• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjuhë e parë

December 10, 2020 by dgreca

Astrit Lulushi

Nga Astrit LULUSHI/

Cila është e para gjuhë? Përgjigja është, se kjo nuk dihet, dhe çështja mbetet e hapur. Sipas Shën Augustinit, secili nga pasardhësit e Noas themeloi një komb dhe secili komb formoi gjuhën e vet. Ai identifikoi 72 kombe. Konfuzioni dhe shpërndarja ndodhën në kohën e Pelegut, birit të Heberit, që ishte biri i Semit, birit të Noes. Pelegu ishte i pari i Pellazgëve.
Shën Augustini pastaj hedh idenë, se familja e Heberit ruajti atë gjuhë që besohej se ishte gjuha e përbashkët e racës hebraike. Shumica e 72 gjuhëve daton në shumë breza pas Heberit. Shën Augustini e zgjidh këtë problem, duke thënë se Heberi, i cili jetoi 430 vjet, ishte ende gjallë kur Perëndia caktoi 72 gjuhët. Hipoteza e Shën Agustinit qëndroi për më shumë se një mijë vjet.
Pastaj, në një seri traktatesh, botuar në 1684, duke shprehur skepticizëm në lidhje me besime të ndryshme, britaniku Thomas Browne hodhi dyshimin se megjithëse toka ishte shumë e populluar para përmbytjes, pas një shpërndarjeje të madhe dhe hapësirës në kohë, njerëzit mbajtën një gjuhë uniforme në të gjitha pjesët.  
Deri në atë kohë, zbulimi i Botës së Re dhe eksplorimi i Lindjes së Largët kishte sjellë njohuri të gjuhëve të reja përtej 72 gjuhëve të llogaritura nga Shën Augustini. Duke cituar gjuhët amerikane vendase, Browne sugjeroi që “ngatërrimi i gjuhëve në fillim preku vetëm ata që ishin të pranishëm në punën e kullës së Babelit …” Për banorët rreth kodrave, ku ndodhej arka … gjuha primitive me kalimin e kohës u degëzua në disa pjesë të Evropës dhe Azisë …. Sipas kësaj pikëpamjeje, thjeshtimi nga një gjuhë më e madhe vendase se hebraishtja mund të jetë përgjegjëse për ndryshimet në gjuhë. Ai sugjeron kinezishten e lashtë, ndër gjuhët që erdhën nga konfuzioni, përzierja dhe ndryshimi. Browne thotë se një dialog mund të hartohet në Saksonisht, vetëm me fjalët që mund të nxirren nga Helenishtja… dhe nëse gjuha e skithësve si gjuhë amtare shkon në të gjithë kombet e Evropës, dhe madje deri në Persi, bashkësia në gjuhë midis kaq shumë kombeve, ka një përhapje më të arsyeshme dhe më tepër mund të nxirret nga gjuha e përbashkët e shpërndarë nëpër të gjithë, sesa nga ndonjë komb i veçantë. 
Konfuzioni në Kullën e Babelit u hoq si pengesë duke u lënë mënjanë. Përpjekjet për të gjetur ngjashmëri në të gjitha gjuhët rezultuan në zbulimin gradual të një gjuhe të vetme antike nga e cila rrjedhin të gjitha gjuhët e tjera. Browne padyshim e bëri shkrimin mbi gjuhët para vitit 1684. Në të njëjtin shekull kur James Howell botoi Vëllimin II Epistolae me letra pothuajse imagjinare për persona të ndryshëm të rëndësishëm në fushën që përmbanin informacione të vlefshme historike. Në Letrën LVIII, metafora e një peme gjuhësh shfaqet plotësisht e zhvilluar. 
“Unë tani do të ngre velat drejt Hollandës, gjuha e së cilës është dialekt me anglishten, dhe ishte kështu që nga fillimi, duke qenë se të dyja rrjedhin nga holandishtja e lartë (Howell gabon këtu): Danishtja gjithashtu është degë e së njëjtës pemë. Tani, Gjuha e Lartë Hollandeze ose Teutone është një nga Gjuhët Amtare, e përhapur në shumë vende evropiane, dhe vazhdon akoma në pjesën më të madhe të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët kanë një Dialekt për gjuhën e tyre vulgare … Disa nga shkrimtarët e saj do ta bënin këtë botë të besonte se ajo ishte gjuha që flitej në parajsë. 
Kërkimi për “gjuhën e parajsës” ishte temë e të gjithë gjuhëtarëve të Evropës. Ata që shkruanin në latinisht e quanin lingua prima, lingua primaeva ose lingua primigenia. Në anglisht ishte gjuha Adamike; në gjermanisht, Ursprache (gjuhë e parë). Ky koncept i gjuhës misterioze, hyri në përdorim shumë përpara se neo-gramatikanët ta përvetësonin për gjuhët e tyre të para. Dhe hendeku midis familjeve gjerësisht të ndryshme të gjuhëve mbeti i pa mbyllur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Gjuhe e pare

NDRYSHE

December 9, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Liria dhe lumturia kanë nga një armik të fuqishëm në dorë; nga njëra anë është tirania, nga ana tjetër anarkia. Për t’u mbrojtur nga kjo e fundit, është e nevojshme për t’i dhënë kompetencat e duhura qeverisë; dhe për t’u mbrojtur nga e para, është e nevojshme që kompetencat të shpërndahen siç duhet. Kështu, në të gjitha punët është gjë e shëndetshme herë pas here
për të vënë pikëpyetje në gjërat që
janë marrë prej kohësh si të mirëqena; kur një brez i tërë lindur e rritur nën hijen e rëndë të një partie ekziston; dhe vetëm dy gabime janë që dikush mund të bëjë; duke mos shkuar gjatë gjithë rrugës; ose duke mos e filluar, sepse sa larg mund të shkosh pa shkatërruar nga brenda ato që përpiqesh të mbrosh nga jashtë? Kështu, për shembull, mund të njësohen rrënimet dhe vuajtjet e Luftës së Dytë Botërore me plagët dhe krimet e Luftës së Ftohtë por që kanë mbetur patrajtuara.
Ka në këtë planet ndonjë shoqëri që nuk zgjohet, dëshiron të jetojë e mbyllur në terr, dhe kush mendon ndryshe është specie në zhdukje, e cila sulmohet, përqeshet, përbaltet, mbulohet. Të tjerëve – me masë të ngrirë mendimi të vdekur – u mbetet të mbijetojnë, duke bërë që bota të lindë nga e para dhe njerëzimi të përsërisë të gjitha gabimet. Njeriu nuk dëshiron të vdesë i lumtur, dhe ka krijuar konceptin se vdekja është e hidhur – megjithëse buzëqeshja e tij e ngrirë tregon sa ironike është idea që e mban mbërthyer pa lëvizur pa folur për të treguar të vërtetën që e merr me vete. Deri këtu njeriu njeh e ka dije, përtej, çdo gjë është e errët, siç ndodh kur ecën përpara me kokën kthyer prapa.
Jeta është shfaqe; njeriu është aktor në dramën e shkurtër a të gjatë, siç e ka përgatitur Autori. Nëse është kënaqësia e tij që ti të luash rolin e njeriut të varfër, të pasur ose të një sundimtari, shiko të veprosh mirë, sipas skenarit, sepse kjo është puna jote – të luash mirë pjesën e dhënë, dhe jo të zgjedhësh atë që i përket një tjetri. Kur një mace e zezë të pret rrugën, ose një korb ndodh të fluturojë mbi çatinë tënde, mos u mposht nga paraqitja, por shpërfilli dhe thuaj: Asgjë nuk më paralajmëron. Për mua të gjitha vendet janë me fat nëse unë dua. Për çfarëdo që të ndodhë, më takon mua të nxjerr përparësi prej tyre; apo siç thuhet në një përrallë të lashtë, nga e cila vetëm kuptimi ka mbetur, se është njeriu që krijon vendin dhe jo vendi njeriun. Vendi është i bukur, por njerëzit janë të çmendur – titullohet një libër – sepse me ligje e kontrolle, radhë të gjata në kufi e shpikje virusi, njeriu pengohet të përmirësojë veten dhe t’i përshtatet bukurive të vendit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Ndryshe

JETA

December 7, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Vdekja është fjalë e rëndë, ndjell lloj lloj mendimesh, por duhet thënë se duhet përmendur, edhe kur s’ndodh, është mësim i fundit  jetës. Si një udhëtim, kur anija është në spirancë, nëse shkon në breg për të marrë ujë, mund të zbavitesh duke mbledhur guacka ose gjëra të tjera, por mendimet dhe vemendja duhet të jenë drejt anijes, se po të thërrasë kapiteni, duhet t’i lësh të gjitha, që të mos kesh nevojë të mbartin si dele; po kështu në jetë, në vend të guackave, njeriu grumbullon e çfarë s’grumbullon, në shumë gjëra bëhet i pa ngopur, nuk diskutohet; por nëse kapiteni thërret, duhet t’i lërë të gjitha, të vrapojë drejt anijes, dhe të mos shikojë prapa. Nëse është plak, të mos shkojë kurrë larg nga anija, që të mos mungojë kur ajo të niset. Pra, mos kërko që ngjarjet të ndodhin siç dëshiron; por dëshiro që të ndodhin ashtu siç ndodhin, dhe gjithmonë do të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, jeta

Mbyllje e gjatë

November 27, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI- Nga izolimi i gjatë njeriu del i çmendur (nëse është me fat për të jetuar), ose ndoshta i vdekur. Kjo ka ndodhur më parë, jo shumë kohë të shkuara, kur një popull u burgos për 45 vjet, pa asnjë kontakt me jashtë. Për të kuptuar se çfarë ndodh me një grup, deri diku, duhet parë se çfarë ndodh me një individ kur përjeton izolim të plotë.
Blanche Monnier (1849 – 1913), ishte një grua 25 vjeçare aristokrate nga Poitiers i Francës, e cila donte të martohej me një avokat të varfër. Por nëna e kundërshtoi dhe e mbylli në një dhomë të vogël të errët pa asnjë ekspozim ndaj rrezeve të diellit; çdo ditë i hidhej për të ngrënë një copë bukë e pak ujë, dhe nuk lejohej të shihte njeri. Blanche u bë anoreksike, dhe në kohën kur u shpëtua nga izolimi, pas 26 vjetësh, mezi peshonte 25 kg.  Gjendja e saj mendore ishte shumë e rëndë, dhe shpejt çoi në shtrimin e saj në një spital psikiatrik, ku edhe vdiq në vitin 1913. André Gide (1869 – 1951), nobelist, botoi një libër në vitin 1930 në lidhje me këtë incident, me titull ‘La Séquestrée de Poitiers’. Libri pati ndikim të madh tek Michel Foucault, filozof, historian i ideve, shkrimtar, aktivist politik dhe kritik letrar (1926 – 1984). Teoritë e Foucault kryesisht adresojnë marrëdhëniet midis fuqisë dhe dijes, dhe si përdoren ato për kontroll shoqëror përmes institucioneve.
Sidoqoftë, efektet e një izolimi kaq ekstrem, kur ndodhin tek fëmijët, i bëjnë ata të mos jenë në gjendje të flasin – si në rastin e Xhinit, një vajzë e cila u mbyll nga babai i saj për 13 vjet kur ishte vetëm 10 muajshe. Xhini, lindur në vitin 1957, është pseudonimi i kësaj vajze amerikane, viktimë e abuzimit të rëndë, neglizhencës dhe izolimit. Rrethanat e saj janë shënuar dukshëm në analet e gjuhësisë dhe psikologjisë anormale të fëmijëve.
Ndryshe nga Blanche, Xhini e kishte më keq, sepse e mbyllur, ajo humbi periudhën kritike të përvetësimit të gjuhës dhe kjo e bëri të pamundur të kishte një gjuhë të parë. Kur u shpëtua nga izolimi, ajo filloi të mësonte fjalë dhe ishte gjithmonë e kënaqur kur mësonte fjalë të reja. Por gjuha nuk është fjalë, thonë ekspertët, gjuha është gramatikë, është fjali. Si pasojë, Xhini mund të flasë disa fjalë, por mbështetet në gjuhën e shenjave për komunikim.
Dhe tani që u njohët me këto raste, pyesni veten: Po një popull çfarë pasojash ka nga një izolim i tmerrshëm, ta zëmë, 45 vjeçar? A u trajtuan ndonjëherë këto probleme? Po përgjegjësitë kush i morri? Po llogari a u dha? Jo! Humbja, si në çdo sistem që përdor krime të tilla për të bërë zap një popull, iu faturua kombit, i cili sot paguan me reputacion, ose me të ikur që përfundojnë kryesisht rrugëve, kampeve e burgjeve të botës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Mbyllje e gjatë

Si fillon rruga e kombit?

November 26, 2020 by dgreca

Shkruan:Astrit LULUSHI/

Xhorxh Uashinton, Presidenti i Parë i ShBA-së, në Proklamatën e tij të Parë të Falënderimeve para Kongresit më 3 tetor 1789/

“” … dhe Ndërsa të dy Dhomat e Kongresit kanë kërkuar që t’u rekomandoj njerëzve të Shteteve të Bashkuara një ditë falënderimesh dhe lutjesh publike, për t’u vëzhguar duke pranuar me zemra mirënjohëse shumë sinjale favorizuese të Zotit të Plotfuqishëm, veçanërisht një formë të qeverisjes për sigurinë dhe lumturinë e tyre. Tani, pra, unë rekomandoj dhe caktoj të enjten, ditën e 26-të nëntorit, që t’i kushtohet shërbimit të asaj Qenieje të madhe dhe të lavdishme, i Cili është Autori i mirë i të gjitha të mirave që ishin, ose do të bëhen … që ne të gjithë të bashkohemi duke i dhënë Atij falënderimet tona të sinqerta dhe të përulura për kujdesin dhe mbrojtjen e Tij të mirë të njerëzve të këtij vendi para se të bëhej komb … Dhe gjithashtu që ne pastaj të bashkohemi në dhënien më me përulësi me lutjet tona Zotit të Madh dhe Sundimtarit të Kombeve, dhe t’i lutemi që të falë shkeljet tona kombëtare dhe të tjera … që t’i japë Qeverisë sonë Kombëtare një bekim për të gjithë njerëzit duke qenë vazhdimisht një qeverisje e ligjeve të mençura, të drejta dhe Kushtetuese, në mënyrë diskrete dhe me besnikëri dhe të bindur … dhe për të promovuar njohuritë dhe praktikat e fesë dhe virtytit të vërtetë, dhe rritjen e shkencës midis nesh … dhënë nën dorën time në Qytetin e Nju Jorkut, ditën e 3 të Tetorit në Vitin e Lordit Tonë 1789.”

Filed Under: Politike Tagged With: Astrit Lulushi, dita e Falenderimeve, George Washinton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT