• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtypës e të shtypur

December 27, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Shtypës e të shtypur/

Nga Astrit Lulushi/

Budallai nuk mund të mbrohet nga marrëzitë e veta. Nëse përpiqesh ta bësh këtë, do të ngjallësh armiqësinë e tij, sepse është njësoj si të mësosh një kafshë për të kënduar; kjo humb kohën tënde dhe zemëron kafshën.

Në diktaturë, mënyra e të shkolluarit bëhej sipas paragjykimeve. Njeriu gjykohej nga biografia, nëse ajo nuk përbëhej nga të afërm e të largët komunistë e pro-komunistë, ju paragjykoheshit si armik i pushtetit “popullor”, më lart në shkollë nuk mund të ngjiteshe, partia-pushtet kishte frikë, nuk mund të edukonte armiqtë e klasës. Dhe pas kësaj njerëzit të shihnin me inat, me urrejtje, ose të largoheshin nga frika e asociimit.

Pushtetarët dhe politikanët e sotëm janë produkt i kësaj shkolle. Sjellja e tyre stonon, lë shumë për të dëshiruar, e jo më lakmuar, në kohën tonë. Ata, që tashmë qeverisin, janë mësuar në shkollat e tyre të jenë foshnjor, të varur, intelektualisht të pandershëm, pasiv dhe mosrespektues ndaj kapaciteteve zhvillimore. “Arma më e fuqishme në duart e shtypësit është mendja e të shtypurve”, thoshte anti-aparteidisti jug-afrikan Steve Biko, sikur të fliste edhe për Shqipërinë nëndiktarurë.

Në fund të fundit, asnjë sistem nuk është më i përjetshëm sesa perandoria romake – dhe do të vijë fundi kur njerëzit do t’i tradhtojnë idealet dhe aspiratat mbi të cilat kanë ngritur institucionet e tyre. Sepse nëse politikanët nuk e respektojnë ligjin, pse qytetarët duhet t’i respektojnë politikanët? Eshtë edukimi i çdo njeriu që ka dëshirë për dije, sado i thjeshtë a i zakonshëm qoftë, që ofron mbështetjen më të sigurt për ruajtjen e një shkalle të duhur lirie. Pa këto kushte, çdo gjë që ndërtohet është kështjellë në rërë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Shtypës e të shtypur

I lirë injorant

December 25, 2018 by dgreca

 Nëse një komb zgjedh të jetë injorant dhe i lirë, ai është nisur i sigurt në udhëtim drejt një fatkeqësie të madhe, në mos përfundimtare./
2 astrit-LulushiNga Astrit Lulushi/
Arkeologët çdo ditë kryejnë gërmime në kërkim të venbanimeve të lashta. Dhe, thellë nëntokë ata zbulojnë rrënoja ndërtesash e qytetesh të mbuluara nga pluhuri i shekujve. Vepra të shumta arti nga këto zbulime qëndrojnë sot nëpër muzeume, dhe shijohen. Ato janë pjesë e trashëgimisë shpirtërore që la pas njerëzimi i asaj kohe.
Dihet se cilësia e jetës së një shoqërie varet nga sasia e mallrave që prodhon. Në të kundërtën, kur asgjë s’prodhohet, brenda njeriut krijohet një hendek që e ndan mëdysh; materialisht të pasur dhe shpirtërisht të varfër. Kur koha keq-manaxhohet, kur ajo përdoret si shtrat dhe jo si mjet, njeriu humbet sigurinë, koha e lë pas dhe ai ngadalë mbulohet nga pluhuri që rëndon e shkatërron. Njeriu materialisht i pasur nuk do të kujtohet për kontributin ndaj shpirtit njerëzor që përcillet e jeton, por për fitoret apo humbjet në biznes apo politikë që një ditë shuhen.
Morali dhe dija janë të nevojshme për qeverisjen e mirë dhe lumturinë e një populli, shkollat dhe mjetet e edukimit duhet të inkurajohen. Atëherë, kush është i lirë?, dhe Horaci (65 pes-8 pes) përgjigjet – “I mençuri, i cili mund të urdhërojë pasionet e tij, që nuk ka frikë as vdekjen, as zinxhirët, që i reziston orekseve dhe përçmon nderimet e botës.”
Kartmonedhat mbajnë fjalët ‘Në Zot ne besojmë’. Njeriu bën betimin duke kërkuar ndihmën e Tij në mbajtjen e këtij betimi. Dhe ne shpallim se jemi një komb nën Perëndi kur zotojmë besnikërinë ndaj flamurit. Por në shkolla emri i Zotit nuk mund të përmendet, edhe të këndohen himne fetare nuk lejohet. Krishtlindjet mund të kremtohen në klasë me një pemë pishe, por nuk duhet përmendur njeriu të cilit ditëlindja i festohet. Çuditesh se si mësuesi do të përgjigjej nëse një nxënës e pyeste pse kjo festë u quajt Krishtlindje. Nëse një komb zgjedh të jetë injorant dhe i lirë, ai është nisur i sigurt në udhëtim drejt një fatkeqësie të madhe, në mos përfundimtare.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, I lirë injorant

Një letërsi kombëtare, një atdhe i vetëm

December 22, 2018 by dgreca

Libri “Një letërsi kombëtare, një atdhe i vetëm” nga profesor Thanas Gjika/

Libri Thanas

Nga Astrit Lulushi/

Nuk është kujtesa, por mungesa e saj që e bën jetën të hidhur. Sado e mbushur me vuajtje të ketë qënë e kaluara, nëse harrohet njeriu do të ndjejë boshllëk në zemër, jeta e tij do të jetë e mangët. Ajo që njeriu ka nevojë është ndryshimi i mendësisë. Me librin e tij, “Një letërsi kombëtare, një atdhe i vetëm”, profesor Thanas L. Gjika, u kujton shqiptarëve të ndryshojnë mendësinë për të ndryshuar për të mirë veten dhe vendin. Ai bën thirrje për hedhjen tej të mendësive të dëmshme nga të cilët shqiptarët gjithmonē kanë vuajtur. Janë këto mendësi që pengojnë unifikimin dhe modernizimin tonë, thotë Gjika. Autori e pranon mangësinë dhe deformimin e edukimit intelektual gjatë periudhës së diktaturës dhe u bën thirrje bijëve sot në pushtet të ish-udhëheqësve komunistë për kthjellimin e mendjes dhe mbajtjen e një qëndrimi kritik ndaj krimeve të prindërve të tyre.

Një tjetër aspekt që profesor Gjika trajton në librin e tij është ajo e diversantëve shqiptarë të dërguar nga SHBA-ja më 1950-1953 për përmbysjen e regjimit të Tiranës dhe jo për të kënaqur synimet territoriale të Greqisë dhe Jugosllavisë së asaj kohe. Misioni i diversantëve, thotë Gjika, u deformua nga propaganda komuniste, që i quajti ata kriminelë e tradhëtarë, dhe kjo krijoi shijen e keqe sa herë përmender fjala “diversant”.

Sipas prof. Gjikës,  gjatë shekullit XX, populli shqiptar ka humbur tre shanse për krijimin e Shqipërisë së vërtetë; më 1913, kur u vendosën kufijtë e Shqipërisë nga fuqitë evropiane, nën presionin e Rusisë cariste; gjatë L2B, kur emisarët komunistë jugosllavë vunë Enver Hoxhën në krye të PKSH-së dhe ushtrisë partizane dhe pas lufte në krye të shtetit shqiptar; dhe shansi i tretë i humbur zgjatet nga viti 1992 deri më 2018. Autori kritikon klasat politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, të cilat humbin kohën me grindje mesvedi dhe nuk punojnë për një strategji gjithëshqiptare që do të çonte në krijimin e një Shqipërie të vërtete, thotë zoti Gjika mes të tjerash në librin e tij “Një letërsi kombëtare, një atdhe i vetëm”, nga Shtëpia Botuese KUMI, Tiranë 2018.  I ndarë në 9 kapituj, që përfshihen në rreth 450 faqe, autori shpërndan artikuj, analiza, persiatje, portrete, diskutime e komente, letra, kujtime, një intermexo me shkrime, veç të tjerash,  nga jeta e komunitetit shqiptar të Worçesterit në Masaçusets, ku autori banon dhe kryeson degën e shoqatës Vatra. Libri mbyllet me një vështrim nga Viktora Vllahu mbi dy libra të rëndësishëm të Thanas Gjikës; “Mos dënimi i krimit është krim i ri” dhe “Shën Pali punoi dhe në brigjet e Adriatikut”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi, një atdhe i vetëm, Një letërsi kombëtare, Thanas Gjika

E padukshmja është e pavlerësuar…

December 20, 2018 by dgreca

1 qerim vrioni

Mbi librin e ri “Pikëllim në një foto të vjetër” të studiuesit Qerim Vrioni/

Nga Astrit Lulushi/

Për shumë njerëz asgjë nuk është aq e padukshme sesa një e vërtetë. Edhe pse qëndron para syve, shtyhet nën hundë, ose kalon në grykë – ata nuk e shohin, nuk e ndjejnë, nuk e shijojnë. Libri “Pikëllim në një foto të vjetër” përmban pikërisht thelbin e kësaj të vërtete. Autori  Qerim Vrioni – kërkues i palodhur e këmbëngulës i arkivave të fotografisë – ia kushton këtë studim të mirëfilltë, fotografit Kolë Maca (1882-1945, veprimtaria e të cilit ka mbetur pak e njohur. Maca i përket viteve të trazuara kur ekzistenca e Shqipërisë ndodhej në balancë; kjo përbën domosdoshmëri që figura e Macës – këmbëngul Qerim Vrioni – duhet të rilindë, sepse mjaft ka mbetur e harruar.

Kultura shqiptare është treguar e padrejtë me figurën e Kolë Macës, autor i shumë fotove monumentale historike, veçanërisht ato nga rrethimi i Shkodrës më 1913. E padrejtë, kultura shqiptare, ende e politizuar, është treguar edhe me shumë figura të tjera, të cilat, ngadalë apo me shpejtësinë e hapit të breshkës, kanë filluar të rehabilitohen, megjithëse jo të plota, siç është rasti i kohës së fundit me Mid’hat Frashërin, të cilin politika sot kërkon ta shfrytëzojë për shumë gjëra, por jo për atë që është më e rëndësishme, për meritat si Ati i nacionalizmit a patriotizmit shqiptar. Dihet se për 45 vjet fajin e kishte diktatura. Për këto 28 vjet pas diktaturës, faji ka mbetur jetim.

E padukshmja është e pavlerësuar. Për mijëra vjet, urtësia transmetohet nga brezi nē brez pikërisht sepse ajo është e urtë, shpreson të zbulohet. Njerëzit sot gjithnjë e më pak lexojnë, si ata që vijnë në jetë, kalojnë në ‘të, por nuk e njohin, dhe ndahen prej të panxënë, trashëgimia e tyre vdes bashkë me ‘ta. “Lirova shumë skllevër, por mund të kisha liruar mijëra të tjerë, nëse e dinin se ishin skllevër”, shkruante në kujtimet e saj Harriet Tubman (1820-1913), e cila shpëtoi nga skllavëria qindra zezakë, duke përdorur rrjetin e ashtuquajtur Hekurudha e Nëndheshme, gjatë Luftës Civile amerikane.

Libri “Pikëllim në një foto të vjetër” (EMAL, Tiranë 2018), është i thjeshtë në vëllim (85 fq.), por i shkruar me finesë e imtësi që vetëm një studiues i mirëfilltë si Qerim Vrioni di të përcjellë. Libri, i ndarë në rreth 10 kapituj, me një album fotosh të Kolë Macës, dhe një bibliografi botimesh vendase e të huaja, përbën edhe një mësim të hollësishëm të historisë së luftës  për mbrojtjen e Shkodrës nga sulmi i forcave malazeze në vitin 1913,  e parë kjo qëndresë nëpërmjet syrit të fotografit Kolë Maca.

Filed Under: Kulture Tagged With: “Pikëllim në një foto të vjetër”, Astrit Lulushi, Qerim Vrioni

Botë me pak dyshime

December 19, 2018 by dgreca

Eshtë zilia, jo paraja, që e bën botën të lëvizë, ndërsa barrierat, fortesat, hendeqet, gardhet, kufinjtë janë vetëm disa forma për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj. /

1 astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/
Loja është mënyrë rituale dhe pandërgjegje e të vepruarit – pjesëmarrja në ‘të do të thotë që njerëzit duhet të pranojnë rezultatin. Mundësitë për të fituar janë të barabarta, kushtet jo. Sepse të ardhur nga shtresa të ndryshme njerëzit nuk janë të përgatitur të gjithë njësoj. Ashtu si demokracia, e cila garanton vetëm barazinë e mundësive, dhe njerëzit japin pëlqimin për t’u qeverisur – edhe kur janë në anën e humbjes. Politikanët u luten njerëzve për të dalë për të votuar, sepse votimi është forma më e thjeshtë dhe më e lehtë për t’u shprehur; edhe kur pjesmarrja është minimale, të gjithë nënshtrohen për t’u qeverisur, pavarësisht se kush fiton.
Eshtë zilia, jo paraja, që e bën botën të lëvizë, ndërsa barrierat, fortesat, hendeqet, gardhet, kufinjtë janë vetëm disa forma për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj. Por mendjet e kujdesshme kanë si dhuratë natyrore një tjetër mbrojtje që quhet Skepticizëm. Nëse e ruani këtë, nuk do të keni frikë nga asnjë e keqe, u thoshte njerëzve Demosteni (384 B.C.-322 B.C.)
Kur shoqëria dominohet nga një besim kolektivist, udhëheqja e saj në mënyrë të pashmangshme bëhet autokratike dhe një ditë do të shkatërrojë vetveten. Autokrati është si fëmija që nuk i përgjigjet asnjë të bërtiture për t’i kushtuar vëmendje. Nëse situata, problemet nuk i interesojnë, vëmendja e tij përqëndrohet në atë që i intereson, dhe asnjë lloj kërcënim nuk e kthen atë nga rruga deri sa përmbyset. Një mësues nuk është kurrë dhënës i së vërtetës – ai është një udhëzues, një tregues i së vërtetës që secili nxënës duhet të gjejë për vete. Liria është parandaluese së keqes së mendjes, shoqërisë dhe individit. Sipas një reference të Platonit, mendja e shkallës së tretë është e lumtur vetëm kur mendon me shumicën. Mendja e shkallës së dytë është e lumtur vetëm kur mendon me pakicën. Mendja e shkallës së parë është e lumtur thjesht vetëm kur mendon. Çështja është se njerëzit që nuk dinë janë kokëfortë dhe inteligjentët plot dyshime.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Botë me pak dyshime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT