• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne që duam turpin

May 30, 2018 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA/*

Kriminelët mund të thyejnë Ligjet dhe Rregulloret sepse e dinë se nuk do të ballafaqohen me pasojat. Megjithatë, shumë shpejt gjithçka do të kthehet kundër tyre, do të përballen me një fund të tmerrshëm, jo me një tmerr pafund.

***

Shqipëria dhe Kosova, shtete vasale në kthetrat e rezilëve të përsosur, gjakut të keq në vendin tonë. Një shtet vasal, ose një shtet satelitor, është një zonë që menaxhohet, ose të paktën politikisht e dominuar nga një shtet tjetër, në rastin tonë: nga Greqia, Serbia, Turqia, Arabia.

***

Pjesa më e korruptuar e pushtetit në Shqipëri dhe Kosovë, është drejtësia. Shteti shqiptar është shtet i politikanëve jo i ligjit, nuk ka ligj nuk ka shtet. Nuk jemi shteti i së drejtës. Nuk ka ndëshkime të fajtorëve.

Shumica e “politikanëve” shqipfolës janë analfabetë funksionalë dhe budallenj fenomenalë, që admirohen nga të vetë-lënduarit. Budallai gjithmonë gjen një budalla më të madh që do ta admirojë atë.

Politikë-bërsi shqipfolës është i pabesë, i pacipë e i pafytyrë, i lig dhe gënjeshtar i regjur, rezil i përsosur.

Kur “politikanët” e mbërthyer në pushtet kryejnë trazira dramatike për një shoqëri (shesin ajrin, tokën, nëntokën, ujin), pa mbështetje të duhur në popullsi, atëherë ata duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre kriminele, Tradhti ndaj Vendit. Megjithatë, ne veprojmë si një bretkosë që nuk kërcen nga kusia ku e gatuajnë.

***

Etja jep dritë. Njerëzit ndjekin nga afër nëse shteti kujdeset për detyrat e tij. Ajo i përket zbatimit themelor të rendit dhe ligjit. Nëse kjo nuk ndodh, kjo çon në një humbje të besimit në politikë dhe në shtetin. Ne kemi nevojë për një shtet ligjor.

Një tipar tipik i shoqërisë totalitare është mungesa e tolerancës ndaj kundërshtarëve të mendimit (opinionit). Opozita shqipfolëse (gjithashtu rezile), edhe nëse rastësisht ka ndonjë gjë pozitive për të thënë, nuk pritet me debat dhe kundër-argumente, por vuloset si e keqe, armiqësore dhe e rrezikshme.

***

Policia është autoriteti publik që do të zbatojë dhe mbajë ligjin dhe rendin dhe do të luftojë krimin. Policia zakonisht ka një monopol në përdorimin e forcës (dhunës) kundër banorëve të shtetit, por në gjykata i nënshtrohet legjislacionit dhe kontrollit ligjor.

Nëse ka një përshtypje se policia nuk kontrollon situatën e sigurisë ose i frikësohet turmës, ka pasoja fatale. Dhe kjo vlen për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Fakti që nuk ka nevojë për shumë persona me orientim kriminal për të shkatërruar një qytet të vogël është një fenomen, që përfundimisht e kanë kuptuar edhe komunitetet lokale shqiptare.

Një monopol i dhunës për shtetin dhe policinë vjen në këmbim për faktin se ata sigurojnë sigurinë e banorëve. Kur ata nuk mund ta bëjnë këtë, është e drejta natyrale e njerëzve për t’u mbrojtur nga kriminelët me mjetet që kanë në dispozicion. Nëse ata nuk e pëlqejnë këtë, atëherë le të sigurohen që të marrin seriozisht detyrën e tyre primare.Detyra kryesore e policisë është të sigurojë sigurinë, rendin dhe ligjin, atëherë prioritet i jepet parandalimit të veprave penale dhe hetimit të veprave (kundërvajtjeve dhe krimeve). Detyra më e rëndësishme është mbrojtja e jetës dhe e pronës, dhe ruajtja ose rivendosja e paqes publike dhe rendit publik. Askush nuk guxon të sulmon fizikisht policin që kryen obligimin e tij. Policia arreston personat të dyshuar për vepra penale dhe i mban ata në paraburgim derisa dyshimi të vlerësohet (konsiderohet) nga gjykatat.

***

Gjyshi im (oficer i lartë) më thoshte se e keqja është më jetike (vitale) sesa e mira. Ajo që është në kundërshtim me të keqen, duhet të dhjetëfishoj luftën e saj për të zhvlerësuar (zbutur) disi këta faktorë të së keqes.

Mjerisht, gjërat nuk kanë ndryshuar në evolucionin e trurit dhe të psikikës së shqiptarëve.

Ne jetojmë në një krizë ekonomike, në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e rajonit. Kur ekziston një krizë e tillë ekzistenciale, ajo ndikon tek njerëzit, u futet frika, a do të arrijnë të ruajnë ekzistencën e tyre dhe pastaj të tërhiqen, heshtin, ata bien dakord për gjithçka, nuk luftojnë për të drejtat e tyre që reduktohen nga dita në ditë.

Ajo gjithashtu mund të interpretohet si një dramë politike, në të cilën çdo gjë që është humane fillon të zhduket, ku fillojnë të sundojnë ligje të tjera të pashkruara për vetë-ruajtje, të cilat janë shumë mizore: likuidimi, gënjeshtra, manipulimi. Theksoj se e keqja nuk mund të çrrënjoset, dhe se njeriu duhet vazhdimisht të luftojë kundër saj.

***

O shqiptar! Ti si qytetar, nuk mund të kërkosh që shteti të zgjidhë të gjitha problemet e tua. Varet nga qytetarët për të ndërtuar shoqërinë dhe qytetarët kanë përgjegjësinë kryesore para së gjithash për veten dhe jetën e tyre, pastaj për të treguar konsideratë për fqinjët e tyre, duke mos harruar asnjëherë Kombin dhe Vendin. Një shoqëri jo e sëmurë, por e shëndetshme dhe mirë-funksionale, përbëhet nga njerëz që marrin përgjegjësi dhe kështu rriten si njerëzit. Ka kuptim për vetveten dhe krijon kënaqësi dhe stabilitet për vete, dhe kështu edhe për të tjerët.

***

Ne duhet të jemi të pa-kompromis në dashurinë tonë për Shqipërinë (brenda dhe jashtë murit të imponuar), gjuhën tonë, kulturën tonë, shoqërinë tonë dhe vlerat e mirëfillta tonat. Kjo kushtëzon që ne të jemi të pa-kompromis në luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Një parakusht për këtë që të ketë një shenjë të mundësisë për të pasur sukses, është të jesh atdhetar dhe të guxosh të jesh i sinqertë.

Asnjë politikë nuk është më e rëndësishme se ruajtja e kohezionit të vendit, trashëgimia jonë kulturore dhe vlerat tona të mirëfillta.

Zot, më jep forcën e mendjes për të pranuar atë që unë nuk mund të ndryshojë, guximin për të ndryshuar atë që mundem, dhe mençurinë për të parë ndryshimin.

* ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Komente Tagged With: Aurel Dasareti, Ne që duam turpin

Kemi nevojë për gjak të ri

February 12, 2018 by dgreca

1 aurel DesaretiNga Aurel Dasareti, USA/

Komunikimi gojor midis dy kundërshtarëve politik shqipfolës nuk është shumë i bukur. Tingëllon më shumë si dy burracak pervers që debatojnë me temën: “I imi është më i madh se i yti”. Dhe, ndërsa këta kriminelë shkëlqejnë për madhësi, rrisin zemërimin e të shtypurve. Çfarë bëjmë me politikanët në Shqipëri, Kosovë dhe FYROM të cilët aspak nuk janë të interesuar për ruajtjen e interesave tona kombëtare apo të vendit? Idiotësi t`u japish tërshërë kuajve të cofët. 

***

Djajtë e yndyrshëm i shesin territoret tona. Ata i përkasin llojit të krijesave të vogla dhe të shëmtuara që nuk e dinë se çfarë mendojnë para se ta llomotitin atë. Duke sulmuar tjerët, “politik-bërsi” shqipfolës arrin të largojë vëmendjen nga “politika” e tij e dështuar.

Populli ikën, atdheu boshatiset. Qeveri që nuk përfaqëson shtetin. Shesin vendin për të fituar poste politike, të ndihmuar nga të huajt që e kushtëzojnë ndihmën. Ndërkaq, prokuroria shqiptare është një institucion i korruptuar.

***

Kemi nevojë për gjak të ri, njerëz të zakonshëm me kuptim të shëndetshëm dhe sjellje normale kombëtare. Shpresoj se së shpejti do të shohim një ndryshim kundër këtij projekti të çmendur antikombëtar të liderëve mafioz shqipfolës. Është koha e duhur me një rishikim dhe rregullim të forcës, eventualisht një ballafaqim.Idetë kanë pak shanse për sukses nëse luftojnë kundër rrjedhës së lumit. Mundësia hapet kur valët nuk janë më aq të forta, para se me filluar të tërhiqen.Hapi i ardhshëm në modernizëm duhet të jetë të likuidojmë tiraninë e pakicës ekstreme të kapluar nga variantet e egra të etjes për pushtet, që arrihet përmes shumicës së painformuar që ndikohet lehtë nga tiranët, për t`i votuar.

***

Vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova janë kaq të lehta për t`u nënshtruar. Përderisa vet as që kanë fuqinë as që kujdesen për vetëmbrojtje.Tradhtarët e Shqipërisë nuk përpiqen të zgjedhin problemet e vendit të vet, por janë shumë të etur për të zgjidhur problemin e mikeshës së çetnikëve, “Palestinës”. Vetëm idiotët kërcejnë mbi gardhin atje ku është më i lartë, me pasojë t`u ngulet huni gardhit në prapanicën që u kruhet. Për shqiptarinë, SHBA janë miku i vetëm dhe gërvishtje guri. Pa Amerikën ne do kishim serbishten, greqishten apo turqishten si gjuhë amtare në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore.

***

Shteti grek dhe Rusia ndikojnë mbi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo Kishë sot ka Hierarki greke dhe grigjë jo greke. Në vitet 1920-48 kjo Kishë rrezatonte atdhedashurinë. Sot nën udhëheqjen e Janullatosit rrezaton tradhtinë.

***

Faktorët kryesor të zhvillimit të njeriut janë arsyeja dhe vullneti tij. Nuk është historia ajo që formon njeriun por është njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë. Vetëm mendimi dogmatik, që buron nga vobektësia e mendjes dhe shpirtit, kërkon të ndërtojë skema thjeshtëzuese në drejtime të ndryshme, duke bllokuar çdo kuptim të njëmend.

***

Në partitë politike shqipfolëse, përveç dominimit total të përqendrimeve të pushtetit nga ana e familjarëve dhe miqve ekzistojnë edhe klanet politike.

Demokracia nuk mund të ekzistojë pa rregulla specifike. Ajo mund të ketë lirinë si përmbajtje, por liria nuk do të thotë të shkosh në anën e gabuar të rrugës.

Ne duhet të dimë se si të zgjidhim problemet që ndodhin në jetën e përditshme, si t`i largojmë nga pushteti dhe t`i dënojmë rëndë të gjithë qeveritarët dhe politikanët e dëmshëm. Në trojet shqiptare nuk ka votues racional, ka të bëjë me tifozët.

Duhet të gërmojmë nën sipërfaqe dhe të tregojmë kuptimin e vërtetë të asaj që po ndodh, ndërkohë që gjithmonë duhet të jemi politikisht neutral. Dhe, më e rëndësishmja, të ndërtojmë besimin në premtimin e një rendi shoqëror të ri të sigurt që së shpejti do të zëvendësojë rendin shoqëror të tanishëm, të keq, pa ligj, të Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it dhe trojeve tjera shqiptare.

***

Premtimet e rreme, fyerjet dhe mashtrimet janë një pjesë integrale e politikës shqiptare. Veçori e mashtrimit nga niveli më i lartë i shtetit është se pala tjetër, edhe nëse ka dyshim se premtimi nuk përmbushet, nuk mund të bëjë asgjë, pasi burimi i gënjeshtrave është i respektuar dhe i fuqishëm, i paprekshëm.

***

Kufizohemi me fqinj agresiv dhe gjakatar me përpjekje për aspiratat territoriale të mëtejshme. Fqinjët fillimisht vijnë kryesisht nga komunitetet klanore, Karpatet, dhe në bashkësinë e klaneve njeriu e kupton vetëm fuqinë. Dhe e respektojnë fuqinë. Kur ti e ke (për vetëmbrojtje), komshiu të lë rehat në shtëpinë tënde.

Është koha për të marrë qëndrueshmërinë e asaj se kush jemi. A janë vetëm okupatorët që duan të vazhdojnë të na masakrojnë, të cilëve u lejohet të shprehin lirshëm qëllimin e tyre?

Kjo është gjithashtu strategji më e zgjuar se të gjitha hezitimet e gjertanishme. Kjo është klasa politike amatore antikombëtare shqiptare që as nuk e kupton historinë e saj as nuk njeh klasikët e saj. Kështu, ata nuk i kuptojnë bashkëkohësit e tyre dashakeq, as nuk janë në gjendje të nxjerrin një të ardhme për Kombin dhe Atdheun e vet.

Kjo na prek të gjithë neve. Ajo nxit pyetjen: A nuk është kjo diplomaci e përmbajtur dhe e nënshtruar përballë atyre që do të donin të na thernin për një kohë të gjatë? Në planin afatgjatë, nuk është gjithmonë paqe për të bërë lëshime gjithë kohën. Atëherë kundërshtimi ynë për të mbrojtur tokat tona është vetëm dobësi.

***

Besimi nuk mund të vendoset ose të miratohet. Nuk është rreptësishtë e nevojshme të kemi bërë diçka të gabuar për të humbur besimin. Besimi shpesh kërkon kohë për të ndërtuar, por është po aq e lehtë për t’u humbur. Sjellja e mençur dhe e arsyeshme, ku personi vepron si një shembull për të ndjekur, ndërton besimin.

Partitë tona politike duhet të jenë blloqet e ndërtimit të demokracisë sonë. Duhet të jenë partitë tona politike prej të cilave ne mësojmë, ndërtojmë qëndrime dhe vlera dhe t`i zgjedhim ata përfaqësues që do të mbulojnë detyra të rëndësishme dhe pozicionet, ku ata do të menaxhojnë pushtetin dhe do të ndajnë përfitime dhe burime në emër të të gjithëve.

***

Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.

Unë asnjëherë nuk kam mbrojtur idetë që janë të padobishme. Shumica dërrmuese e njerëzve të drejtë janë më të shqetësuar me atë që është në të vërtetë e vërtetë se ajo që dikush do të donte të ishte e vërtetë ose të ndihej si e vërtetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, Kemi nevojë, për gjak të ri

Shpirti i Atdheut është mbi ne

December 5, 2017 by dgreca

1 dasaretiNga Aurel Dasareti/

Trojet tona janë të kapura nga hajnat dhe gënjeshtarët antikombëtarë. Bashkoju thirrjes për të shpallur një mesazh të mirë për të varfrit. Për të bërtitur se të burgosurit do ta fitojnë lirinë, dhe të verbrit të shikojnë sërish – për t`i lënë të lirë të shtypurit.

***

“Demokracia” në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës është si në një spital mendor. Atje pacientët janë në shumicë, dhe mjekët kanë për të thanë gjithnjë e më pak.Sistemi jonë shoqëror kontribuon që gënjeshtrat të inkurajohen dhe shpërblehen. Gënjeshtra është vetëvrasje morale sepse shkatërron gjithë dinjitetin tonë njerëzor. Mos i thirrni gënjeshtarët dhe hajnat zotëri, kundërmimi i plehut nuk është i njëjtë me kundërmimin e luleve apo pranverës.

Në një vend ku mbisundon mjerimi, diskriminimi, padrejtësia, papunësia, varfëria dhe ku mu për këtë shkak populli është gati të vjedhë çdo gjë, atje shteti vetë është objekt i më të shkathëtit.

Patriotët shqiptarë kanë një zemër të ngrohtë për atdheun e tyre (Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera), të cilin ata dëshirojnë ta ruajnë për pasardhësit e tyre. Në kontrast me fanatikët religjioz dhe kozmopolitët, që të paguar nga armiqtë e jashtëm, përpiqen të shuajnë veçoritë e ndjenjat kombëtare të shqiptarëve. Respektivisht, shkombëtarizimin dhe tjetërsimin e tyre në çdo gjë tjetër, vetëm shqiptarë të mos mbeten.

Kudo në botë feja është në shërbim të çështjes kombëtare, vetëm te shqiptarët ngjanë e kundërta.

***

Shqipëria dhe domosdoshmëria e shtetit kombëtar. Jam për një mbrojtje të shtetit kombëtar, duke theksuar se alternativat e provuara nuk ekzistojnë. Anët e dëmshme të nacionalizmit nuk janë bazë e mjaftueshme për të hedhur në greminë shtetin komb.Besnikëria ndaj popullatës shqiptare është veçanërisht e rëndësishme. Besnikëria kombëtare është themeli i demokracisë dhe lirisë. Institucionet shumëkombëshe dhe fuqia e tyre në rritje i bëjnë njerëzit të ndihen se e humbasin kontrollin mbi jetën e tyre.Demokracia ekziston falë besnikërisë kombëtare; një besnikëri që duhet të jetë e përbashkët për qeverinë, opozitën, të gjitha partitë politike dhe të gjithë votuesit. Aty ku kombësia është treguar e dobët ose nuk ka ekzistuar, demokracia nuk ka arritur të lëshojë rrënjë. Sepse pa besnikëri kombëtare, opozita është një kërcënim për qeverinë dhe diskutimi politik asnjëherë nuk shkakton një mirëkuptim të përbashkët.

***

Megjithatë, ideja e kombit është nën sulm në disa vende perëndimore. Ose ajo perceptohet si një formë primitive e unitetit shoqëror ose dënohet edhe si shkak i luftës dhe konfliktit, prandaj sipas trurit të globalistëve duhet të prishet (shpërbëhet) dhe të zëvendësohet me forma më të “avancuara” dhe universale të juridiksionit.

Në rënien e një qytetërimi, të paaftët dhe të pabesët janë vendosur për të sunduar dhe për të udhëhequr, ndërkaq kompetentët dhe të kualifikuarit janë vënë mënjanë.

Në praktikë, mbështetësit ideologjik të globalizmit nuk kanë asnjë besnikëri ndaj popujve të tyre.Një shqetësim që ne jemi gati të harrojmë se kush jemi, e hedh poshtë të kaluarën tonë dhe e humb ndjenjën kombëtare të identitetit tonë. Në vend të kësaj, ne jemi në procesin e lindjes së një Evrope ku vendimet e politikave merren larg nga shumica e njerëzve. Kjo së bashku me imigracionin e huaj në Evropë, do të minojë ndjenjën tonë kombëtare të identitetit, dhe kështu demokracinë tonë dhe lirinë tonë.

***

Humbja e identitetit kombëtar është humbja më e madhe e një kombi dhe kjo nuk mund të shmanget në formën bashkëkohore të kolonizimit dhe multi-kultit. Njerëzit mezi mund ta ndjekin shpejtësinë me të cilën ai fillon ta përdorë gjuhën e dikujt tjetër (gjuhën e huaj) si të tijën, të identifikojë veten me personalitetet historike të njerëzve të tjerë duke harruar të vetën, të njohë më mirë literaturën e okupatorit të tij se sa letërsinë e vet, të ketë prirje të dëgjojë më tepër muzikën e huaj se sa të veten, të lavdërojë historinë dhe vlerat kombëtare të një tjetri  shpesh duke u tallur me të veten, t’u ngjajnë të tjerëve në vend të vetes.

***

Shqiptari dhe Atdheu tij, nuk është më për shitje si një produkt tjetër, përkundrazi, shqiptari varfanjak ishte arsyeja që kohët e fundit Perëndia ka ardhur edhe në tokat tona të shenjta, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt dashakeq. Vetë Perëndia na tregoi se sa vlejmë. Ka ardhur koha të bëhemi një bashkësi e njerëzve të barabartë, përfshirë udhëheqësit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurel Dasareti, Shpirit i Atdheut

Shqipëria është mbretëria qiellore

November 23, 2017 by dgreca

Desareti Aurel

Nga Aurel Dasareti, USA,/

Shqiptarët flasin shpejt dhe veprojnë ngadalë. Ajo çka është aq e mirë me Shqipërinë, është formati i vendit tonë. Është e vogël dhe e lehtë për t`u kuptuar, dhe e shkurtër midis atyre që kontrollojnë dhe atyre që kontrollohen.

***

Prekshmëri. Kjo është ajo që unë ndjej tani. Askush nuk do të ketë guximin të sulmojë ndonjë gjë që është e imja, diçka që unë e dua; vendin tim. Shqipërinë. Unë e dua atdheun tonë, prandaj nuk mundem të mbetem indiferent kur shoh se çfarë po ndodh në të dhe rreth saj. Të luftojmë për një Shqipëri të ribashkuar, të sigurt dhe të fuqishme. Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

***

Unë e konsideroj veten si një nga ata me fat në botë, të cilëve u lejohet të thonë se jam nga Amerika, Australia dhe Shqipëria. Është diçka që e bëj me krenarinë dhe sigurinë më të madhe. Për Shqipëri kanë luftuar njerëz të cilët ishin të furishëm dhe kryeneç, por e kthyen qafën dhe pa kursim dhanë atë që kishin, djersën, gjakun dhe jetën.

***

Mos besoni se ju dini shumë, sepse atëherë e ngurtësoni vetëdijen. E vetmja gjë që dimë, është se rruga e jetës është e pafundme. Një rrugëtim përfundon, një rrugëtim tjetër sapo ka filluar. Një derë është e mbyllur, një tjetër është hapur. Ti arrin kulmin (majën), por prapa ka një kulm më të lartë. Jeta është një udhëtim. Çfarë ju pret pas kthesës së ardhshme, e dinë vetëm ata që vazhdojnë më tej.

Mos beso verbërisht në dogmën fetare, mos e mbro atë me këmbëngulje dhe fanatizëm dhe mos jeto sipas mendimeve e zakoneve prapanike.

Mos u bën fanatik i tërbuar i partisë tënde dhe mos e mbro atë me zell të jashtëzakonshëm, pa lëshime e pa lëkundje.Është më mirë të kesh një vidhë të lirshme se t`i kesh vidhat aq shumë të shtrënguara sa që të mos jesh në gjendje të shohësh dy pëllëmbë para hundës.

***

Sot politika dhe gazetaria shqiptare i ngjanë shumë teatrit. Në vend të diskutimit serioz të çështjeve më të rëndësishme, merremi me fjalë dhe shkrime të kota e të lodhshme. Vdes ngadalë ai që bëhet skllav i zakoneve të tij, ai që çdo ditë endet në të njëjtën gjurmë.

Historia përsëritet. Kur në mungesën e gjërave elementare ekzistenca e njerëzve është në zhdukje e sipër, ajo do të çojë në trazira shoqërore dhe përfundimisht do të përfundojë me rebelimin kundër politik-bërësve.

Shqiptarët janë të ndarë, ne e kundërshtojmë njëri-tjetrin, urrejtja lulëzon dhe çfarë ndodh si rezultat i kësaj? Toka na thotë – Ndal. Tani. Para se të bëhet tepër vonë. Ky është universi i cili flet për ne. Nëse nuk kujdesemi për njëri-tjetrin, nëse nuk na intereson kjo, është tepër vonë.

Dilni nga flluska dhe shihni se çfarë po ndodh rreth jush. Shqipëria është në rrezik nga armiku brendshëm dhe i jashtëm, dhe ne duhet të mendojmë për ardhmërinë. Ndonjëherë ndryshimet janë të frikshme, por ndonjëherë është absolutisht e nevojshme. Ne nuk mund të “kthehemi” nga synimet tona sepse kemi frikë. Ne duhet të shkojmë përpara. Shqipëria nuk është e mbrojtur në një mënyrë magjike; kundër çdo gjëje.

Mendoni për këtë. Ne nuk jemi duke ecur mjaftueshëm për të bërë zgjedhje të mençura. Unë dua të bashkohem në bërjen e një ndryshimi, besoj në mbrojtjen e vendit tonë, mendoj se jemi të zgjuar por na mbetet të zgjohemi dhe kthjellohemi.

***

Vera në Ksamil është e nxehtë. Dielli shkëlqen drejt mbi kokën time dhe vlon brenda meje. Unë jam ulur në plazh herët në mëngjes. Rëra është e nxehtë, pothuajse kështu që nuk mund të ecësh mbi të. Unë shkoj poshtë te uji ftohët për t`u freskuar. Rreth meje ka njerëz nga të gjitha anët. Dy fëmijë luftojnë për një top larjesh. Një burrë ka qenë ulur kaq gjatë në diell, saqë shpina tij flakëron dhe është plotësisht i djegur. Vjen erë plazhi, mbeturina dhe krem dielli. Dëgjoj njerëz që ulërijnë, qajnë, bërtasin dhe qeshin. Në sfondin e të gjithë zhurmës dëgjoj muzikën popullore shqiptare që bubullon.Të gjitha tingujt kaotikë dhe erëza të përziera janë arsyeja përse e dua pakufi atdheun e gjyshërve të mi. Shqipëria ka kaluar nëpër shumë luftëra të përgjakshme vetëmbrojtëse dhe vuajtje masive. Do të dëshiroja që mediat të përqendrohen më shumë në gjëra të tilla. (Kur them Shqipëria, përherë mendoj edhe për Kosovën dhe trojet tjera të okupuara).Shqipëri, Shqipëria ime, ke zënë një vend të madh në zemrën time, ke mbetur ëndrra e familjes s`ime. Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin.

***

Unë kam lindur, u rrita dhe jetoj në komunitetin shumëkombësh, në Australi dhe Amerikë. Fjalie fillestare “politike” e imja ishte kur si nxënës i klasës së dytë fillore, në një hartim me temë të lirë shkrova: “E dua Shqipërinë, sepse është e vogël dhe më vjen keq për njerëzit atje”.

***

Dita është e mirë, dielli dhe buzëqeshja e dashurisë kudo, në të gjithë njerëzit në rrugë. Në të urryerit dhe të shtypurit, nga të gjitha anët e atdheut, mesazhi i bashkimit rrezaton. Ka duar dhe vullnet të mirë në rrudha dhe grepa; mundësisht aty ku më së paku prisni!

Lulet e kuqe dhe burime të përjetësisë qëndrojnë para jush. Dhe gjithmonë ku ndjeni dhe shihni.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurel Dasareti, mbretëria qiellore, shqiperia

Serbët nuk ndalen , ne me heshtjen tonë iu ndihmojmë

December 13, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Ne duhet të dimë se çka shkruhet për ne ne , pa marrë para syshë ardhjen : o për të ke o për të mirë. Duhet të dimë për shumë arsye , të vetëdijesohemi se nuk jemi në tapetin e kuq të popujve që bota “shastriset” për ne,nuk jemi në listën e vendeve që iu kishte propozuar dikush dikujt  si  vendin e dytë për jetesë pas vendlindjes . Por nisur nga propaganda serbe ne jemi :” përzierje e komponentëve te ndryshëm etnik apo përzierje e kulturave serbe. Me emrin qe ia dhanë kombit të tyre të ri , shqiptarët përmenden së pari në shek.11 pas Krishtit me etnonimin Albanët e apo Arbanët (Ферјанчић 1988 ). Erdhën si barinj kështu që gjetjet arkeologjike për shqiptarët janë shumë të vështira- nuk janë të njohur për vendbanimet e tyre të përhershëm e as profesionet e tyre , por nëse kërkohet diçka për ata  , atëherë duhet kërkuar nëpër bjeshkë apo male ne varret e tyre të pa identifikuara. Barinjtë e kohërave të dikurshme mu si Hunobulgarët apo fiset e pastra hune nuk janë të njohur nga poçeria e tyre , të cilat zakonisht gjenden në vendbanime  ,por atyre duhet përcjellur lëvizjet , migrimet dhe vendet e ndryshme të vdekjes; ashtu edhe shqiptarëve; larg vendit të tyre të lindjes , larg vendit të tyre amzë.
Burimet e shkruara dhe gjuha e tyre tregon për prejardhje të ndryshme të fiseve shqiptare nga të cilat i njohim  Arbanet (Шиптара ) dhe  Mirdites (Мардаита ) e që të dërgojnë në Azinë e mesme nga Kaukazi e deri në Siri .  (arheolog Djordje Jankovićhttp://www.rastko.rs/rastko/delo/11620).Të kotë e ke të bisedosh me serbet ne takime ndërkombëtare nëse nuk iu përplasë për fytyre këto trillime të zakonshme sllave. .
Unë dhe mbarë populli nuk  mundemi që në këtë kohë të dëgjojmë se çka flitet për ne mediumet e hapura ; vetëm mund ta paramendojmë   se çka bisedohet , shkruhet ,postohet për ne qarqe të mbyllura dhe vendim marrëse.  Ndoshta edhe politikë bërësit tonë nuk e dine sepse edhe sikur ta dinin nuk kanë “gojë “ për të folur .E ata që i përcjellin janë të përzgjedhur mu nga ata që shumë pak dine.

Çka tjetër thuhej , në prag të bisedimeve për statusin e Kosovës , deri në vitin 2008;  “ Po kalojnë shekujt dhe ne tokat tona ( Serbe  fxh) në Kosmet ( Kosovë fxh) “ llogorojnë” ( pra , jo të përhershëm) shqiptarët , të cilët shumohen e terrorizojnë pravosllavinë ( ortodoksizmin serb) , Tani kur këta po e kërkojnë pavarësinë thirren ne dy çështje se janë autokton e çka nuk është e saktë sepse po këta me imagjinatat e tyre e mashtrojnë veten dhe boten. Ne akademitë e Rusisë , Gruzisë , Armenisë dhe Italisë janë shënimet qe tregojnë se ka ekzistuar  Albania e Kaukazit dhe se kjo e sotit e ka emrin nga ajo.
Një fakte tjetër nga shqiptaret është se ata janë shumicë ; e vërtete sepse Kurani atyre iu lejon martesën  me katër gra dhe se natalitetin e pa kufizuar e kanë ç’frytëzuar  si armë për dëbimin e te tjerëve “(vecernje novosti,13.10.2005god. )
Asgjë e re nga politika antishqiptare serbe’; vetem se shqiptaret me sjelljet e tyre po e trashin propagandën  serbe .

“ Чак, 1838. године скоро 400 година после првог турског пописа – у Пећи (како записује Јозеф Милер): Срби чине 92,09 одсто становништва. (Приредио – Ђорђе Бојанић ) “
Në vitin 1445 në Kosove e Metohi kishte vetëm 46 familje shqiptaresh te posa ardhurl ndërsa serbe ishin  12 844 familje. (. У жупама: Косово, Сиринићкој, Средачкој, Ибарском Колашину, Биничкој Морави, Призренском Пољу, Лабу Шиптара тада нема. )

Në atë kohë pra ( 1445 ) në Pejë nuk ishte asnjë familje shqiptare.  Bile edhe ne vitin 1838 , gati 400 vjet pas regjistrimit turk – në Pejë 92.09 % ishin serbë (Чак, 1838. године скоро 400 година после првог турског пописа – у Пећи: Срби чине 92,09 одсто становништва.)
E  ngjashme apo e njejte me deklaratat e hoxhëve tanë të “merituar” te cilët na helmuan historinë , origjinën dhe ardhmërinë. E njëjtë edhe me hasankaleshat e viteve 60-70-ta.
Të  thyhen nervat kur i lexon shënimet serbe  te kohëve të sotit , por të humbë orientimin edhe shkrimet e pseudoshqiptarëve që rrëshqasin në te njëjtin  akull antishqiptar.
Për ata që duan të mësojnë se çka shkruajnë serbët . më poshtë oi japi ne origjinal disa shënime plotësuese.
***
(По Рабану ми смо их називали Рабанаси, односно Арбанаси, како их и данас зовемо. Странци су их звали Албанцима и то из два разлога. Зато што су знали њихово порекло из кавкаске Албаније и зато што су са њима дошли први пут у додир на пределу Белиграда испод Томора. Белиград су Латини називали Албом, што је превод његовог српског имена на латински језик. Турци су их називали Арнаутима, што на арапском значи – „они који се нису вратили.” Они се стварно нису вратили, остали су у Србији. Сами Арбанаси нису за себе употребљавали ни једно од тих имена, они се називају Шћипетари, асвоју земљу Шћиперија. На њиховом језику реч шћипе или шкипе значи крш, брда или комове. Шћипетар се може превести на српски језик са Брђанин. Аустроугарски писци су, крајем 19. и почетком 20. века, намерно давали погрешно тумачење значења имена Шћиперија, уместо земљом брђана, називали је „земљом орлова„. То је требало да пред светом да Арбанасима неко племенитије порекло њиховог народног имена. * Deretiç_

 

 

 

 

 

 

 

vecernje novosti,13.10.2005god.

Приредио – Ђорђе Бојанић

 

На Косову и Метохији (Старој Србији) било је, пола века после Косовске битке, само 46 новоусељених албанских кућа (Албанци су племе са Кавказа које је населило данашњу Албанију почетком 11. века), како сведочи први турски попис из 1445. године за области Дренице и Подрима.

 

А српских кућа: 12.844. У жупама: Косово, Сиринићкој, Средачкој, Ибарском Колашину, Биничкој Морави, Призренском Пољу, Лабу Шиптара тада нема.

 

У Пећи, на пример, тада није било ниједне албанске породице…

 

Чак, 1838. године скоро 400 година после првог турског пописа – у Пећи (како записује Јозеф Милер): Срби чине 92,09 одсто становништва.

 

Данас, после НАТО злочиначке-агресије, под називом „Милосрдни анђео“, у Пећи (седишту српског патријарха) живи само неколико Срба!

 

Долазак Албанаца на њихове данашње територије…

 

 Албанци воде порекло са Кавказа. Албанија на Каквазу налазила се на истоку ове планине, између Каспијског мора и врха Кавказа. Једино по чему је та стара Албанија била позната јесу велики и опасни пси, такозвани кавкаски овчари.

 

Године 1043. побуњени намесник Сицилије, бивши византијски војсковођа Ђорђе Манијак, покреће војску преко Јадрана, у којој је било и Албанаца са женама и децом, да би у бици код Дојрана Манијак трагично изгубио живот.

 

Пораженим Албанцима, без бродова који су пали у руке Византинаца, Срби су омогућили да се населе у српском Поморју, околина  Скадра (некадашња престоница Србије). Убрзо су се одомаћила два назива за ову етничку заједницу, турски назив Арнаути – “они коју немају где да се врате” и назив Шћиптар, којим су се Арбанаси најрадије називали.

 

Населили су се на данашњој територији Албаније, углавном су се бавили сточарством , пошто су живели у планинским пределима.

 

Искористили су најезду Турака и тако се одомаћили.

По Рабану ми смо их називали Рабанаси, односно Арбанаси, како их и данас зовемо. Странци су их звали Албанцима и то из два разлога. Зато што су знали њихово порекло из кавкаске Албаније и зато што су са њима дошли први пут у додир на пределу Белиграда испод Томора. Белиград су Латини називали Албом, што је превод његовог српског имена на латински језик. Турци су их називали Арнаутима, што на арапском значи – „они који се нису вратили.” Они се стварно нису вратили, остали су у Србији. Сами Арбанаси нису за себе употребљавали ни једно од тих имена, они се називају Шћипетари, асвоју земљу Шћиперија. На њиховом језику реч шћипе или шкипе значи крш, брда или комове. Шћипетар се може превести на српски језик са Брђанин. Аустроугарски писци су, крајем 19. и почетком 20. века, намерно давали погрешно тумачење значења имена Шћиперија, уместо земљом брђана, називали је „земљом орлова„. То је требало да пред светом да Арбанасима неко племенитије порекло њиховог народног имена. * Deretiç

То није необично, зато што су данашњи Албанци мешавина различитих етничких компоненти, односно различитих култура. Они који су дали име овој новој нацији, забележени су први пут тек у 11. столећу, под етнонимима Албани и Арбани (Ферјанчић 1988). Они су били досељени сточари и зато су археолошки тешко препознатљиви – нису познати по трајним насељима ни занатској производњи; требало би тражити њихова гробља у планинским пределима. Сточари ранијих епоха, као Хунобугари или угарско племе, нису забележени по сопственој грнчарској производњи, која је најчешћи археолошки налаз у насељима, већ по гробљима и гробном инвентару, којима се могу пратити њихове сеобе изван матичног простора. 

Писани извори и језик указују на разнородно порекло албанских племена, међу којима исходиште најзначајнијих Арбана (Шиптара) и Мирдита – Мардаита треба тражити у предњој Азији, од Кавказа до Сирије.

arheolog Djordje Janković
http://www.rastko.rs/rastko/delo/11620

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurel Dasareti, Fahri Xharra, Serbet nuk ndalen, Tradhtia ndaj Vendit

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Truri dhe kozmosi
  • DIAMANTËT E FESTIVALIT
  • Ta ruajmë, ta flasim dhe të na rrojë në jetë të jetëve gjuha jonë e bukur dhe hyjnore shqipe
  • Në ditën e lindjes së Heroit, Fehmi Lladrovci
  • The White House issues a Prayer for Peace Proclamation on Memorial Day
  • Pikniku i parë shqiptar madhështor në Staten Island, New York
  • DUKE PRITUR TË HËNËN E MEMORIES – ABDULLA RAMI – PËRTEJ HARRIMIT
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apel organizatave ndërkombëtare të gazetarëve për kërcënimet ndaj gazetarëve në detyrë në Kosovë
  • QEVERIA RAMA KAP GJITHÇKA, DO TË KONTROLLOJË EDHE KËRKIMIN SHKENCOR
  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT