• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Paranoja

August 30, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Pas 3 dekadash kur diktatura ndryshoi kozmetikë, tani duket se cikli po mbyllet. Shqipëria, nuk është më nuse pasdiktature, po kthehet në gjendjen e më parëshme për t’u nisur në rrugëtime “të reja”.

Njerëzit po ushqehen me ide absurde, duke iu kujtuar se s’janë tjetër veç pacientë të pashërueshëm. Pas anatemimit të opozitës, tani u gjet edhe “armiku i jashtëm”. Koha e bunkerëve po kthehet, nostalgjia nuk ka munguar. Analistë i frynë zjarrit për rrezik në Ballkan, duke parashikuar edhe skenarë. Ata sikur u kujtojnë qeverive se ka ardhur koha për zbrazjen e arsenalit të vjetëruar të armeve në fusha rajonale.

Në këtë rast nuk ka simptomë më të përshtatëshme se paranoja, e cila në Shqipëri s’ka pse të nxitet, ajo ekziston. Një studim botëror i bërë në vitin 2013 gjeti se sa e zakonshme ishte paranoja në popullatën e përgjithshme, ku deri në 30 përqind kishin simptoma të saj. Mendoni se çfarë shkalle të lartë të popullsise zë paranoja në një vend, i cili 50 për qind të ekzistencës së tij e ka kaluar në vetëizolim të plotë nga rreziku i “armikut të jashtëm”.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Fituesit…

August 21, 2022 by s p

Astrit Lulushi

“Historia shkruhet nga fitimtarët”. Kjo maksimë, shpesh i atribuohet Winston Churchill-it (i cili nuk ishte historian, kështu që edhe nëse nuk do ta thoshte, duhej ta kishte thënë), pasi duket se është e vetmja gjë që jo historianët dinë për historiografinë dhe është e gabuar.

Nëse historia shkruhet nga fitimtarët, atëherë gjithçka që dimë nga historia e regjimit njëpartiak të Shqipërisë është vetëm se fituesit ishin më gjakatarët. Por, nëse historia shkruhet nga fitimtarët, pse flamuri nuk është me yll? Dhe paradoksi është, pse mbahen ende sot festat, emrat e rrugëve, filmat, librat që propagandojnë ideologjinë e kaluar? Për të mos thënë se persona të lidhur me historinë 45 vjeçare të diktaturês përfshihen në politikë e pushtet.

Shprehja “Historia shkruhet nga fitimtarët” është se njerëzit që fitojnë një konflikt janë në gjendje t’i japin interpretimit të tyre të historisë një pozitë të privilegjuar. Por nuk do të thotë se perspektivat e tjera u zhdukën. Fituesit shkruan historinë në kuptimin që versioni i tyre i ngjarjeve u regjistrua në mbishkrime zyrtare dhe në histori të shkruara nga njerëz të paguar nga pushteti dhe të sanksionuar në kodet ligjore dhe politikat zyrtare. Kjo dukuri vazhdon.

Por humbësit nuk u zhdukën domosdoshmërisht. Edhe ata shkruan historitë e tyre, ndoshta jo aq të përhapura. Dhe vetem kaq.

Të fitosh nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh gjakatar ose i papëgjegjshëm.

Në perëndim, fitimtarët mirëadministruan, siguruan prodhim të bollshëm, tregti fitimprurëse, mbledhje të rregullt të të ardhurave nga taksat, ushtri të afta e kështu me radhë. Pas një lufte të ftohtë, gjithçka që mund të themi për fituesit është se ata u bashkuan me fituesit e krahut tjetër.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Figurat

August 16, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Figura paraqet jorealen, ose ashtu si ne do të dëshironim të ishte. Cila figurë historike është keqinterpretuar? Baltë është hedhur mbi të gjitha një herë ose një tjetër, sipas frikës dhe interesit dhe këto të dyja ndryshojnë sipas kohës. Fama është avull, popullariteti është aksident, pasuritë ikin, ata që të brohorasin sot mund të mallkojnë nesër dhe vetëm një gjë qëndron – karakteri, thoshte Harry Truman.

Të gjithë besojnë se Panço Vila, hero meksikan, ishte stereotipi i trimit dhe pijes. Ka vetëm një detaj të vogël, Panço Vila e urrente alkoolin.

Ai nuk piu, asnjë pikë. Sipas këndvështrimit të tij, pijet alkoolike ishin përgjegjëse për shumicën e problemeve të njeriut. Urrejtja e tij për këto pije e shtyu atë të shkatërronte baret dhe mensat në qytetet që vizitonte. Ai madje i kërcënoi trupat e tij me pushkatim nëse i shihte ndonjëherë duke pirë.

Vila ishte i aftë në lloje të tjera pijesh; një nga të preferuarat e tij ishte milkshake me luleshtrydhe. Në fakt, shumë lokale filluan të shërbenin milkshake me të vetmin qëllim të parandalonin që Panço Vila të shkatërrone biznesin e tyre.

Por, pavarësisht se Vila plotësoi disa nga kërkesat për t’u konsideruar “maço” tipik, shumë njerëz mendojnë se ai ishte i dehur. Ata, të cilëve

u thurrej lavdi sa ishin gjallë, janë më të urryerit sot nga të njëjtit njerëz. Ky është vendi që rezervon për disa historia.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Fjala më e vjetër

August 12, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Në gjuhësi, nuk ka një koncept të “fjalës më të vjetër”. Teknikat e rindërtimit krahasues japin një mjet të vlefshëm kur përdoren siç duhet, por ato në thelb janë jo historike.

Të dhënat nga të cilat bëhen rindërtimet janë të paplota për shkak të entropisë. Pra, gjuha transmetohet në mënyrë të papërsosur nga një brez në tjetrin, me informacion të humbur në disa nivele. Për shkak të entropisë, gjuhëtarët nuk mund të rindërtojnë asgjë përtej një pike që caktohet arbitrarisht si një datë afërsisht 10,000 vjet më parë. Kjo është arsyeja pse ata nuk mund të rindërtojnë më shumë se një pjesë të vogël të gjuhës stërgjyshore, e cila besohet se është të paktën 12,000 vjet e vjetër.

Së fundi, gjuha është regjistruar në mënyrë të rikuperueshme vetëm për rreth 5,500 vjet, dhe më pas vetëm një pjesë e vogël e gjuhëve të sotme shkon deri në atë hark kohor. Supozohet se gjuha indo-evropiane është folur disi më herët, ndoshta 6,000 ose 7,000 vjet më parë, por pasi nuk është regjistruar kjo nuk merret për bazë.

Ka të ngjarë që gjuha është karakteristikë përcaktuese e Homo sapiens-it, domethënë që njerëzit anatomikisht modernë kanë pasur gjithmonë gjuhë, që do të thotë se zhvillimi i vazhdueshëm i asaj që u bë indo-evropiane arrin 300,000 vjet e më shumë. E gjithë kjo i bën gjuhëtarë të refuzojnë konceptin e “gjuhës më të vjetër”.

Gjuhët më të vështira për t’u mësuara janë shpesh edhe më të rrezikuarat për t’u zhdukur.

Gjuha baske, p.sh, përgjithësisht konsiderohet si një nga më të vështirat në botë, pasi nuk lidhet me asnjë gjuhë tjetër. Gjatë përkthimit, një fjalë ka nevojë për një duzinë fjalësh në gjuhë të tjera. Bask është familje me gjuhë të ndryshme me një alfabet krejtësisht të veçantë.

Sami, në veçanti varieteti Ume.

Flitet nga rreth 30 njerëz, në Finlandë, kështu që është vështirë të gjesh dikë për të praktikuar. Gjithashtu, gjuha sami ka rreth 40 fjalë për lloje të ndryshme bore dhe 100 për renë.

Hungarishtja nuk ngjan me ndonjë gjuhe tjetër (e lidhur me finlandishten, ashtu si anglishtja është e lidhur me greqishten). Fjala “restorant” që priret të jetë shumë e ngjashme në shumë gjuhë, në hungarisht është “étterem”.

Galishtja është llojllojshmëri. Nuk ka lidhje me asnjë gjë që flisni, dhe drejtshkrimi është i tmerrshëm. Autobusi me shenjën “Dún Laoghaire” shkon në një vend që shqiptohet Dun Leire.

Walser flitet në disa fshatra të Alpeve, në Luginën Aosta dhe Piemonte, Itali. Në fakt, nuk është gjuhë e vetme uniforme, por disa variante gjuhësh. Kur dy folës Walser nga fshatra të ndryshëm takohen, ata përfundojnë duke folur italisht. Të dhënat e fundit tregojnë gjithsej 1000-1100 folës. Është një gjuhë e rrezikuar; shumica e folësve janë njerëz të moshuar. Janë bërë disa përpjekje për të mbajtur gjallë gjuhët Walser në Itali, veçanërisht pas ligjit të nxjerrë në 1999 për të mbrojtur pakicat gjuhësore.

Në shqip, gjuha e folur po largohet gjithnjë e më shumë nga gjuha e shkruar, duke u bërë një lloj gjuhe “esperando”, ndikuar nga ‘lingua franka’ (anglishja, italishtja, greqishtja, turqishtja dhe nga fjalë të shkurtuara e dialekte të shqipes). Kjo lloj gjuhe çan nëpërmjet snobizmit dhe mosarsimimit.

Diskutimet janë të shumta – Sa e vjetër është gjuha shqipe? – A ka ndonjë provë që vërteton se gjuha është paleo-ballkanike dhe më e vjetër sa latinishtja dhe greqishtja e vjetër?

Nuk ka asnjë mënyrë të përcaktuar për të matur se sa “e vjetër” është një gjuhë. Përpjekja për të gjetur se kur “filloi” një gjuhë është si të përpiqesh të gozhdosh pelte në tavan.

Për shembull, shkrimet më të hershme të njohura helenishte datojnë nga viti 1450 pes, por grekët e sotëm nuk do ta kuptonin greqishten e vitit 700 pes, e lëre më 1450 pes. Pra, a është vërtet e njëjta gjuhë greqishtja e lashtë me greqishten moderne?

Dhe nëse greqishtja koine e vitit 1 të erës sonë është e njëjta gjuhë me greqishten e sotme, atëherë a nuk duhet të konsiderohet latinishtja e njëjta gjuhë si italishtja, spanjishtja dhe frëngjishtja e ditëve të sotme?

Ja çfarë mund të dihet për shqipen: Është pjesë e familjes së gjuhëve indoevropiane. Pra, duhet të ktheheni në proto-indo-evropiane rreth vitit 3000 pes për të gjetur paraardhësit e saj të përbashkët me gjuhët e tjera. Shqipja është e vetmja anëtare e njohur e degës së vet përkatëse të trungun e gjuhëve indo-evropiane, siç është rasti me armenishten dhe helenishte. Mund të ketë qenë edhe gjuhë të tjera në degën e shqipes, por është e vetmja që ka mbijetuar në ditët e sotme.

Ka të ngjarë që referenca e parë e një gjuhe nga dega e shqipes të ketë ardhur kur shkrimtarët e lashtë grekë përmendën një “gjuhë ilire”. Të paktën disa herë, ata i referoheshin një forme më të hershme të shqipes, ose ndoshta një të afërme të saj. Megjithatë, termi u përdor në mënyrë jokonsistente dhe në epokat e mëvonshme, gjuhët sllave quheshin “ilire”.

Shkrimi më i vjetër i njohur shqip daton nga viti 1462. Greqishtja koine është shumë më afër greqishtes moderne sesa latinishtja me italishten, por gjuhëtarët janë në mëdyshje nëse duhet t’i konsiderojnë gjuhën Koine dhe greqishten e re të njëjtën gjuhë. Por ka mbishkrime dikur dhe fjalë të tjera sot për të konfirmuar se ajo është një gjuhë indo-evropiane, ndoshta në të njëjtën degë me shqipen.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi

Njeriu i ri

August 10, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Dikur njerëzit edhe vdisnin për një lloj ideali, varej se nga frymëzoheshin. Sot bota është zhveshur nga kjo ndjenjë, asgjë s’është më e lartë në shoqëri se sa antivlera; krim, drogë, mashtrim e korrupsion.

Njeriut i ndalohej të besonte a mendonte ndryshe, dikur. Sot nje brez i ri i dalë nga njeriu i formateve komuniste ia ndalon këto vetes.

Shifrat e turistëve ngjajnë me viktima covidi, vazhdojnë të fryhen, dhe s’lënë të moshuar pa futur në lista. Njerëzve u mësojnë se vjedhja është patriotizëm. Visitorët që nuk shpenzojnë shumë quhen me përçmim “turistë ekonomik”. Emigrantëve u thonë se kanë shkuar për të vjedhur dhe qeveria u garanton se do t’i ndihmojë për të legalizuar zhvatjet e tyre.

Gazetarët përgjojnë në dyert e trageteve, numërojnë ata që hynë dhe raportojnë me sukses mossuksesin e tyre. Fëmijë e të rritur bëhen viktima të aksidenteve dhe autoritetet dënojnë mjetet por jo burimin e tyre. Njësoj si të thonë se mjeti jusifikon qëllimin.

A i keni parë si bëhen reklamat? Jo? Prandaj ato pëlqehen. Si çdo gjë e mirë, bëhet me punë të lodhshme.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT