• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jeta e Gjeneral Abaz Kupit ne nje forme ose ne nje tjeter, eshte jete ne lufte

January 12, 2015 by dgreca

Nga Asllan BUSHATI*/
Ne krahinen e Matit ku une kam lindur e kam kaluar femirine time , ne cdo familje ku lind nje djale kam degjuar urimin :”t’ju rroje djali e i ngjafte kohes.” Kjo shprehje popullore me shume se kujt i shkon Gjeneral Abaz Kupit sepse ai me te vertet i ngjau kohes qe jetoi.
Pra duke e pare problemin ne kontekstin e kohes, ai u lind,u rrit, dhe jetoi ne nje kohe shume te veshtire per Kombin tone. Kohe kur gati peseqind vite me shume mundim erdhi pavaresia e Shqiperise me 28 Nentor 1912. Koha kur plasi Lufta Ballkanike dhe Lufta e Pare Boterore, lufta per konsolidimin e shtetit shqiptar, lufta per mbrojtjen e teresise teritoriale, lufta per mbrojtjen nga pushtuesit fashist e nazist dhe ne fund fillimi I luftes kunder komunizmit. Pra gjithe jeta e Gjeneral Abaz Kupit ne nje forme ose ne nje tjeter, eshte jete ne lufte.
Por historia dhe pervoja na mesojne se kohet e veshtira ndiellin e formojne si prijesa njerez me tipare e cilesi te vecanta sic jane trimeria, besa e vizioni. Ata dine ta shohin kohen ne rrethanat konkrete, por kane qartesine edhe per te ardhmen. Gjeja me madhore ne interesat e nje kombi jane vete interesat kombetare dhe pikerisht per keto dallohet prijesi nese ka force morale ti bashkoje njerezit per t’ju perqasur, mbrojtur e cuar perpara interest kombetare.
Pare nga ky kend veshtrimi Gjeneral Abaz Kupi eshte kapedan e prijes i shume njerezve, luftetar trima e liridashes nga disa krahina per mbrojtjen e interesave kombetare. Ai nuk ka patur shkolle, por ka patur shkollen e madhe te luftese, e te pervojes se jetes te lidhura keto me dhunti e qartesi te medha per problemet madhore te kohes se tij. Ai ka hyre krejt natyrshem ne historine e Shqiperise si prijes e gjeneral me shume vepra ne sherbim te kombit. Me lejoni me kete rast te citoj nje thnie lapidare te tij ne 24 Tetor 1944 ku thuhet :”C’prej momentit te pare qe u sulmua toka e jone e shtrejte prej armiqeve fashist, ne kemi qene ata qe kemi bere cmos per te shpetue nderin kombetar dhe jemi perpjekur per bashkim te pergjithshem dhe bashkeveprim me te gjithe shqiptaret pa dallim rryme dhe ideologjije. Ne jemi perpjekur per bashkim dhe vllazerimin e shpirtrave per te larguar luften civile dhe per te siguruar luften e perbashket per shporrjen e okupatorit prej tokes sone te shenjte.”
Brezit tone dhe breznive qe do te vine ju takon ti bejne nderimet e duhura vepres se Gjeneral Abaz Kupit, sepse ajo eshte pjese e historiese dhe pjese e rendesishme e luftes dhe e vlerave tona kobmetare. Ne te njejten kohe nderime te larta meriton edhe familja Kupi, e cila i dha Kombit tone pjetare te familjes, nder e respect dhe megjithese u dogj, u burgos, u interrnu ajo nuk u perkul por mbajti lart nderin dhe dinjitetin e nje familje te ndreruar shqiptare.
I nderuar qofte kujtimi dhe vepra e Gjeneral Abaz Kupit.
Nga pershendetja ne emer te Vatres e nenkryetarit Asllan Bushati ne tubimin e 39 vjetorit te vdekjes se Abaz Kupit.

Filed Under: Vatra Tagged With: asllan Bushati, Jeta e Abaz Kupit, jete lufte

KRYETARI LULZIM BASHA PRITI ZV/KRYETARIN E VATRËS

May 29, 2014 by dgreca

Zv/ kryetari i Vatrës, Asllan Bushati gjatë vizitës së tij private në Tiranë, u prit me 16 maj nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë , njëkohësisht Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit, z. Lulzim Basha.I pranishëm në takim ishte edhe këshilltari për diasporën në PD, z. Rasim Hasanaj.
Zv/ Kryetari i Vatrës e uroi z. Basha në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të PD-së, për arritjet në Bashkinë e Tiranës dhe opozitarizmin ndaj Qeverisë.
Nga ana e tij, zoti Basha vlerësoi Federatën Panshqiptare të Amerikës për kontributin e saj në çështjen Kombëtare. Vatra, tha ai, është organizata më e vjetër e Kombit. Jeta e saj 102 vjeçare është pasuri kombëtare. Me punën dhe veprimtarinë e saj krenohemi të gjithë. Disa shoqata e organizata në kohë e momente të ndryshme janë ngritur përpjetë si në valim, por ashtu shpejt e shpejt kanë rënë poshtë, kurse Vatra u ka rezistuar stuhive të kohës.
E kam vizituar Vatrën 2 herë dhe e ndiej në shpirt atë që ajo ka bërë për kombin. Në njëfarë mënyrë edhe unë si Lulzim Basha e ndiej veten Vatran dhe krenohem për këtë, tha kreu i PD-së.
Vatra ka bashkëpunuar me të djathtën sepse program i saj Kombëtar e gjenë në këtë pozicion të përbashkët. Do ta dëshiroja edhe në të ardhmen bashkëpunimin, duke mirëkuptuar qëndrimin e pavarur të Federatës Panshqiptare VATRA. Jemi të ndërgjegjshëm të pranojmë faktin se Vatra është pasuri Kombëtare. Vatra lypset të mbetet thellësisht kombëtare e respektuar dhe e dashur për të gjithë shqiptarët.
Zoti Basha informoi për betejën që po zhvillon opozita për të ndalë revanshin e së majtës qeveritare, për korrupsionin, narko-trafikun, nepotizmin e militantizmin në administratë, pushimet masive në administratë, futjen e të inkriminuarëve në polici etj.Po ashtu ai denoncoi, rehabilitimin publik nga e majta në pushtet, e figurës së urryer të diktatorit komunist, Enver Hoxha.
Z Basha tha se do të përurohej në kryeqytet një monument për qëndrestarët kundër diktaturës komunistë,të përndjekurit, ku do të ishte e mirëpritur edhe Vatra.
Ne,tha Basha, po zhvillojmë një beteje opozitare të fortë në parlament e në media, në sheshe, por mbi të gjitha një betejë ligjore ku pothuajse gjykatat vazhdimisht kanë vendosur në mbështetje të kontestimeve të PD-së. Kjo është një luftë e përditshme e në të gjitha frontet sepse qeverisja Rama-Meta vepron për interesa të klaneve të cilat e kanë marrë peng e jo për interesa të mëdha kombëtare, tha Basha.
Zv/ Kryetari i Vatrës, e informoi z. Basha se pas 100 vjetorit të saj, Vatra po riorganizohet dhe po ngre njëra pas tjetrës degë nëpër shtetet e Amerikës, po rrit anëtarësinë dhe po shton veprimtaritë kombëtare. Ajo aktualisht ka 4 degë në NY, dy në Florida, një në Washington, një Michigan, një në Connecticut , një në Boston dhe një në Kanada.
Z. Bushati e informoi z. Basha edhe për përgatitjet që po bëhen për Kuvendin vjetor të Vatrës dhe përshtatjen e Kanunores historike të Federatës. Vatra do të vazhdojë të jetë e fokusuar fort në çështjen Kombëtare.
Zv/ Kryetari i Vatrës i paraqiti kreut të PD edhe disa shqetësime të Vatrës për disa zhvillime të fundit në Shqipëri. Ka një lëvizje regresive nga e majta për rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.Kjo për Vatrën përbën provokim kombëtar. Vatra nderon e respekton dëshmorët që ranë në LDB, invalidët e saj e idealizmin për çlirimin nga okupatori fashisto-nazist, ashtu siç nderon dëshmorët nacionalistë dhe qëndrestarët përballë diktaturës komuniste.Vatra e respekton edhe kontributin e nacionalistëve në Luftën e II Botërore.
Përpjekja për rivlerësimin deri shëndritjen e figurës së urryer të Enver Hoxhës, për Vatrën është fyerje kombëtare.
Bushati e informoi z. Basha edhe për veprimtaritë e përbashkëta të Vatrës me Komunitetin Shqiptar siç ishte demonstrata në Washington kundër Kryeministrit malazes Gjukanoviç për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, si dhe demontratën kund Kryepeshkopit Janullatos në Universitetin Fordham në New York.
Z. Bushati, paraqiti rezervat e Vatrës në qeverisjen e deritanishme të së majtës shqiptare, duke u ndalur në korrupsionin, narkotrafikun, largimin masiv nga administrata të nëpunësve të kualifikuar duke i zëvendësuar me militantë, përfshi dhe policinë e shtetit, marrja e të gjithë pushteteve nga kryeministri Rama, duke fshirë ndarjet kushtetuse të pushteteve dhe duke dhunuar kështu themelet e demokracisë.(Ne Foto: Kryetari i PD Lulzim Basha dhe zv/Kryetari i Vatrës Asllan Bushati?

Filed Under: Vatra Tagged With: asllan Bushati, Lulzim Basha, ne Tirane, takim

PRESIDENTJA E KOSOVËS KA NDERUAR VATRËN ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE

March 14, 2014 by dgreca

Të premten, 14 Mars 2014, në Konsullatën e Kosovës në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes/

 Të premten me 14 Mars, në Konsullatën e Kosovës, në 42 St, avenuja e dytë, në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes Presidenciale të Meritave, akorduar Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, me motivacionin ”Shoqatës Vatra në Amerikë.-Për angazhimin dhe veprimtarinë Atdhetare, për promovimin e mirëkuptimit dhe ndihmës për afirmimin e çështjes së Kosovës.”

Me këtë rast Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nag dy nënkryetarët Agim Rexhaj e Asllan Bushati dhe editori i Diellit, Dalip Greca, u pritën nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës , ambasador Bekim Sejdiu. Në takim ishte i pranishëm dhe konsulli Korab Mushkolaj.

Z. Sejdiu në fjalën e tij të mirëseradhjes në Konsullatë, tha se Vatra na ka inspiruar për veprimtari atdhetare. Pesha historike e saj, kontributi i vatranëve, shërbesat që ka kryer  Vatra për kombin, përfshi dhe çështjen e Kosovës, i japin asaj vlera të veçanta. Duke folur për lidhjet e Konsullatës me komunitetin, ambasador Sejdiu, veçoi faktin se vizitën e parë në komunitet në fillimet e shërbimit diplomatik në Amerikë, e realizoi pikërisht në Vatër.

Ai tha se ndjehej i gëzuar që po i dorëzonte Medaljen e Presidentes së Kosovës  Federatës Vatra. Kryetari i Vatrës , dr. Gjon Buçaj, e falenderoi Konsullin e Kosovës për ceremoninë e organizuar. Kryetari i Vatrës, tha se e vlerësonte shumë nderimin që i ka bërë Vatrës, Presidentja Atifete Jahjaga, duke e nderuar atë për veprimtarinë e saj Kombëtare, veçanërisht në drejtim të Kosovës. Vatra, nuk është vetëm e vatranëve, por i përket Kombit shqiptar. E vlerësojëm shumë, këtë vlerësim, tha dr. Buçaj.Më pas ai tregoi për veprimtaritë e Vatrës dhe riorganizimin e saj.

Më pas ka përshëndetur zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, i cili pasi falenderoi ambasador Sejdiun për punën e shkëlqyer që ka bërë në komunitetin shqiptar, tregoi se në Vatër, që 30 vite të shkuara ku ai vendosi kontaktete e para me vatranët, ai vetë kishte gjetë një avokate të shkëlqyer të mbrojtjes së Kosovës. Nuk kishte demonstratë, ku Vatra të mos ishte pjesëmarrse  aktive. Dihen dhe tashmë lidhjet e ngushta të Vatrës me president Rugovën. Vatra, çështjen Kombëtare e ka parësore.

Zv. Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati në fjalën e tij përshëndetëse, pasi falenderoi ambasadorin Sejdiu, dhe velërsimin që i ka bërë Vatrës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli dhe për lidhjet dhe kontributin e tij në drejtim të Kosovës. Z. Bushati, tha se sapo ksihte ardhur në Amerikë, dha kontribut real në drejtim të luftës së Kosovës. Konkretisht ai dha kontribut në stërvitjen e vullnetarëve të Batalionit Atlantiku.

Takimi vazhdoi për dy orë dhe u diskutua çështje të ndryshme që shqetësojnë shqiptarët e Amerikës, qëndrimet e Vatrës, shqetësimet e saj për Shqipërinë dhe Kosovën, korrupsionin, mosdënimin e krimeve të komunizmit, mosintegrimin e ish të përndjekurëve, problemet e pronave, zgjidhja e çështjes çame, u debatua për rrugët e bashkëpunimit, por edhe për problemet e integrimit ndërshqiptar në rajonin e Ballkanit.(Korresp. i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: agim Rexhaj, asllan Bushati, atifete jahjaga, Bekim Sejdiu, dalip greca, dekorate, Gjon Bucaj, Presidentja e Kosoves, Vatra

I AFËRMI I HASAN PRISHTINËS ME BASHKËSHORTEN AMERIKANE VIZITUAN VATRËN

February 15, 2014 by dgreca

Të shtunën me 15 Shkurt 2014, Ferki Veliu Berisha, i lindur në Kosovë, me bashkëshorten e tij amerikane, Patricia, me banim në Portland, Orgeon, të shoqëruan nga kryetarja e degës së Vatrës në Washington D.C, Zonja Merita B McCormack, vizituan Shtëpinë e Vatrës. Ata u pritën nga zv/ kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

Z. Bushati u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe u prezantoi historinë 102 vjecare të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Ai u ndal në momentet historike kryesore të Vatrës, krijimin e saj 7 muaj para se të shpallej Pavarësia e Shtetit Shqiptar, roli i saj i jashtzakonshëm gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe pas saj, ku luajti rolin e shtetit të munguar, mbulimi i shërbimit diplomatik në Evropë dhe ShBA me shpenzimet e Vatrës,fushatat e madhe e Vatrës” Për Shpëtimin e Shqipërisë” me 3 qershor 1917, Lufat e Vatrës në Konferencën e Parisit, organizimin e një huaje Kombëtare në ndihmë të shtetit shqiptar në vitet 1920-23, dërgimi i Bandës muzikore të Vatrës në Shqipëri, dërgimi i Trupave vullnetare në përbërje të të cilëve ishin djemtë e vatranëve, kontributi i tyre në mbrojtjen e kufijëve jugorë si dhe pjesmarrja në Luftën e Vlorës e Bandës së Vatrës dhe Trupat vullnetare.

Z. Bushati i njohu mysafirët edhe me zhvillimet fundit në Vatër, qëndrimet e saj për cështjen kombëtare, zhvillimet demokratike në vendlindje, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, bashkimin Kombëtar në rrugë paqësore nën Bashkimin Europian etj.

Mysafirët bënë pyetje rreth Vatrës, të djeshmes dhe të ardhmes së saj.

Editori i Diellit prezantoi shkurtimisht historinë e Gazetës më të vjetër të Botës Shqiptare, që është ende në botim, në print dhe online, Diellit, që pikërisht, në ditën e sotme, 15 shkurt mbush 105 vjec. Mysafirët vizituan edhe ekspozitën e rrugëtimit 102 vjecar të Vatrës, bënë fotografi në mjediset e saj, morën foto nga objektet fotografike të ekspozuara etj.

Ferki Veliu Berisha tregoi shkurtazi jetën e tij, familjen, e cila ka lidhje gjaku me familjen e Hasan Prishtinës, ai tregoi edhe për projektin e librit për historinë e familjes që mendon ta botojë gjatë këtij viti.

Nesër, me 16 shkurt, ata do të ejnë pjesë e festimit të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Vatra dhe Bashkësia shqiptare. Ferki sjell edhe mesazhin e 83 vjecarit Hakan berisha, kusheri i Hasan Prishtines.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: asllan Bushati, bashkeshorte, dalip greca, ferki veliu berisha, I afermi i hasan Prishtines, Merita B McCormack, Patricia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19

Artikujt e fundit

  • Vulgu dhe intelektualët
  • Një ikje e parakohshme kolegu
  • Telenovela Broja Vazhdon
  • “Në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe”
  • Kolë Bojaxhiu, në ditëvdekjen e tij …
  • KOSOVA, DRIDHMA MUZIKE E LUFTE
  • LE MATIN (1914) / INTERVISTA ME TURHAN PASHËN DHE FILIP NOGËN PAS KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË LIDHJE ME KRYENGRITJEN KUNDËR PRINC VIDIT
  • Dom Ndre Zadeja, pézmi i Zija Vukës dhe Pader Anton Harapi… pa varr
  • Shqiptarët e Amerikës në lot e dhimbje përcollën në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT