• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mendësi

April 8, 2019 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Kosova dhe Shqipëria janë si Gjermania me Austrinë, dy shtete, një gjuhë. Kosova me popullsi më të re në moshë, gjithmonë do ta shohë Shqiperinë me ambicje e dëshirë dhe një ditë do ta aneksojë, ashtu si më 1938 Hitleri aneksoi Austrinë për të krijuar bashkimin e kombit. Sa karikaturë do të dukej nëse historia përsëritej në këtë tabllo të pikturuar nga shqiptarë.
Por një komb i ri po del a po shkëputet nga fara shqipe. Me mbështetje, Kosova po shkon drejt formimit të një kombit të ri, atij kosovar, i rrjedhur nga kombi shqiptar e i aneksuar dikur nga shteti serb. Me këtë lindje duhet edhe një histori e re që ndoshta do të ndikojë historinë e një kombi të ndarë mëdysh deri në shkërmoqje.
Shqiptarët po rishkruajnë historinë e lashtë botërore. Ata kërkojnë një vend në qëndër të saj dhe kundëtshtojnë çdo tezë që nuk plotëson kushtet për ngopjen e tyre boshe, duke përcaktuar prejardhësit e tyre të parë nga dolën të gjitha kombet e tjerë në euro-azi.
Debate të ashpra janë ndezur mes akademikëve. Madja janë krijuar edhe akademi brenda akademisë që kryejnë punë të ngjashme, por në drejtime të ndryshme për t’i lidhur shqiptarët me lashtësinë dhe famën që çdo komb e synon a e ka fituar.
Shqiptarët, mos janë pafat apo të paditur? Historia i ngjan një zyre kadastre ku Vendet kanë regjistruar trojet e tyre. Le të shihet historia me këtë sy dhe nuk do të mendohet për ta shkatërruar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Natyrë njeriu

March 31, 2019 by dgreca

NGA ASTRIT LULUSHI

Ç’mund të thuhet për njeriun dhe natyrën e tij? Ai merr, grumbullon, shkatërron për ta bërë çdo gjë sipas natyrës së vet. Njerëzit flenë të qetë gjatë natës sepse të tjerët rrinë gati për të kryer veprime të dhunëshme në emër të tyre, thotë George Orwell.
Eshtë e çuditëshme, është për të qeshur dhe për të qarë, është paradoks që njeriut i duhet të luftojë për të jetuar në paqe.
Njeriu i mirë nuk i mendon paraprakisht fjalët nē se mund të tingëllojnë të sinqerta, dhe as hapat që hedh në se janë të vendosura – thjesht flet dhe bën atë që është e mirë, e drejtë. Eshtë si ai që nuk ka nevojë të kujtojë se ç’ka thënë më parë sepse gjithmonë thotë të njëjtën, të vërtetën. Shkalla e lirisë është e lidhur me shkallën në të cilën njeriu i përgjigjet bindjeve të veta. Prapëseprapë, nëse njeriu nuk lufton për të drejtën a lirinë kur lehtë mund ta fitojë pa gjakderdhje, nëse nuk lufton kur fitorja është e sigurt dhe jo aq e kushtueshme, mund të vijë rasti kur do t’i duhet të përleshet me të gjitha shanset për të gjetur një rrugë të pasigurt për mbijetesë. Por mund të jetë edhe më të keq; njeriut mund t’i duhet të luftojë kur nuk ka asnjë shans për fitore, sepse, siç thotë thotë Winston Churchill, është më mirë të vdesësh se sa të jetosh i robëruar, fenomen që njeriut i ndodh në çdo situatë, në çdo shoqëri, dhe jo vetëm nga i huaji.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Më pak gënjeshtra, të lutem!

March 25, 2019 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Njerëzit, ndoshta, kot i bien në qafë socializmit e kapitalizmit. Sepse të dyja idetë kur bien në dorë të njeriut, deformohen, pavarësisht se njëra paraqitet më humane se tjetra.
Në kapitalizëm, qeveria i thotë qytetarit: Pesë muaj në vit do të punosh për mua. Në socializëm, njeriut i duhet të punojë rreth 7 muaj për qeverinë dhe 5 muaj për veten. Këto të ardhura mbahen në formë taksash, dhe pak-a-shumë kaq i bie.
Në një vend komunist, ku qeveria gënjen, njeriut i thuhet se nuk ke taksa fare, por çdo gjë e jotja është e imja; dhe njeriu bëhet krejtësisht i robëruar. Kësaj ideje i ka dalë boja e kuqe, duke u bërë rozë a socialiste.
Lufta për sundimin e njeriut tani bëhet vetēm midis socializmit dhe kapitalizmit, dhe njeriu nuk duhet të jetë matematicien për të llogaritur e zgjedhur, se fundja çdo gjë varet sesa para fiton për veten tënde dhe jo për qeverinë. Prandaj thonë se kapitalizmi është sot sistemi më i mirë i mundshëm, që ofron më shumë liri, më pak gënjeshtra dhe më pak taksa sesa socializmi

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Njeri e kohë

March 20, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi

Jeta pa të këqija merr fund; kaq i kriminalizuar është njeriu. Nëse nuk ndryshon, nuk i je përshtatur kohës; kur koha nuk ndryshon, njeriu detyrohet të durojë, vdes.
Kur shkrime e njerëz mpleksen mos u mundo të shkruash dhe as të bëhesh njeri, mbetesh në vend, nuk ndryshon, as ke për të ndryshuar, ndërsa shija mbi ato që shkruan bëhet më e keqe, paralizon aftësinë e të menduarit. Me shkrimin është ndryshe, sepse figura e njeriut që bezdis fshihet nga kujtesa.
Edhe kulti i individit krijohet nga miliona ndjekës, mijëra ose edhe pak qindra, sepse njeriu është i etur, sado të përmbahet. Po ashtu, njeriu i sotëm e sheh qeverinë njësoj si besimtarët shohin Perëndinë e tyre; adhurojnë dhe japin jetën, dorëzojnë fatin, besojnë se jeta e tyre – qenia e tyre – janë privilegj që shteti u ka dhënë prandaj gjithçka që bëjnë është – dhe duhet të jetë – e varur nga pëlqimi i udhëheqësit, i cili nuk do vetëm paratë, por edhe shpirtin e tyre, t’i lodhë derisa të jenë të varur dhe të paaftë, vetëm kështu justifikohet ekzistenca e të plotëfuqishmit

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Rënie civilizimesh

March 12, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi
Rënia e qytetërimeve ka tërhequr prej kohësh vemendjen e historianëve.
Arnold Toynbee (1918–1950) në librin e tij “A Study of History” trajton rreth 30 qytetërime që njerëzimi ka kaluar. Sipas tij, në shumicën e rasteve qytetërimet kanë qenë vetë përgjegjëse për rënien e tyre. Vetë-shkatërrimi është natyrë e njeriut. Sidoqoftë, rrënimi i qytetërimeve është ndihmuar edhe nga faktorë të ndryshëm të jashtëm. 
Perandoria Romake, për shembull, ishte viktimë e  zgjerimit të tepruar dhe e udhëheqjes së dobët. Por ajo gjithashtu u gjunjëzua kur u dynd nga visigotë dhe vandalë nga viti 410 deri më 455. 
Rënia është shpesh e shpejtë dhe madhështia nuk shërben si vaksinë për të siguruar imunitet. Në vitet 390, Perandoria Romake mbulonte një sipërfaqe prej 1.9 milionë kilometra katrorë dhe vetëm 5 vjet më pas, ajo shtrihej vetëm në 770.000 kilometra katrorë. Prej viti 476, sipërfaqja që zinte ishte zero.
Rënia mund të përkufizohet si pakësim i shpejtë e numrit të popullsisë dhe humbje e identitetit. Shërbimet publike rrënohen dhe çrregullimi vjen ndërsa qeveria humbet monopolin. 
Rënia mund të vijë pavarësisht nga shkalla e lartë e zhvillimi. Qytetërimi i sotëm, për shembull, mund të jetë më i avancuar, por kjo nuk e mbron nga kërcënimet që kanë hasur qytetërimet e kaluara. Aftësitë teknologjike sjellin edhe sfida.
Ndërsa nuk ekziston një teori e vetme e pranuar përse bien qytetërimet, historianët propozojnë shpjegime të ndryshme, duke përfshirë ndryshimet klimatike. Rënia e Anasazit, Mayas dhe shumë qytetërimeve të tjera kanë përkuar të gjithë me ndryshime klimatike të papritura, zakonisht thatësira.
Rënia mund të ndodhë kur shoqëritë tejkalojnë kapacitetin e mjedisit të tyre. Kolapsi ekologjik vjen nga shpyllëzimi i tepruar, ndotja e ujit, degradimi i tokës dhe humbja e biodiversitetit. 
Qeverisja nga elita oligarkësh është një recetë për rrënie qytetërimesh. Pasuria dhe pabarazia politike mund të jenë nxitësit qendrorë të shpërbërjes sociale, ashtu si edhe oligarkia dhe centralizimi i pushtetit. Kjo jo vetëm që shkakton shqetësime sociale, por pengon aftësinë e një shoqërie për t’iu përgjigjur problemeve ekonomike.
Hstoriani Joseph Tainter është i mendimit se shoqëritë në fund rrënohen nën peshën e kompleksitetit dhe burokracisë së tyre të akumuluar.
“Katër kalorësit” që shënojnë fundin e qytetërimit janë lufta, fatkeqësitë natyrore, uria dhe sëmundjet epidemike. 
Një shpjegim përfundimtar përse qytetërimet bien, nuk ka. Por dihet se njeriu rrëzohet nëse ecën sy mbyllur, dhe është i dënuar nëse nuk e përfill të kaluarën.

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT