• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË-AVOKATI I POPULLIT, ANËTAR ME TË DREJTA TË PLOTA I AOM-it

March 10, 2016 by dgreca

-Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës u bë sot anëtari i 28-të i Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), krahas Francës, Spanjës, Greqisë, Shqipërisë, Maltës, Marokut, Palestinës, Algjerisë, Izraelit, Sllovenisë, Maqedonisë, Qipros etj. Ky Asociacion është krijuar më 19 dhjetor 2008, në Marsejë, me rastin e mbledhjes së dytë të Rrjetit Mesdhetar të Ombudsmanëve./
 Valletta, 10 mars 2016 – Nën organizmin e Ombudsmanit të Maltës, më 9 – 10 mars 2016, në Valletta, kryeqyteti i Maltës, po mbahet Takimi i nëntë i Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM – Association of the Mediterranean Ombudsmen ), ku Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) u pranua anëtar me të drejta të plota.
Njoftimi i dërguar thekson se, kërkesa e Avokatit të Popullit të Kosovës për anëtarësim në këtë Asociacion u diskutua në ditën e dytë të punimeve, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit. Me këtë rast u tha se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës funksionon në përputhje me Statutin e AOM-it dhe kriteret e paracaktuara dhe së këndejmi plotëson kushtet e kërkuara për të qenë anëtar, krahas institucioneve të tjera nacionale të të drejtave të njeriut, anëtare të këtij Asociacioni. Më pas, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme deklaruan veç e veç votën e tyre, gjë që rezultoi me pranimin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, si anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM).
Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM) është një hap i radhës në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Tema qëndrore e këtij takimi të AOM-it ishte “Ombudsmani – aktor kyç për Qeverisjen e mirë”. Diskutimet theksuan fuqishëm rolin kyç që institucionet e Ombudsmanëve/Mediatorëve kanë për të ndikuar në qeverisjen e mirë të shteteve dhe forcimin e demokracive, ashtu siç kanë rëndësinë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shtetet ku veprojnë. Një pjesë e diskutimeve i kushtuan vëmendje bashkëpunimit të institucioneve anëtare të AOM-it, jo vetëm në këmbimin e përvojave, por edhe për mundësitë për trajnim dhe studime të avancuara lidhur me institucionet e Ombudsmanëve dhe qeverisjen e mirë. U theksua se ndërtimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe një komunikimi dinamik mes vetë këtyre institucioneve ndikon në respektimin dhe fuqizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në vendet respektive. Gjithashtu, në sesion të veçantë të punimeve të këtij takimi, u diskutua mbi rolin e Ombudsmanëve në koordinimin e aktiviteteve në çështje që kanë të bëjnë me çështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kohë krizash ekonomike dhe politike, terrorizmin dhe migrimin jo të rregullt e krizat me refugjatët./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: ANËTAR ME TË DREJTA, avokati i Popullit, TË PLOTA I AOM-it

Avokati i Popullit i Kosovës në Paris

December 9, 2015 by dgreca

Paris, 9 dhjetor 2015/ Avokati i Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë, po qëndron në një vizitë tre ditore në Paris, me ç‘rast është takuar me homologun e tij francez, Jacques Toubon dhe kolegë të tij nga  “Défenseur des Droits” (Mbrojtësi i të Drejtave). Dy homologët nga institucionet respektive në Francë dhe në Kosovë, biseduan për mandatin dhe përgjegjësitë që kanë, sfidat me të cilat përballen dhe perspektivat e punës që bëjnë. Gjatë qëndrimit në Francë, delegacioni nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka pasur rastin të dëgjoj përvojat e kolegëve francezë në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në sektorin privat dhe në sektorin publik. Përvoja franceze kontribuon në zhvillimin e mekanizmit të ankesave për rastet e diskriminimit dhe në zbatimin praktik të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, ku përfshihen, bashkë me Ligjin për Avokatin e Popullit, edhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligji për barazi gjinore, që kanë hyrë në fuqi në korrik të këtij viti, thekson njoftimi i dërguar sot nga Parisi.Bëhet e ditur se, vizita në Francë është po ashtu e përqendruar në aspektin e promovimit të barazisë dhe qasjes në të drejta, marrëdhënieve me Parlamentin, marrëdhënieve me institucionet dhe partnerët tjerë, si dhe në komunikimin, promovimin dhe trajnimet.Gjatë ditës së sotme, Avokati i Popullit me bashkëpunëtorët e tij, do të takojnë edhe Anne-Sophie Bonnet – kreun e Kontrollorit të Përgjithshëm të vendeve të privimit nga liria (Contrôleur Général des lieux de privation de liberté) dhe kolegë të saj, me ç’ rast këmbimi i përvojave do të fokusohet në aspekte të mandatit, organizimit dhe funksionimit të Mekanizmit për parandalimin e torturës, i cili, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Avokatin e Popullit do të funksionojë si mekanizëm i veçantë në kuadër të IAP-së. Po ashtu, një pjesë e axhendës së kësaj vizite vuri theksin në dialogun me institucionet publike, shoqërinë civile, mediat dhe zbatimin e rekomandimeve.Vizita në Francë është organizuar dhe financuar nga TAIEX / Komisioni Evropian dhe Ambasada e Francës në Kosovë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: avokati i Popullit, i Kosoves, ne Paris

AVOKAT I POPULLIT APO I GAYVE?

October 27, 2013 by dgreca

*PARTIA E LEGALITETIT PËRBUZ ME NEVERI LËVIZJEN E AVOKATIT TË POPULLIT QË BIE NDESH ME MISIONIN E TIJ/

*DEKLARATË: Partia “Lëvizja e Legalitetit” nuk mund të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të kthehet në avokat të djallit

Partia Lëvizja e Legalitetit përbuz me neveri iniciativën personale të “Avokatit të Popullit” për ligjërimin e  martesave gay dhe e konsideron atë më së paku një lajthitje të tij që i buron nga nevoja për protaganizim publik ose interesa të ngushta personale.Partia “Lëvizja e Legalitetit” i kujton të ashtuquajturit “Avokat i Popullit” se iniciativa që kërkon të ndërmarrë bie ndesh me misionin e institucionit të përfaqëson për të cilin ligji përcakton se “Avokati i Popullit i udhëhequr nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavarësisë ushtron veprimtarinë në mbrojtje të të drejtave dhe të lirive të njeriut, të parashikuara në dispozita kushtetuese dhe në ligje.”

Duke dashur të shpikë “të drejtën e martesave gay” që nuk përcaktohet kurrkund dhe që është e kundërshtuar dhe e debatuar edhe në shoqëritë më liberale, i ashtuquajturi “Avokat i popullit” bie ndesh me paracaktimin universal dhe hyjnor që e konsideron martesën si bashkim të një burri dhe një gruaje.Partia Lëvizja e Legalitetit e ka të qartë se, z. Igli Totozani, për prirje të brendshme, interesa të veta ose të tjerëve,  është vazhdimisht i gatshëm që të bëjë “atentate” ndaj moralit shoqëror dhe traditave më të mira shqiptare. Por partia “Lëvizja e Legalitetit” nuk mund të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të kthehet në avokat të djallit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: avokati i Popullit, martesa e Gayve, Partia Levizja e Legalitetit

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT