• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I PRANISHËM NË NJË NGUSHELLIM NDRYSHE, NË VATËR

October 3, 2018 by dgreca

2Ngushellimi

NGA   ASLLAN  BUSHATI/

Ndërsa po pinim  kafe tek gjakovari Dervish Jahjaga në Artur avenue Bronx NY,  me editorin e” Diellit “ Dalip Greca dhe Zef Balajn  një vatran i nderuar , Dalipi  i përgjigjet një thirrje telefonike dhe  na thotë se një grup antarësh të Legalitetit  (dhe vatranë njëkohësisht), do të vijnë në Vatër për një vizitë  ngushullimi. Me shaka e pyesim : kush ka vdekur në Vatër?  Ai sqaron se nesër mbushet një muaj nga largimi nga kjo jetë i babajt tim. Ata dëshirojnë që vizitën e ngushullimit të mos e bëjnë në shtëpine time ,por në vendin e punës  time  në Vatër.

E pëlqyem këtë zgjedhje të Legalistëve sepse shprehte edhe vlerësim për Diellin dhe Vatrën. Dalipi, për dy dekada(10 vite si editor i sek Shqip tek Illyria 21 Korrik 1999- 15 qershor 2009, dhe 9 vite ne Dielli si K/Redaktor, që nga 20 gushti 2009), ai nuk ka lënë ngjarje të komunitetit( vcanerisht te Legalistë) pa e ndjekur e shkruar, nuk ka lënë mort në komunitet pa marrë pjesë. Prandaj mendoj se vendimi i legalistëve ishte shumë i pëlqyer.

Njëherëshi i thamë Zefi dhe unë se: do të dëshironim të marrim pjesë edhe ne . Dalipi  me respektin dhe thjeshtësinë që e karakterizon na  tha  se është vetëm kënaqësi  pjesmarrja  juaj .  Ndërkohë unë ju tregova miqve të mi një histori nga Mati. “Një shtëpie të mirë  me disa djemtë rritur , të martua e me fëmijë   u kishte  vdekur  nëna e tyre nga pleqëria. Një mik i shtëpisë tyre për arsye të ngarkesave familjare dhe të puneve  stinorepambarim  në fshat shkoi për ngushullim një ditë para se të mbushej një vit. Dhe kokëulur matjani i tha të  zotit shtëpisë se kishte ardhur me shumë vonesë për ngushullim dhe po  kërkonte të falur . I zoti i shtëpisë i tha mikut” mos kërko të falur, se ti je miku më i mirë i kësaj dere se  edhe ne si familje  gati e kemi harruar dhimbjen për nanën , kurse ti  vazhdon ta ruash akoma”. Morali i kësaj ndodhije në Mat përmendet edhe sot se për ngushullimin nuk ka rënëdsi as koha e as vendi. Ai është me vend dhe i mirpritur në cdo kohë.

Kështu dje më 2 tetor 2018, miku dhe miku ynë i nderuar Dalip Greca i shoqëruar nga Zef Balaj, Lekë Përlleshi dhe unë , priti për ngushullim në Vatër: Ndrec Gjergji, Hakik Mena,  Lulzim Kupi, Zef Berisha ,  Ahmet Hoti dhe Sokol Kupi. Këto burra të nderuar me shumë respek e ngushullun Dalipin për babain dhe  duke  hequr paralele me dhimbjet e tyre familjare, i thanë Dalipit se dhimbja jote është dyfishe. E para se babai nuk harrohet kurrë dhe e dyta se për arsye të të qenit larg në emigracion nuk munde të shkosh në varrimin e tij.

Edhe unë nuk kam për ta harruar kurrë këtë ngushëllim ndryshe, sepse brenda tij ka shumë dhemshuri  për atë që u largu nga kjo jetë  , por ka  edhe shumë dashuri  e respekt njerëzor për ne që jemi gjallë. Ndrec Gjergji me shokë mund të shkonte fare mirë në Familjen Greca për ngushullim, por bëri zgjedhjen për në Vatër . Zgjidhje e qëlluar.

Ky ngushullim” ndryshe” duke qenë në emigracion,  na solli  më fort në fokus  idenë se kemi  nevojë për më shumë ndjenjë njerzore, dashuri, respekt e  ndenjë kolektiviteti. I nderuar qoftë kujtimi i babait të Dalipit që u largu nga kjo jetë një muaj më parë, por shumë respekte Ndrec Gjergjit, Hakik Menës, Zef Berishë, Ahmet Hotit dhe pinjollëve të të madhit Abas Kupi.

Ashtu sic ishim së bashku ne shkuam në Yonkers për të ngushëlluar familjen e vatranit veteran Mustafë Elezi.

Filed Under: ESSE Tagged With: asllan Bushati, dalip greca, ngushellim ndryshe

DËSHTIMI I REFERENDUMIT NË MAQEDONI

October 2, 2018 by dgreca

Asllani 36NGA ASLLAN BUSHATI/

Ish zv/Kryetar i Vatres/

Investimi i perendimorëve për një “po”  në referendumin e( IRJM ose FYROM), ishte shumë i madh, por edhe dëshpërimi nga  dështimi  është pothuaj  i tillë, vetëm se nuk është deklaruar akoma. Ata (perendimorët), nuk e kanë vënë akoma gishtin mbi arsyet e këtij dështimi, (jo se nuk i dinë), por sepse do të bëjnë edhe lëvizjen e fundit për të bindur nëntë  deputetë të opozitës  që të ndryshojnë qëndrim dhe marrveshja Greqi – FYROM të mund të miratohet në parlament. Qofsha i gabuar, por gjykoj se edhe kjo  do të jetë një përpjekje  po ashtu e dështuar. E them këtë sepse  në gjykimin tim, janë shumë arsye të cilat të mbledhura së bashku  u bënë si ortek  në realizimin e dështimit të referendumit.  Disa prej këtyre arsyve mendoj se janë:

Pyetja e parë shtrohet tek emërtimi  “Republika e Maqedonisë së Veriut”, a ishte me të vërtetë  zgjedhja e duhur që i kënaqte të gjitha palët? Mendoj se jo. Mund të ishte “Republika e Shkupianës” ose “Republika e Ohridës”, për të cilat nuk do të kishte kontestime se sejcili komunitet ruante trashgimninë, identitetin dhe nacionalitetin nën emërtimin e ri dhe do të ishte e pranueshme  si nga maqedonasit e  shqiptarët banues në ato treva dhe  nga grekët. Emërtimi “Maqedonia e Veriut” është parë më shumë si një hile greke për pretendime  teritoriale në të ardhmen se sa një zgjidhje e qëndrueshmë dhe e pranueshme. Pra ky mund të konsiderohet fillimi i dështimit.

Tjetër problem është deklarimi se FYROM ka një million e tetëqind mijë votues të regjistruar, kur në të gjitha votimet e deri tanishme nuk ka patur kurrë më shumë se një million e dyqind mijë. Pyetja shtrohet a u pastruan listat zgjedhore nga ky deficit i një parregullsie të madhe,( sa u la jashtë listës edhe Kryetari i Parlamentit)? Apo të dyja partitë maqedonase LSDM dhe VMRO janë të interesuar që ky numër të qëndrojë i lartë se prodhon më shumë deputet për maqedonasit duke ndarë bashkë fiktivitetin në kurriz të shqiptarëve?

U deklaru  (nën gjuhë )se referendumi  do të jetë konsultativ. Po pse u ul niveli i referendumit në këtë shkallë  , kur në ndihmë të  tij  u prononcuan dhe  shkuan në FYROM  gati të gjithë udhëheqësit euro- atllantikë ? A po ky ishte thjeshtë  një  shteg manovrimi  në rast dështimi  (thënë ndryshe dështim i paramenduar)?

A pati përpjekje serioze (gjatë ndërmjetësimit për emrin e ri ) për të sqaruar se tashgimnia  antike e Maqedonisë së vjetër, nuk ka lidhje me identitetin e maqedonasve të sotëm . Për më tepër  këta të fundit nuk mund të bëhen posedues të saj, vetëm se Jugosllavia e Titos ju dha emërtimin “Republika e Maqedonisë”. Komuniteti  maqedonas  realisht nuk kanë  një identitet të tij (sepse janë një konglomerat me përbërje:  bullgar, vlleh, turq, serb, rom, egjyptian etj) dhe  me insistim po kërkojnë të përvetësojnë  një identitet  që nuk ju takon.

Kryeministri Zoran Zaev me deklarata pompoze u përpoq ti  bindëte  perendimorët se cdo gjë po ecën mirë dhe referendum do të fitojë sesbën. Si mundën perendomorët ta besonin atë kaq qorrazi?

Opozita dhe Presidenti qenë hapur kundër referendumit. Ku e gjenin ata forcën për tu ballafaquar  pa as më të voglin hezitim kunër perendimorëve? A mos vallë pati një lëvizje  të nëndheshme ruso-turke që shërbeu si  gjenerues anti  euro-atllantik e për të cilin askush nuk po thotë një fjalë të vetme?

Pse nuk dolën votuesit e komunitetit maqedon masivisht në referendum sic u trumbetu nga qeveria dhe segmente afër saj? A mos  vallë ka një krizë të fortë  politike brenda  komunitetit maqedonas midis LSDM-së dhe VMRO-DPMN e cila shërbeu si cfryrje e dufit në referendum ?

A është i mjaftueshëm konstatimi  i qeverisë se referendum (ato pak që votuan) ,pati prirje të theksuar pro NATO e BE, për ta legjetimuar një përmbysje në parlament megjithse pjesmarrja ishte shumë e ulët?

Në se skenari i votimit në parlament dështon, Zaevi ka thënë se do të shkohet me një herë në zgjedhjë të jashzakonëshme. Por a ka shanse qe ndonjë parti a grupim politik, të fitojë 81 vota në këto zgjedhje dhe të miratojë në parlament ndryshimet kushtetuese për emrin “Maqedonia e veriut”? Mendoj se jo.  Pra kriza do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, ku  FYROM do të jetë në Gadishullin Ilirik një  shtet me sistem politik si Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Pra synimi NATO-BE do të vijë duke u venitur.

Po për  faktorin shqiptar në ato treva cfarë perspektive ka në këtë situatë shumë komplekse? Ata janë  faktor pro europianë, pro perendimor dhe pro euro-atllantik. Dolën në votime shumë më shumë se maqedonasit dhe votuan pro referendumit. Kurse e ardhmja për to është shumë e pa qartë  dhe  nuk varet vetëm nga qëndrimi i tyre, por është i lidhur  ngushtë me qëndrimin e  komunitetit maqedonas në se do të vazhdojnë të jetojnë në një shtet të përbashkët.

Parë nga ky kënd shikimi, është   bazike dhe e domosdoshme  që  si për votimin në parlament ose shkuarjen në zgjedhje të jashtzakonëshme,  faktori politik shqiptar  të jetë i bashkuar më qëndrime e në vendim marrje , sepse të gjitha opsionet do të shtrohen në tavolinë.

Deri tani numuri  i regjistrimeve fiktive zgjedhore  ka cuar edhe në fiktivitetin e  e mbi popullimit të strukturave të policisë e shërbimeve sekrete me njerëz të komunitetit maqedonas në dëm të komunitetit shqiptar. Por kjo nuk duhet lejuar në të ardhme në asnjë mënyrë  në se maqedonasit duan të jetojnë në të njejtën ngrehinë politike me shqiptarët. Në të kundërt ata vetë do ti shkatërrojnë themelet  e atij shtetit pa emër që sot quhet “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Në se problemi  nuk zgjidhet në parlament, gjykoj (qofsha i gabuar) se  shkatërrimi i IRJM-s po afrohet.  E them këtë se Europa ka zgjedhjet e veta  afër dhe nuk ka kohë për të humbur me një minishtet pa emër dhe identitet. Kurse SHBA-ja ka bërë aq shumë për atë shtet sa do të jetë e lodhur të merret edhe më tej me cingrima.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, Dështimi, Refrendumi ne Maqedoni

PËRSE HASHIM THACI E KA FRIKË SALI BERISHËN

August 8, 2018 by dgreca

1 Asllani 44Opinion nga Asllan BUSHATI/

Para disa kohësh kam lexuar një studim të një universitetit britanik,mbi dështimin e perendimit për multietnicitetin e shteteve  në Europë vecanërisht pas Luftës Dytë Botërorë (LDB). Sipas tyre ky dështim ndodhi me ish Bashkimin Sovjetik, ish Jugosllavinë, ish Cekosllavakinë etj. Në vazhdim studimi hedh idenë e  rishikimit të praktikës  së dështuar të multietnicitetit  dhe kthimit tek kufijt e kombeve (etnive).  Ky mendim hidhet në tavolinat e kancelarive si një  risi, si  ide e kohëve të pas LDB-së dhe vecanërisht  pas shembjes së murit të Berlinit, si një  strategji  e së ardhmes   për parimet bazë të rregullimit të mardhënive  ndërkombëtare.

Reminishenca të kësaj ideje kam parë shpesh herë në shtypin e përditshëm. Por  që para 242 vitesh e deri më sot , ka një eksperiencë unikale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ku multietnicitetit ka funksionuar e funksionon për mbrekulli duke qenë demokracia më e mirë në botë, e  shteti me ekonominë e fuqinë  ushtarake më të madhe në glob. Edhe Be-ja ka gati një shekull që ëndërron të mund të krijojë një multietni  eureopiane si ajo e SHBA-së. Pra ideja e  kthimit  tek shetet me etni të pastërt në kohën e një globazilimi gjithnjë e në rritje, duket si një kundër rrjedhë e kohës së sotme në marrdhëniet ndërkombëtare.

Kështu duket qartë se  Presidenti i Kosovës  Hashim Thaci, Presidenti Serbisë Vucic (dhe politikanë të këtij soji), janë rreshtuar në këtë  kundër-rrymë. Thaci kërkon:”një korigjim të kufijve midis Kosovës e Serbisë”, ndërsa Vucic thotë se” në raportet Serbi- Kosovë nuk duhet të dalë e humbur vetëm njera palë (Serbia). Të dyja palët duhet  të humbasin dicka duke shkëmbyer”. Pra të dy janë për shkëmbime duke marrë pamjen e të plotfuqishmëve (sikur ata  janë pronarët  e Kosovës e Serbisë). Në këtë rokopujë ballkanike, Be-ja, Natoja, e  kancelaritë perendimore heshtin. Ndërsa një kotmëkot i OKB-së thotë se:” këto diskutime duhet ti bëjnë palët”. Pra heshturazi ajo pranon një zgjidhje të problemit të Kosovës edhe me prekjen e kufijve të saj.

Tani kthehemi tek debate  ndërshqiptar, ku një grup përfaqësuesish të Preshevës takojnë ish Presidentin dhe ish Kryeministrin e Shqipërisë Zotin  Sali Berisha, të cilit i kërkojnë një mendim se a mundet që Lugina e tyre ti bashkangjitet Kosovës  në kuadrin e bisedimeve Kosovë- Serbi?. Berisha me shume elegancë  e mirsjellje shpreh mendimin e tij (duke mos përmendur asnjë emër a funksion), se ai e sheh të pa mundur një gjë të tillë, madje ai thotë se mund të bëhet një precedent i rrezikshëm. Ky mendim personal  i Sali Berishës  u vlerësu  nga Hashim Thaci si tërësisht armiqësor dhe për këtë  i vërsulet atij me  gjthë arsenalin gojor më të ulët e të pa përshtatshëm.  Fjalor i Thacit ishtë më i rëndi , më hipokriti e më meskini se i gjithë kundërshtarëve politik të Berishës. Po pyetja shtrohet  pse? Ku ishte Thaci deri  tani? Cilat kanë qenë raportet e tij me Berishën këto njëzet vite dhe pse nuk është thënë agjë për to? Le ta shikojmë problemin nga disa kënde shikimi.

Sali Berisha në gjykimin tim (por edhe të shumicës së shqiptarëve) pa as më të vogëlin dyshim, është politikani më i fuqishëm , më i zëshëm, më i zgjuar, më karizmatik, më vepruesi,më imponues ,më nuhatësi i  këtyre 28 viteve të fundit në trojet shqiptare. Opinionet e tij janë të pranueshme, tërheqëse e udhërrëfyese për  masat e gjëra  të  njerëzve por edhe për  politikanët. Pra kjo është “pema me kokrra në politikën shqiptare” dhe në pemën me kokrra qëllohet me gurë.

Kështu Hashim Thaci duke qëlluar Berishën  përpiqet të bëjë dy gjëra në të njejtën kohë: e  para e cvendos vemendjen e  rënduar të opinionit jashtë Kosovës dhe e dyta e nxjerrë atë jashtë  kontekstit  të kohës ( pra jashtë bisedimeve   me Serbinë).  Kjo bëhet sepse Berisha ka ndikim të madh edhe brenda Kosovës  gjë e cila ja vështirëson veprimet Thacit se kundërshtarët e tij politik mund të armatosen me idetë e mendimet e Berishës. Një rigrumbullim forcash  e deputetësh në parlament (praktikisht i mundëshëm), e vendos Thacin në cep të ringut e në prag të nokautit, dhe shtron mundësinë e daljes  tij me barela nga ringu politik. Në kushtet e sotme lufta e Thacit kundër Berishës (pa asnjë arsye të drejtpërdrejtë) i ngjan ose një avanturieri në politikë  ose  Sanco Pancos me mullinje e erës. Por duket se lepuri  flenë diku tjetër.

Thaci duket se ka bërë shumë gabime (ndoshta edhe krime sic disa e akuzojnë). Për këto gabime  mund të ketë dokumenta nga të cilat ai është në një trysni të dyanëshme, si nga Gjykata Speciale  e ndërkombëtarët ,por edhe nga  segmente të caktuara serbe. Në këto kushte,  ai do të jetë përfshirë  edhe në pazare paraprake  jo  të pastërta dhe me shashka tymuese  kundër Berishës kërkon rrugëdalje nga rrethimi  ose minimalja  kërkon kohë në dispozicion për të dalë nga carqet e ngritura për të. Pozitat e Thacit dukshëm janë të palakmueshme madje edhe qesharake, sepse ai  jo vetëm  ka frikë nga Berisha, por ai ka frikë edhe nga hijet e veprimeve të tij. Thaci është i kapur nga fodullëku, egoizmi, korrupsioni e ndoshta edhe krimi.

Së fundi, deklaratat e Thacit e të Vucicit a mund të bëhen vepruese për ndryshimin e kufijëve në Gadishullin Ilirik e më gjërë? A mundet që kancelaritë perendimore të bëhen sehirxhinj dhe të lejojnë hapjen e një konflikti të armatosur në këtë rajon e më gjërë? Sot a po punohet që në Europë  të shkohet në rrugën drejt integrimit apo drejt derivimit (disintegrimit)?  Unë besoj tek integrimi dhe shembulli i shkëlqyer amerikan.

Filed Under: Opinion Tagged With: ''susta'' e Thaçit dhe e Veselit!, asllan Bushati, Sali berisha, Thaci

TË FTUAR TEK ZEF BALAJ NË NATËN E DY SHENJTËVE

July 2, 2018 by dgreca

1 asllan

NGA ASLLAN BUSHATI/

Aty nga mezi i qershorit 2018, më erdhi një ftesë për një darkë  familjare nga miku im Zef Balaj. Në ftesë më thuhej: ”Zona e Kabashit prej nga e ka origjinën familja  Balaj , më 28 qershor të cdo viti   feston natën e  Shënpalit dhe të Shenpjetrit, pra natën e dy shënjtëve. Këtë  traditë e kemi vazhduar edhe pas ardhjes sonë këtu  në SHBA, madje e bëjmë si në zakonin e vjetër, ku vllezër, kunata, nipa,mbesa, sternipër e stërmbesa mblidhemi  e festojmë së bashku. Edhe këtë vit do ta vazhdojmë  traditën si  më parë ku edhe ju jeni të ftuar së bashku me bashkëshorten”.

E pranova me kënaqësi  ftesën dhe në mbrëmjen e 28 qershorit, rreth orës shtatë  u drejtuam për në Royall Regency Hotel  në Yonkers Nju York.  Në hyrje të sallës me shumë dashuri e respekt na pritën Zef e Lina Balaj së bashku me djemt, nipat, nuset e shtëpisë . Salla ishte e veshur me një të bardhë të këndëshme dhe shumë festive. Përmes të qeshurave gazmore të të pranishmëve dëgjoheshin tingujt  clodhës  të  një pjanoje që shpërndante muzikë shqiptare nga gishtat e “Mjeshtrit të Madh” artistit të mirënjohur Frederik Ndoci.

Ndërkohë që të ftuarit vazhdonon të vinin, ne, nën shoqërinë e Zonjës Lina Balaj (një zonjë e vërtetë  si  nga këndshikimi zakonor dhe  modern) , dolëm në verandën e restorantit duke pirë pak pije freskuese  e  ku filli i bisedës u nis nga disa lajme portalesh  që vinin në fokus dhunën kundër grave. Në këto portale- tha Lina, rekomandoheshin edhe numura të posacëm  telefoni ku mund të denoncohej cfardo dhune tjetër në familje. E diskutuam këtë temë si një plagë  e madhe shoqërore në tërësi në ditët e sotme, por edhe nga fakti  se ajo është vepruese si  ne trevat shqiptare në vendlindje, madje   edhe nga  ndonjë pjesëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan  këtu në SHBA që i manifeston këto tendenca shumë poshtruese  ndaj grave, por edhe të dënueshme ligjërisht.

E ndërkohë që salla po mbushej nga Balajt dhe të ftuarit, edhe  tavolinat ishin akoma më të mbushura me ushqime të shumëllojëshme aperitive, lloje të ndryshme pijesh alkolike e jo alkolike deri tek raki rrushi e kumbullash të një cilësie shumë të mirë.

Nuk ka asnjë rëndësi të thuhet këtu  se kush ishin të ftuarit, se ata ishin  të gjithë miq e dashamirë të Balajve. Por e rëndësishme është  fakti qe të ftuarit ishin katolikë, muslimanë e ortodoksë   dhe mblidheshin së bashku tek Balajt për të festuar natën e dy shenjtëve :”Shënpalin dhe Shënpjetrin”. Mblidheshin tek kjo familje e cila  në një kohë prej 57 vitesh në SHBA (por edhe më parë), ka investuar në komunitet dashuri e respekt dhe atdhetari  pa e parë përkatësinë fetare e krahinore .

Sipas zakonit të vendlindjes (Mëziut të Pukës) , Zef Balaj i rrethuar nga djemt e vllezërve dhe djali i tij Davidi, uruan të pranishmit për mirëseardhjen, ndezën qiriun e përgatitur vetë posacërisht për këtë ditë moti dhe kryen lutjen e njohur të qiriut…” Në emer të atit ,birit e shpirtit të shenjtë…”. Pak më vonë erdhi edhe Dom Nikolini i cili kreu lutjen fetare të darkës së dy shënjtëve në Familjen Balaj.

Pas kësaj hyrjeje të bukur e të pa harruar, në tavolinën tonë na erdhën si “mysafirë” edhe Zefi, Lina, Gjergji e  Aida  duke ja shtuar hijeshinë darkës nën zërin e mbrekullueshëm të Frederik Ndocit e të këngëtares së mirënjohur pukiane Vitore Rusha.

Ndërkohë që kënga e vallja vazhdonin këndëshën, mishi i qingjit e ushqimi i bollshëm   mbushte tavolinat , ne patëm mundësinë të trokisnim gotat e të uronim njeri-tjetrin  për natën e dy shenjtëve me Petraq Mishton me bashkëshorten, Dritan Mishton, Sokol Bejlerin me bashkëshorten, Serxhio Byticin me bashkëshorten, Dom Nikolin e familjarët e tij dhe shumë pjesëtarë të Familjes Balaj.

Ishte një gjë e bukur dhe një rast i vecantë, ku më shumë se njëqind veta  nga komuniteti shqiptaro- amerikan, për më shumë se pesë orë, mblidheshim së bashku në natën e dy shenjtëve  në Familjen Balaj. Kjo nuk  ndodhi rastësisht ose se  vetëm se kjo  familje  është bërë e  pasur dhe e njohur në komunitet   për sukseset në biznes në NY . Por se ata ruajnë e kultivojnë tek breznitë e reja zakonet e tradën e mirë  të vendlindjes  dhe mbi  të gjitha nuk e kanë harruar se cfarë kanë hequr nga komunizmi dhe vitet e torturës së emigrimit deri sa u vendosën në SHBA. Ata për tu bërë të kamur kanë punuar e vazhdojnë  të punojnë fort.  Puna është celësi i suksesit të tyre.

E ne sna mbetet gjë tjetër vetëm se ta urojmë familjen Balaj për suksese të më tejëshme dhe nata e dy shenjtëve u gjetë ma mirë mot.

Filed Under: Featured Tagged With: asllan Bushati, E DY SHENJTËVE, TË FTUAR TEK ZEF BALAJ NË NATËN

KAMPI FAMËKEQ I TEPELENËS DHE SQARIMI I NJË KEQKUPTIMI

June 30, 2018 by dgreca

1 Asllani 21NGA ASLLAN BUSHATI/*

Në kohën e Luftës Dytë Botërore (LDB), pranë Qytetit të Tepelenës, forcat pushtuese italiane,  kishin ndërtuar  për nevojat e tyre ushtarake disa baraka. Menjëhërë pas mbarimit të LDB-së, regjimi komunist (i insaluar në Shqipëri me ndihmën e jugosllavëve), i këtheu këto baraka në një vend grumbullimi , për familjet e krerëve antikomunist, duke e emërtuar “Kampi i Tepelenës”.  Sipas dëshmive të të mbijetuarve (por edhe dokumentave të arkivit), në këto baraka të rrethuar me tel me gjemba , ishin grumbulluar qindra njerëz (vecanërisht gra, pleq dhe  fëmijë). Ai ishte (sipas tyre, kuptohet dhe të së vërtetës), jo kamp, por një ferr i vërtetë në të cilin  gjetën vdekjen shumë prej tyre. Humbja e jetës  së tyre ,erdhi si nga torturat e trajtimi cnjerëzor,por dhe nga urija. Madje të vdekurve edhe  sot pas shtatëdhjetë  vitesh  nuk u janë gjetur edhe varret.

Për pjesën e  të të përndjekurve politik të regjimit komunist, (por dhe gjithë shqiptarët e ndershëm e të drejtë),Kampi i Tepelenës, nuk ishte vetëm vuajtje, por torturë njerzore e bërë nga shteti kundër qytetarëve të vet. Për këtë krim shtetëror,  asnjë drejtues i regjimit komunist nuk ka kërkuar falje publike  deri më sot, madje as pinjollët e tyre dhe as  Partia Komuniste e këthyer tashmë  në Socialiste nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në këndshikimin tim ky është akoma një konflikt shoqëror i pa mbyllur (shto këtu edhe shumë kampe e burgje të tjerë). Ngritja e një muzeu në atë hapsirë (sic pretendohet nga qeveria), nuk e zgjidh problemin. Duhet të dalë një ligj i posacëm, që kësaj pjese të shoqërisë të prekur nga ky krim shtetëror, jo vetëm tu kërkohet falje publike por të dëmshpërblehen dhe si krim i kryer të njihet e  të shkruhet edhe në librat e  tekstet shkollore. Tendenca e disave për ta fshirë nga kujtesa historike, ose për ta zvogëlur në minimum, është e papranueshme, e dëmëshme dhe me pasoja për të ardhmen.

E theksova këtë fakt, sepse kohët e fundit  Federata Pan- Shqiptare e Amerikës Vatra, është ballafaquar dy herë me  problemin e Kampit të  Tepelenës, për të cilin ajo ka një qëndrim shumë të vendosur dhe të prerë në krah të të përndjekurve politik të regjimit komunist. Së pari kjo ndodhi gjatë promovimit të romanit të Dine Dines “Mbi varkën e Karaontit” dhe së dyti në një takim pune me një nga figurat më të spikatura të të përndjekurve politik Zotin Simon Miraka gjatë vizitës së tij në Vatër. Në takimin e dytë pati  zëra se ky problem mendohet se i është keq servirur edhe ish Kongresmenit Amerikan Joseph DioGuardi, President i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane. Marrë shkas nga ky fakt, së bashku me Zotin Zef Balaj (Anëtar i Kryesisë së Vatrës), e ftuam Zotin DioGuardi  në një drekë pune për të biseduar rreth kësaj teme. E pyeta atë drejt për së drejti  e si i thonë fjalës pa doreza: Joe a keni dhënë Ju kohët e fundit  një deklaratë se “ shqiptarët është mirë të  mos mbeten peng të së shuarës e të mos merren me  muzeun e Kampit të Tepelenës, por të ndërtojnë atje ndonjë shkollë a qender kulturore për edukimin e  të rinjëve”?  Po më tha. Kam lexuar një material ku thuhej se Kampi i Tepelenës ishte një Aushvic (Auschëitz)  Shqiptar. Kushdo njeri në botë që dëgjon fjalën “Aushvic” ka parasyshë cfarosjen e hebrejve. Unë jam marrë gjatë së bashku me ish Kongresmenin Tom Lantosh me dosjen e hebrejve në Shqipëri,  me të cilën krenohemi se asnjë hebre nuk u vra gjatë LDB-së në Shqipëri. Tani c’është kjo prrallë për një Aushvic  në Shqipëri kur dihet botërisht se kjo nuk ka ndodhur? A mund të ma shpiegoni  ju si intelektual i fushës ushtarake këtë dokërr shqiptare të koheve të fundit?

E pashë se paska një keqkupim për dyfjalëshin “Aushvic shqiptar”. Kështu mu desh ti shqiegoja  atij (sa është shruar më lart për Kampin e Tepelenës) duke theksuar  se fjala “Aushvic” është përdorur vetëm si një krahasim ku shtetit shqiptar komunist ka vrarë njerëzit e vet sic kanë vrarë nazistët hebrejt. Por ky kamp i Tepelenës nuk ka asnjë lidhje  me hebrejt se sic e thatë edhe Ju në Shqipëri  gjatë LDB-së nuk  ka humbur jetën asnjë hebre. Atëhere  Joe DioGuardi tha:” Unë jam tërësisht anti komunist dhe këtë e kam vërtetuar me punën e veprimtarinë time. Meqenëse kjo qenka një keqkuptim krahasimor, unë ju kerkoj të falur gjithkujt që është ofenduar nga deklarata ime”.

Tani vazhdoi ai -Ju ishit në Shqipër për më shumë se tri javë. Dëshiroj të dëgjoj opinionin tuaj mbi gjendjen e atjeshme? Përgjigja ime ishte:

Pata rastin të takoj miq, shokë e dashamirë, por edhe të pa njohur në Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korce, Durrës, Fush-Krujë, Krujë, Lac, dhe Burrel.  Kudo që kam shkuar kam parë e ndjerë  se ka një propagandë shurdhuese të Qeverisë Rama  (në të gjithë masmedjan), për suksese imagjinare  që askush nuk i ndjen e nuk i prek. Duket hapur një imponim i turpëshëm  i Qeverisë për  gjëra krejt pavlerë  e duke përhapur frikë e panik më keq se në kohën e regjimit totalitar. Njerëzit kanë frikë të thonë e të argumentojnë të vërtetën. Njerëzit e thjeshtë trajtohen nga segmentet qeveritare  si gjë pa vlerë për të mos thënë  si bagëtia. Kërkohet që nëpërmjet batutave, dialekteve krahinore, fjalëve të huazuara nga fjalori i rrugës e deri nga osmanishtja e vjetër ti shpërlahet truri njerëzve. Korrupsioni  është galopant dhe nuk mund të zgjidhësh asnjë gjë pa paguar paraprakisht. Sharje pafund nga qeveritarët sikur ata janë ajka e Kombit dhe të tjerët janë fundërrina. Cdo lëvizje e  opozitës shihet si antishqiptare, antikombëtare dhe anti BE. Më parë dëgjohej fajin e ka Sali Berisha, pastaj Qeveria e PD-së dhe tani opozita.

Poshtë në bazë ka një rrjet të tërë  kriminal të mirëstrukturuar që është pasuruar nga kanabisi, e që është i lidhur  ngushtë me segmentet e shtetit . Ai deformon zgjedhjet, bën presion mbi njerëz e biznese të vecanta dhe përdoret si levë frikësimin.  Lart ka një rrjet tjetër mafioz të lidhur me trafikun e heroinës e kokainës i cili zotëron mjete të shumta financiare në kesh  e që kërkon ta transformojë këtë para të pistë  në pasuri të patundëshme. Të dy këto sisteme së bashku i ngjajnë një mulliri që e bluan shoqërin shqiptare për interest e një grupi të vogël njerëzish të inkriminuar. Këta grupe kriminale, krahas drogave kanë filluar edhe trafikimin e qenieve njerëzore e kryesisht të emigrantëve të ardhur  nga Afganistani, Siria, Iraku, Libia etj. Shkurt kriminalizim i tejskajshëm në ortakëri me Qeverinë. Kjo tabllo e errët e përgjithëshme, dhe  duke mos patur punë e mjete jetese, ka krijuar psikozën se ky vend nuk bëhet. Është vrarë shpresa në rradhë të para për brezin e ri. Jeni të lumtur ju që keni emigruar më parë-thonë njerëzit e pashpresë. Ose si mund të emigrohet ne Amerikë? Me këto pyetje u ballafaqova kudo. Kjo ka vetëm një shpiegim dhe ajo quhet shkurt –keq qeverisje.

Opozita po përpiqet të bëjë detyrën e saj . Por ajo ndodhet përballë një përbindëshi antidemokratik, frenues, regresiv herë-herë dhe antikombëtar që zotron miliarda para të pista. Opozita përpiqet që reforma në drejtësi të eci përpara, por sic thonë njerëzit ajo është deformuar e blerë nga Qeveria. Edhe ndihma e ndërkomëtarëve shpesh  eshte perziere me djallëzitë qeveritare e pothuaj  është deformuar. Pritëshmëria është e madhe për këtë reforme, por situata e deri tanishme nuk është  qartësisht  prentuese.

Një grupim jo i vogël njerëzish, janë të inatosur hidhëshëm me qeverinë, por nuk kanë besim edhe tek opozita. Mu desh shesh herë t’i pyesja se kur nuk doni as qeverine e as opozitën, në një kohë që ska sindikata vepruese, ska shoqëri civile reaguese, mos po  kërkoni liderë nga kombe të tjera apo nga jashtë toksorët (UFO-t)?

Unë personalisht e shoh zgjidhjen e problemit  duke filluar me mbështetjen e gjithanëshme që i duhet dhënë opozitës. Ajo duhet  ti marrë  punët me radhë  dhe në asnjë mënyrë të mos bjerë në leqet e kurthet politike  të  qeverisë. Veprimtaritë që nisen duhet tu shkohet deri ne fund. Cdo kauz e lënë në mes të rrugës është  vrasëse për misionin e opozitës. Shkallë- shkallë duhet të planifikohet të shkohet deri tek mosbindja civile. Atëhetë “kali  qveritar” i Edi Ramës i kethe  patkonjt nga dielli.

Këto mendime ja  thashë ish kongresmenit DioGuardi  , të cilit i kërkova që në se ka mundësi  ato  t’ju a përcielli edhe miqëve tanë republikanë në Kongresin Amerikan. Po ashtu të njejtat gjëra ju a thashë edhe miqve të mi në Vatër.

*A S L L A N   B U S H A T I

Vo. Ky artikull është shkruajtur në fundin e muajt maj 2018. Por për të mos e shfrytëzuar ndonjë tifoz i Edi Ramës se edhe diaspora po hedh baltë  mbi Qeverinë që Shqipëria të mos hap bisedimet me BE-në në qershor, (shkrim që nuk do të kishte asnjë ndikim) po e dërgoj për publikim pas vendimit të ministrave të jashtëm të BE-së që e shtyu hapjen për në qershor 2019.

Filed Under: Politike Tagged With: asllan Bushati, Joe DioGuardi, Kampi i Tepeltjes, Keqkuptim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 23
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT