“Dielli” është cilësuar si dekani i shtypit shqiptar sepse, që kur lindi e vazhdimisht, është vënë në shërbim të popullit shqiptar, duke predikuar “ungjillin” e kombësisë së tij./
Nga Baki Ymeri/Bukuresht/
Shqiptarët kanë patur gjithmonë apostuj në Shqipëri dhe diasporë. Jeronim de Rada, Nikolla Naço, Faik Konica, Josif Bageri, Mithat Frashëri, (Lumo Skendo), Visar Dodani, Ilo Mitkë Qafëzezi, Omer Nishani, Dhimitër Berati, Gjergj Bubani, ishin disa nga veteranët e shtypit të shtypur shqiptar. “Janë mjaft me interes gazetat e vjetra shqiptare që janë botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe shpresojmë se autori i këtij shkrimi (B. Y.) do t i publikojë artikujt e gazetave të vjetra /pjesë-pjesë/ në mediumet elektronike, sepse janë shumë shkrime të panjohura për publikun”, thekson me fjalë identike në kuadrin e një komenti, znj. Edibe, në Gazeta Kritika. Po këtë mendim e shprehin edhe lexuesit e panumërt të Zemrës Shqiptare dhe Bota sot në kuadrin e disa komenteve të ngarkuara me energji pozitive. Numri i gazetave të shtypura është i panumërt. Për to kanë shkruar me admirim: Vehbi Bala, Ismet Dërmaku, Xhelku Maksuti, Sabile Basha etj. Për një kronologji të mirëfilltë shkencore, që nga botimi i gazetës së parë shqipe, për momentin nuk kemi kohë, por kjo nuk don të thotë se nuk kemi kohë për t’i prezantuar disa sosh, duke i dhënë prioritet atdheut, nderit, dinjitetit dhe dimensionit të tyre kombëtar.
Qëllimi elementar është ta mbajmë gjallë dashurinë ndërshqiptare si një dhuratë e bekuar e Zotit. Sipas Muharem Dezhgiut, “Gjatë gjithë historisë së vet 100-vjeçare (1909-2009-Kumtese me rastin e 100 vjetorit te Diellit) gazeta “Dielli” realizoi një mision historik në shërbim të kombit shqiptar. Mund të thuhet me bindje të plotë se historia e “Diellit” është ajo e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Qysh prej themelimit të shtetit shqiptar “Dielli” ka përjetësuar në faqet e veta fatet e kombit. Duke luftuar me çdo mjet (me memorandume, me protesta, me shkrime, me të holla) “Dielli” shkëlqeu në mbrojtje të kufijve etnikë të kombit shqiptar. Ai e ngriti zërin kundër rreziqeve që i kërcënoheshin ekzistencës së shqiptarëve si komb e si shtet. “Dielli”, si shprehëse e mendimit dhe e veprimtarisë së “Vatrës”, e lartësoi atë si vatër të shqiptarizmës. Me plot të drejtë “Dielli” është cilësuar si dekani i shtypit shqiptar sepse, që kur lindi e vazhdimisht, është vënë në shërbim të popullit shqiptar, duke predikuar “ungjillin” e kombësisë së tij.” Sipas Karl Gurakuqit, “Vatra” dhe “Dielli” përbëjnë për shqiptarët një simbolikë të fuqishme. Ata zgjuan tek shqiptarët idenë e zjarrit e të dritës që do nënkuptonte flakë patriotizmi dhe rreze kulture…”Vatra” na mësoi me dashtë Atdhenë. Manastiri çeli rrugën e zhvillimit sistematik të letrave (germave) tona. Këto dy institute (“Vatra” dhe “Kongresi i Manastirit”) na mësuan se kur shqiptari bashkëpunon me shqiptarin, nuk del gjë që t’ua ngatërrojë lamshat që t’ua pengojë rrugën”.
“Dielli” është organ i shqiptarëve kombëtarë që kërkojnë një Mbretëri Shqiptare të Lirë. Para nesh kemi numrin 10, tetor, 1919, me 4 faqe të formatit të madh, dhe me artikuj në gjuhën shqipe dhe angleze. Ndër to shquhen “Gjermanët fshehin topat e mëdhenj”, “Ukranianët u goditnë me rusët”, “Shqipëria dhe imperialisma” e autorit Loni Kristo që thote: “Pozita jonë si një shtet i Evropës nuk favorizon imperializmën, dhe dashuria jonë për atdhenë do t’i prishë pllanet dhe ëndërrat e bukura të mirëdashësve tanë. Po nuk duhet të flemë se rastet janë ashtu siç na i do dëshira e zemrës. Duhet të zgjojmë popullin. T’i tregojmë që duhet të ruhet dhe të jetë i ndrojtur në marrëdhëniet e tij tregtare me të huajtë. Nëqoftëse ndodhet në shtrëngim për para, mallin e tij duhet t’i shesë një Shqiptari dhe kurrë ndonjë herë një të huaji, qoftë se i jep më tepër para… Në mos ngjaftë kjo, qeveria e huaj do të hynjë në punërat tona të brendshme kurdoherë që do të ngjitet nonjë nga subjektet e saj: kështu do të jemi një shtet me nam independent, po në fakt nën kontrollin e një shteti tjatër, sikundër është Greqia sot nën kontrollin e FrankoInglizëve (…). Këta zotërinj do t’i bëjnë një të keqe të madhe Shqipërisë me veprën e tyre antipatriotike, se me këtë mënyrë do të shtojnë shpresat e imperialistëve, po do të fitojnë sigurisht urrejtjen e të gjithë Shqiptarëve dhe mallkimin e të gjithë bijve të tyre. Shqipëria ka shkuar nëpoër tërë zhvillimet e pacënuara dhe këtë rradhë do të dalë si dielli pas shiut, e shkëlyqer dhe e bukur që të trashëgohet prej bijve të saj që s’e harrojnë nga çdo çip i botës an’e mbanë që të ndodhen.”
Mendimet e Loni Kristos janë aktuale sot e kësaj dite, kur disa politikanë tanë me biografi ateiste, rrëshqasin si thiu në akull. Pse? Sepse në vend të fabrikave, për të përfituar vota politike, janë duke e mbushur Kosovën dhe Shqipërinë me faltore islamike për inkurajimin e fanatizmit fetar. Në faqet e “Diellit” pasojnë artikuj tjerë si “Teqetë kombëtare” (Mihal Grameno), “Edukata e Qytetarëve dhe Qëllimi i Shkollave Publike Amerikane”, “Mesha Peshkopale në Philadelphia”, lajme të shkurta, si “Meshë (shqiptare) në Boston”, “Një lutje këndonjësve të Diellit”, “Tiketa vapërësh për atdhe”, “Ndihni dhe përkrahni Kryekishën Kombëtare “Shën Gjergji”, “Kisha Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”. Pason “Libraria e Diellit” me vepra si: Abetare Toskërisht, Abetare Gegënisht, Ëndërr e Vërtetë (Spiridon Ilo), Dëshirat e Zemrës (Spiridon Ilo), Kalendari i Shoqërisë “Dija”, Cili është Ay (Carmen Sylva), Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve (përkth. Kristo Floqi), Kalendari Populli Nacionalist, Barbaritë Greke (K. P. Tomori), Psherëtima (Kasem Daut), Libra Ushtëriake (Akif I, Përmeti), Fjalor Inglisht-Shqip (Dennis Kambury), Othello (Wiliam Shakespeare), Skenderbeu i Longfellow-it, Imzot Fan S. Noli, Kalendari i Vatrës, Libra e Shërbesave të Shenjta, etj.
ENERGJIA KRIJUESE E SHPIRTIT SHQIPTAR
/Dedë Preqi, Lot atdheu, Meditime mërgimtare, Kushtrime nga mërgimi,
Amanda Edit, Bukuresht, 2013/
Nga Baki Ymeri/Bukuresht/
Intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret. Misioni i shkrimtarit është rimarrja e flamujve të humbur nga njerëzit e politikës, si dhe përfitimi i betejave të humbura nga të tjerët. Ky është misioni i tij i shenjtë, një detyrim që e obligon dhe nderon në trojet e bekuara të historisë. Jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë. Fillimi i mençurisë është frika ndaj Zotit dhe frika ndaj fjalës. Kështu thekson Bibla, ndërsa familja, atdheu dhe kombi qëndrojnë mbi të gjitha, së bashku me nderin dhe dinjitetin. Fjalët e poetit janë diamante shkëlqimtare që mund të ndriçojnë shpirtërat dhe jetën e njerëzve me mendime të kristalta. Para nesh kemi njërin nga mërgimtarët tanë që digjet për atdheun dhe fatin e tij. Ky është fati i atyre që e braktisin vendlindjen. Kur u reken shtigjeve të mërgimit, ata marrin me vete edhe atë ishull magjik që quhet Kosovë apo Shqipëri. Autori vjen para nesh me tri antologji publicistike që s’kanë të bëjë me poezinë, por me një turmë subjektesh morale, meditative, fetare, historike dhe politike. Politika është arti kompromisit, ndërsa Dedë Preqi e përshkruan politikën shqiptare nga këndvështrime të ndryshme, duke i hymnizuar vlerat e demokracisë parlamentare europiane mënjanë, dhe duke i fshikulluar ata që e frenojnë historinë dhe demokracinë tonë, në anën tjetër.
Dedë Preqi është një zë i veçantë në poezinë e sotme të diasporës shqiptare. Krijimtaria e tij letrare dhe publicistike, poezitë, analizat, komentet, opinionet, esetë dhe reportazahet, janë një dëshmi e gjallë e punës së tij, thekson Ramiz Dërmaku në kuadrin e një komenti. Optimizmi dhe dashuria ndaj njeriut janë parimet elementare të këtij krijuesi të palodhur. Mënjanë kemi grandomaninë e atyre që nuk i besojnë Zotit, ndërsa në anën tjetër vlerat morale dhe krijuesit e projekteve magjike që dinë të mbëltojnë energji pozitive në shpirtin tonë: “Me filozofinë e saj të bamirësisë, Nënë Tereza dha një shembull të lartë të humanizmit, duke fituar një respekt të plotë ndaj secilit, me një shembull të përsosur të harmonisë mes indianëve, myslimanëve dhe të krishterëve. Ilaçin më shërues dhe më të përshtatshëm, Nënë Tereza e kishte dashurinë, ngrohtësinë dhe shpresën. Ajo gjithnjë i lutej Zotit, për këta njerëz të lënë pas dore.” Apo bombardimet e NATO-s (1999), kur “Ishte dita më e shenjtë, kur shkëlqeu qielli dhe nëpër atë shkëlqim u duk liria e Kosovës.“ Zemra troket derisa shuhet, sepse ajo është si kandili, dhe nëse ti i beson Zotit, ai ta ndez kandilin përsëri në Qiell.
Sipas Biblës së Shenjtë, frika ndaj Zotit është një koncept pozitiv, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës. Bota pa libra është si një shtëpi pa nuse, apo si livadhi pa lule. Ja, pra, edhe një spektër të ri vlerash interesante, që vjen në bibliotekat e sentimenteve tona nga gjiri i diasporës shqiptare. Deda është jo vetëm një poet i mirë, por edhe një publicist artikujsh të panumërt me subjekte esenciale. Nëna Tereze, 100 vjetori i Pavarësisë, Kosova, Ukshin Hoti, Ibrahim Rugova, respekti ndaj Amerikës dhe Bill Clintonit (Engjëlli shpëtimtar i Kosovës), bombardimet e NATO-s kundër kuçedrës militariste serbe, Pavarësia e Kosovës, korupcioni, fanatizmi fetar, roli destruktiv i kishës ortodokse serbe, diaspora dhe bashkimi kombëtar, Gjergj Kastrioti dhe nëntorët e lavdisë sonë, liberalizimi i vizave, integrimet europiane, meditime mbi jetën, janë disa nga subjektet preliminare që defilojnë në faqet e këtyre tre librave. Veprat respektive kanë karakter publistik. Subjektet janë të rradhitura në bazë të parimit kronologjik e me kritere dhe interpretime e sqarime të përshtatshme që reflektohen në kuadrin e titujve dhe përmbajtjes.
Nga veprat e Dedë Preqit kemi shansin të mësojmë se ç’është patriotizmi. Subjektet janë të rëndomta, disa të njohura nga lexuesit tanë, por duke i shfletuar ato me kujdes, konstatojmë se patriot është ai që e do atdheun, që përkujdeset për të, që din të respektojë rendin publik, që nuk i hedh mbeturinat në rrugë, që din të ndihmojë të varfërit, që din të respektojë ligjet dhe gjuhën amtare, që din ta mbrojë atdheun, familjen dhe kombin. Për fat të keq, ideja e patriotizmit është konfiskuar ekskluzivisht nga diskursi i liderëve të demagogjisë sonë politike, apo nga disa butakë të gazetarisë që s’i njohin normat elementare të shqipes letrare. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por vetëm për ata që shkelin interesat nacionale për interesa personale, familiare, nepotiste dhe karieriste. Shqiptarët kanë nevojë për vepra konkrete e jo për maskaradë politike sa për të përfituar votat e elektoratit. Atdhetarizmi nuk ndërlidhet me gazetari neurotike e patologjike, me vetëlavdërime apo me beneficione e majmëri personale, por me shembujt e rilindësve tanë, me sakrificën e martirëve të kombit, me ndjenja qytetare, dinjitet, integritet dhe moralitet.
Autori shkruan me durim e koshiencë, dhe nuk e hedh fjalën pa e matur mirë. Gjatë analizës së artikujve, konstatojmë se ai nxjerr në pah ide fisnike dhe origjinale, duke i kundruar dukuritë, fenomenet, evenimentet, me syrin kritik, duke thyer kornizat e përshkrimit të rëndomtë. Autori i këtyre veprave shquhet për një gamë subjektesh historike dhe aktuale që i trajton duke i dhënë prioritet ndërgjegjes kombëtare, Kosovës shqiptare dhe tendencave të huaja për shkombëtarizimin e kombit tonë, dhe jo vetëm kaq. “Ka kaluar koha e luftave, Kosova ka nevojë të bashkohet në paqë”, thekson autori duke na vënë në kontakt me trashëgiminë tonë historike, kulturore dhe konfesionale. Librat e Dedë Preqit paraqesin një impuls të ri për freskimin e memorjes sonë, për përhapjen e diturisë dhe forcimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.
******
Dedë Preqi u lind më 1955, në fshatin Doblibare (BallëDrini) komuna e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Klinë. Mbaroi studimet në SHLP, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, në Gjakovë. Vjershat e para i botoi në revistën “Shëndeti”, në vitin 1975, dhe pastaj në “Zëri i Rinisë”,„Pionieri”, „Rilindja për fëmijë”, „Gazeta e Pionierëve”,„Drita“ (Shkup), “Republika” (me pseudonim), si dhe në gazetën “Bota sot”. Prej vitit 1981 jeton dhe krijon në Zvicër. Shkruan prozë dhe poezi. Në ndërkohë, në letërsinë shqipe, në krijimtarinë letrare dhe në kujtesën e lexuesit ka hyrë duke prurë dymbëdhjetë libra me krijimtari për fëmijë e për të rritur, përkushtime për Nënë Terezën, krijime për vendlindjen e tij dhe për çdo pëllëmbë të Kosovës sonë. Bibliografi letrare: “Jeta frymon përsëri” (botim i autorit, Gjakovë 2004), “Kur zgjohet dielli” (poezi për të vegjël, Gjakovë 2004), “Jam unë” (poezi, Gjakovë 2007), “Jeta është agimi” (poezi, Gjakovë 2007), “Ti ishe një porosi, poezi”(përkushtim për Nënën Tereze, Botoi Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë, 2008), “Fshatit tim Ballëdrin” (Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë 2011), „Gjyshi dhe Adinisi“ (poezi për fëmijë, Klubi letrar „Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2011), „Etje e ngjyrave“ (poezi, Klubi letrar „Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2011), „Binecuvantarea lacrimilor/Bekimi i lotëve” (Amanda Edit, Bukuresht, 2012). “Lot Atdheu”,“Meditime mërgimtare” dhe “Kushtrime nga mërgimi” janë tre antologji vlerash publicistike që e panë dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë (2013).
ATDHETARIZMI I ZJARRTË I RASHIT GASHIT
Kosova vjen në gjuhën rumune me kristale të çmuara që sjellin më shumë dritë në shpirtin dhe jetën e njerëzve./
Nga Patricia Lidia/
Poezia e Rashit Gashit konstituon një shembull atdhetarizmi të zjarrtë e të pakufishëm. Kjo ndjenjë sublime shpërthen sidomos në momente pengesash, kur atdheu dhe populli i një vendi përjetojnë padrejtësitë dhe skllavërinë e huaj. Sentimenti don të thotë dashuri ndaj atdheut, ndaj vendlindjes, ndaj prindërve, heronjve, gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave të një kombi. Vargjet e poetit janë një kushtrim vetëdijësimi dhe klithje revolte kundër pushtuesit. Ato përbëjnë polemika të ashpra kundër okupatorit, por edhe shprehje të ëmbla lirike ku shpërthen entuziazmi dhe solidariteti shqiptar e ndërkombëtar ndaj intervenimit të NATO-s kundër terrorizmit serb në kohën e ish Jugosllavisë.
Poezi tjera u dedikohen fëmijërisë, brigjeve të vendlindjes, dashurive të shkuara, prindërve. Stili i poetit është direkt dhe i thjeshtë, nga zemra në zemër, herë-herë i ashpër. Sintagmat e krijuara duken të skulptuara në bazalt. Figurat stilistike janë të rralla dhe u paraprijnë mesazhit të poezive patriotike dhe humaniste. Diskursi rrëfimtar sjell dëshmi për kalvarin nëpër të cilin ka kaluar vendi i tij. Poezia e Rashit Gashit konstituon një shembull dashurie të pakufsihme për Kosovën natale. Jo për natalitet e kemi fjalën, por për vendlindjen si burim frymëzimi.
Poetika patriotike është art i kompromisit dhe mirëkuptimit. Rashit Gashi nuk është poet i parë shqiptar për të cilin kam shkruar me admirim. Pa marrë parasysh prezencën apo mungesën e metaforave, e çmoj tejmase lirikën e tij sepse shkruan me zërin e zemrës për subjekte përvëlimtare, siç janë lufta, dëshmorët e kombit, mashtrimi, tradhëtia, vëllau i vrarë etj. Në shumicën e poezive dhe vargjeve defilon bota shqiptare. Poeti shfaq shpirtin e ndjenjës së bukur dhe të brishtë të jetës njerëzore. Kështu shprehet Halil Haxhosaj nga Kosova për Ali Berishën, dhe një konsideratë e këtillë kritike, vlen edhe për autorin e dashurisë së pakufishme ndaj vendlindjes, familjes dhe atdheut. Përmes vargjeve të tij, poeti demaskon krimet e luftës dhe shpreh respekt ndaj patriotizmit të popullit shqiptar. Është një poezi okazionale (e rastit), dedikuar disa momenteve kruciale dhe konkrete të kësaj lufte.
Një shembull përfytyrimesh të qarta na e jep edhe në poezinë Kanë mugulluar rezet e Lirisë, dedikuar Deklaratës Konstitucionale të 2 korrikut për çlirimin e Kosovës dhe Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990. Në vargjet e saj defilon Kosova me shpirtin e saj, durimi e mençuria, aspiratat për paqë e demokraci, guri themeltar i historisë, rezet e diellit që dëbojnë retë, besën e lidhur të burrave, grave dhe fëmijëve të cilët përfaqësojnë stërnipat e Skënderbeut që militojnë për çlirimin e Atdheut. Rashit Gashin ndoshta nuk e njohin sa duhet sivëllezërit e tij, sepse nuk ka patur kohë për të botuar dhjetra vëllime vlerash reale, por neve na duket si një zë i veçantë i lirikës patriotike në Kosovë. Kosova e tij vjen në gjuhën rumune me kristale të çmuara që sjellin më shumë dritë në shpirtin dhe jetën e njerëzve.
Rashit Gashi u lind më 11 korrik 1933 në Arllat të Drenicës (Republika e Kosovës). Pas liceut kreu Fakultetin e Shkencave Natyrore (Katedra e Gjeografisë). Veproi si professor në disa lokalitete, ndërkohë duke ushtruar edhe funksionin e zëvendës/drejtorit, kurse më vonë edhe të drejtorit në Han të Elezit dhe Drenas. Vëllimet e vargjeve Rrugët e shtegtimit dhe Mall i pashuar e kanë parë dritën e botimit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (2012), ndërsa vëllimi i tij Shtigjet e mërgimit, e pa dritën e botimit edhe në gjuhën rumune (Drumurile exilului, Amanda Edit, Bukuresht, 2013). I vetëdijshëm për faktin se shqiptarët dhe rumunët kanë stërgjyshër të përbashkët, poeti e zgjodhi për rikëndim Baki Ymerin, që tashmë, në sajë të kontributeve të panumërta në këtë fushë, e kosniderojmë si ambassador i kulturës kosovare në veri të Danubit.
HESHTJA BIBLIKE SHQIPTARE NË GJUHËN ANGLEZE
Ramiz Kuqi, Biblical silence, Amanda Edit, Bukuresht, 2013)/
Nga Baki Ymeri/
Flasim për heshtje edhepse heshtja nuk është heshtje por zhurrmë dhe kushtrim për informimin e botës lidhur me fatin e një kombi kreshnik që ka dhënë dhe është duke dhënë kontribut permanent për demaskimin e barbarisë. Libri më i ri i Ramiz Kuqit (Heshtje biblike/Biblical silence), i kushtohet bashkëshortes së tij dhe opinionit anglez lidhur me inspirimet shqiptare të një shpirti të prekur nga flatrat e engjëllit. Kemi theksuar dhe vlen ta përsërisim se Ramiz Kuqi është poeti i stinëve, poeti i dhembjes, misionar i mallit dhe nostalgjisë, poeti i detit dhe i valëve të fjalëve. Poeti sipas autorit është “engjëlli i natës”, një zë i heshtur që përpëlitet mes dy zjarreve, kur „Njëqind vjet/ Një ëndërr atdheu kam”. Përkthimi dhe parathënia në gjuhën angleze i përket Zonjës Patricia Lidia. Po ia japim fjalën.
Një zë i ëmbël i poezisë shqipe
Të shkruash për një autor të ri nga Kosova, të cilin ta nxjerr në rrugë përkthyesi nga një kulturë, nga një qytetërim dhe nga një mendim tjetër, është një gjë e jashtëzakonshme dhe interesante. Duke e lexuar, përpiqesh të deshifrosh çdo sintagmë, çdo bashkëpërkim, dhe pastaj ta riintegrosh në kontekstin inicial, për ta inkorporuar në fushën e kuptimit të përgjithshëm. Kur flasim për poezinë e mërgimit, autori duke qenë poet shqiptar i vendosur në Norvegji, gjithçka duket interesante po qe se vërejmë se si po zhvillohet kultura nacionale origjinale dhe historia personale që kryqëzohet me të gjitha elementet tradicionale të djepit të ri kulturor, rezultati duke qenë një mrekulli: ushtrimi më i mirë i imagjinatës dhe krijimtarisë së mundshme.
Poezia e Ramiz Kuqit nuk të bezdis. Përkundrazi, përmes poemave të tij, Ramiz Kuqi mbulon një paletë të gjerë problematike, duke filluar nga nostalgjia ndaj vendlindjes së tij, revolta qytetare ndaj shqetsimeve të jetës, e deri te integrimi i atdheut në spektrin e qytetërimit europian. Në poezinë e tij ekziston një farë heshtjeje mistike, metaforike, paqësore dhe miqësore, një farë klithjeje pa zhurmë, një zë i veçantë trishtimi e përmallimi. Nuk është qetësia përpara furtunës apo butësia pas shiut. Është përmallimi ndaj atdheut mëmë, malli i dashurisë ndaj dritës së vendlindjes së tij, aq e largët dhe aq e turbulluese si pasojë e bujshmërisë së politike interne. Dhe të gjitha këto përmallime janë të materializuara përmes një heshtjeje biblike. Një titull absolutisht i meritueshëm, që përbën edhe boshtin kurrizor të librit.
Vargjet e tij janë të shkruara me një zë dhembshmërisht të ëmbël. Ato janë një trajnim shpirtëtor për të shuar të gjitha këtë përmallime që në poezinë „Mesazh” të ftojnë të zgjohesh, se dita po degdiset. Preki rezet e diellit duke u mbështetur mbi barin e njomë, thekson autori, dhe shton me fjalë të tjera: Mos hyr tinëzisht në çdo varg, por zgjohu se në dritaren e fjalës, ëndrra nuk ka dy faqe. I ndodhur në një moshë të maturisë, autori e përjeton çdo çast si një eveniment (ngjarje), si një përmbushje shpirtërore. Koha, vitet, të gjitha kalojnë aq shpejt, saqë harrojmë të shijojmë jetën dhe çastin ptezent. Apo më tej, në „Çdo germë”, ku rrokullisen stinët nëpër orteqet e dëborës, kur hyjnë në kllapa fjalët e hijshme, kur thirrjet i merr stuhia duke i shkulur nga rrënjët. Si t’i besoj vallë kësaj, pyet autori: „Mos ishte vallë një ëndërr!.
Madje edhe dashuria e kënduar nga poeti duket si një pjekuri e levarashtë. Një dashuri që të shpie mbi kulmet impresionuese të intimitetit dhe besimit që e bën të mundshëm shprehjen e qenjes në nivelet më të larta, pra rrëfimin e mrekullisë dhe sublimes së vetë qenjes, që mbrëmë të ka kërkuar nëpër faqet e librave, porsi era kur vjen me shiun, kur poeti ulet mbi fjalë, ndërsa malli i zgjuar i stinëve, ia degdis gjumin rrugëve të harresës. Shqiptari i natës pa gjumë ndjen puhinë e lehtë të liqenit, valët e ëndrrave apo ëndrrat e valëve të detit, të ngulfatura në dhembjet e natës, mbrëmë kur hëna mbeti pa fjalë dhe nata pa gjumë.
Ramiz Kuqi, përmes vargjeve të tij dëshmohet të jetë poeti i stinës, ndjenjat e tij duke u modifikuar sipas ndryshimeve të natyrës. Pranvera gjen një vend të veçantë në vargjet e tij, atje ku poeti e ndjen veten si një foshnje e degdisur oqeaneve, duke i puthur bjeshkët e vendlindje në pdo pranverë. Nëpër damarët e gjakut tim i kam mbjellur ëndrrat, dhe ja ku jam, thot poeti: „A s’po më sheh? A s’po më njeh?” Vera është stina e dashurisë së shenjtë. „Mbaj mend një verë të bukur/ Brigjeve të Detit të Zi/ Me kujtime të bardha/ Duke ardhur me dallgë/ Tek bregu duke u ndalur/ Të shihja/ Si e puth detin/ Me buzë/ Si e përqafon/ Ia ledhaton sytë/ Gushën e llërët/ Si futesh/ Në gjoksin e tij/ E përpëlitesh/ I vetmi dashnor isha/ Që të donte/ Me një mall të pashuar!/ Sa vargje kam shkruar/ Për Ty e detin/ Dashnor stinësh/ Sa vargje kam shkruar?”
Vjeshta është stina e nostalgjisë, e përmallimit, autori duke qenë njëherit, siç patëm thënë, poet i mallit, i dhembjes dhe nostalgjisë. Për të, dashuria gërshetohet me përmallimin, duke rezultuar vargje të një vlere të veçantë, me qetësinë e thyer të natës, me një klithmë foshnjeje, me një grua fisnike që ia fshin lotët, me një krokamë sorre që e gërvish qetësinë e vargut. Ja pra se si, në diskursin e tij poetik jehon një përmallim vjeshte, në një natë me shi, e tretur diku në largësitë e paskajshme, kur nata mbeti pa emër. Dimri shqiptar i Ramiz Kuqit ta përkujton dhembjen që struket në vargjet e Bakovias. Nuk është një dimër o bardhë, magjik, përrallor në buzë të vatrës, por një dimër i ashpër, plot shtypje dhe përgjërim. Ai shëmbëllen me një ditë pa ëndrra kur gjithçka duket e heshtur, kur as era nuk fërshëllen, dhe as valët e detit nuk shungullojnë, „në këtë mëngjez të ngrirë, kur acari ka depërtuar kahmos, kur edhe vargjet shqepojnë në strofa”. „O zot/ Si është çmendur dita e sotme?” Dhe si janë çmendur stinët, dhe ku janë ëndrrat e ditës së sotme, pyet poeti, kur hëna ka mbetur e çveshur, dhe kur edhe qiellit i duhet një pasaportë e re!
Ndërkaq, mbi të gjitha, sentimenti më i lartë është ai i patriotizmit, si një ndjenjë dashurie dhe devotshmërie ndaj atdheut dhe popullit, si vetëdije dhe identitet kombëtar. Fjala „atdhe” i tingëllon poetit njësoj si fjala „nënë”, ndërsa dashuria ndaj atdheut shtohet paralelisht me kohën, së bashku me kalimin e viteve në mërgim, atje ku edhe vargjet kanë dhembje: „Pi edhe sonte/ Mos e var/ Hënën mbi buzë/ Nuk është jeta/ Përrallëzë/ Ezopi/ Nesër/ Do jetë vonë/ Pendimi vetë.” (Pa titull). Në përfundim, lirisht mund të themi se kemi para nesh një poet kompleks dhe komplet, një poet të stinëve, të mallit, të dhembjes dhe nostalgjisë, dhe sidomos një patriot të vërtetë, që vuan në mërgim pa e braktisur kurrë dashurinë ndaj atdheut. I këtillë është shqiptari i do vargjeve të shkruara me zërin e një dhembjeje të ëmbël, të gjitha këto duke qenë një strërvitje shpirtërore për t’i shuar përmallimet e kësaj bote.
***
Ramiz Kuqi was born in the countryside of Kotlina, Kacanik village (Republic of Kosova). After primary school at Kotlina and high school in Ferizi, he graduated Albanian language and literature at the Universities of Skopje and Prishtina. He was professor at the “Skenderbeu” High School in Kacanik and, between 2005-2010, was director of the “Aga Xhite” College and collaborator at the Private University “Universum” in Ferizi. He is master of literature and member of the Writers Union of Kosova. He wrote his first poems as a student, publishing his first poem in the literary magazine “Jeta e re” from Prishtina (1977). He worked with numerous newspapers and literary magazines in Kosova and Macedonia. He is the author of the volumes “Shared branch” (Rilindja Publishing House, Prishtina, 1997), “A piece of sun” (Rozafa, Prishtina, 2012), “Homeland, metaphor of pain” (Prishtina, 2012), “Biblical Silence” (Romanian-Albanian bilingual edition, Amanda Edit, Bucharest 2013). The monograph “Aspects of Ndre Mjedja’s literary work“, master degree thesis, is yet in print. He is also published in the anthology “Unquenchable fire“, Bucharest, 2012. Occasionally he writes reviews about authors and their literary works. Since 2010, he lives and creates in Norway’s capital, Oslo.
LONGING FOR LONGING AND YEARNING
(A Sweet Voice of the Albanian Poetry)
Not seldom have I said, so, at the risk of repeating myself, I declare: writing about an author unknown to yourself, that chance brings in your the way (chance named Baki Ymeri this time) from another country (Albania, in this case, so another culture, another civilization, another way of thinking) is something extremely interesting. You try to understand, step by step, every phrase, every counterpoint and then reintegrate it into the initial context, to make it part of the overall meaning. When we talk about poetry of exile (Albanian poet established in Norway), everything is particularly interesting, as we can observe how the original national culture and the personal history intertwine with all the traditional elements of the new cultural swing, the result being a miraculous one: the most wonderful imagination and creativity exercise possible!
Ramiz Kuqi’s poetry does not deny itself. Through his poems, Ramiz Kuqi covers a wide range of problems, starting with nostalgia of the native land, integration in his adopted country and civic revolt against the vicissitudes of life. In his poetry there is a kind of mystical, metaphorical, peaceful and friendly silence, a silent yelling, a cry of longing and sorrow. It’s not the calm before the storm or the silence after the rain. It’s the longing after the motherland, the longing for the love of the native land, so far away and so turmented by the inner political struggles. And all these longings are materialized in a silence. A biblical silence. An absolutely worthy title, which is also the backbone of the book. His lyrics, written with a painfully sweet voice, are a spiritual treatment to settle all these longings: „Wake me up/ Because the day runs./ Touch the sunlight/ Today./ Lie on the tender hey/ Smelling of lilac./ Do not enter mysteriously/ In every verse./ Wake up/ In the window the word!/ The dream hasn’t got two faces./ If you are invited/ Smile as you know!/ Wake up/ I stay awake!” (Message)
As an adult, the author lives every moment as an event, as a spiritual fulfillment. The time, the years, the life, all pass so quickly that we forget to enjoy the present moment, the life „Rolls/ As a snow avalanche./ The seasons/ Entered in parentheses/ The fine words, the invitations/ Have been taken by the wind/ Snatching them from the roots?/ My god/ How can I believe again!/ Had it been a dream?” (Each letter) Even the love sung by the poet in his lyrics is mature. It is a love that leads to impressive heights of intimacy and trust and allows the sincere manifestation of the being at the highest levels, that is the wonderful and sublime expression of his own being. Ramiz Kuqi proves to be season’s poet, his feelings are changing as nature changes. Spring, his lyrics are sharp and full of tone: „I grew/ As the lost child/ Through oceans./ I have kissed the mountains every/ Spring./ Through my blood/ I seeded the dreams/ And/ Here I am./ Don’t you see me?/ Don’t you know me?” (Fall). Summer is the season of love, the sacred love: „I remember a nice summer/ At the Black Sea/ With white memories/ Coming on waves/ Stopping at the bank/ I see your/ How you kissed the see/ With your lips/ How you embraced it/ Comforting its eyes/ The crop and the arms/ How you entered/ In its womb/ Quailing/ I was your only lover/ That desired you/ With an unquenchable longing!/ How many poems have I written/ For You and the see/ How many poems have I written…” (How many lyrics have i written)
Autumn is the season of nostalgia, of longing, Ramiz also being, as we have shown, the poet longing, of pain and nostalgia. For him, love intertwines and interpenetrates with longing, resulting lyrics of special value: „On autumn’s face/ Wrinkles of leaves hide/ Empty comes the rain/ Season with hair/ and I/ not even a thread have I taken/ Not even as sample/ In the barber shop/ On autumn’s face/ Winds flutter./ How to strip this sky/ So that tonight/ I can see the lake’s eye/ Lasgush!” (Season with hair) Winter is a Bacovian one, predicts only evil and pain. It is not a white, feerical, like a fairy-tale by the fireside winter, but a hard winter, filled with oppression and longing: “Today has no dreams./ Everything seems quiet,/ The wind no longer blows,/ Neither the waves./ This morning has frozen,/ The cold penetrated everywhere,/ the verse is limping in the stanza./ God! how come today went crazy?/ How quickly has birth shut down in loneliness./ Words quarrel at the table of oblivion,/ Revenges melted/ The story remained half untold,/ I do not know if today took infusion/ The sky needs a new passport/ They have seen the moon washing itself naked,/ Where are the dreams of today?” (How the season went crazy).
But above all, the most striking feeling is patriotism, the love and devotion for the motherland and the people, consciousness and national identity. The word “home” sounds to the poet like the much-adored word “mother” and his love as a son (of the country) increases over time, as the years in exile pass by: „My God/ How much pain these lyrics/ And this evening have./ Hold the tear/ Homeland! My God/ The sky has frozen/ The stone has become/ This pain./ Chimera/ Do you see the soul/ Crying?/ My God/ How much pain these lyrics have/ And your birds/ On the wandering roads!/ Hold the tear/ Homeland!”(Tears of the soul)
To sum up, this book is the work of a complex and complete poet, a poet of the seasons, of longing, pain and nostalgia, but above all, a true patriot, who suffers from exile and loves his hardly turmented homeland. His lyrics, written in a painfully sweet voice, are a spiritual treatment to settle all these longings. (Patricia Lidia)
Ramiz Kuqi u lind në fshatin Kotlinë të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Kaçanik, të mesmen në Ferizaj, kurse Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Shkup dhe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar në Gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik për vite të tëra. Nga viti 2005-2010 ka qenë drejtor i Kolegjit “Aga Xhite” dhe bashkëpunëtor në universitetin privat “Universum” në Ferizaj. Është magjistër i Letërsisë dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Bëlbëzimet e para poetike i ka bërë si student. Poezinë e parë “Një natë” e ka botuar në revistën letrare “Jeta e re”, në Prishtinë (1977). Ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe revista letrare në Kosovë dhe në Maqedoni. Ka botuar vëllimet me poezi “Degë e ndarë”, “Rilindja”, 1997, “Asnjë zog”, “Rozafa”, 2000, Prishtinë, “Një copë diell”, “Rozafa”, Prishtinë, 2006, “Atdheu, metaforë e dhembjes”, Prishtinë, 2012. “Heshtje biblike” (shqip-rumanisht, Amanda Edit, Bukuresht, 2012). Në ndërkohë iu botua edhe një vëllim me poezi në gjuhën suedeze (”Biblisc Tystnad”). Në botim e sipër është edhe monografia “Aspekte të krijimtarisë letrare të Ndre Mjedjes”, punim i magjistraturës. Është prezent në antologjitë “Zjarr i pashuar” dhe ”Vargu në përjetësi”. Shkruan herë pas here vështrime për autorë dhe vepra letrare. Nga viti 2010 jeton dhe krijon në Oslo të Norvegjisë.
PËRJETËSIA E NDJENJËS SHQIPTARE
(Eduard M. Dilo, Vargu në përjetësi, Amanda Edit, Bukuresht, 2013)
Nga Baki Ymeri/Bukuresht/
Poeti është mbret, ndërsa sintagma e Mëhill Velajt, “Bota më së miri lexohet në shpirtin e poetëve”,është motoja me të cilën hapet antologjia e dytë e Eduard Dilos nga New Yorku. Libri del konform idesë paradisavjeçare të Mardena Kelmendit nga Italia, duke patur për këshilltar editorial Vitore Stefa Lekën. Në Kuadrin e parathënies, autori i kësaj vepre thekson: Para nesh kemi një album të ri poetik që vjen në duart e lexuesit me krijues moshash të ndryshme, nga të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë autorë të njohur dhe të panjohur nga trojet tona etnike, si dhe nga bijtë e shqipes të shpërndarë an’e kënd globit. Një vepër e re duket e bukur po qe se mbart në gjirin e saj shumë mall, dashuri, patriotizëm.
Në kuadër të kësaj vepre të re ballafaqohemi me vargje të një ndjeshmërie të ëmbël për nënat tona si krijesat më të shtrenjta në botë. Këtu defilojnë vargje kushtuar dashurisë, si një ndjenjë e bukur që e përlind botën. Në këtë kontekst nuk mungojnë as vargjet për Shqipërinë tonë në 101 vjetorin e Pavarësisës së Saj, dhe as subjekte tjera atraktive dhe interesante. Antologjia respektive, duke respektuar kriteriumet e moshës, prezanton poetë të talentuar, mjeshtër të penës, mendimtarë dhe atdhetarë të mrekullueshëm, si i mirënjohuri Prof. Vangjush Ziko, apo mjeshtri i shquar i lirikës erotike dhe sarkastike, Kalosh Çeliku, poeti i stinëve, Ramiz Kuqi, Ismet Hasani nga Suedia, Rashit Gashi, Ali M. Lajçi, Sadbere Gagica, Ramadan Asllani, Shahadije Lohaj dhe Hasnije Beqiri, nga Kosova, Silva Tërnava nga Zelanda e Re, Anna Hoxha, Arben Dulaj, Jani M. Duda, dhe poetesha më e re që i jep bukuri, ëmbëlsi dhe freski vargut të saj, është vogëlushja nëntëvjeçare, Altina Zeqiri.
Duke shfletuar faqet e “Vargut në përjetësi”, ka shansin të përfshihesh edhe vetë në të, dhe të bëhesh njësh me botën e brendshme të poetëve. Kështusoj e gjen vetëveten ndër vargje, gjen ëmbëlsinë e gjuhës sonë, e konsideruar nga rilindësita tanë si “Gjuha e Perëndive.” Vargjet e poetëve janë të freskëta, të brishta, të ëmbla, impressive, të bukura e gurgulluese si ujërat e pastra e të ëmbla të bjeshkëve tona. Janë vargje zemre me meditime magjike dhe margaritarë që të sjellin kthjelltësi mendimi, të mbeten në kujtesë dhe të shoqërojnë kudo që të shkonsh.
Vangjush Thoma Zikou lind në qytetin e Korçës në vitin 1931, ku kreu dhe arsimin e mesëm. Arsimin e lartë për letërsi e bëri pranë Institutit të Letërsisë “M. Gorki” në Moskë. Punoi si mësues i letërsisë pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi” dhe si pedagog i letërsisë dhe i gjuhës ruse në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Shkruan poezi,dramë dhe perkthen nga gjuha ruse. Vëllimin e parë me poezi dhe dramën e parë i botoi në vitin 1959. Është kryesisht një poet lirik. Poezia e tij dallohet për lirizmin meditativ me ngjyrime filozofike. Drama e tij ka natyrë psikologjike. Ai i është përkushtuar gjithashtu përkthimit të poezisë lirike ruse. Ka botuar përmbledhje të veçanta të poezive të Pushkinit, Eseninit, Eftushenkos si dhe Antologjinë e Lirikës Ruse (katër vellime), ku ka përfshirë rreth peseqind poezi të më shumë se treqind poetëve rusë që nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjete gjer në fund të shekullit të njëzetë.
Është autor i një sërë studimesh, eseshë dhe skicash letrare, si dhe bashkautor tekstesh të letërsisë. Ka marrë pjesë aktive në jetën kulturore dhe letrare të rrethit të Korçës dhe në ndihmë të talenteve të reja dhe ka qënë aktivizuar në botimin e disa revistave periodike kulturore. I është dhënë Urdhëri “Naim Frasheri”i klasit të parë dhe “Kurora e Krijimtarisë 2006” nga Klubi Letrar “Bota e Re” për krijimtarine e tij letrare. Që prej shtatorit të vitit 2004 jeton në Kanada pranë femijëve të tij. Në faqet e kësaj antologjie, Vangjush Ziko defilon me poezitë Kam fluturuar. Gdhihem dhe ngrysem, Krahët e mi, Shtëpia e vjetër, Ikona jote, Gjerdani yt, Më zgjoi pulëbardhë e Noes. Autori fluturon gjithandej në botë, porsi një engjëll: “Kam fluturuar në re dhe përmbi re./
Kam fluturuar kur dielli lind dhe hëna fle./
Kam fluturuar nga kontinenti në kontinent,/
Nga mall’ i vjetër në mall’ i ri që po më pret./
Kam fluturuar me krahë ëndrre dhe dashurie./
Kam fluturuar mbi shpinë brenge dhe xhelozie./
Kam rrëshqitur dhe jam zvarritur si hidhërimi../.
Mbi gurë të varrit më gdhendni krahët e fluturimit.”
Sipas kriteriumeve të moshës pason Rashit A. Gashi nga Kosova. Pas bio-bibliografisë autori vjen me poezitë “S’u durova pa të kujtuar”, me kujtimet vijnë vërdallë, si valëdeti valë e valë, kur plisi i bardhë të kishte hije, e mikpritja e bujaria, me traditat e shqiptarit. „Në ballë të vendit kur ti rrije,/ Plisi i bardhë të kishte hije,/ Duke qeshur e duke folur”, me fjalë të urta e fjalë burrërie, atmosferën e freskoje, i hareshëm dhe gazmor, me atë plis të bardhë në ballë, mendjendritur si malësor, i buzëqeshur dhe krenar. Interesante janë edhe poezitë „Refugjati”,„Vajtimi i motrës binjake”, kur „Pa ty drita më bëhet terr,/ Edhe vera më bëhet dimër,/ Për mua lulet më s’kanë erë”, etj. Ismet Hasani, autor i librit „Urti poetike”, zbret në shtypshkronjën e Bukureshtit nga brigjet nordike të Suedisë me poezitë „Gjuhën shqipe mos e harroni”, „Suedia, vendlindja ime e dytë”, „Fjalë të mençura” dhe „Lavdi”, ku parakalojnë valët e jetës me brenga, përgëzime, mallëngjime e shqetsime, nostalgjia ndaj vendlindjes, urtia popullore etj.
Ramiz Kuqi me banim në Norvegji, vjen nga Kotlinë të Kaçanikut, autor i disa librave (shqip, suedisht, anglisht), dhe magjistër i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Është njëri nga poetët më të frymëzuar të diasporës shqiptare. Meditim nate, Kjo muzë (që vjen e trishtë në kopsht, për të mbjellur dredhëza), Udhëve të mërgimit (me ëndrrat që më tundin si lundrën nëpër valë), Monolog (i fushëbetejave me fjalë), Do vijë nata (me shi e me erë në sytë e mi), Kur bie nata (bredh nëpër qiellin e atdheut, kur vdes e sërish ringjallem, sepse jeta është këngë), janë disa nga margaritarët e frymëzimit të tij, prezente në këtë vepër. Pason Kalosh Çeliku, autor i një numri të konsideruar veprash letrare, që shkëlqen me vargje erotike, satirike dhe humoristike, shkrimtar i shquar dhe kryeredaktor i revistës “Stili 97”. Ja disa nga titujt e poemave të tij: Protestë në Shtëpinë Publike, Rebelimi, Nata pa Hënë, Pagjumësi, Dritare kah Dielli, Mesditë, Dardha Gorrice, Çafkë, mos ma prek vargun, Konferencë kombëtare etj.
Ali M. Lajçi vjen nga Peja e Dardanisë. Personalitet krijues letrar e poliedrik. Shkruan poezi dhe prozë, për të rritur dhe për fëmijë. Deri tash ka botuar këto vepra poetike: 1996 – “Mashtrimet e shevarit”, poezi për të rritur; 2000 – “Dhelpra flet me bisht”, poezi për fëmijë; 2005 – “Pranvera ma fali një vetull”, poezi për fëmijë; 2007– “ Këmisha e diellit”, poezi për të rritur, “Merrja pak etje”. Me profesion është avokat, jeton dhe vepron në Pejë. Gjethi i klorofiltë, sipas tij, luan me puhinë dhe puthet me diellin. Impresionuese janë vargjet Me frymë rebelë/ kemi rrënuar sarajet prej kashte/ kolonë pas kolone vinin/ sjellësit e absurdit,/ babai ia kishte vu gjoksin bjeshkës. // Me hapa rebelë/ Kemi marrë në sy rrugët/ Edhe për ta thyer qafën/ Në akullin mbi Tokë Kosovë/…/ Babai ia kishte vu gjoksin bjeshkës/ Nëna ia kishte vu Hënës/ Shaminë e shapuar mbi kokë// Unë i numëroja kolonat/ Që vinin njëra pas tjetrës/ Duke menduar në forcën time/ për rrënimin e absurdit rë tyre,/ Babai ia kishte vu gjoksin bjeshkës”.
Jani Duda vjen nga Sheperi i Zagorisë. U lind në vitin 1955. I dalluar që në vegjëli për vjershat të cilat i krijonte ashtu thjeshtë e bukur dhe i këndonte mbështetur në tabanin e traditën e familjes, të gjithe këngëtarë. Ka mbaruar shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera. Nndërkohë, për arsye biografike nuk iu dha e drejta të vazhdonte më tej. Emigroi me ndryshimet e sistemit, fillimisht në Greqi, kurse tani jeton familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkruan kujtime për vendlindjen dhe kohën e shkuar, për vizita familiare e përgëzime gjatë kremteve fetare e kombëtare. Shkruan për Çajupin që e lexon me admirim, duke kujtuar një botë tjetër me njerëz të sinqertë, që ndihmonin njëri-tjetrin. “S’mbaronin vizitat/ Në festa e gëzime/ Askush s’te ndërhynte/ Në jetën intime/ Ishin zemër bardhë/ Të mençur të zgjuar/ Po tani ç’po ndodh vallë? Sheh njerëz të ftohtë/ Me kokën menjanë/ Edhe njëri-tjetrit/ Hile ia kanë/ Miletit të shkretë i iku gëzimi/ Se kudo që shkonte/ Ishte sigurimi”. Pasojnë disa poema të gjata për të liqtë, për lakrorin pranë burimit etj.
Ramadan Asllani u lind në Smirë të Vitisë, më 1957. Studioi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, dhe kreu magjistraturën në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Profesor, gazetar, redactor dhe autor i veprave “Pranverë ilire“, “Avdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike“, Bardhok Kaçaku –kujtime dhe dëshmi“, “Dr. Tefik Idrizi”, “Kohë të serta“, “Fadil A. Berisha“, “Hasan Remniku – luftëtar për etninë shqiptare“. Ka edhe disa vepra në dorëshkrim: prozë e poezi. Jeton dhe krijon në Ferizaj. Është një nga poetët më të frymëzuar të kësaj antologjie. Zotërojnë subjektet meditative, patriotike dhe, pse jo, edhe erotike: “Nuk doja t’i prisja flokët e shprishura/ Ku kisha përkëdheliet e dashurisë:/ Duar e buzë e shtrëngim të ashpër/ T’m’i shkelte në tokë kush mundet// Nuk doja t’i laja sytë e ngjyrosur/ Që kishin përjetuar pikturën lakuriq/ As ndonjë cuk-cuk buze me e pa buzëkuq/ Në kopshtin trupor të mbretëreshës// Nuk do të doja të lahesha heeej/ T’i laj puthjet e prekjet dashurore/ As majat e kënaqësive epshore/ Të mëkatoj dua edhe në vdeksha!”
Duke respektuar kriteriumet e moshës, defilon Eduard M. Dilo, poet dhe publicist. U lind më 1958 në Sheper të Zagorisë. Rrjedh nga një familje intelektuale e cila gjatë diktaturës komuniste u persekutua në mënyrë barbare. Babai i tij, Margarit Ilia Dilo, ka kryer studimet në Universitetin e Athinës (1936). Ai ishte nxënës i shkollës Amerikane, ndaj edhe u burgos e syrgjynos gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, të njëjtin fat e përjetuan edhe familjarët e tjerë. Edi është nip i patriotit dhe gjuhëtarit erudit Ilia Dilo Sheperi, si dhe i Pano Xhamballos dhe Jani Dilos, të cilët luftuan për Shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë. Ka kryer me skarifica të mëdha gjimnazin në Gjirokastër, Tiranë dhe Fier, pasi e përjashtonin për arësye të biografisë. Më vonë e përfundoi shkollën e mesme ekonomike në Fier, pa shkëputje nga puna, ndërsa më vonë mbaroi Institutin dyvjeçar Globe Institut Tecnology në New York. Është bashkautor i librave “Zemra Prindërore” dhe “Diloiada”, autor i antologjisë “Kështjella e ëndrrave”, i përfshirë me poezi edhe në disa antologji tjera. Ka botuar shkrime të ndryshme, duke bashkëpunuar edhe me revistat elektronike Zemra Shqiptare, Tribuna shqiptare, Forumi Shqiptar etj. Vëllimi i tij i parë mban titullin “Shpirt i trazuar” (2010). Aktualisht jeton me familjen në SHBA. Është anëtar i bordit të “Vatrës” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dhjete vitesh, dhe anëtar i Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Shkruan për engjëj, për diellin e lirisë, për hijeshitë e pranverës, për heronjtë e Kosovës, për arrdhmërinë kombëtare, për jetën, për ëndrrat mërgimtare dhe Bashkimin Kombëtar. Sipas tij, “Kur zemra rreh vetëm për Atdhe/ S’ka përkulje, kompromise e hile”.
Arben Dulaj u lind në Fier më 2 Gusht 1961. Rrjedh nga një familje patriotike. Ka mbaruar 8 vjeçaren në Levan të Fierit dhe shkollën e mesme Industriale në Fier. Në poezitë e tij me vlera të pakontestueshme, përveç imagjinatës, është i theksuar sinqeriteti, humanizmi, dashuria ndaj njeriut dhe ndjenja patriotike. Kohëve të fundit, Arbeni jeton dhe krijon në Jaksonville, Florida. Në spektrin e vargjeve të tij, autori i beson Zotit dhe drejtësisë, dritës së diturisë, vendlindjes dhe atdhedashurisë, gjakut dhe trashëgimisë, bashkimit dhe vëllazërisë, humanizmit dhe dashurisë, tolerancës dhe çiltërsisë, dhe jo vetëm kaq. Sipas tij, respekti, sinqeriteti dhe trimëria, mençuria, durimi dhe bujaria, besa shqiptare, urtësia dhe lumturia, janë veti primordial të ekzistencës sonë në botë. Pasojnë vargje tjera mbi Zotin e Qiellit e të Tokës, mbi burimet që krijojnë lumenj e liqenj ku jeta gjallëron, mbi botën e yjeve e të lashtësisë sonë, mbi osmanllinjtë që në emër të Allahut vrisnin, përdhunonin, rrëmbenin e digjnin, mbi barbarët e tjerë që tentonin ta zhduknin nga faqja e dheut shqiptarinë. “Nga mali Tomorrit dua të hedh vetëtimat e mija,/ Dhe ta marrë vesh gjithë bota mbarë,/ Se unë jam Zeusi, zëri i së Vërtetës,/ Drita juaj jam unë, Zeusi Shqiptar.”
Shahadete Lohaj u lind më 1965 në Shkup, ku ka kryer dy klasë të shkollës fillore. Me shpërnguljen e familjes në Ferizaj, ka vazhduar dhe mbaruar tetëvjeçaren. Si nxënëse e shkollës së mesme është marrë me veprimtari atdhetare, e cila dënohet me tri vjet burgim. Pas kryerjes së burgut, Shahadia mbaroi shkollën e mesme dhe regjistrohet në ish-Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj. Për dy provime komitetlinjtë e atëhershëm ia ndërpresin të drejtën për studime – si “e papërshtatshme politikisht”. Në vitet e nëntëdhjeta regjistroi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë e Universitetit të Prishtinës. Më 1997, policia serbe kërkoi për ta arrestuar me një proces gjyqësor në Ferizaj, me akuzën “Ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Atë vit, Gjykata serbe në Prishtinë e dënoi me dy vjet burgim në mungesë, e cila detyrohet t’i ndërpres studimet, duke qëndruar ilegalisht në Prishtinë dhe Tiranë. Më 1999, kur u çlirua Kosova, Shahadia kthehet në Kosovë, ku edhe i përfundoi studimet më 2002. Ajo tani është mësimdhënëse e gjuhës dhe e letërsisë shqiptare në shkollën fillore “Gjon Sereqi” të Ferizajt, ku edhe jeton me familje. Është lexuese e pasionuar, por edhe krijuese e një lirike të rrallë, që mund të hasim te brezi i poeteshave të Kosovës. Ka të botuar librin poetik “Ëndrrat për Atdheun” (2009), duke patur në dorëshkrim edhe një vëllimin tjetër poetik. Lutjet tona (me zjarrin e përflakur dhe avujt e dashurisë), Duart e Mëmëdheut (që e kafshonin shekujt e robërisë), Liri e leckosur, Melodi e heshtur (ditiramb për invalidët e luftës), Dhelindje, Eja mere nusen nga Kosova, janë disa nga titujt e poemave të saj të përjetësuara në faqet e kësaj antologjie.
Hasnije Beqiri u lind në Prishtinë vitin 1976 qysh në femijëri u mëkua dhe edukua me dashurinë e pa kufishme, si për Dardaninë që vuante nën zgjedhën e pushtimit jugosllav, po aq dhe me dashurinë për Amën Shqipëri. Qysh në bangat e shkollës filloi të shkruante dhe të recitonte poezi të bukura. Çdo gjë në ambientin ku rritej dhe edukohej, përbënte një material edukimi dhe subjekt për të shkruar. Shkrimet e asaj kohe i rrëmbeu zjarri i luftës, por pasioni është pasion, talenti është talent, dhe si e tillë Hasnija nuk e braktisi penën e frymëzuar të saj. Falë këtyre cilësive, ajo është pjesë e kësaj Antologjie me krijimet e saj, sa të bukura, po aq edhe patriotike e mbresëlënëse. Sipas Eduard Dilos, Hasnija shkruan me ndjenjë dhe me një dashuri të pakufishme për gjithçka që ka aromë shqiptare. Shkruan me qartësi dhe bindshmëri për çdo gjë, vragu i saj duke u shndërruar në një sentiment të veçantë. Sa për ilustrim po japim strofën e pare të poezisë Sofra dhe vargun e fundit: “Në sofrën po gatuaja duke përzier lotët me miell/ Edhe pse buka bëhet nga misri./ Në vend të ujit me lotët përzija këtë miell./ Po shiu i qiellit, s’më çonte dot në qiell./…/ Ç‘vlerë kanë ardhjet e mia nëse s’do ishin pritjet tua?!”
Silva Ternava u lind në Fushë Kosovë dhe kreu studimet në Universitetin Pedagogjik të Prishtinës. Është rritur në një familje me taban të fortë patriotik, ku qysh në djep është mëkuar me dashurinë e zjarrtë për Kosovën e pushtuar. Qysh e vogël ishte e dhënë shumë pas tregimeve e këngëve të trimërisë, që duke i dëgjuar të risin sigurinë, krenarinë në vetvete dhe të bëjnë të ndjehesh e fortë dhe e denjë për vendin ku ke lindur. Ashtu e urtë nga natyra, Silva merr lapsin qysh fëmijë dhe nis të shkruajë poezitë e para. Shkruante dhe dërgonte për botim në gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar te “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë ” dhe revista të tjera. Letrat dhe shkrimet e saj janë mirëpritur dhe vlerësuar në atë kohë, e shumë prej tyre janë lexuar dhe në emisionet e ndryshme të Radio Prishtinës. Ësht fituese e disa çmimeve dhe pllakave muzikore që jepeshin si stimulim. Në moshën 17 vjeçare shkruan romanin e pabotuar kurrë, sepse dorëshkrimi i këtij libri, së bashku me shumë fletore tjera të mbushura me poezi e tregime, i rrëmbeu flaka e luftës. Tani vjen në rradhët e poetëve, me një debutim dinjitoz. Poezitë e saj pëlqehen nga lexuesi dhe ka vlerësime shumë inkurajuese, sidomos te Zemra Shqiptare. Jeton me familjen e saj si refugjate në New Zeland, me një zjarr dhe mall e dashuri të pashuar për Kosovën ku e ka shpirtin e saj. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe ëndërron kohën kur të kthehet e të punojë e jetojë në Atdhe. Zonja Ternava defolon në faqet e Vargut në përjetësi me poezitë Dëbora e lagjes sime, Fëmijët e lagjes, Anita, Nëna ime, Amaneti i fundit, Vapë në Prishtinë, Udhëtimi në përjetësi (Kushtuar viktimave të Himarës) etj.
Sadbere Gagica u lind në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen e ndoqi në qytetin e lindjes, për të cilin ajo ruan edhe sot kujtimet më të bukura të jetës së saj. I kujton ato me nostalgji edhe sot. Belbëzimet e para poetike i ka bërë kur ishte nxënëse e shkollës fillore. Lexonte me pasion të veçantë shkrimet e Ali Huruglicës, Hysen Këqikut e shumë të tjerëve. Ka një varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi për të rritur, të cilat kjo krijuese ëndërron t i botojë një ditë. Autorja vjen para opinonit me poezinë „Ëndrrat i vishja me fustan të kuq”, kur „Një trëndafil ia veja mbi veshë/ Fshehurazi ia kafshoja natës buzët/ Në Kopshtin e dashurisë Ti/ Personazh lirik/ Në shtrat kthehesha me buzëqeshjen tënde/ Brenda tërë margaritarë”, apo: „Si flutur ndalesha mbi buzët tua/ E sot/ Qytet kujtimesh/ Stinë e gdhendur/ Në fjalë vargu/ Çdo ditë më kafshon me dhembje/ Një përmallim i tretur”. „Fjalori i buzëve” është një poezi tjetër e frymëzuar (ku malli djeg e loti pikon), apo poema „E shpirtin e arnoj me ëndrra”: S’më ndal asnjë uragan drej cakut tim/ Vrapoj me orën që plisin e shekujve ledhaton/ Udhëve të përmendoreve nga një lule vë/ Koha bart plagë mall lot mbi kurriz/ E shpirtin arnoj me ëndrra/ Në guacën e vetmisë/ Në qiell shoh pëllumba të bardhë/ Që fluturojnë trungut të Ilirisë”. Mund të thotë kush se nuk kanë vlera, frymëzime dhe imagjinatë, autorët e kërij albumi poetik?
Altina Zeqiri, sipas Eduard Dilos, ndoshta është sot poetja më e re në letërsinë shqipe. E thjeshtë, e bukur, e qeshur, me çiltërsinë e sinqeritetin e një fëmije, ajo vjen për herë të pare para opinionit me vargjet e saj. Është e lindur në Gjilan (2003), në një familje shumë patriotike, ku Nëna qysh në djep, kur i këndonte ninulat e saj, së bashku me qumështin i mëkonte edhe dashurinë për Kosovën që sapo kishte gëzuar Lirinë. E lindur poete, e apasionuar pas këngëve, librave, lapsit e fletoreve, qysh në fëmijëri filloi të mësojë, të shkruajë e të lexojë. E sot kjo vajzë e talentuar, e lindur poete, na dhuron poezi, lexon romane, është nxenëse e shkëlqyer dhe ëndërron të bëhet poete. Poezitë e saj kanë një rrjedhë tërheqëse. Në gjirin e tyre shpaloset aq bukur dashuria për Gjuhën Shqipe, për prindërit, për të vëllain, për shoqet dhe mësuesën. Kjo lule e bukur, sipas Edit, është një gonxhe trendafili e sapo çelur, dhe një zbukurim i faqeve të kësaj Antologjie. Edhe Ana Xh. Hoxha, me të cilën e përmbyllim shkrim, prezente në faqet e fundit të këtij libri, është poete e re dhe e talentuar. Shkruan me një ndjeshmëri karakteristike, si për Atdheun, poashtu edhe për dashurinë dhe gjithçka që e rrethon dhe është e bukur.. Shkruan për erën që e mbyti vetminë, për hijeshinë e vezullimit të yjeve në qiell, për paqen e botës, për dashurinë dhe tradhëtinë, për shpirtin dhe vlerat e tij, për ëndrrat plot mistere dhe imazhet që përjetuam. Jeton dhe krijon në SHBA