• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtëpi mashtrimesh

September 24, 2018 by dgreca

3-Astrit-Lulushi-286x300-2-250x262

Nga Astrit Lulushi/

Të pretendosh se di kur nuk di është  sëmundje. Në këtë epokë mediash sociale të fryra me lajme të pëmbledhura në titull, të sëmurë të tillë ushqehen e shtohen, duke u bërë të rrezikshëm, si ai që ka lexuar vetëm një libër. Një person duket se çfarë mendon nga veprimet e tij, dhe jo kur thotë se çfarë mendon. Çdo komb ka qeverinë që meriton, thotë një fjalë. Eshtë puna pa ndërprerje që e bën punën të lodhshme, dhe njeriu, për të shmangur lodhjen, heq dorë nga puna, zgjedh rrugën e lehtë për të arritur qëllimin, mirëqënien e vet, dhe në proces pranon qeverisjen e dobët.

Gjëja kryesore është  shpirti që e do të vërtetën dhe e strehon aty ku e gjen. Gjithashtu, e vërteta kërkon përsëritje pasi vetëm kështu mund të përballojë gënjeshtrën që predikohet gjatë gjithë kohës. Johann Wolfgang von Goethe thoshte se gabimi ngrihet lart qëllimisht që të ketë shumicën në anën e vet. Edhe ligjet dihet se janë për të kufizuar veprimin; si rrjetë merimange e thurrur me zinxhirë në duart e qeverisë, që asnjë të mos jetë i lirë derisa të jetë i aftë të përdorë lirinë e vet. Kështu, një njeri zgjedh të mos hyjë në ujë derisa të mësojë të notojë. Ovidi, poet romak, shkruante – E shoh rrugën e mirë, por zgjedh të eci në shteg të panjohur. Dhe e panjohura është rrugë e pashtruat, e pashkelur, jo doemos e keqe ose e mirë.

Megjithëse Ligji dhe Morali janë antiteza të njëra-tjetrës, shpesh përdoren si sinonime; pushteti merret për mirësi dhe ligji për drejtësi. Si rrjedhim, rezultati i mbrojtjes së njerëzve injorantë nga marrëzia është mbushja e vendit me injorantë. Mjerisht, shumë janë përndjekur e dënuar sepse ligji ngatërrohet me moralin. Ajo që bën flet me zë të lartë, dhe tjetri nuk mund të dëgjojë atë që thua. Qeveria merr përsipër rolin e mbikqyrësit dhe bazohet në idenë se individi nuk ka të drejta përveç atyre që ajo mund t’ia japë përkohësisht. Qeveria gjithmonë ka bërë që drejtësia të jetë e kushtueshme dhe e vështirë për qasje, ajo e mban këtë qëndrim mbi drejtësinë dhe moralin sa herë që mund të përfitojë diçka për vete. Shtëpia e mashtrimeve, thotë Linkolni, është e lirë për t’u ndërtuar, e ftohtë për të jetuar, dhe në çdo moment mund të shëmbet.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Shtëpi mashtrimesh

Ngjarje që rrënqethin

September 21, 2018 by dgreca

3-Astrit-Lulushi-286x300-2-250x262

Nga Astrit Lulushi/

Romani “Vajza e Gjeneralit” nga Aleko Likaj, ka dy anë; dashuri e dhimbje – shëmti e neveri. Ngjarjet vendosen në Shqipëri e Francë në të kaluarën (vitet ’70 – ‘90 të shekullit XX).  Në atë kohë ishte bërë traditë që të rinj shqiptarë të përzgjedhur nga rradhët e elitës komuniste dërgoheshin për të studiuar jashtë shtetit, që një ditë të bëheshin mbrojtës, itharë, trashëgimtarë e pasues të regjimit. Shumica e tyre vërtetë u bënë, mund të thotë dikush që jeton në Shqipëri sot.

1 Aleko

Shqipëria ishte vend tmerrësisht i mbyllur nën sundimin e diktaturës, e cila mbi të gjitha, i fuste njerëzve frikën për jetën, dhe krijonte ankthin pambarim. Sistemi ishte ngritur për të kufizuar dhe vrarë lirinë e njerëzve, thotë Bardhi, personazh kryesor në libër. Fatkeqësisht ai e kuptoi këtë shumë vonë, pasi e kishin kthyer nga Franca, dhe tani ndodhej në pritje të turturave në një nga birucat e errëta të hetuesisë. “Faji” i tij kishte qenë dashuria me një franceze kur të dy studionin në univeritetin e Bordosë. Vajza ishte bijë gjenerali, dhe Bardhi akuzohej se ishte rekrutuar për të spiunuar vendin e tij. Kjo ishte puna e “sigurimit”, për të intriguar e krijuar dosje me shpifje sa më monstruoze, sot qesharake.  Shkrimtari e përshkruan këtë gjendje me art por edhe vërtetësi. Lexuesi i ngul sytë mbi faqet e librit. Nuk ka mundësi tê ketë ngjarë, thotë, dhe mpihet i tëri kur zbulon të vërtetën.

Njerëzit kishin gabuar për njerëzit me rëndësi, të cilët dolën nga një luftë vëlla-vrasëse dhe pastaj u idolizuan aq shumë, saqë e morën veten po aq seriozisht; u vendosën në vila të vjedhura e të grabitura, zhdukën pronarët, krijuan “Bllokun”, dhe filluan të ngjisnin shkallët, si të tjerë dikur në kullën e Babelit, për të kapur e zëvendësuar Perëndinë. Ata ishin ata, të tjerët ishin krijuar për t’u bërë skllevër të tyre. Të gjitha idetë që shprehnin i quanin të rëndësishme; për zbatimin e tyre prisnin, internonin, edhe pse dëshmonin se vetë ishin injorantë sa herë që hapnin gojën pêr fjalime, raporte e kongrese turmash

Lufta e klasave, vendosja e ligjeve në favor të një pjese dhe paragjykimi e shtypja e pjesës më të madhe ishte  politika më e gabuar ndër të gabuarat. Këto masa që krijonin inate, xhelozi dhe armiqësi brenda një shteti (lufta e klasave), sollën edhe pasoja, si intriga e rreziqe, përndjekje, burgosje e vrasje, përmbysje.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, Ngjarje, që rrënqethin

Mbi të vërtetën

September 13, 2018 by dgreca

… Një njeri partiak, politikan, urren dhe e përbuz sinqeritetin…/

3 Astrit-Lulushi-286x300-2

Nga Astrit Lulushi/

E vërteta është diçka që njihet si e saktë, në përputhje me realitetin, e provuar nga përvoja. Por disa nuk kanë respekt për të vërtetën. Ata shpesh e injorojnë, e zbukurojnë, i vijnë rrotull dhe e mohojnë atë. Ka që gënjejnë thjesht për të kënaqur, për të provokuar emocione, për të provuar një çështje. Por mbi të gjitha, e konsiderojnë të padenjë vendin e tyre të pafat, e ngrejnë atë në qiell, e lëvdojnë pamasë, dhe pastaj e shajnë, e shkelin, e turpërojnë, e shkatërrojnë, e konsiderojnë si njeriun që është duke vdekur por të afërmit që i qëndrojnë mbi kokë e mashtrojnë, duke mos i treguar të vërtetën rreth gjëndjes shëndetësore në të cilën ndodhet. Kur janë vetëm, secili gjithmonë përpiqet të tregohet më i zgjuar, ndërsa kolektivisht ata bëjnë shumë gabime dhe priren drejt dështimeve të hidhura. Një njeri partiak, politikan, urren dhe e përbuz sinqeritetin. Një gjë fsheh në thellësi të zemrës dhe flet për një gjë tjetër. Gjendja e tij reflekton mungesën e besimit të shoqërisë në vetvet. Receta është gjithmonë njësoj.  Vetëm emrat dhe retorika ndryshojnë…

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Mbi të vërtetën

Shqipëri e Aushvic

September 9, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Kur flitet për Tepelenën, në mendje vjen Aushvici. Nëse nuk je përjetues i asnjërës prej mizorive atje, në Shqipëri, të paktën, mund të kesh jetuar në kohën e diktaturës, kur i gjithë vendi ishte kamp përqëndrimi – kush guxonte të ikte prej tij, ndalohej nga plumbat. Populli, si të thuash, ishte futur në procesin e automatizimit. Komunistët prisnin prodhimin e njeriut të parë të ri robot. Gjithçka, në fakt, ata nuk e kishin bërë vetëm për vete, por kryesisht edhe për efektin që do të prodhonte eksperimenti i tyre. Për 40 vjet ose më shumë, një popull i tërë, me hir a pahir, ia kushtoi punën e vet besimit komunist, dhe shoqëria që u krijua ishte ajo që komunistët kishin qëllim: një realizëm socialist ose perde e bukur që mbulonte realitetin e errët. Puna e tyre ishte, ironikisht, ngushëllim për veten, dhe njëkohësisht hakmarrje ndaj vetes për idealin e përqafuar. Kur humbja erdhi dhe “socializmit iu dha fytyrë njeriu”, për të gjetur kompensim për pasigurinë, ata u pasuruan, ose emigruan, u shpërndanë në botë për të harruar poshtërimin dhe turpin, për të harruar fajin e tyre. Ndërsa sot, mbi të gjitha, ata jo vetëm që nuk i mohojnë mizoritë e kryera, por kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mos dëgjuar kur flitet rreth tyre – strategji e ngjashme me atë të mohuesve të Holokaustit.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi, Shqiperi e Aushvic

Marrëzi udhëheqësish

September 4, 2018 by dgreca

3 Astrit-Lulushi-286x300-2Nga Astrit Lulushi/Qeveria e mbyllur, pa llogaridhënie, që nuk merr asnjë përgjegjësi për gabimet e veta, që vepron në fshehtësi – nuk ka rregulla, madje nuk njeh as ato që krijon vetë, dhe i ndryshon a i shkel sa herë të dojë. Veprimet për të korruptuar gjykatën evropiane, p.sh., për të ndryshuar pronësinë, për të dëbuar pronarët e ligjshëm, për të mos vazhduar trashëgiminë e pronës, në vështrim të përgjithshëm, janë përpjekje për të krijuar e forcuar një eletë manjatësh a plutokratësh sipas rregullave të veta.

Fshehtësia është ëndërrimi i çartur i njeriut për të patur fuqi absolute. Ai imagjinon se, veç tij, nuk duhet të ketë asnjë rojtar për të kontrolluar portën, asnjë llogaritar për të kontrolluar financat, asnjë gjyqtar për të kontrolluar ligjin, të gjithë duhet të jenë pre e korruptimit dhe t’i nënshtrohen vetëm atij, qeveritarit.

Shumica e të këqijave më të mëdha në këtë botë shkaktohen nga njerëz që injorojnë parimin e lirisë individuale, me përjashtim kur është fjala për veten e tyre.  Ata mendojnë se kanë lindur me cilësi për të udhëhequr – marrëzi e krijuar nga mënyra e privilegjuar e rritjes në bllok ose në oaze bollëku – dhe përkushtohen me mbizell për të përmirësuar njerëzimin, që rezulton vetëm në tirani e vrasje. Ata pretendojnë se kanë respekt për institucionet, dhe me bullizëm a në mënyrë mburracake, burim i frikës, shprehen për parime morale dhe shoqërore, që i përçmojnë më shumë se çdo gjë tjetër.

Është kontradikta e përhershme midis ideve dhe dëshirave që e bën njeriun të trishtuar, të trazuar dhe të pabalancuar. Në këtë konflikt ai humbet gjithë gëzimin e jetës dhe gjithë ndjenjën e personalitetit, sepse në çdo moment shtyp, frenon dhe kontrollon lirinë e vet. Kjo është plaga e përherëshme e botës së civilizuar. Zakonisht, gjëra të tmerrshme që bëhen në emër të përparimit nuk janë përparim i vërtetë, por thjesht gjëra të tmerrshme. Nëse njeriu pranon për të heshtur me forcë kundërshtarin për të fituar një argument, atëherë ai pranon të drejtën edhe për të heshtur njerëzit me dhunë.

Funksioni i censorit është të censurojë. Ai ka interes profesional për gjetjen e mënyrave të reja për të shtypur a censuruar. “Kurrë nuk jam lënduar nga ndonjë gjë që s’e kam thënë”, shkruante Calving Collidge, president i 30-të i SHBA-së, lindur më 1872 – vd. 1933. Pa fjalën e lirë, nuk është e mundur kërkimi i së vërtetës … asnjë zbulim i së vërtetës nuk është i dobishëm. Më mirë një mijëfish abuzim të fjalës së lirë se mohimi i saj. Abuzimi vdes një ditë, por mohimi vdes jetën e njerëzve. Liria e shtypit do të ishte tingull i zbrazët, dhe askush nuk do të guxonte të shkruante për një subjekt, pa një avokat në një krah dhe një këshillë në krahun tjetër. “Nga mendja e nënshtruar nga frika e ndëshkimit nuk mund të dalin vepra gjeniale për të zgjeruar perandorinë e arsyes njerëzore”, deklaronte më 1789, Thomas Erskine, avokat në gjyqin ndaj John Stockdale, pasi ky në një shkrim kishte përdorur fjalë fyese ndaj disa deputetëve të Dhomës së Komunave, në Britani.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Marrëzi udhëheqësish

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT