• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sot rreth Ukraines:BE-ja kërcënon me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë

March 3, 2014 by dgreca

BRUKSEL- Bashkimi Evropian kërcënoi sot me rishikim të marrëdhënieve bilaterale me Rusinë, në rast se nuk do të kishte një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.“Në mungesë të masave qetësuese nga ana e Rusisë për situatën në Ukrainë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase.

UKRAINË – BE – Takim mes Catherine Ashton dhe Sergei Lavrov/

BRUKSEL, 3 mars  – Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton do të zhvillojë nesër një takim, në Madrid, me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov lidhur me krizën në Ukrainë, njoftuan burime nga BE-ja.“Catherine Ashton do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov nesër, në Madrid dhe të mërkurën do të niset drejt Kievit”, njoftonte Michael Mann në një postim në faqen e tij të rrjetit Twitter.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka kërcënuar sot me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë në rast se nuk ka një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.
“Në mungesë të masave qetësuese për situatën nga ana e Rusisë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.
Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase

UKRAINË – Takim emergjent i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

STRASBOURG/ Ambasadorët e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku anëtare janë edhe Rusia edhe Ukraina, zhvilluan sot një takim emergjent lidhur me krizën ukrainase, njoftoi organizata ndërqeveritare.
Sipas Daniel Holtgen, zëdhënënsi i sekretarit i organizatës panevropiane, Thorbjorn Jagland, takimi u organizua me kërkesë të Ukrainës.
“Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet dhe po ashtu duhet të përmbushen angazhimet ndërkombëtare”, theksohej në një deklaratë të përbashkët pas takimit.

Filed Under: Featured Tagged With: Ashton, Be, Lavrov, Rusi, Ukraine

Ju izraelitë e palestinez, merrni shënime nga Kosova…

February 7, 2014 by dgreca

Kolumnisti i mirënjohur i gazetës numër një në botë, Roger Cohen, në një kolumne të tij që do të botohet nesër në ketë gazetë, në mes tjerash, i fton arabet dhe jahuditë që të ndjekin shembullin e shqiptarëve dhe serbëve. Ndoshta ky shkrim është vula për cmimin Nobel për paqe?/

Nga Roger Cohen/ New York Times/

Gazetari është një i huaj që lëvizë në drejtim të kundërt me masat, drejt rrezikut. Pse, pyesin ata, ti po shkon përtej vijave? Pse ti po e kërkon një këso vetmie? Në kërkim të një kuptimi korrekt, ti thua, e ata e shkundin kokën. Nuk ka nevojë asgjë për t’u kuptuar, ata insistojnë, vetëm raportoje të vërtetën!

Por te vërtetat janë shumë dhe ky është një problem. Kujtesa është e pabesë. Cdo luftë zhvillohet bazuar në kujtesë. Nacionalizmi i dhunshëm është një kujtesë e ringjallur e manipuluar si një e vërtetë e sapozbuluar.

Konflikti inkubohet hë të “vërtetat” e kontestuara që nami lë trashegim e kaluara. Pyetjet sillet: Kush erdhi i parë në ketë toke, kush i mbolli këta ullinjë mijëravjecar, kush e vrau kënd i pari, nëse xhamia apo kisha daton e para, dhe cka me sinagogën që mund t’u ketë paraprirë të dyjave.

Identitetet krijohen copë pas cope. Cdo pikë e derdhur e gjakut, cdo copë e granatës në mur, është i shënuar në Librin e Mosfaljes. Në Balkan dhe Lindje të Mesme ngjarjet e të kaluarës mijëravjecare mund të duken aq të freskëta sikur të kishin ndodhur dje. Armiqtë serb e kosovar, arab e jahudi, mund të kërkojnë që kujtesa, sikurse fitili për bomben, te farkohet për një ekslodim maksimal. Mirëbesimit nuk rezistojnë dot më shumë se sa një ombrellë e lirë në një stuhi.

Unë për herë të parë u takova ballë për ballë me fuqinë e mitit për të gjeneruar lufëra në Ballkan, në Fushë Kosovë, në “Fushën e Mëllenjave”, ku serbët ishin mundur prej turqve otoman në vitin 1389. Prej asaj kohe, kjo betejë, është shndërruar në një lajtmotiv për nacionalizmin serb, një humbje që u shndërrua në simbol te heroizmit serb dhe te sakrificave të pashoqe.

Këtu, para nja 25 vitesh, në kohën kur Lufta e Ftohtë po plasaritej, lideri nacionalist serb Sllobodan Milloshevic, deklaroi: “Tash e gjashtë shekuj, heroizmi i Kosovës e ka inspiruar kreativitetin tonë, e ka ushqyer krenarinë tonë, një ndër të paktet që në humbje qëndruam të pamposhtur. Gjashtë shekuj me vonë, sot, ne jemi në një betejë”.

Pjesa tjetër tash është histori: dekada me luftëra, cthurje të Jugosllagosë; pastrime etnike te muslimanëve të Bosnjës përmes kampeve te përqëndrimit; më shumë se 100 mijë të vrarë; Sarajeva e Srebrenica; intervenimi i NATO’së në Kosovë; dhe dalja në skenën europiane e disa shteteve të reja të pavarura, e fundit prej tyre Kosova në vitin 2008. Për Serbinë, adrenalina e egër nacionaliste u kthye në humbje të dhimbshme, asnjë më e rëndë se sa ajo e Kosovës, popullata e të cilës është shumicë shqiptare në territorin e të cilës ndodhen shumë vende të shenjta për serbët.

Dhe, pas gjithë kësaj, unë u desht ti fshija sytë kur në Konferencën për Siguri në Mynih, pamja më e jashtëzakonshme ishte ajo e Kryemintrit serb, Ivica Dacic, dhe Hashim Thacit, Kryeministër i Kosovës, të ulur së bashku në të njëjtin panel, plot buzëqeshje, duke folur se si ata i kanë tejkaluar problemet, sipas fjalëve të Thacit: “vështirësia e vetme më e madhja ishte që ta lironim vetën prej të kaluarës”.

Ju izraelitë e palestinez, merrni shënime.

Në mes te dy liderëve po qëndronte Catherine Ashton, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian dhe dilpmatja më e paçmuar në botë. Ndërmjetësimi i saj i suksseshëm në bisedimet serbo – kosovare që filluan në vitin 2011 dhe kontributi i saj për arritjen e një marrëveshje për Iranin shënojnë dy arritje të jashtëzakonshme. Në Ballkan “faktori tërheqës” i Bashkimit Europian – atraksioni magnetik për popujt që kërkojnë stabilitet dhe liri – edhe njëherë ka dhënë sukses. Serbia dhe Kosova u desht që ti zgjidhin mospajtimet për të pasur mundësinë për tu inkuadruar në BE, dhe kështu ata janë në rrugë të mire. Kështu që Bashkimi Europian malicioz është akoma një maqinë paqëbërëse.

Normalizimi nuk ishte i lehte. Dacici ka lindur në Kosovë. Ndjenjat e popullit të tij për kështjellën e civilizimit të tyre janë të larta. Ai e tha troç: Serbia beson që Kosova është pjesë e saj. Kosova nuk beson. Kosova përbëhet prej 90 për qind të shqiptarëve. Ekonomia e Serbisë është stërkequr. “Kush mund të ndjekë politika të tilla? Varet prej nesh nëse dëshirojmë që të lëvizim përpara ose të ngelim peng të së kaluarës”.

Serbët dhe kosovarët kanë vendosur. Ata janë pajtuar për një shkallë të autonomisë për dhjetëra mijëra serbë që jetojnë në veri të vendit. Ata janë të hapur për tregti. Ata kanë mbajtur zgjedhje të lira. Ata i kanë prerë dallimet e jashtëzakonshme që i kishin. Ata e vendosen vetën në rrugë për në Bashkim Europian.

Above all they set aside the potent symbolism of The Field of Blackbirds in favor of progress, discarded myth to discover commerce, and reasoned their ëay out of the prison of passionate certainties and revealed “truth.”

Para së gjithash ata e kanë shmangur simbolin e fuqishë, të Fushës së Mëllenjave në favor të progrsit, e përjashtuan mitin e përqafuan tregtinë, dhe i thirrën arsyes për të mos mbetur të burgosur të pasionuar të rizbulimit të “vërtetës”.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ashton, Dacic, New York Times, Thaci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT