• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

V E T M I

July 3, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Të jesh vetëm ndonjëherë është diçka e pakëndshme, njësoj si të qenit i bindur se me helm mund të shërohesh. Përmes vetmisë njeriu ndjehet i qetë ndaj çdo tingulli a gjëje që lëviz, ndaj çdo pamjeje që më parë as që e kishte menduar. Çdo gjethe fryhet bëhet e gjallë dhe njeriu ndjen praninë e diçkaje, madje edhe të gjërave që më parë i dukeshin të zymta.
Vajtimi me kohë konsumon trishtimin, çka nënkupton se gëzimi është i natyrshëm; si ecja mbi tokë krijon iluzionin se po aq lehtësisht mund të ecësh më këmbë edhe mbi ujë.
Të pakta janë ditët e jetës. Disa nga orët më të këndshme janë gjatë stuhive të verës, të cilat e mbyllin njeriun brenda – edhe ditët janë më pak të ngjeshura, të zbutura nga zhurmat kërcitëse të pemëve dhe copëtimi i pandërprerë i kohës; kur një muzg i hershëm e bën mbrëmjen të zgjatet; ku shumë mendime shtrihen ngadalë, zënë rrënjë, dhe vetëshpalosen; kur në kohën me shi që provojnë shtëpitë, njerëzit rrinë gati me leckë dhe kovë para hyrjeve për të mbajtur jashtë përmbytjet, apo kur tjetri ulur pas derës i gëzohet plotësisht mbrojtjes; kur rrufeja godet një pemë të madhe dhe e rrëzon përtokë; dhe kur ti kalon aty përsëri ditën tjetër, tronditesh nga ajo gjurmë, më e dallueshme se kurrë, e bërë nga rrufeja e tmerrshme që zbriti nga qielli në dukje i padëmshëm.
Njeriu shpesh i thotë vetes – “Tani është koha të mendosh, sepse atje lart do të ndjehesh i vetmuar.” Por të mendosh duhet qetësi, pra të jesh vetëm; atëherë si mund të bëhen të dyja njëherësh – të rrish në vetmi dhe mes njerëzve?
E gjithë kjo Tokë ku ne banojmë nuk është veçse një pikë në hapësirë. Nëse do të ishte e mundur, sa larg njëri tjetrit, mendoni ju, banojnë dy njerëz në qiell, thellësia dhe perimetri i të cilit nuk mund të maten? Pse njeriut në Tokë i duhet vetmia? Çfarë lloj hapësire është ajo që i ndan njerëzit dhe i bën të ndjehen të vetëm? Asnjë lëvizje këmbësh nuk mund t’i afrojë dy mendje. Ajo që duhet është thjesht dëshira për të qenë më pranë; për shumë, janë nevojat e jetesës – bankat, zyrat postare, kafenetë etj, shtëpitë, shkollat, dyqanet – që i afrojnë njerëzit. Si pema që mbillet afër ujit ose i lëshon rrënjët në atë drejtim – mjafton të gjejë një vend ku njeriu të hedhë themelet – cili vend nuk ka rëndësi, as çfarë gjuhe flet.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Vetmi

DR. BIBERAJ, DREJTOR NE DETYRE I ZERIT TE AMERIKES- Arritje historike

July 2, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Astrit Lulushi

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Global Media ka emëruar gazetarin veteran të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, si drejtorin në detyrë të Zërit të Amerikës që transmeton lajme në rreth 60 gjuhë të botës.

Emërimi i tij u njoftua në një e-mail për stafin të martën nga shefi ekzekutiv i USAGM, Michael Pack.

Elez Biberaj ka qenë drejtor i Zërit të Amerikës në Divizionin Eurasia që nga viti 2006, duke e bërë atë përgjegjës për programimet e Zërit të Amerikës për audiencat në Rusi, Ukrainë, Armeni, Gjeorgji dhe Ballkan. Ai gjithashtu ka shërbyer si shef i shërbimit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës.

Në një email për stafin të martën, z. Biberaj rrëfeu se si historia e tij personale si refugjat, emigrant dhe karriera gati 40-vjeçare si gazetar i Zërit të Amerikës kanë formuar perspektivën e tij.

Që nga dita kur është krijuar, VOA ka pasur 29 drejtorë duke filluar me aktorin dhe regjisorin e njohur të Hollivudit, John Houseman më 1942, dhe së fundi me fituesen e çmimit Pulitzer për gazetari, Amanda Bennett në qershor 2020. Dr. Elez Biberaj bëhet drejtori i 30-të i Zërit të Amerikës.

Urime, Elez Biberaj, për këtë pozitë historike – Sa kohë, mundime e sakrifica, brezash shqiptarë emograntë për të arritur në postin e drejtorit të VOA-s, posti më i lartë i një shqiptari të emëruar deri më sot në qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Astrit Lulushi, Drejtor i zerit te Amerikes

Lajm i vjetër

July 1, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Sa shumë njeriu është i lidhur me instinket. Çdo veprim i tij është inerci e veprimeve të nisura nga e kaluara. Instinkti është thelbi i krijimit – Big Bang i jetës – dhe inercia mund të quhet forca e shpërthimit që vazhdimisht zgjerohet. Ndonjëherë, pasi kemi parë e dëgjuar gjithë ditën, ndalemi dhe pyesim – Çfarë është lajmi? Dhe kuptojmë se lajmi i vërtetë kurrë nuk është i vjetër.Një herë në Kinën e lashtë, në vitet 300, perandori Wei dërgoi një njeri në provincë për të përcjellë lajmet, siç ishte zakoni i komunikimit atëkohë. Gjatë bisedës me njerëzit e mbledhur, mikpritësi e pyeti lajmëtarin: Çfarë është duke bërë Perandori? I dërguari u përgjigj me respekt: ​​Mjeshtri im dëshiron të zvogëlojë numrin e gabimeve të veta, por nuk mund të arrijë deri në fund të tyre. Ky ishte lajmi. Kur i dërguari iku, njerëzit thanë: Çfarë mesazhi i denjë! Në vend që të shurdhojë veshët e fermerëve të përgjumur në ditën e pushimit me kritika për një jave të harxhuar keq, ai foli për fillimin e freskët dhe të guximshëm të një jave të re.Lajmi i keq është vdekjeprurës i ngadaltë; dhe lajmi i mirë vlerësohet vetëm në një realitet të përsosur – që nuk ekziston. Nëse njerëzit do të vëzhgonin vetëm realitetin e tyre dhe të lejonin veten të mashtroheshin, jeta do t’i ngjante përrallave të njëmije e një e netëve. Nëse do të respektonim vetëm atë që është e pashmangshme, muzika dhe poezia do të kumbonin nëpër rrugë, jeta do të ishte hare. Kur jemi kureshtarë dhe të mençur, ne e kuptojmë se vetëm gjërat e mëdha dhe të denja kanë ndonjë ekzistencë të përhershme dhe absolute, dhe se frika dhe kënaqësitë e vogla përbëjnë pjesën hije të realitetit. Duke mbyllur sytë, dhe pranuar të mashtrohemi nga pamja e jashtme, njeriu vendos dhe konfirmon jetën e tij të përditshme të rutinës që është ndërtuar mbi themele thjesht iluzorë. Fëmijët i dallojnë marrëdhëniet e jetës më qartë se të rriturit, të cilët nuk arrijnë ta jetojnë atë denjësisht, por që mendojnë se janë më të mençur nga përvoja, domethënë nga dështimi.Na ishte një herë…një djalë mbreti, i cili, duke u dëbuar në foshnjëri nga qyteti i tij i lindjes, u rrit nga një pylltar, dhe mendonte se i përkiste një race barbare me të cilën jetonte. Një ditë, një nga ministrat e atit të tij, i tha të vërtetën se kush ishte, dhe koncepti i karakterit të djalit ndryshoi kur mësoi se ishte princ. Kështu edhe njeriu, nga rrethanat në të cilat rritet a vendoset mes gënjeshtrave, gabon karakterin e vet, derisa e vërteta zbulohet, dhe ai e kupton se çfarë e kush është.Ne jemi këta që jemi sepse vizioni ynë nuk depërton përtej sipërfaqes së gjërave. Ne mendojmë se është ajo që duket se është. Nëse një njeri i shetitur na jep një përshkrim për realitetin që ka parë, ne e njohim vendin siç na e përshkruan ai; të vërtetën e vlerësojmë në distancë, në periferi të sistemit, prapa yllit më të largët, përpara Adamit dhe pas njeriut të fundit; të gjitha kohët, vendet dhe rastet ne i përmbledhim në të tashmen; mendojmë se çdo gjë arrin kulmin në momentin e tanishëm dhe se s’ka ndodhur kurrë më parë; nuk arrijmë t’a kuptojmë atë, sepse shohim vetëm realitetin ku jemi mbyllur. Bota, mbushur me realitete të tjera, vazhdimisht dhe me bindje i përgjigjet koncepteve tona, qoftë kur udhëtojmë shpejt apo ngadalë, larg ose afër – sot rruga është e hapur, dhe njeriu, veç realitetit të rremë, nuk tradhton asgjë tjetër.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Lajm i vjetër

ASTRIT LULUSHI-SOFRA POETIKE E DIELLIT

June 27, 2020 by dgreca

Kërkim vlerash/

Astrit Lulushi/
Varfëria në mendje zë pritë,/

mjerimin në nevojë pret,/

si në një stacion qëndror /

ose në shtëpi, /

në shtrat me njerëz mbi kokë,/

disa me virtyttë tjerë të shtirur/

ose dembelë./

Në rrezet e lira të diellit

ose në burimet e thjeshta të hijes

me rrënjë dhe lule,

aty ku me dorë

shkulen nga mendjet

pasionet njerëzore

që çelin virtyte,

natyra prishet dhe

zemra bëhet gur,

njeriu s’njeh as gëzim, as pikëllim,

por ndjen vetëm forcën false

pasivitetin aktiv,

që brohoret mediokritetin

dhe i bën mendjet servile.

Virtytet avancojnë

me veprime të tepërta

me akte të guximshme

maturi të gjithanshme

madhështi të padukëshme,

dhe me atë virtyt heroik,

për të cilin lashtësia

nuk ka lënë emër,

por vetëm modele;

kthehu te qeliza e përgjumur,

zgjoje, gjallëroje atë

dhe kur të ndriçosh veten,

mëso se cilat janë ato vlera….

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Kerkim vlerash

Deputetë nga Diaspora

June 24, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Përfaqësimi i diasporë në Shqipëri filloi që me shpalljen e pavarësisë. Gjatë gjithë periudhës, deri më 1946, përfaqësimi mbi këtë bazë vazhdoi. Por u ndërpre me vendosjen e regjimit komunist, kur ish-deputetët një nga një a në grup u zhdukën; një parti u bë përfaqësuese e të gjithë popullit për më se 45 vjet, duke dëshmuar sesa tragjik e qesharak ishte ky projekt i saj.

Me rrëzimin e diktaturës, të gjithë në diasporë shpresonin që ndër vendimet e para të një sistemi që premtonte të ndryshonte do të ishte që vendet e deputetëve nga diaspora në parlament të liroheshin për t’u plotësuar me të zgjedhurit me votat e komuniteteve jashtë. Shembulli i tyre, edukata e tyre demokratike, do të kishte luajtur rolin që sot nuk ekziston për zhvilimin e demokracisë dhe qytetërimit në parlament e jashtë tij.

Por qeveria, kjo diktaturë e zbutur dhe herë e ashpër, sipas konjukturës, sot vlerëson ndihmat a remitencat që diaspora dërgon, ndërsa njerëzit e diasporës nuk i përfill, i injoron, gjoja i mbron, duke bërë propagandë të njëjtë me atë që bënte partia-pushtet në të shkuarën e saj e cila quhet e lavdishme sa herë që bijtë kujtojnë baballarët e tyre kriminelë të luftës së nxehtë e të ftohtë.

“Maxhoranca sot nuk ka frikë nga vota e diasporës”, thotë ministri i saj, kur është kjo frikë që e mban atë në detyrë, sepse nuk është çështja që diaspora të lejohet të votojë, por edhe të ketë përfaqësuesit nga radhët e veta në qeveri e parlament.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Deputete nga Diaspora

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT