Astrit Lulushi/
Dikur njerëzit edhe vdisnin për një lloj ideali, varej se nga frymëzoheshin. Sot bota është zhveshur nga kjo ndjenjë, asgjë s’është më e lartë në shoqëri se sa antivlera; krim, drogë, mashtrim e korrupsion.
Njeriut i ndalohej të besonte a mendonte ndryshe, dikur. Sot nje brez i ri i dalë nga njeriu i formateve komuniste ia ndalon këto vetes.
Shifrat e turistëve ngjajnë me viktima covidi, vazhdojnë të fryhen, dhe s’lënë të moshuar pa futur në lista. Njerëzve u mësojnë se vjedhja është patriotizëm. Visitorët që nuk shpenzojnë shumë quhen me përçmim “turistë ekonomik”. Emigrantëve u thonë se kanë shkuar për të vjedhur dhe qeveria u garanton se do t’i ndihmojë për të legalizuar zhvatjet e tyre.
Gazetarët përgjojnë në dyert e trageteve, numërojnë ata që hynë dhe raportojnë me sukses mossuksesin e tyre. Fëmijë e të rritur bëhen viktima të aksidenteve dhe autoritetet dënojnë mjetet por jo burimin e tyre. Njësoj si të thonë se mjeti jusifikon qëllimin.
A i keni parë si bëhen reklamat? Jo? Prandaj ato pëlqehen. Si çdo gjë e mirë, bëhet me punë të lodhshme.