Dje në Parlamentin Evropian në Bruksel u prezantua projekti i autostradës Durrës-Prishtinë-Medvegjë–Nish drejt Evropës/
Shkruan Asllan Dibrani/
Dje në parlamentin evropian në Bruksel u prezantua projekti i autostradës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Nish. AFEDS(Forumi Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi ) Forumin për bashkëpunim ndërkufitar (FBN) me përkrahjen e shumë institucioneve tash e disa muaj janë duke lobuar në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare që ky projekt të kaloj nëpër Medvegjë. Rëndësia e këtij projekti është shumë e madhe për Luginën e Preshevës. Pamje e delegacionit të Forumi Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi i udhëhequr nga Muharrem Salihu, të pritur në Parlamentin e Evropës nga z.Knut W. Fleckenstein kryetar i komitetit për bashkëpunim mes Kosovës ,Serbisë,Shqipërisë,Bosnje e Hercegovinë dhe Mali i Zi./
Ka kohë në të gjitha instancat politike ,shoqërore, organizata qeveritare dhe jo qeveritare po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tri shtetet dhe do të ndikojë në nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik mes tyre.Në projektin fillestar, parashikohet që autostrada të kalojë nëpër Merdarë nga e cila është një gabim strategjik në sferën politike dhe ekonomike. Ndërkohë, “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS)i themeluar nga kompania “MedVita Development”, me seli në “Banjën e Sjarinës”, KK Medvegjë ka prezantuar një draft projekt të ri, ku kërkohet që autostrada të kalojë nga Medvegja dhe jo nga Merdara e cila nuk ka interes as Kosova as Serbia , por edhe kostoja është më e vogël dhe është fitimprurëse për rajonin e tri komunave të atjeshme dhe etniteteve që jetojnë shqiptarë dhe serb ,por edhe për Gollakun si rajon me i pa zhvilluar. Ky draft para disa ditësh fitoj përkrahjen e eurodeputetit dhe koordinatorit për politikë të jashtme, Z. Knut W. Fleckenstein, si dhe kryetar i komitetit për bashkëpunim mes Kosovës ,Serbisë,Shqipërisë,Bosnje e Hercegovinë dhe Mali i Zi.Projekt i dorëzuar dje në Parlamentin e Evropës nga këshilli i Forumit Shqiptar i udhëhequr me zotin Muharrem Salihun /
Kësaj i parapriu edhe takimi me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve z Agim Shahini në kabinetin e tij me bashkëpunëtorët e Forumit Shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi(AFEDS)ku fokus kryesorë kishim projektin e autostradës Nish-Prishtinë i cili do të mundë të sjellë shumë përfitime ekonomike si për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe Serbinë. U trokit edhe neper disa dyer ndërkombëtare dhe evropiane,qe ky projekti nga Leskoci për në Medvegjë dhe drejt Prishtinës. Për këtë projekt edhe qeveria e Serbisë ka dhënë sinjal pozitiv ne vitin e kaluar në instancat ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni e pikërisht edhe për Autostradën ne këtë relacion . Për këtë projekt është prononcuar edhe kryeministri Isa Mustafa, nga e cila e priti delegacionin e këtij forumi të biznesmenëve nga komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc i udhëhequr nga z.Muharrem Salih një biznesmen i dëshmuar ne Itali…
Lobimi dhe takime te tilla, patën edhe me organizmat e menaxhmentë politik me Shaip Kamberi, nënkryetari i Preshevës, Xhelal Memeti, kryetari i Forumit për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu, koordinatori për Politikë të Jashtme, Aziz Aziri, si dhe Muharrem Zejnullahu, është biseduar për fuqizimin e koordinimit në funksion të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, social dhe kulturor të tri komunave.Perkrahje te tilla kane arritur edhe nga partite politike ne Shqiperi ,Kosve dhe Serbi por edhe nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në Evrope e udhëhequr nga Skënderbeg Klaiqi po edhe Asllan Dibrani përfaqësues i mediave të këtij Lobi.
Ne duhet ti përshëndesim aktivitetet e tilla që përkojnë fillimisht me interesin politik dhe kombëtar me pretekst te veçanet zhvillimit ekonomike dhe avancimin e proceseve dhe zhvillimin te kësaj treve te pa zhvilluar si ne Serbi po ashtu edhe në Kosovë,rezulton se primarja ishte Autostrada Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Nish ,drejtë Evropës.
„Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi në nismën e ndërmarrë, për realizimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Leskoc – Nish po i bashkohen njëzëri edhe organizata të ndryshme shqiptare kudo në botë, personalitete nga fusha të ndryshme, individë dhe qytetarë nga trojet shqiptare dhe diaspora. Mendime të tilla dhe aktivitete janë duke u bërë edhe nga qytetin e Leskovcit dhe qeveritë lokale të kësaj treve për këtë Autostradë për ta ruajtur dhe bilancin e popullatës për mos shpërngulje nga këto zona qofte shqiptar apo serb.
Ne saje te këtyre aktiviteteve të njëpasnjëshme u arrit qe ky projekt të shtrohet edhe në Parlamentin e Evropës, nga e cila ky projekt, po e përmirëson gabimin e Lidersrshipit kosovar qe e kishin fut gabimisht këtë Projekt te në drejtim te Merdares, duke i lënë vëllezërit tanë në këto tri komuna pa rrugë.
Ky shkrim le të mbetet si mesazh dhe thirrje individëve, organizatave,qeverive,organizatave qeveritare dhe jo qeveritare dhe institucioneve të ndryshme në Shqiperi ,Kosovë dhe Serbi që veprojnë në vende të ndryshme të botës, për shumë mbështetje,inkurajim , ndihmë dhe bashkërendim të aksioneve tona, për realizimin e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish.Ky mesazh le te jete po ashtu si thirrje edhe Parlamentit të tri shteteve Shqipërisë ,Serbisë dhe te Kosovës, qe sa me pare ta aprovojnë këtë projekt në interesin e të tri shteteve dhe te rajonit ballkanik. Thirje e vecant i bejme edhe Parlamentit Evropian qe ky kërkesë të aprovohet sa më parë, që po ashtu do të jetë edhe një nder pikat me strategjike, për ta stabilizuar edhe gjendjen politike në rajon. Për në fund ta ndihmojmë AEFDS, që po organizon edhe një peticion Online për përkrahjen e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish .Delegacioni i ynë i kryesuar nga zoti Muharrem Salihu, edhe sot po zhvillon takime te ngjeshura ne Parlamentin Evropian nga e cil ane ditet ne vijim do tu njoftojmë për këtë projekt. Projekti është në harmoni edhe me planet e Bashkimit Evropian për zhvillimin e Ballkanit perëndimor…