Nga Idajet Jahaj & Arshi Ymeri?
Çdo qytetar i botës ka një dokument identifikues. Në çdo pikë të globit ku ai ndodhet, sa herë e shfleton këtë dokument, përndritet nga rrezet e vendlindjes, të atdheut. Ne në Shqipëri kemi edhe një emërtim me shumë për atdheun. Equajmë atë edhe “mëmëdhe”. Pra emërtim i dyfishtë, dhe, rrjedhimisht, edhe dashuri e dyfishtë ndaj dheut- mëmë. Prandaj pretendojmë se e duam shumë vendin tonë. Sa herë leçitim këto emërtime për atdheun, na vijnë ndërmend vargjet e Sen- Poetit NAIM;
Shqipëri, o jetëgjatë,
Ty të kemi mëmë e atë…..
Dielli rilindas i ngrohu palcën këtij kombi. E jo vetëm palcën, por edhe idealet, fytyrat, ballet e brezave të tij. Rilindja e ndriti këtë komb. I dha atij breroren etnike, kurorën e qetësisë, aurorën në këtë glob. E pajisën me krenarinë e ligjshme. Sa i zbatuan shtetet tona të shekullit XX këto mësime të rilindasve? Mirë apo keq, këta shtete kanë udhëtuar. Kanë lënë pas tyre edhe pjesë të mira, sikurse kanë lënë edhe fragmente blozë…..Pas ditës së Ismail Qemalit, erdhi shteti monarkist i Zogut, më pas diktatura komuniste, e pas saj- demokracia……
Sa rreze rilindase kanë kanë pasqyruar ato?…..
….Në shtetin e Zogut, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, në pasaportën e qytetarve “ të MBRETËNISË’ në një faqe të sajë, shkruhen disa kujtesa. Ja ç`ishin ato;
Të jesh i sigurtë se fatbardhsia e lumturia e jetës gjendet në Shipëri, e cila të jep nder, të fal emrin shqipëtar.
Ruaje mirë karakterin kombëtar dhe kryelartësinë shqipëtare….. Bindju ligjeve dhe urdhrave të vendit kudo që të jesh.
Çdo shqiptar është vëllai yt . Nderoje dhe ndihmoje kurdoherë që të ketë nevojë.
Mos e përbuz gjuhën e nënës. Mos folë në gjuhë të huaj kur s`është nevoja.
Kush nuk e nderon shenjën e atdheut- Flamurin, – ai tjetërson veten e vet.Dashuria për atdhe ndjehet më shumë në mërgim…..
A nuk janë këto disa nga rrezet e diellit rilindas.? Dh janë shprehur me vargjet e poetëve tanë – ikona; Naimi, Fishtës, Konicës. Porositë vijojnë për karakterin, krenarinë, nderimin për flamurin. Pra ja një pasqyrë rilindasve – të shteti monarkist { i paraçlirimit}. Por, a nuk ka çdo shtet pasqyrza të tilla ? T`i bashkojmë ato e të formojmë diellin e traditës, për të na ndriçuar rrugën përpara.Vetëm kështu do të ndërtohet familja e madhe që quhet popull ose komb.Vetëm kështu do të çelim e lulëzojmë pemën e madhërishme të jetës që quhet ` Evropë` këtu në perifrinë e sajë. Dhe kënga “ Insieme” do tingëllojë më e bukur së bashku me tingujt e madhërishëm të hymnit tonë kombëtar. Atëherë ne do të përndritemi siç e deshën rilindasit, si një gurë i çmuar, si një rubin me prizma…..Anuk ka mundësi që edhe në pasaportat tona të sotme të shkruhen këto porosi të arta, siç ishin në pasaportat e qytetarëve shqiptar në vitet 30-të të shekullit të kaluar? !
Vlorë , 1 mars 2014