Nue Oroshi fiton kandidaturën brënda CDU-së në Kiel të Gjermanisë për Deputet në Asamblenë Komunale/
Nga Avni.I.Bilalli/
Kieli është kryeqytet i Republikës së Schlesvig Holshtajnit, dhe ka gjithësejtë 242 mijë banorë. Si në çdo pjesë të Gjermanisë, edhe në këtë qytet ka disa dekada që jetojnë e punojnë shqiptarë, të cilët përkundër punëve të përditshme që kryejnë ata janë shumë aktivë edhe në jetën organizative ku shquhen për organizime jo vetëm në nivel lokal, por nga ky qytet kan dalë edhe shumë ide e koncepte që janë shtrirë dhe kanë gjetur vend në fushën gjithëkombëtare shqiptare.
Komuniteti shqiptar i këtij qyteti, të enjtën me 15 Nëntor 2012, pati një gëzim dhe sukses jashtëzakonisht të madh. Falë përkrahjes së këtij komuniteti historiani, publicisti e politikani Z Nue Oroshi arriti të fitoi ndaj kundërkandidatit Dirk Schrödter, dhe që nga kjo ditë Nue Oroshi është kandidat për deputet në zonën zgjedhore 10 në Metenhof, nga gjithësejtë 25 zona sa i ka qyteti i Kielit. Ky qytet në përbërjen e tij ka gjithësejtë 58 deputetë në Asamblenë e Qytetit, ndërsa CDU është forcë e dytë politike me gjithësejtë 17 deputë. Në një prononcim për media që ia morëm zotit Oroshi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes ku edhe e fitoi nominimin brënda CDU-së, ai tha se : “ Ky sukses nuk është sukses vetëm i imi personal por është sukses i mbarë komunitetit shqiptar që jeton e punon në Republikën e Shlesvig Holshtajnit, ngase ata e kanë kuptuar se pa angazhim sukseset nuk vijnë vetvetiu, andaj unë shfrytëzoi rastin t’i ftoj të gjithë të rinjët dhe të rejat që të inkuadrohen edhe në jetën politike dhe ta afirmojmë kulturën tonë të çmuar, sepse kemi kapacitete dhe aftësi intelektuale. Kështu që edhe integrimin në të gjitha sferatë e jetës e bëjmë më të leht “.
Më tutje ai vazhdoi : “ kjo fitore është një dhuratë e madhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, dhe unë personalisht do të shërbej si urë lidhëse në mes politikës gjermane dhe asaj shqiptare, e, që në të ardhmën të kemi më shumë bashkëpunime të ndërsjella në mes qyteteve gjermane si dhe qyteteve shqiptare në përgjithësi, e sidomos do të mundohem që t’i kordinoj politikat lokale që në të ardhmen shumë politikanë lokalë të kenë kontakte me kolegët e tyre në Gjermani dhe ta mësojnë sistemin e qeverisjes gjermane.
Mbetëm me shpresë, thotë Oroshi, se këtë rrugë në të ardhmen ta ndjekin edhe shumë shqiptarë anë e kënd Gjermanisë që të hynë në jetën politike gjermane, sepse këtu në Gjermani politika bëhët nga baza, dhe në këtë mënyrë kemi mundësi që ta ndihmojmë komunitetin shqiptar këtu në Gjermani në shumë sfera të ndryshme të jetës, si dhe t’i vendosim kontaktet edhe më qytetet shqiptare që të ndimohen në shumë aspekte, qoftë përmes projekteve të ndryshme financiare qoftë edhe avansimet dhe ngritjen e kuadrove të reja politike etj. Kështuqë mbesim me shpresë së 26 Maji 2013 ditë ku do të mbahen zgjedhjet në Kiel të Gjermanisë, të jetë një ditë gëzimi dhe feste për gjithë shqiptarët që jetojnë, punojnë e veprojnë në këtë qytet, dhe, që nga kjo ditë shqiptarët të kenë kadidatin e tyre në organin më të lartë politik të qytetit të Kielit “.