• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FITORE E HIDHUR,HISTORI E TRADHËTUAR

November 27, 2015 by dgreca

NGA  ASLLAN BUSHATI*/

Duke u afruar fundi i Nëntorit  të çdo viti ,shqiptarët të ndarë si 71 vite më parë ( fundi i  Luftës Dytë Botërore-LDB), vazhdojnë po kështu të ndarë të festojnë apo përkujtojnë   28 dhe 29 si ditën e çlirimit nga okupatorët nazi-fashistë. E djathta thotë se çlirimi është bërë më 28 Nëntor duke u mbështetur në dokumenta përfshi edhe ato të arkivit gjerman, dhe se  29 është festa e ish Jugosllavisë. E majta thotë se gjermani i fundit është larguar nga Shkodra me 29 Nëntor. Ka disa që thonë se edhe sikur të mos dihet ekzaktësisht data e përfundimit të LDB-së,është e drejtë të ketë një datë të veçantë dhe ajo të mos jetë e bashkuar me ditën e pavarsisë. Ka të tjerë që thonë që 29 nëntori, jo vetëm të mos quhet dita e çlirimit, por përkundrazi të quhet dita e robërimit komunist.

Si ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptare, personalisht mendoj se gjithkush ka kontribuar që nga 7 Prilli i vitit 1939 (fillimi i LDB-së), e deri më 9 Maj të vitit 1945 (mbarimi i LDB-së), duhet nderuar e respektuar. Nderimi  në radhë të parë fillon me ata që kanë dhënë jetën në luftë, dhe në vazhdim  me ata që kanë lënë pjesë të trupit të tyre , pra janë gjymtuar e  plagosur, por edhe për të gjithë ata që me zjarrin e armëve të tyre (me vlerat material e monetare që harxhuan), bënë që okupatorët të largohen nga trojet shqiptare.Idealizmi dhe atdhetaria e këtyre njerëzve ( qofshin të djathtë apo të majtë), nuk mund të gjykohet e lidhur  me krimet që bëri Enver Hoxha e klika e tij pas ardhjes në pushtet , pra pas mbarimit të LDB-së. Askush prej tyre nuk e dinte se cilat ishin projektet e së ardhmes së diktatorit komunist shqiptar. Nga ky këndshikimi ndiej si obligim moral ( në radhë të parë për vehten time, por ftoj dhe të gjithë ata që ndajnë të njejtin qëndrim me mu) që më 28 nëntor të çdo viti, të nderojmë e respektojmë, të rënët për atdhe të të gjitha kohrave, të plagosurit dhe të gjymtuarit si dhe komandantët dhe luftëtarët e të gjitha betejave të historisë  për liri e pavarsi të Kombit Shqiptar.

Shkollimi im në gjimnazin e kolegjin   ushtarak, në akademinë ushtarake dhe në Universitetin e Tiranës si dhe puna 28 vjeçare në karierën ushtarake në Ushtrinë Shqiptare (USH), më kanë mundësuar të studioj literaturë e dokumenta të historisë së luftrave, të artit ushtarak dhe të LDB-së.  Por duke qenë se kjo e fundit (LDB-ja)  në gjykimin tim  është më e masakruara  do të shpreh mendimet e mija si më  poshtëme.

Periudha e LDB-së në Shqipëri, është politizuar në mënyrë të tejskajëshme nga historiografia komuniste (e cila vazhdon edhe sot), duke e emërtuar atë si periudha e lavdishme e Luftës Nacional-Çlirimtare (LNÇ).Komunistët  shqiptar dihet se e   kanë formuar partinë e tyre (me ndihmën dhe udhëheqjen e jugosllavëve) më 8 Nëntor 1941 dhe kanë filluar aktivitetin gueril në muajt e fundit të 1942-shit dhe veprimtarinë luftarake  në gjashtëmojorin e dytë të 1943-shit. Por hitoriografia e tyre, nuk i ka  kushtuar asnjë rrjesht rezistencës së ushtrisë së Mbretit Zog, kontributin e nacionalistëve të ndershëm dhe të strukturave të Ballit Kombëtar. Kjo historiografi jo vetëm ka stërholluar ngjarje të pa rëndësishme, ka përvetësuar çdo gjë të mirë për interesat e PKSH-së e të diktatorit Enver Hoxha , por ka trillur ngjarje, ndodhi e veprimtari të LNÇ dhe mbi të gjitha nuk ka evidentuar qoftë shkarazi  kontributin e forcave jo komuniste në luftë, madje çdo veprimtari të tyre e ka quajtur as më pak e as më shumë se “regresive”, “antikombëtare”, e deri “tradhëtare”.Duke e parë këtë pjesë të historisë sonë me kujdes del se marrveshja e Mukjes e 1 gushtit 1943 është mesi i artë nga ku ndahen e mira me të keqen, e  ndershmja me të pa ndershmen, nacionalja (kombëtarja) me internacionalen, nacionalizmi e atdhetaria me sllavo-komunizmin. Pra le të nisemi nga Mukja, duke e marrë atë si pikë referimi.

Para Mukjes.

Mendoj se nuk është shkruar me vërtetësi  ajo pjesë e historisë sonë, që ka të bëjë me përballjen me sulmin fashist të 7 prillit 1939.Shqiptarët kanë mësuar nga historiografia komuniste se vetëm më  7 prill 1939 është bërë rezistencë në Durrës,Vlorë,Sarandë e Shëngjin,kundër trupave pushtuese fashiste dhe se këtë rezistencë popullore e ka organizuar Heroi i Popullit, Mujo Ulqinaku. Kurse historia e vërtetë dëshmon se rezistenca shqiptare ka qenë e organizuar ushtarakisht  me një plan të mbrojtjes kombëtare dhe ka zgjatur nga 7 deri më 14 e 15 prill 1939 me rezistencat e fundit në Qafën e Muzinës dhe të Kuksit. Me vendim të parlamentit të asaj kohe, komandant i forcave të mbrojtjes ka qenë major Abaz Kupi, i cili me gjithëse ishte në disfavor me raportin e forcave (55:1), organizoi një rezistencë historike, e cila i siguroi atij  emër  të madh e të nderuar brenda e jashtë vendit. Por, pse historia jonë e LNÇ nuk e përmend një fakt të tillë? Ajo nuk e përmend se Abaz Kupi ishte një luftëtar  trim, atdhetar e nacionalist, prijës i nderuar popullor që luftonte për trojet etnike dhe një Shqipëri të lirë.Por, të gjitha këto   binin në kundërshtim me interesat e jugosllavëve: J.B.Tito, M.Popoviç,D.Mugosha,V.Tempo etj,udhëheqës e mësues të Enver Hoxhës dhe të kastës së tij.

Po ashtu ishte lënë me qëllim pa u përmendur fakti se mbi 20 përqind e kuadrove të ushtrisë partizane dhe rreth 40 përqind e kuadrove të çetave nacionaliste vinin nga oficerët e ushtrisë kombëtare të periudhës së Mbretit Zog. Ata ngritën çetat e para antifashiste e çlirimtare dhe më pas organizuan e drejtuan njësitë e repartet partizane me njohuritë,përvojën dhe akumulimin e tyre ushtarak, që kishin marrë në Shkollën Ushtarake Mbretërore dhe në vendet perendimore. Çetat e para në Shqipëri janë ngritur nga:Abaz Ermenji,Safet Butka,Hysni Lepenica, Skënder Muço,Preng Cali, Isa Manestrelliu,Zyber Lita,Murat Gorja, Llesh Marashi etj, të gjithë këta ish oficerë të Mbretërisë Shqiptare. Ata u vunë në komandim e drejtim të çetave që janë hapi i parë i rezistencës antifashiste. Në Shqipërinë e Jugut pothuajse në krye të të gjithë çetave e batalioneve të para të LNÇ kanë qenë kuadrot e  e Ushtrisë Mbretrore si: Bedri Spahiu, Abaz Shehu, Mustafa Matohiti, Shefqet Peçi, Islam Radovicka,Asim Zeneli, Asaf Dragoti,Qazim Hekali, Meleq Gostinishti,Spiro Shalsi,Zyliftar Veleshnja,Riza Kodheli,Neshat Hysi, Reshit Çollaku,Haki Blloshmi,Njazi Çepani, Skënder Malindi, Agush Gjergjevica etj. Në Shqipërinë e Mesme:Spiro Moisiu,Kadri Hoxha, Hulusi Spahiu, Abdi Mati, Hamit Koçi, Vangjel Goga, Myftar Xhindoli, Alim Xhaka,Nevruz Gjergjova,Tefik Spiri,Mahmut Agolli, Dinjo Kalenja, Ernest Jakova etj. Në Shqipërinë e Veriut:Abaz Kupi, Et’hem Barhani, Dali Ndreu,Esat Ndreu,Murat Kaloshi, Muharrem Bajraktari,Veli Nimani,Qazim Kapisyzi, Rexhep Haka , Xhemal Punavija etj.

Në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë (SHPU) nga 13 vetë  4 ishinnga ish oficerët e e Mbretërisë Shqiptare,(Major Spiro Moisiu- Komandant,Kapiten Dali Ndreu-Zëvendëskomandant, Major Abaz Kupi-anëtar, toger Bedri Spahiu-anëtar).

Në drejtimin dhe komandimin e 25 brigadave të UNÇ-së, kanë qenë 52 kuadro të Ushtrisë Mbretërore, prej të cilëve 22 kanë qenë komandant e komisarë. Nga këto kuadro kanë dalë 100 përqind e komandantëve të tetë divizioneve,tre korparmatave dhe një zone operative. Nga këto ish oficerë të Ushtrisë Mbretërore Shqiptare 11 janë dëshmor të LNÇ,prej të cilëve 9 janë shpallur heronj (të vdekur), dhe 5 heronj të gjallë, 14 morën gradën e gjeneralit dhe 28 të kolonelit dhe nënkolonelit.

Pra, qëllimisht janë fshehur faktet e mësipërme për të thënë se PKSH-ja çdo gjë e filloi nga zeroja e nga një truall bosh,për  t’ja  atribuar kështu të gjitha meritat vetes dhe E.Hoxhës. Nisur nga ky shtrembërim qëllimkeq,nuk është thënë asnjëherë se rezistenca shqiptare në LNÇ deri në gusht 1943 ka qenë e përbashkët midis formacioneve partizane, balliste e nacionaliste, ku duhen theksuar ato të Gjormit,Patosit,Voskopojës,Snosmit, prita e Bulçarit e Selenicës, luftimet e korrik- gushtit 1943 në Libohovë,Mat,Dibër,Pezë etj. Përveç  këtyre në historiografinë komunistetë LNÇ-së nuk janë përmendur  fare edhe ngjarje të tilla me peshë si ajo e 3 gushtit 1943, ku në Qaf- Shtamë deri në Pyllin e Kadiut u organizu luftimi në  pritë dhe më pas rrethimi  e asgjësimi i regjimentit italian “Guida” së bashku me komandantin e tij. Në thellim të suksesit u organizu më 4 gusht prita e Klosit dhe Urës së Luse dhe më 5 gusht beteja Kurdari- Suç me trupat italiane të këthyera nga Dibra. Po ashtu, nuk përmendet fare lufta e 18 shtatorit 1943,kur trupat gjermane sulmuan qytetin e Krujës. Të gjitha këto lihen në harresë vetën sepse drejtimin e tyre e bënë nacionalistët Abaz Kupi dhe kolonel Murat Basha, për të cilët edhe oficeri i misionit anglez Neil shkruan për shpirtin e tyre  luftarak “sa mund të thuhej se dhe mushkat italiane notuan në gjak”.

Shembuj të tillë të harresës së qëllimëshme janë të shumtë, por më të spikatura janë dy marrveshje midis forcave partizane dhe atyre të ballit. Njera është e 17 prillit 1943,e cila përfshinë zonën: Çermenikë,Polis,Shpat,Bërzeshtë,Qukës e Mokër dhe tjetra më 1 korrik 1943, për zonën e Devollit. Marrveshjet shprehin detyrimet e palëve, për të bërë propagandë pa atakuar njeri- tjetrin, evitimi i incidenteve,bashkëpunimi për të luftuar përkrah njeri-tjetrit,ndihma reciproke në rast rrezikimi nga armiku, bashkërendimi i veprimeve midis krerëve, pakicat në fshat, si për partizanët dhe ballin të drejtoheshin nga shumica,të ndiqej një politikë që të çonte nga vllazërimi,deri tek ajo që  të hyhej në bazat e njeri-tjetrit pa imponim dhe të kërkohej bukë me imponim.

Këto dokumenta janë të firmosura nga 20 persona drejtues të atyre njësive dhe kuadro të njohura të LNÇ-së. Këto dokumenta nuk janë publikuar nga historiografia komuniste sepse ato në themel  kanë bashkimin e shqiptarëve, kanë ndjenja të theksuara demokratike e pluraliste, respekt reciprok dhe obligim të përbashkët.Por, të gjitha këto nuk i shkonin përshtat PKSH-së” si e vetmja drejtuese, organizuese e udhëheqse e LNÇ-se”. Madje, ndoshta duke parë frymën e më sipërme të bashkëpunimit e vllazërimit, jugosllavo-enverianët  krijuan dhe më pas amplifikuan në mënyrën më tinzare e trdhëtare”Marrveshjen e Mukjes”

Pas Mukjes

Në qoftë se mbledhja  e Pezës pati rëndësi sepse shtroi nevojën e domosdoshme të organizimit të shqiptarëve në luftën kundër okupatorit pa dallim feje, krahine e ideje,mbledhja e Mukjes është një tjetër  shkallë më e lartë e organizimit dhe përpjekjeve të forcave politike shqiptare për liri, demokraci e troje etnike. Siç dihet,mbledhja u zhvillu më 1-2 gusht 1943. Morën pjesë si palë në bisedime:forcat partizane (Mustafa Gjinishi e Ymer Dishnica), ballistët (Mit’hat Frashëri e Hasan Dosti), dhe nacionalistët ( Abaz Kupi,Murat Basha e Jahja Caci). Diskutimi i palëve çoi tek përfundimi dhe nënshkrimi i marrveshjes,e cila konfirmonte luftën për pajtim kombëtar, bashkim të shqiptarëve në një front të vetëm që do të sillte patjetër dhe bashkimin e gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Mirëpo,Titoja nuk mund ta  lejonte një gjë të tillë, prandaj protestoi pranë E.Hoxhës, nëpërmjet  Popoviçit e Mugoshës dhe e urdhëroi atë që të shpallej armiqësore kjo marrveshje,(qe i hiqte Kosovën Jugosllavisë).  Madje, vetë Mugosha propozoi në mbledhjen e Vithkuqit 1943 që Mustafa Gjinishi e Ymer Dishnica të pushkatoheshin për tradhëti të lartë të LNÇ-së. Në të njejtën gjatësi vale me jugosllavët edhe Enver hoxha  e quajti Mukjen tradhëti dhe mbështeti propozimin e jugosllavëve  për pushkatimin e dy pjesëmarrësve të ushtrisë NÇ në bisedime,të cilët ishin anëtarë të SHPU-së, intelektualë të zot dhe atdhetarë të vendosur.

Ekzekutimi i Mustafa Gjinishit u bë në mënyrën më tinzare nga E.Hoxha, pas një viti, më 23 gusht 1944, kurse i doktor Dishnicës u shty. Pra në Mukje filloi vllavrasja dhe ogurzeza lufta e klasave,nën trysninë e armiqve tanë shekullorë. Aty fillon minimi i vërtetë i së ardhmes sonë kombëtare, duke varrosur çeshtjen e viseve shqiptare në ish-Jugosllavi. Aty nis dhe lufta e paskrupullt për pushtetin e së ardhmes të cilën shqiptarët e vuajtën si askush tjetër për 50 vjet. Aty nis edhe kalvari i pushkatimit të antarëve të SHPU-së,burgimi, internimi,, shkarkimi e poshtrimi i të të gjithë brezave të drejtuesve ,  që  pasojnë deri në ditët e sotme. Jugosllavët dhe komunistët shqiptarë trasuan rrugën e shkatërrimit fizik,moral e psikologjik të trurit të ushtrisë shqiptare. Pas M.Gjinishit, jugosllavët përjashtuan nga SHPU-ja Abaz Kupin, i cili i pat deklaruar në Pezë E.Hoxhës:”Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar të ndershëm pa dallim feje,krahine apo ideje.Unë nuk kam gajle se ju jeni komunistë. Unë ju respektoj se respektoj çdo bindje politike,por me kusht që  ju të jeni komunistë shqiptarë”.

Më pas, me antarët  e tjerë të SHPU-së nga 13 gjithsej, 8 pushkatohen e dënohen:Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, Gjin Marku, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku, Nako Spiru, Abaz Kupi e Koçi Xoxe.

Nën pretekstin e Mukjes, jugosllavët dhe E.Hoxha, godasin herë hapur e herë pas shpine elitën e kuadrove të LNÇ-së, veçanërisht ata me ide perendimore e qëndrime nacionaliste. Në këtë fushatë ka dy moment ku goditja mori theksime të veçanta: I ashtuquajturi Kongres i Përmetit, ku elitës që kishte mbajtur peshën e luftës, nuk i dhanë  grada e poste, madje disa u lanë në hije e disa u goditën, kurse miqt e jugosllavëve e E.Hoxhës u sajdisën dhe u ngritën në grada e poste dhe  moment i dytë ishte  pleniumi i Beratit ku e pësoi Sejfulla Malshova dhe shumë intelektualë të ndershëm e atdhetarë.  Në këtë mbledhje vlen të përmenden  deklaratat e S.Malëshovës e N.Spirut, të cilët veç e veç  thanë: ”PKSH-ja dhe disa drejtues të UNÇ-së kanë bërë krime të rënda”, por për këto krime nuk është folur asnjëherë. Po ashtu vlen të përmendet deklarata e E.Hoxhës ku pohon me gojën e tij se  nuk merrte vesh fare  nga lufta e betejat që planifikoheshin , drejtoheshin e fitoheshin dhe nga asnjë çeshtje taktike e strategjike ushtarake. “Kur mua më ngarkuan komisar të SHPU-së, shkruan ai, nuk kisha asnjë ide  mbi organizimin e ushtrisë. Jo vetëm nuk dija , por edhe nuk bëja  asnjë përpjekje të mësoja e të përparoja në këtë rrugë”. Kjo deklaratë e thënë me gojën e tij në fund të LNÇ-së hedh poshtë gjithë ato volume mashtrimi të historiografisë komuniste për “Komandantin e sprovuar e legjendar”, që drejtoi me zotësi e zgjuarsi betejat e përgjakëshme të LNÇ-së”.Por, “kamandanti legjendar” me ndihmën e miqëve jugosllavë, kishte përvetësuar mirë metodat sllavo-komuniste për marrjen dhe administrimin e pushtetit politik të sunduar vetëm  nga komunistët,përqëndrimin vetëm në duart e tij të të gjithë pushtetit partiak, politik e ushtarak duke mposhtur e likuiduar pa kurrfarë ngarkese emocionale jo vetëm kundërshtarët nacionalist, por edhe rivalët brenda partisë së tij. Ai së bashku me  Popoviçët ishte gjithashtu ideatori, gjeneruesi i luftës civile që u zhvillu në Shqipëri, pas Mukjes me të ashtuquajturat operacione fshesë, kundër forcave gjermano-balliste ose operacionet kundër forcave zogiste e bajraktarëve të veriut në Mat, Mirditë, Dibër, Lumë , Pukë,malësia e mbi Shkodrës, Kryezijt e Gjakovës etj, të cilat s’ishin gjë tjetër veçse një vllavrasje makabre, në të cilën e futën  jugosllavët vendin tonë, me duart gjakatare e sadiste të E.Hoxhës.

Sikur të mos mjaftonte makabriteti e sadizmi i LNÇ-së,E.Hoxha, fill pas çlirimit, montoi në Shqipëri sistemin e vrasjes si mjetin e  sundimit. Kështu me një herë u vunë në pushkatim 35 oficerë nacionalistë shkodranë, pushkatohet grupi i deputetëve,grupi pro jugosllav, grupi pro rus, “grupi puçist ushtarak”, grupi i “poliagjenturës shqiptare”…( mirë që shpëtoi pa asgjësuar edhe ndonjë grup i lidhur me UFO-t). Kështu që kur diktatori vdiq, kishin mbetur fare pak nga udhëheqësit e LNÇ. Disa ishin në burgje, disa në internime dhe disa jetonin ankthet e sistemit  vrasës, që kishin duartrokitur.

Në vend të mbylljes.

Duke u afruar fundnëntori i çdo viti( së bashku me këtë të sivjetëshmin) , me  ndarjen e madhe midis të djathtës dhe të majtës shqiptare për festën e çlirimit, na vjen në mendje si një gjë shumë domethënëse titulli i librit të një ish-oficeri të misionit anglez në LNÇ i cili duke shkruar për LDB-në në Shqipëri thotë:”Fitorja e hidhur”. Vërtetë fitore e hidhur,pagesë shumë e shtrenjtë për një popull të vogël. Pagesë e shtrenjë për vllavrasjen, që ndodhi dhe për shitjen që ju bë viseve shqiptare në ish-Jugosllavi. Pagesë e shtrenjtë me diktaturën më të keqe komuniste për 50 vjet, që vari, vrau, burgosi, internoi, shkatërroi, shkarkoi, dënoi e poshtroi mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm, patriot, nacionalistë e shumë e shumë ushtarakë atdhetarë, të ndershëm e thellësisht profesionistë.

Por edhe sot kur Shqipëria është antare e Natos, kur ka kaluar një çerek shekulli nga rënia e komunizmit, kur Kosova është e pa varur dhe në prag të antarësimit në strukturat euro-atlantike e botërore, politikanë të tipit Enver Hoxha,çfaqen jo rrallë në skenat politike shqiptare. Me arrogancë, prepotencë, mendjemadhësi, fodullëk, e  brutalizëm,përpiqen të ushtojnë trysni mbi popullin e tyre dhe mbi kundërshtarët.  Hedhin fyerje e baltosje deri në  absurditet, sikur ata janë ajka e shqiptarisë dhe të tjerët në mos tradhëtar si në kohën e Enverit, konsiderohen si “bajgat e kohës sotme”. Ky është tipi i diktatorit të ri. Lutem mos paçim më diktatura e diktatorë. Në se i lejojmë ata të vijnë në fuqi e meritojmë të trajtohemi si skllavë.

* Autori është zv/Kryetar i Vatrës

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, FITORE E HIDHUR, HISTORI E TRADHËTUAR

KOSOVA, SOT NE SYTE E MI

October 22, 2015 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI/
Duke ndjekur këto javët e fundit ,mediat e poratalet on line për Kosovën,kam një përzierje mendimesh e ndjenjash deri ne kakofoni britjesh e thirrjes të brendëshme, që më trazojnë shpirtin e qetësin sa më bëjnë të thërras,të bërtas e të uluras deri në kup të qellit se cka po ndodh ,cpo bëhet dhe ku po shkojmë me avanturizmin dhe prakticizmin foshnjarak.Kjo më trysnon po ashtu të mendoj se investimi që kanë bërë disa brezni para nesh, që brezi yne dhe ndërkombëtarët kanë bërë për Kosovën, është apo nuk është produktiv dhe kombëtar? I kompleton aspiratat dhe ndiesitë e kombit apo i dyzon dhe i dyshon ato? Po shkojmë drejt demokracisë e shtetit ligjor në Kosovë, apo derejt një autokracije që mund ti veshë cdo emër, por që më i pranueshmi do të ishte autoritarizëm primitive i kohëve modern.
Duke patur para syshë faktin që pas zgjedhjeve te qershorit të 2014-tës pati pështjellim, pati një vakum pas zgjedhor qeverisjeje për gjashtë muaj dhe me shumë vështirësi u gjet nga ndërkombëtarët një formulë gjysëm e pranueshme ( qeverisja LDK dhe PDK), tregon se zgjidhja ndërkombëtare ka brenda qefmbetje opozitare dhe mllefi i sotëm politik është pjesë e kësaj zgjidhjeje pas zgjedhore. Por qefmbetja e opozitës ka dhe emra të vecantë si Mustafa e LDK të cilat i konsideron tradhëtare të kauzës opozitare, kurse Thacin e PDK-në tradhëtare të interesave të Kosovës. Madje ka disa që Zotin Mustafa pas 9 dhjetorit 2014 e quajnë “ ish Mustafa” sikur kemi të bëjmë me një dyftyrësi të pa imagjinueshme që e ndanë një datë e vetme sic është 9 dhjetori i 2014-ës.
Por le ti marrim gjerat me radhe dhe ti shohim nga këndshikimi i sejcilit aktor dhe nga interesi publik. Po e nisim me opozitën e cila ka zbritur në sheshbetejë me trysninë për tërheqjen e dokumentave të firmosura për të ashtuquajturat “zajednica” ose e thënë ndryshe “Bashkësia e komunave serbe në Kosovë”. Sipas saj ky document tradhëton interest kombëtare të Kosovës sepse krijon një shtet serb brenda shtetit të Kosovës, i cili me këtë marrveshje i merr Kosovës gati tridhjetë përqind të sipërfaqes së saj.N.q.se është tërësisht kështu, shqetësimi i opozitës është legjitim dhe mbron interesin publik. Problemi i dytë që opozita ngre është ai i “demarkacionit” (vija kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi). Sipas saj Kosova nga firmosja e kësaj marrveshje ka humbur nje sasi të konsiderueshme kilometrash katrore. Edhe nga kjo qasje në se është tërësisht keshtu, opozita ka të drejtë.
Por, ndërkombëtarët, qeveria dhe shumica parlamentare thonë se cdo marrveshje midis Kosovës dhe Serbisë është e paraparë nga përmbajtja e Kushtetutës së Kosovës.Po ashtu dihet se Kushtetuta e Kosovës, sipas projektit të Ahtisarit, ka cungimet e veta për arsyet që dihen e që nuk mund të ribëhen sot në një Kosovë të pa formësur mirë organizativisht e demokratikisht. Marrveshjet janë zgjidhje praktike ku asnjera palë (kosovare apo serbe) nuk ka përfitimet maksimale, por përfitimet janë optimale , që u lejon palëve të bëjnë pak lëshime, por të ndërtojnë urat e së ardhmes për në Eoropën e Bashkuar. Po ashtu ata thonë se tërheqja nga një marrveshje e nënshkruar është absurditet, sepse ajo është një fakt i kryer dhe i pa tjetërsueshëm. Por shtojnë se marrveshjet nuk mund të hyjnë në fuqi pa një vendim të Parlamentit të Kosovës dhe në këto kushte pozita thotë hajdeni ta diskutojmë në parlament. Edhe marrveshja për vijën kufitare me Malin e Zi është bërë sipas kushtetutës së 1974-ës të ish Jugosllavisë ,document sipas të cilit Kosovën e njeh dhe e administron Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Parë nga ky këndshikimi edhe pozita dhe ndërkombëtarët kanë një farë të drejte.
Të gjitha palët interin e përgjithëshëm,kërkojnë ta bëjë pronë të tyre. Ka përqasje që thonë shiheni përputhjen e plotë dhe identike të vijës e qëndrimeve tona politike me interesat kombëtare të Kosovës , duke aluduar se e palës tjetër është anti kombëtare.Por nga ana tjetër veprimtaria normale e parlamentit është e bllokuar, mungesa e respektit reciprok është në kulm, përdori i masmedias për etiketime perspnale është këthyer në modë të përditëshme, përdorimi i mjeteve zhurmuese vend e pa vend e deri tek përdorimi i gazit lotsjellës brenda sallës së parlamentit, nuk janë fenomene të castit e për dy problemet që pikësohen këto javët e fundit, por mendoj se janë grumbullime të mllefeve politike të së shkuarës jo të largët. Sepse edhe parlamenti si tempull i demokracisë jo rrallë ka dhunuar me maxhoritetin e kartonave duke mos i lënë hapsirën e nevojëshmë mendimit alternative e duke votuar ligje për të cilat ka patur kontestime që lidhen me interesat jetike të Kosovës. Po tu shtosh këtyre edhe korrupsionin masiv, papunësinë e madhe, mungesën e hapsirave perspektive për të ardhmen, dhe keq qeverisjen pothuaj në të gjitha nivelet e deri tek përdorimi jo rrallë i pushtetit si armë kundër kundërshtarëve , po e cojnë Kosovën në prag të një kolapsi , fundi i të cilit mund të jetë drithërues.
Nisur nga të gjitha këto, por edhe për shumë të tjera, ndjehem tërësisht i shqetësua,sepse shoh që klasa politike në Kosovë po humbet shumë kohë për ta bërë Kosovën shtet demokratik e veprues. Ajo me paaftësinë që tregon në drejtim, po e shtynë vetë me duart e saja kohën e integrimit në strukturat euro-atlantike. Në gjykimin tim kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë kështu,sepse kjo po e con Kosovën në destabilitet të pa shmangëshëm.Përgjegjësia mendoj se është e të gjithë aktorëve veprues pa përjashtim në pozitë e në opozitë,nga Presidentja, Qeveria, Parlamenti e deri tek të zgjedhurit vendor.
Personalisht mendoj se është koha për refleksion të menjëhershëm. E përkrah veprimin e Presidentes Jahjaga për bisedimet që bëri me krerët e partive politike dhe shpresoj e besoj të ketë patur sukses. Por hapi më i rëndësishëm është, normalizimi i veprimtarisë së parlamentit. Populli duhet të dëgjojë argumentat dhe kundër argumentat e të dyja palëve. Prej debatit duhet të dilet në disa përfundime të përbashkëta qe përbëjnë caqet e interesave kombëtare të periudhës afat mesme të Kosovës, caqe të cilat nuk mund ti shkeli askush dhe për asnjë lloji arsyeje. Po ashtu mendoj se ngërci politik mund të zgjidhet nëse lihet mënjanë mllefi politik i grumbulluar, i cili është gërryes i unitetit e paqëtimit të brendëshëm dhe bariera kryesore e ecjes përpara.
Për ata që bënë luftën në Kosovë, populli ju ka ngritur lapidare e ju a ka njohur të githa meritat deri në maksimalizim, por askush nuk duhet të abuzojë me to dhe askush prej tyre nuk është gjeni, i jashtëzakonshëm, gjithfuqiplotë e i pa zëvëndësueshëm dhe i destinuari i përjetëshëm për të qënë në krye të Kosovës. Sot është koha për të bërë paqen, demokracinë, ekonominë dhe lumturinë e njerëzve. Edhe opozita ka gjithë mundësitë për të vepruar në përputhe me Kushtetutën,ligjin dhe rregullat e miratuara dhe prej tyre të korrë sukseset që dëshiron. Jo të marrë vezët në dorë e të qellojë me to kush i del perpara në rrugë të madhe i shoqëruar me gra e femijë duke krijuar kështu përshtypjen e rrugacrisë. Si hap i pare ajo le të pranojë diskutimin në parlament. Në se humbet me forcën e kartonave le ta cojë ceshtjen në Gjykatën Kushtetuese. Në se nuk e fiton edhe atje të mbjedh firmat per referendum. Në referendum eshte vota e popullit dhe ajo do ti thotë gjithkujtë se me kë është e drejta.
Autori është zv/Kryetar i Vatrës

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, kosova, SOT NE SYTE E MI

FAMILJA BUSHATI NE NEW YORK Njofton

August 5, 2015 by dgreca

Ne njoftim te psotuar sot ne facebook, zv.Kryetari i vatres, z. Asllan Bushati shkruan:Familjar,nipa e mbesa,miq,shoke e dashamire.Te marten me 28 Korrik u shtru ne spital per lindje vajza ime Arela. Ajo lindi nje bebe me emrin Viola, e cila per fat te keq jetoi vetem tre dite. Dy minuta pas shtrimit te saj ne spital u nda nga jeta ne Lac (Shqiperi), vajza e motres time Dife Alija (pas nje lufte te gjate me nje semundje te pasherueshme). Per te dyja keto ngjarje te dhimeshme kam marre qindra telefonata e mesazhe ngushullimi.Ne pamundesi per t’ju pergjigjur sejcilit vec e vec, gjej rastin nepermjet ketij postimi ne face book, t’ju shpreh ndjenjat e konsiderates me te larte, t’ju uroj te gjitheve shendet e gjithe te mirat dhe ju a kethefsha per gezime ne familjet tuaja.
Asllan Bushati

Filed Under: Komunitet Tagged With: asllan Bushati, Njoftim

TVSH, EMISION NË VATËR

June 9, 2015 by dgreca

Gazetarja Elona Paja, së bashku me kameremanin e TVSH, që filmuan Festivalin e Zërave të Rinj në New York, vizituan Vatrën dhe përgatitën një emision televiziv në Shtëpinë e Vatrës, javën e kaluar. Zv/Kryetari i Vatrës, Asllan Bushati, dha një intervistë për fokusimin e Vatrës në cështjen kombëtare, veprimtarinë e saj 103 vjecare,Kuvendin e fundit në Jacksonville, Florida, marrdhëniet e saj me komunitetin shqiptar të Amerikës, veprimtaritë e degëve të Vatrës nëpër shtete të ndryshme në Amerikë etj.
Editori i Diellit, Dalip Greca, informoi për kontributin e gazetës Dielli në informimin e shqiptarëve, historikun dhe ecurinë e sotme të gazetës, shpërndarjen e saj në të gjithë shtetet e Amerikës së Veriut, Kanada dhe Europë.
Në emisionin e përgatitur u prononcuan edhe: Anëtarët e Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi dhe Pashko Camaj, anëtarët e Këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe Lek Mirakaj.
E pranishme ishte edhe Violeta Mirakaj, libretistja e Festivalit Zërat e rinj në Nju Jork dhe koordinatori oragnizativ i fetsivalit Lorend Cobo.
Gazetarja Elona Paja, së bashku me kameremanin e TVSH, që filmuan Festivalin e Zërave të Rinj në New York, vizituan Vatrën dhe përgatitën një emision televiziv në Shtëpinë e Vatrës, javën e kaluar. Zv/Kryetari i Vatrës, Asllan Bushati, dha një intervistë për fokusimin e Vatrës në cështjen kombëtare, veprimtarinë e saj 103 vjecare,Kuvendin e fundit në Jacksonville, Florida, marrdhëniet e saj me komunitetin shqiptar të Amerikës, veprimtaritë e degëve të Vatrës nëpër shtete të ndryshme në Amerikë etj.
Editori i Diellit, Dalip Greca, informoi për kontributin e gazetës Dielli në informimin e shqiptarëve, historikun dhe ecurinë e sotme të gazetës, shpërndarjen e saj në të gjithë shtetet e Amerikës së Veriut, Kanada dhe Europë.
Në emisionin e përgatitur u prononcuan edhe: Anëtarët e Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi dhe Pashko Camaj, anëtarët e Këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe Lek Mirakaj.
E pranishme ishte edhe Violeta Mirakaj, libretistja e Festivalit Zërat e rinj në Nju Jork dhe koordinatori oragnizativ i fetsivalit Lorend Cobo.

Filed Under: Vatra Tagged With: asllan Bushati, dalip greca, Elona Paja, EMISION NË VATËR, TVSH

MESAZH DORJAN GRECES PAS DASMES SE MREKULLUESHME….

June 8, 2015 by dgreca

Nga Asllan BUSHATI/*
I dashur Dori, do të më falësh për stilin e pasqyrimin jo me nivel të shkrimit të më poshtëm, jo se nuk dua, por se unë nuk jam as gazetar dhe as gjuhtarë si Babai Juaj Dalip Greca në përshkrimin e ngjarjeve të bukura si ajo e dasmës tënde që përjetuam sonte në Rockleigh Country Club. Ai sigurisht që din shumë më mirë se unë ti përdori format gazetare dhe figurat letrare për t’i pasqyruar ngjarjet bukur , këndëshëm e me stil. Koha i ka gedhendur bukur shkrimet e tij në shumë faqe të shtypit të shkruar shqiptar, por vecanërisht në faqet e “Diellit”, me të cilat ne krenohemi.Por sot unë duke përdorur shprehje e fjali të zhargonit të përditshëm (ndoshta dhe të konsumuara), do te përpiqem të përciellë vetëm disa ndiesi të mijat dhe të disa vatranëve që morën pjesë në dasmën tuaj dhe të Kristinës.
Po e filloj nga organizimi i dasmës i cili me një fjalë të vetme mund të quhet thjeshtë –perfekt,. Ai nisi me ftesat e nisura që para gjashtë muajsh duke na thënë me kohë se”s’ka justifikim për mos pjesëmarrje”, ftesa të cilat ishin nga më të mirat që kemi patur rastin të shohim .Por jo vetëm kaq, ishte zgjedhur për dasëm një lokal i shkëlqyer, në një vend shumë të bukur dhe piktoresk. Na pritët hijshëm,me kultur dhe duke gërshetuar mirë traditën me qytetarinë , kulturën tonë shqiptare me kulturën e Amerikës. Dalipi e Xhemilja, motrat tuaja dhe Ju, familja Bardhecaj, Kristina e dashamirët e tyre, na pritën buzëgas e me ndienjë të thellë respekti në hyrje të restorantit dhe në cdo tavolinë , të cilën do ta ruajmë të pa harruar.
Ushqimi ishte i klasit të lartë si në sallën aperitive ,në restaurant dhe në pjesën vijuese për fruta e ëmbëlsira. Muzika e gërshetuar bukur live e me DJ, nga Kelmendi e në Camëri, nga Kosova e në Gjirokastër, nga Korca e në Lushnje, nga Ulqini e në Dibër, në një harmoni të plotë mbarshqiptare. Atmosfera e dasmës dhe muzika na bënë që për disa orë ,të harrojmë hallet e jetës kurbetqare dhe të mbushim zemrat me copëza gëzimi atdhetar. Në urimet per ju u ngritën dolli e shëndete nga Puka:Gjon Bucaj e Zef Balaj me bashkeëshortet; nga Kosova Agim Rexhaj e Marjan Cubi me bashkëshortet,; nga Mirdita Zef e Albert Pernocaj;nga Luma, Halit Daci e Mithat Gashi me familje;Idriz Lamaj me bashkeshorten Alma, Leke dhe Pashko Gojcaj nga Hoti shqiptar,Teki Gjonzeneli me bashkeshorten Filnlanda, Petrit Spiro me Enxhin, avokati shume i njohur shqiptar Ylber Dauti, Tana Vila nga Tirana, Vedat Kulla me Veren vajzen dhe dhendrrin,Sokol Prenjo Imeraj,Adem Belliu i TV KUTURA SHQIPTARE me te gjithe familjen,Nazo Veliu me Veiz Belliun dhe mbesen Kamila, nga Camëria,Perparim Likollari nga Permeti me Violeten, vajzen Blerina dhe dhendrin amerikan Maxhid, lushnjaret e shumte qe kishin ardhe edhe nga Kanadaj, presidentja e Komunitetit Shqiptar ne Kanda Aida Lumi Bejte em bashkshortin Arben, Viktor Haxhiu dhe Lindita, Kristaq Papa dhe Pavlina, Kristaq Foto dhe Entela, Dr. Irida Hasalla me Dr. Ermal Molla, Mereme Dervishi(Nezaj) me djalin Dritan dhe nusen Enkeleda, Luan Korershi me Mozen,fqinjet dhe kusherirat e Dalipit, Lavdije dhe Natasha, me bashkeshortet Zenel Hasalla dhe Arben Bilbili dhe femijet,krushqit e Dalipit nga Delvina Abaz dhe Donika Shehu, shoket dhe shoqet e tua, qe i dhane “zjarr” valleve, …dhe rrjeshti s’ka të ndalur por vazhdon me të gjitha trevat shqiptare.
Të dyja familjet, Greca e Bardhecaj na kënaqën e na gëzuan, Dori e Kristina na lumturun në atë amient të këndëshëm dhe në një local luksoz. Po të kisha mundësi shprehjen e më poshtëme do ta shkruaja mbi gurë (që të mos fshihej kurrë), në një faqe shkëmbi ku të thuhej:”U trashëgofsh Dorian Greca”. Por me qënëse nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë, do ti lutem editorit të Diellit të ma botojë atë në on line dhe në print, që të mbetet si një dëshmi e datës 7 Qershor 2015,në mënyrë që vatranët dhe breznitë e ardhëshmë shqiptaro- amerikane të mund të bëjnë një dasëm të tillë kaq të pa harrueshme dhe ku shprehet me fakte se feja e shqiptarit është shqiptaria.
Urojmë (fjala jonë në vesh të perendisë), që Doriani e Kristina të trashëgohen, të kalojnë jetë të lumtur dhe fëmijët e tyre të bëhen shqiptaro-amerikanë të zot, për vehten e tyre dhe komunitetin. Bëfshin dasma si kjo e Dorit dhe e Kristinës.
Të thashë Dori që në fillim se nuk kam dell për gazetari,por sido që të jetë, miqt e mi vatranë dhe unë me familjen time të urojmë e të pëqafojmë shumë.

*Nënkryetari i Vatrës

Rockleigh Country Club. 7 Qershor 2015
Shenim: Keto radhe u shkruan shpejt e shpejt pas kthimit nga dasme qe u be ne Nju Xhersi,ora duhet te kete qene 2 e nates.Koha nuk qe e mjafte sepse me priste udhetimi me aeroplan drejt Tiranes, udhetim qe e kisha shtyre per shkak te dasmes tende Dorjan! Te trashegohesh!

Filed Under: Featured Tagged With: asllan Bushati, dasma, Dorjan Greca, mesazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT