• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vrima të zeza

October 16, 2018 by dgreca

-….kur qeveria kontrollon shtetin, ligjet kontrollojnë ato që mendojmë në vend që të merren me ato që bëjmë. Kështu, mendimi i lirë përndiqet. Persekutimi i mendimit e transformon njeriun. Brenda kësaj qelie izolimi, ai provon metamorfozë; mund të shndërrohet në bandit e terrorist, ose ikën, arratiset, strehohet në një vend të lirë ku mund të transformohet në çdo gjë që do a mendon se mund të bëhet…/3-Astrit-Lulushi-286x300-2-250x262-1Nga Astrit Lulushi/
Mos lejoni që frika t’ju ndalojë. Mos u frikësoni nga talljet ose censura. A nuk është detyrë njerëzore për të qenë në paqe me veten? Censorët seç kanë një indinjate morale – një ndjenjë të rrezikshme dhe çorientuese. Ata janë tiranë të vegjël, me terren e aftësi të kufizuara. Duke u trembur nga arsyet e vërteta të indinjatës së tyre, me sjellje e veprime, ata mbrojnë veten nga frika se mund të manipulohen për gjërat që nuk i parashikojnë.
Opinioni i gabuar mund të tolerohet kur arsyeja lihet e lirë për ta luftuar. Por kur qeveria kontrollon shtetin, ligjet kontrollojnë ato që mendojmë në vend që të merren me ato që bëjmë. Kështu, mendimi i lirë përndiqet. Persekutimi i mendimit e transformon njeriun. Brenda kësaj qelie izolimi, ai provon metamorfozë; mund të shndërrohet në bandit e terrorist, ose ikën, arratiset, strehohet në një vend të lirë ku mund të transformohet në çdo gjë që do a mendon se mund të bëhet. Mendja e tij, dikur e burgosur, çlirohet nga frika. Kjo është arsyeja që njeriu në diasporë ndryshon, duke e rritur cilësinë e jetës së tij. Por në shumë raste, njerëzit e diasporës priten me dyshim, zili, smirë kur kthehen në vendin e tyre të parë. Dijet që ata kanë fituar në vendin e lirë, ndeshen me zbrazëtirën e mendjes në errësirë, e cila vepron si një vrimë e zezë kozmike që thith çdo dritë apo të gjitha energjitë e tyre. Eshtë e kotë të synosh diçka kur e di se kurrë nuk do ta arrish. Njësoj ndodh kur mendimi i lirë mbillet në tokë të djerë; punë e kotë, pa rezultat, kthehet çdo përpjekje e tyre.

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi, Vrima të zeza

Fytyra e rreme e përkushtimit

October 12, 2018 by dgreca

1-astrit_lulushi-300x223

…Me fytyrën e përkushtimit, ne bëjmë që djalli të duket engjëll, thotë Shekspiri. /

Nga Astrit Lulushi/

Njerëz të mirë bëjnë gjëra të mira, por mos mendo se ata do ti gjesh nëse ndjek mediat vendase, sepse nuk do ta njihni kurrë të mirën. Portalet nxijnë me lajme për vrasje, dhunë, drogë, korrupsion, skandale. Opozita akuzon pozitën, e cila i kthehet me kundër akuza më të ashpra e padi në gjykata. Me pushtetarë përbindsha e popull të trembur e hutuar, që nuk sheh të ardhme, vendi po ngrihet si një shtëpi e ndërtuar në truall të paligjshëm që pret të bjerë e shkatërrohet.

Ka dy metoda, dhe vetëm dy, me të cilat mund të plotësohen nevojat dhe dëshirat e njeriut: njëra është prodhimi dhe shkëmbimi i pasurisë, ky është mjeti ekonomik; tjetri është përvetësimi i pasurisë së prodhuar nga të tjerët; është mjeti politik, shkaku i rrëmujës së sotme. Pushtetarë të shndërrua kafshë që gjejnë viktima të përjetshme, papritmas bëhen mbrojtës të lirisë, që vendosin rregulla për ata që as nuk lejohen të mendojnë. Me fytyrën e përkushtimit, ne bëjmë që djalli të duket engjëll, thotë Shekspiri.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, e Perkushtimit, Fytyra e rreme

Jetë e subvencionuar

October 8, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Politika është e përbërë kryesisht nga paragjykime. Prandaj ajo thuajse gjithmonë vepron keq. Personi i dhunuar (viktima) bëhet vegël e politikës, harron dhimbjet, dhunuesin e quan shok. Dhe shoqëria vazhdon të mbetet në vorbullën e riciklimit, njeriu dënohet, vdes – mendon se flijohet – me emrin e partisë në gojë.
Dihet se shumica e njerëzve – jo vetëm ata që konsiderohen të zgjuar, por edhe ata që janë të aftë për të kuptuar problemet më të vështira, mund të dallojnë rrallë edhe të vërtetën më të thjeshtë, ashtu siç pranojnë falsitetin e ideve që kanë formuar. Përfundimet me të cilat ata janë krenarë, ua kanë mësuar edhe të tjerëve dhe mbi të cilat kanë ndërtuar jetën e tyre. Megjithëse gënjeshtra, ata vazhdojnë të krenohen me ‘to.
Dhe këtu qëndron ironia. Njerëzit që janë më kundërshtues të shprehjes së lirë janë të njëjtët që duan të shprehen vetë të lirë. Vetë-shprehja është një e drejtë që ata duan ta mbajnë të gjithë për vete, të tjerët duhet të shprehen në mënyrë që përputhet pikërisht me dëshirat e tyre. Ata kërkojnë që të tjerët ta përshtasim gjuhën tyre, të përshtasim perceptimin mbi realitetin e përzierë me iluzionet e tyre. “Kjo është rruga që duhet të ndjekësh”, thonë ata që nuk pranojnë të ndjekin as natyrën e tyre, por u pëlqen të notojnë në llumin e shkaktuar. Shkaqet që jetojnë nga politika, vdesin nga politika. (Et tu Brute!?)
Formulimi i ndërlikuar i ligjeve rrit nevojën për t’u fshehur nga vetja, nga dhuna që synojmë ndaj njëri-tjetrit. Ndërmjet njeriut të privuar qoftë edhe për një orë, dhe atij që privohet nga jeta e tij, ekziston vetëm një shkallë ndryshimi. Ju e keni dhunuar atë, e keni konsumuar energjinë e tij. Sa më e subvencionuar është jeta, aq më pak e lirë është.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Jete e subvencionuar

“Këpucë për Gjyqin e Fundit”

October 5, 2018 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/*

Kur lexon librin e Myrtajt, takohesh me karaktere të ndryshme, dhe kuriozitete; dëgjon për ciganë që nuk duan të bëhen jo-ciganë; pa një vend të përherëshëm, pa atdhe ata duket se ndjehen më mirë të integruar në këtë botë globale.
Pastaj njihesh me njeriun i cili për të bërë emër të madh, e shkurton atë, duke këputur çdo lidhje; sheh një “idealist” që për një palë këpucë vret shokun e tij. Takon përkthyes që e nxjerrin nga burgu pa ia njohur lirinë, e shumë të tjerë nga kjo e ajo kohë.
Heronjtë e Tregimeve të Myrtajt janë si  gjigandët që hedhin gurë për të goditur male dhe për të shkaktuar tërmete që gllabërojnë ide të shumta të cilat mund të ndihen e dalin në sipërfaqe nga konvulsione të natyrës.
Përsëri, fenomenet e përhershme të përditshme, janë aq të njohura të përhapura gjithandej në këto tregime sa nuk nxisin asnjë vërejtje por vetëm ndjesi e keqardhje.
Personazhet e Myrtajt janë qeniet njerëzore që u dalluan në jetën e tyre me përparësinë e vet mbi të afërmit e tyre, dhe pas vdekjes ata hyjnë në mesin e atyre që jetonë.  Autori i prek si me shkop magjik zbulon detajet e jetës së tyre, të cilat, duke i veshur me tonin e tij të veçantë prozaik,  i regjistron si të shquara.

*Libër me tregime nga Faruk Myrtaj, Shtëpia Botuese UEGEN

Filed Under: LETERSI Tagged With: “Këpucë, Astrit Lulushi, Faruk Myrtaj, për Gjyqin e Fundit”

Lajm i prishur

September 30, 2018 by dgreca

3-Astrit-Lulushi-286x300-2-250x262-1Nga Astrit Lulushi/

“Furacak”, quhet personi që vete diku pa qenë i ftuar, që përzihet kot ose ndërhyn në punët e të tjerëve, pa lejen e tyre. Prandaj mos u frikësoni … thotë John Adams.., as mos lejoni veten që të hiqni dorë nga liritë tuaja për shkak se dikush paraqitet me ndonjë pretendim të mirësjelljes, delikatesës apo frikës. Këto, siç përdoren shpesh, janë tre emra të ndryshëm për hipokrizinë, mashtrimin dhe kërcënimin.

Qeverisja e vetes është zanafillë për qeverisjen e të tjerëve, duke reflektuar pikëpamjen se qeverisja është më shumë se politikë, është mbi politikë, është mbi partishmëri, jo mbi baza partiake. Shoqëria shqiptare duhet të mos i harrojë kohët, kur nën “frymën e partishmërisë” njerëzit paragjykonin ose paragjykoheshin, gjykoheshin, persekutoheshin e vriteshin.

Parti e politikë janë të lidhura, në mos një e vetme. Fjala ‘politikë’ rrjedh nga ‘poli’, që do të thotë ‘shumë’, dhe ‘tikë’, që do të thotë ‘degë, ose parazitë që thithin gjakun. Arsyeja që tradhtia nuk luftohet lidhet me faktin se në qoftë se ajo fiton, askush nuk guxon ta quajë tradhti. Nëse një milion njerëz thonë një gjë të marrë, ajo vazhdon të jetë e marrë, thotë Anatole France. Karakteristikat e një politikani të njohur janë; zëri ogurzi, mbarështimi i keq dhe mënyra vulgare e të folurit. Ato që oratorit i mungojnë në thellësi, gjenden në gjatësi, thotë Montesquieu…njësoj si me velinat e sotme, që përcjellin mesazhin tek folësi.

‘Velinë’ është fjalë që fillimisht i referohej lëkurës së butë të viçit, por me kalimin e kohës u shndërrua në ‘letër të hollë a të butë’, që fshijmë hundët a buzët. Në epokën e makinës së shkrimit, fillimi i shek. XX, fleta transparente prej karboni u quajt ‘veline’, letër kopjuese. Në vitet 1980, Silvio Berluskoni, manjat i mediave, revolucionarizoi televizionin italian duke krijuar rrjetin e parë privat Canale 5. Një nga programet më të njohura të tij, “Striscia la notizia”, filloi të  shfaqte kërcimtare seksi që bartnin kopje të lajmit tek spikeri në ekran. Ato u bënë të njohura si “foshnje të Berluskonit” ose ‘velina’, emër që tani përdoret për të gjitha vajzat e veshura në mënyrë të pamjaftueshme, të cilat shfaqen zakonisht në programe televizive për të prishur ose për të sjellë lajmin e prishur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Lajm i prishur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT