prill të këtij viti Dega e Vatrës në Washington DC pati një takim zyrtar me Drejtorin Ekzekutiv te Fondacionit Viktimat e Komunizmit ne Washington Z. Marion Smith. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth domosdoshmërisë së edukimit të brezit të ri në SHBA rreth krimeve të ideologjisë komuniste në mënyrë që kjo ideologji të mos përsëritet kurr më. Biseda në këtë takim u përqendrua reth dështimit që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit përsa i përket de-komunizimit të historisë dhe shoqërisë shqiptare. De-komunizimi i shoqërisë dhe historisë shqiptare është kërkuar gjithmonë nga VATRA dhe i  është drejtuar të gjithë qeverive shqiptare në këto 25 vitet e fundit.

Në Maj të 2017 kjo degë mori pjesë në dëgjimin e një séance të Nën Komisionit të Europës, Euroazisë dhe Reziqeve të Reja, i cili është pjesë e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit Amerikan.  drejtuar nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher.Kjo séancë e këtij nënkomisioni kishte subjekt : Vendet Ballkanike, Rrezik I Paqes dhe Stabilitetit.  Në këtë séancë e cila drejtohej  kongresmeni I Partisë Republikane Dana Rohrabache dëshmuan, Zv Asistenti I Ndihmës Sekretarit të Shteti Z. Hoyt Yee, Presidenti I Ligës Shqiptaro –Amerikane i Nderuari Z. Joseph Di Guardi, Gordon N. Bardos I një firmë për studimin e Europës Juglindore si dhe Daniel Srrwe profesor në Universitetin e John Hopkins të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.  Cështjet e korrupsionit dhe terrorizmit në Ballkanin Perndimor ishin objekti kryesor  i këtij komisioni.

Në muajin Qershor Dega e VATRËS Washington DC mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni i Viktimave te Komunizmit : “ Thirrja e Kombeve” ku vendosi kurorë me lule tek monumenti I Viktimave të Komunizmit në Washington DC – në emër të kombit Shqiptar dhe në kujtimin të mijërave njerzëve që humbën jetën gjatë regjimit barbar  komunist në Shqipëri.

Pas pjesmarrjes në Kuvendit e VATRES më 10 qershor dega Washington DC është shprehur me insitim kundër shkeljeve të mëdha që u bënë në Kuvend dhe shprehu hapur mendimet dhe sygjerimet e saj. Faktkeqësisht akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga drejtuesit VATRES.  Muaji Qershor do mbyllej me një takim të degës në Departamentin e Shtetit dhe prezantimin e kryetarit të kësaj dege me zyrën shqiptare të këtij Departamenti.

Në muajin Korrik Dega e Federatës PanShqiptare e Amerikës VATRA në Washington DC mori pjesë në përkujtimin e vdekjes së fituesit të cmimit Nobel të Paqës dhe luftëtarit për demokracinë në Kinë Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq në burgjet e diktaturës komuniste kineze në moshën 62 vjecare.  Kjo përkujtimore e cila u shoqërua me ndezje qirinjesh në Monumentin kushtuar Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin amerikan u organizua nga Fondacioni i “Viktimave të Komunizmit” në Washington DC.

Ndërkohë në muaji Gusht Dega kujtoji ditën e “Kordeles Së Zezë” tek monunmenti i Viktimave të Komunizmit.  Në këtë ditë 78 vjet më parë më 23 Gusht 1939 Gjermania Naziste e Adolf Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik i Stalinit nënshkruan paktin e mossulmit të njohur si pakti i Molotov (Ministri i Jashtëm Sovjetik) –Ribbentrop (Ministri i Jashtëm Nazist) që do rezultonte me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe do ti shkakonte botës më shumë se 50 milion të vdekur.

Në tetor Dega e VATRËS në Washington DC në bashkëpunim me Librarinë e Kongresit organizoi kumtesën e Zonjës. Flora Nikolla, kryeredaktore e Agjensisë Telegrafike dhe drejtuese e fondacionit Albanian Excellence me titull : “Shtypi Shqiptar pas Komunizmit dhe Diaspora Shqiptare- Marrëdhëniet me Shqiperinë”.  Ajo gjithashtu i dha  cmimin Albania Excellence ish -kryetarit të VATRES Dr.Gjon Bucaj.

Përkujtimi i 100 vjetorti të Viktimave të Komunizmit në Washington do të ishte aktiviteti më i rëndësishëm për këtë degë në muajin Nëntor. Ky aktivitet që zgjati tre ditë dhe përfshiu akademike, studjues, kongresmenë, senator si dhe Presidentin Trump dhe ish-Presidentin Bush u pasqyrua cdo ditë në Facebook nga Dega e VATRES në Washington DC dhe u përmblodh me një artikull të plotë në gazetën Dielli. Gjitashtu dega priti dhe Drejtuesen e Autoritetit të Informimit të Dosjeve Sekrete të Ish -Sigurimit në Shqipëri  Zonjën Gentiana Mara Sula dhe Z. Simon Mirakaj I cili ka vuajtuar 44 vjet të jetës së tij në kampet e internimit të komunizmit.

Për të gjitha këto aktivitete Dega ka përgatitur raporte dhe artikuj për botim në shqip dhe anglisht jo vetëm për gazetën Dielli por dhe për median.

Për vitin e ardhshëm Dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA -Washington DC vendosi të vazhdojë në punën e saj në lidhje sa me të ngushta me institucionet amerikane dhe do të përkrahë gjithmonë ata që humbën jetën dhe vuajtën burgjeve dhe internimeve nën komunizmin enverian. Gjithashtu Dega vendosi  ashtu sic ka vepruar që me krijimin e saj ti qëndrojë besnike dhe të mbrojë me cdo kusht Kanunoren e VATRËS si e vetmja gur themeli e institucionit 105 vjecar të  Nolit dhe Konicës- VATRËS. Në këtë drejtim Dega e Washington DC nuk bën dhe nuk pranon asnjë kompromis.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Armin Zotaj, dega e Vatres ne Washington, Vizite ne Kongres

VATRA, takim me Fondacionin e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit

April 4, 2017 by dgreca

Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA –Dega Washington DC zhvillon takim me Fondacionin e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit./

NGA ARMIN ZOTAJ/

1 Monumenti i viktimave te Komunizmit

Në vitin 1993 me inisiativën e kongresmenit Dana Rohrabacher (Partia Republikane nga California), Congresmenit Robert Toricelli (Partia Demokrate nga New Jersey), Senatorit  Claiborne Pell (Partia Demokrate nga Rhode Island) dhe Senatorit Jesse Helms (Partia Republikane nga North Carolina) u paraqit ligji 103-199 perpara Kongresit Amerikan.  Ky ligj i cili ishte një kompromis i 2 partive politike amerikane kërkonte krijimin e një fondacioni që të edukonte publikun amerikan me krimet e regjimeve komuniste anembanë botës, të përkujtonte dhe nderonte 100 milion viktimat e komunizmit kudo në botë. Ligji 103-199 u aprovua në mënyrë unanime nga kongresi amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga Presidenti Bill Clinton.1-Ok-dega-uashington-300x224Në vitin 1994 Fondacioni i Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit (victimsofcommunism.org) u krijua duke pasur si objektiv kryesor: edukimin e kësaj gjenerate dhe gjeneratave të reja rreth historisë, ideologjisë dhe legjitimitetin e kësaj ideologjie. Fondacioni i Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit krijoi Medaljen e Lirisë Truman –Regan që u jepet personave dhe institucioneve që kanë treguar një dedikim kundër regjimeve komuniste dhe kundër gjithë diktaturave në botë. Ky çmim u eshte dhene ish-presidentit te pare post komunist te Çekise Vasllav Havel më 2003 dhe Shenjtërisë së tij Papa John Paul II më 2005. Ishte ky fondacion që me punën e tij krijoi Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Washington DC i cili u inagurua në vitin 2007 nga Presidenti George W. Bush.

Ditën e enjte më 30 Mars 2017 një përfaqësi e Degës së VATRES në Washington DC e përberë nga kryetari z. Armin Zotaj, nënkryetarja zj.Vera Gjata dhe anëtari z. Eduard Buçaj zhvilluan një takim pune me drejtorin ekzekutiv të ketij fondacioni Z. Marion Smith. Gjatë këtij takimi u diksutua rreth domosdoshmerisë së edukimit të brezit të ri në SHBA rreth krimeve të ideologjise komuniste në mënyrë që kjo ideologji të mos përsëritet më. Tema kryesore e këtij takimi u perqendrua tek Shqiperia dhe krimet e kryera gjatë periudhës së komunizmit ku dihet se për nga numri i popullsisë zë vendin e parë për vrasjet me dhe pa gjygj; për burgosjet e internimet, fakt që u theksua dhe nga vetë z.Marion Smith. Në këtë takim u diskutua për dështimin që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit përsa i përket de-komunizimit të historisë dhe shoqërisë shqiptare. De-komunizimi i shoqerise dhe historisë shqiptare është kërkuar gjithmonë nga VATRA, drejtuar të gjithë qeverive shqiptare në këto 25 vitet e fundit.

Takimi u përqëndrua dhe në zvarritjen e 25 viteve te fundit te procesit të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit fakt që e vendos Shqiperinë në listën e fundit të vendeve të Europës Lindore, vende të cilat kanë kohë që i kanë bërë dosjet e sigurimeve të policisë sekrete të komunizmit, të vlefshme për publikun. Gjithashtu u diskutua dhe domosdoshmeria e hapjes së dokumentave të Partise së Punës ideatores së ideologjisë komuniste dhe të Sigurimit të Shtetit. U diskutua gjithashtu reth ringjalljes sidomos në këto 4 vitet e fundit në Shqipëri të historive dhe ideologjive nostalgjike të komunizmit dhe perpjeket për të deformuar historinë e vertete të krimeve te kryera nga kommunizmi si dhe deshtimin total politik, ekonomik, ideologjik dhe kulturor që ndodhi për 45 vjet në Shqipëri. Kthimi në klasën politike në pushtet i shumë drejtuesve të ideologjisë komuniste dhe i pasardhësve direkt të tyre ishte, objekt i ketij takimi.

Z.Marion Smith theksoi nevojen qe ka Fondacionin i Perkujtimit të Viktimave të Komunizmit per fakte e deshmi nga krimet e komunizmit në Shqipëri. Misioni i fondacionit – theksoi ai – është një botë e lirë nga shpresa e gënjeshtër e ideologjisë komuniste. Z. Marion Smith tha se fondacioni do deklarojë këtë vit vendin dhe kohën se ku do të ndërtohet museu për viktimat e komunizmit, i cili do të ngrihet këtu në Washington. Ai do jetë një vend ku do të tregohet e verteta për regjimet komuniste kudo që vepruan dhe shkaterruan kudo në botë dhe gjithashtu do të bëhet një vend edukimi për gjithë ata që do ta vizitojnë. Perfaqesuesit e VATRES theksuan se do thellojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen dhe se së shpejti do të paraqesin pranë këtij fondacioni fakte dhe dëshmi të hollësishme nga ata persona që vuajtën gjatë tmerreve të regjimit komunist në Shqipëri.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Armin Zotaj, Dega e Vatres, Fondacioni, takim, Uashington, viktimat e komunizmir

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT