• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDRYSHIMI

May 2, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Si valë të vogla që formohen në lumë, kështu janë lëvizjet e ndryshimit; proces i vazhdueshëm, i thyer në forma të tjera nga goditjet me pengesa. Kjo jep arsyen pse ndryshimi duhet të jetë ose i vërtetë a i plotë, ose hiç fare; ndryshe nga ëndrra e keqe gjatë gjumit pas ngrënies. Ndryshimi pasqyrohet qartë vetëm kur lëvizja e valëve pushon. Në periudhën kur njeriu fle dhe trupi bie në qetësi, pamjet e ëndrrave në tru reflektohen duke shfaqur imazhet e pamjeve të ditës. Në këto ëndrra, herë herë njeriu duket i hutuar, i çuditshëm, palidhje, i ethshëm, a si i dehur. Ka ëndrra që nxisin e frymëzojnë. Ka edhe nga ato që shkaktojnë trazira e shqetësim. Këto të fundit i ngjajnë ndryshimit që shfaqet si imazh i pasqyruar në mënyrë plotësisht të shtrembëruar, duke sjellë pamje krejt ndryshe nga origjinali. Ndryshimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, ndryshimi

Mençuri e shtatore të rreme

April 26, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi
Nga Astrit Lulushi/
Shqipëria vazhdon të jetë plang në lojë bixhozi mes bijëve të saj. Duke filluar nga shpallja e pavarësisë, ajo është udhëhequr nga qeveri që kanë përfunduar në dështime, shumica për shkaqe të brendshme. Madje, edhe rreziku i copëtimit të saj nga të huajt është përdorur thjesht sa herë e ka dashur interesi i atyre që marrin pjesë në këtë lojë. Vendi ka provuar çdo sistem; të mirë, thuajse të mirë, e deri më të keqin; dhe tani, për afër 30 vjet, fati i saj është në tryezën e lojës mes oligarkësh. E njëjta gjendje vazhdon; qëllimi i atyre që udhëheqin është fitimi, ndërsa opozita pret rradhën e saj. Populli është i lodhur. Shumica e njerëzve të mirë kanë ikur; edhe ata me pak shpresa kërkojnë rrugë për t’u larguar, ndërsa të gjithë pyesin: Ç’po ndodh?, apo Çfarë ka ndodhur?
Në kohët e lashta, rreth 400 vjet pes., në Athinë, një djalë i ri i afrohet Sokratit dhe e pyet; “Filozof, si mund të bëhem i mençur? “Më ndiq mua”, i tha Sokrati, dhe e çoi në det. Aty filloi ta lagte pak nga pak. Papritur, Sokrati e kapi dhe e zhyti djalin në ujë. I riu luftoi me dëshpërim dhe pak para se t’i zihej fryma, Sokrati e tërhoqi. I zemëruar, djali i bërtiti: “Çfarë bën?! Kërkon të më mbysësh?’ Me qetësi, Sokrati u përgjigj: “Absolutisht jo. Nëse ky do të ishte qëllimi im,  nuk do të kisha tërhequr “. “Atëherë, pse e bëre?” pyeti i riu. “Kur të duash mençuri aq shumë sa ke nevojë për ajër, vetëm atëherë do ta kesh atë”, iu përgjigj Sokrati. Pastaj, u kthye në breg dhe u largua.
Sa afër një prove të tillë kanë qenë ata që kanë udhëhequr Shqipërinë në të kaluarën dhe tani? Thuajse aspak! Prandaj vendi gjithmonë ka patur në krye njerëz të pa-aftë, aspak të mençur, por vetëm të djallëzuar. Sot për sot në Shqipëri, dhënia e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian do të shkaktonte habi. Do të pritej me brohoritje në televizionin e Kryeministrit, ndërsa populli i thjeshtë, në kufirin skandal të varfërisë, do të dridhej nga mirëqenia e lartë në vendet e BE-së. Të gjithë e dijnë s’e në ç’gjendje ndodhet vendi, ku qeverisja më e mirë është mosqeverisja, ndërsa korrupsioni përshkallëzues dhe papërgjegjshmëria e përgjegjëshme, janë ato për të cilat çdo vendas natyrëshëm reagon: Eshtë ndikimi i rrezikut rus në Ballkan që i jep vendit këtë status, apo vërtet standartet ekonomike Shqipëri – BE përputhen? Sepse askush nuk po flet për përmbushjen e standarte të tjera, veç atyre në gjyqsor e polici?
Në Romë, rreth vitit 200 pes., kur historiani Kato i Vjetri u pyet gjatë përurimit të një statuje kushtuar një figure tjetër, pse nuk kishte statuja të tij, ai u përgjigj: Pasi të kem vdekur, do të dëshiroja që njerëzit të pyesnin pse nuk ka shtatore për mua, sesa sot që jam gjallë të pyesin, pse Kato ka një të tillë?

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, e shtatore të rreme, Mençuri

Z E R O

April 21, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Ndjenja e “zbrazët” shpesh shihet si negative. Disa njerëz që përballen me ndjenjë zbrazëtie përpiqen të dalin prej saj nëpërmjet heshtjes ose varësisë së barnave a drogës. Të tjerë hidhen në veprime agresive me fjalë ose dhunë për të fshehur zbrazëtinë e tyre. Në sociologji, një ndjenjë boshe shoqërohet me tjetërsim shoqëror të individit, si në rastet kur kalon nga një ideologji në tjetër, ndryshon partitë ose emrat e tyre.
Zbrazëtia shihet edhe si gjendje qetësie, karakteristikë e mendjes së zgjuar. Në këtë kuptim, zbrazëtia është burim i shumë veprave të mira. Nuk është nihilizëm. Mungesa e boshllëkut është mungesë e të menduarit. Aristoteli argumenton se ajo që është jomateriale është mendja. Ndryshe nga organet e tjera, mendja nuk ka një vend të caktuar në trup, sepse nëse po të kishte, ajo do të ishte gjithashtu e ndjeshme ndaj syrit, dhe veshit. Personi, mendja e të cilit është mbuluar nga errësira e mashtrimit, krijon vetëm një realitet të rremë që e armiqëson atë me realitetin ekzistues.
Zbrazëtia i ngjan Zeros. Prej saj pafundësija krijohet. Ajo bëhet e pamatshme ose e pallogaritshme. Dhe të mohosh pafundsinë është njësoj si të braktisësh Zeron, dhe anasjelltas. Zero vjen nga venecianja “zevero”; italishtja “zefir, arabishtja “sifr”. Pa ’të as matematikë s’do kishte.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Zero

Hipokrizi e politikë

April 14, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/Hipokrizia nuk është e mirë, është gënjeshtër me emër tjetër; mashtrim, lajkë, shpifje, pretendim, që jeton me lavdi të huazuar. Njerëzit që shkojnë në kishë a xhami, por nuk besojnë në Zot; njerëzit të cilët janë vegjetarianë, por veshin këpucë e xhaketa lëkure; ata janë të angazhuar në hipokrizi, ose sillen ndryshe nga ajo që thonë se besojnë. Feja e dënon hipokrizinë.
Por në politikë ndodh ndryshe. Ndonjë edhe mund të thotë se politika është e vlefshme, por meqenëse është e lidhur pashmangshmërisht me hipokrizinë, gënjeshtra nuk duhet të jetë e gjitha e keqe. Njerëzit pranojnë më lehtë atë që duket se është sesa atë që është, thotë Makiaveli tek Princi. Nisur nga parimi i mbijetesës së më të fortit (Seleksionimi Natyror), duket se njerëzit evoluojnë për të luajtur lojën e jetës sipas mënyrës makiaveliane.
Të tjerë thonë se mënyra më e mirë për të qenë i drejtë është që të jesh i drejtë. Por meqenëse është shumë më e vështirë të jesh i drejtë se sa të dukesh i drejtë, njeriu për lehtësi shpesh zgjedh si duket dhe jo si është. Kështu, njeriu mbushet me fuqi e pushtet që në fakt nuk i takon. Dhe nga puna e ndikimi i tij, shtrembërimi i realitetit zmadhohet. Aq më tepër që pushteti dhe privilegji vetë e përkrahin shtrembërimin.
Hipokrizia ka qenë prej kohësh në vemendje të psikologëve. Karl Jung thoshte se hipokritët nuk janë në dijeni të hijes së natyrës së tyre. Çdo individ ka nevojë për ndryshim, përmbysje, ripërtërritje, por jo duke i detyruar të tjerët nën maskën hipokrite të dashurisë ose ndjenjës së përgjegjësisë ose eufemizmave të tjera. Nëse njerëzit edukohen për të parë qartë hijen e natyrës së tyre, mund të shpresohet se ata gjithashtu do të mësojnë të kuptojnë dhe t’i duan më shumë të tjerët. Më pak hipokrizi dhe pak më shumë vetëdije mund të kenë rezultate të mira. Sepse njeriu është i prirur për të fajsuar tjetrin për gabimet dhe padrejtësitë e veta.
Benjamin Franklin thoshte se hipokrizia është vetë-mashtrim. Kur mbron një vendim a një post, njeriu hipokrit përpiqet të krijojë prova të rreme. Dhe, kur kërkohet të japë dëshmi, ai përpiqet të kërkojë dhe interpretojë “prova” që konfirmojnë atë që tashmë beson. Për më tepër, njerëzit priren të mendojnë shumë për veten e tyre, duke theksuar pikat e forta dhe arritjet, dhe duke anashkaluar dobësitë dhe dështimet e veta. Studime të ndryshme kanë provuar se rregullat morale të njeriut çojnë në dënimin e pabesisë, ndërsa rregullat e çiftëzimit e nxisin një person ta kryejë atë. Fuqia i zmadhon këto efekte. Njeriu me pushtet, ka më shumë gjasa të kryej pabesi, duke sfiduar kështu besimin e tjetrit.

Filed Under: Politike Tagged With: Astrit Lulushi, Hipokrizi e politikë

Të njohësh lirinë

April 9, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

1 astrit LULUSHI

Njeriu që lindi e vdiq në robëri ose diktaturë, kuptohet, iku pa e njohur lirinë. Sa vdiqën të tillë?! Por kombi është ndryshe nga njeriu i vetëm. Një shoqëri, një komb, që lind dhe ende nuk e njeh lirinë, e ka të pamundur ta kuptojë atë. Gjithashtu, i mungon mundësia të kuptojë sa liri ka humbur. Fakti është se këtë koncept nuk e njeh, prandaj as nuk e di nëse ka humbur apo ka fituar. Por as që do t’ia dijë, sepse, si në rast zgjedhjesh, fitoren dhe humbjen, e trajton njësoj.

Vendi ka ecur pa bërë qoftë edhe një hap përpara, që, për nga mendësia, i ngjan një banke të amortizuar. Ashtu i ka ndërtuar edhe institucionet. Sa herë është hapur një shteg, diçka ka stisur, dhe përsëri është mbështjellë e ngatërruar në lëmshin vet. Edhe të huajt nuk është se asnjë s’e ka dashur, madje e kanë ndihmuar, por ai vetë i ka përzënë e fajësuar, kur këta janë përpjekur të zgjidhin fillin e tij.

Vendi ka ngecur në vorbullën e vet. I ngjan njeriut në fazën e parë, pa përvojë, pa asgjë, përballë stepës pafund e mundësive pa anë. Dhe ai mundohet të kapet pas së shkuarës me pyll të erret e të dendur. Por edhe këtë e ka rrjepur, aq shumë e ka përdorur, për të justifikuar çdo gjë, dhe gabimet e veta. Jeton në grup, në komunitet pak a shumë të organizuar sipas traditës, a thua se ka pasur ndonjë traditë siç e kërkon koha sot. Jeton në një rajon me kufinj të caktuar, por i ndarë nga ligjet dhe partitë e veta, në bazë fisesh, klanesh të gjitha deri diku të lidhura, duke krijuar nyje, si në spango, të cilat nuk e lejojnë të shtrihet. Liria konsiston në dëshirën për të zotëruar veten, thoshte Sokrati. Dmth., se njeriu nuk është i varfër, jo sepse ka shumë, por sepse ka nevojë për pak, dhe të ardhurat e tjera shkojnë për kulturë, art, qeverisje e përparim të vendit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Të njohësh lirinë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT