• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA DHE POLITIKA PER BALLKANIN PERENDIMOR

August 2, 2017 by dgreca

Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor nuk ndryshon dhe mbështetja për secilin shtet do të vijojë./

2 pence 2A76988BE-218A-4F0A-89CE-FBDD85E7DCA1_w650_r1_s

Këtë e konfirmoi zv.presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, gjatë Samitit të Kartës së Adriatikut, që po mbahet sot në Podgoricë.“Me presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin secilin nga ju, në mënyrë që të shkojmë drejt së ardhmes bashkë”, është shprehur numri 2 i Shtëpisë së Bardhë.Kjo ishte garancia që zv/presidenti Mike Pence i dha kryeministrave të rajonit, në një fjalim që mbajti në Malin e Zi në Samitin e Kartës së Adriatikut.Mike Pence: Presidenti i SHBA më dërgoi këtu si një shenjë treguese e angazhimit maskimal të SHBA për Ballkanin. Është hera e parë e parë që një zv/president amerikan viziton Malin e Zi. Mal i Zi ëshë në zemër të Europës dhe kjo mund të thuhet edhe për vendet e tjera të Ballkanit.SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit dhe do të përpiqet për një të ardhme më të mirë. Ky samit është tregues i angazhimit të SHBA për Ballkanin. Kjo tregon vizionin e qëndrimit tonë që ju të jeni të lirë dhe të pavarur.Karta e Adriatikut është e vendosur që të sjellë Ballkanin më afër NATO. 8 vite më parë Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan aleancës dhe vetëm dy muaj iu bashkua edhe Mali i Zi.Anëtarësimit i Malit të Zi tregon se NATO i mban dyert e hapura. Më lejoni tju siguroj se nën presidencën e Trump ne do të jem me ju, ndërsa ndiqni rrugën europiane së bashku.

SHBA ju mbështesin edhe në rrugën drejt BE pasi një Europë e fortë është bekim për vendet perëndimore, por edhe për botën. Nën presidencën Trump politikat e SHBA do të fikusohen tek siguria e Amerikës. Veprimet e Trump kanë treguar se Amerika e Para nuk do të thotë se Amerika është e vetme, mbështetja juaj dhe Aleanca Strategjike na bën më të fortë.Z. Pence i adresoi edhe një mesazh Rusisë.
“Rusia vazhdon përpjeket për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë me forcë dhe këtu në Ballkanin Perëndimor ka punuar për të destabilizuar rajonin, dëmtuar demokracinë dhe për t’iu ndarë juve nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Europës. Presidenti Trump ia ka bërë të qartë Rusisë që të heqë dorë nga destabilizimi dhe unë mund t’iu siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë çdo tentativë për të përdorur forcë, kërcënime apo intimidime në këtë rajon apo edhe përtej. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të zgjedhin të ardhmen e tyre dhe kjo është vetëm e drejta juaj”, ka thënë Mike Pence.
Për zv.presidentin amerikan, siguria globale kundër kërcënimit të ISIS-it është nga çështjet më kryesore. E për këtë, ai rikujtoi edhe njëherë kërkesën e presidentit Trump për rritjen e investimeve për mbrojtjen. Por, në të njëjtën kohë, Pence falënderoi vendet e Ballkanit për angazhimin e tyre në këtë betejë.
“Më pak se një vit më parë, disa prej vendeve tuaja ndërprenë planet e ISIS-it për sulme të koordinuara në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shtetet e Bashkuara iu janë mirënjohës. Mirënjohës për kontributin tuaj në fushatën globale për të mposhtur ISIS-in”, tha Pence.
E në fund, zv.presidenti amerikan u drejtoi edhe një mesazh 7 udhëheqësve të pranishëm.
“Merreni këtë mundësi nëpërmjet veprimeve tuaja, që të afroheni edhe më shumë mes vendeve tuaja dhe me Perëndimin. Mbyllini çështjet e papërfunduara në Ballkanin Perëndimor dhe përfundoni udhëtimin që ne nisëm bashkë shumë vite më parë”, deklaroi zv.Presidenti Mike Pence. {SH.K]

Filed Under: Komente Tagged With: Ballkanin Perëndimor, SHBA DHE POLITIKA PER, Shefqet Kercelli

Hahn: “Një miliardë euro për Ballkanin Perëndimor”

July 12, 2017 by dgreca

Qëllimi i investimeve në Ballkan është ndërlidhja më e mirë e përgatitja e këtyre vendeve për anëtarësim në BE, pohon në intervistë ekskluzive për DW-n, komisioneri Johannes Hahn. Ai flet edhe për projekte konkrete.1 HahnNga Adelheid Feilcke/

Deutsche Welle: Zoti Hahn, a ka impulse të reja dhe pritje pozitive për samitin në Trieste? Muajt e fundit në raportet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE ka pasur vështirësi të shumta.

Johannes Hahn: Unë mendoj se samiti në Trieste është përgatitur në mënyrë të mrekullueshme nga nikoqirët italianë. Ne jemi përpjekur që në këtë samit të kemi sa më shumë rezultate konkrete. Për shembull, kemi përgatitur për nënshkrim një marrëveshje për transportin. Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet  e BE – që forcon edhe raportet ekonomike dhe i jep impulse të reja rajonit. Ne do të miratojmë një radhë projektesh në fushën e transportit, respektivisht energjisë, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, që në fund mund të rezultojnë me investime në vlerë prej rreth 540 milionë eurosh. Këtu është shumë me rëndësi që të krijohet edhe baza për rritjen ekonomike në rajon dhe për një tregti ndër-rajonale, ku ka shumë potencial. Ne mendojmë se në vitet e ardhshme në këtë rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune.

Këto janë lajme të mira, po ku ka më së shumti pengesa?

Po, si gjithmonë në rajon, më së shumti ka probleme me afatet kohore për zbatim. Ka shumë premtime, shumë pëlqime, por zbatimi i marrëveshjeve është më i ngadalshëm. Këtu kërkohet më shumë angazhim. Por kjo është gjendja në rajon dhe me këtë jemi mësuar. Tek e fundit, qëllimi është që 20 milionë banorëve të atjeshëm t’u hapet një perspektivë, të sigurohet stabiliteti, dhe nëse doni – të garantohet paqa në rajon.

Stabilitet, siguri, prosperitet ekonomik – të gjitha këto i përmendët, por jo edhe demokracinë. Shumë shpesh thuhet se me projektet e BE-së po forcohen tepër strukturat autokratike në rajon. Cilat janë argumentet tuaja kundër këtyre pohimeve?

Kur flas për stabilitetin, natyrisht që kjo nënkupton edhe forcimin e demokracisë. Nëse njerëzit nuk mund të shprehin mendimin e tyre të lirë, nëse nuk janë të lirë në veprim, atëherë nuk mund t’i gëzojnë këto vlera, të cilat Evropën e bëjnë kaq unike. Ky është edhe shkaku pse Evropa është kaq atraktive edhe për vendet e Ballkanit, të cilat duan që një ditë të anëtarësohen në BE. Zhvillimi ekonomik është i mundur vetëm nëse funksionon shteti juridik. Kjo sepse askush nuk do të investojë para në rajon, as investitorët e rajonit as ata nga vendet e BE, nëse p.sh. nuk funksionojnë si duhet organet juridike.

Në samitin e sotëm do të prezantohen projekte konkrete. Cilat?

Ne kemi përgatitur konkretisht gjashtë projekte për trafikun, si në fushën e rrugëve ashtu edhe hekurudhave. Projekti hekurudhor i njohur si “Korridor 8”, që ndërlidh Lindjen me Perëndimin, nga Bullgaria deri në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Më pas ajo mund të vazhdojë edhe për Shqipëri. Ne kemi parasysh edhe rrugët ujore mes Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për ndërtimin e porteve. Të gjitha këto janë të rëndësishme. Apo dhe projekte të ndryshme për ndërtimin e rrugëve, si për shembull mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Këto janë investime vendimtare, por që duhet të realizohen. Në fushën e transportit do të japim në dispozicion rreth 145 milionë euro, që mund të shkaktojnë investime të përgjithshme deri në 450 milionë euro. Një projekt tjetër në fushën e energjisë është “Interconnector”, një linjë e përçimit të gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Një investim prej rreth 50 milionë eurosh.

Zhvillimi ekonomik, marrëveshjet për transport – të gjitha këto tingëllojnë gati si anakronike nëse shikojmë konfliktet e hapura në raportet mes vendeve të këtij rajoni. Si do t’i zgjidhni këto probleme të mëdha?

Ky është në fakt edhe sharmi i këtij procesi, sepse ne themi: ne duam t’i bashkojmë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, pavarësisht nga niveli që kanë arritur në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në BE. Ne konkretisht jemi duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe Malin e Zi, me të tjerat jemi shumë larg. Por me përpjekjet tona që këto vende, të cilat janë të rrethuara nga anëtaret e BE-së, t’i fusim në infrastrukturën e BE-së në transport dhe në energji, krijohet një bazë për futjen e tyre në struktura të BE-së. Në këtë mënyrë krijohet edhe baza për zgjidhjen e njërit apo tjetrit konflikt, apo të paktën që të zhvillojmë një perspektivë, e cila mund të funksionojë në të ardhmen.

Cilët janë hapat që duhen ndërmarrë pas samitit?

Marrëveshjet duhet të zbatohen. Unë këtë vit kam marrë pjesë në fillimin e dy projekteve për ura, në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci, por edhe në Serbi. Edhe në sektorin e energjisë kemi financuar disa projekte, që duhet të ndërlidhin Malin e Zi me Italinë por edhe Malin e Zi – përmes vendeve të Ballkanit – me Rumaninë. Këtu në Trieste do të ndodh diçka shumë konkrete: bëhet fjalë për ndihmën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në kuadër të samitit do të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e një buxheti prej 48 milionë eurosh, që mund t’u ndahen si kredi rreth 6000 sipërmarrjeve. Pra kemi të bëjmë me projekte shumë konkrete që duhet të ndihmojnë zhvillimin ekonomik. Ne me siguri që do të përgatisim projekte konkrete edhe për samitin e ardhshëm. Sepse deri në fund të kësaj dekade duam të ndajmë rreth një miliardë euro, për të arritur diçka në këtë rajon…

…që këto vende të futen në BE?

…që këto vende të përgatiten për një kalim sa më të lehtë deri në BE.

Johannes Hahn është prej vitit 2014 komisioner i BE për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerimin.

 

Intervistën zhvilloi Adelheid Feilcke

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ballkanin Perëndimor, Hahn: "Një miliardë euro për

Kosova në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

August 26, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Gusht 2015/ Kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri i parë e ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe delegacioni i Kosovës do të marrin pjesë në samitin treditor për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, i cili nis sot. Pritet që kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi të nënshkruajnë disa marrëveshje të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Sipas njoftimit të sapodërguar nga MPJ kosovare, zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Në ditën e dytë të Samitit, zëvendëskryeministri Thaçi do të jetë pjesë e panelit të shefave të diplomacive të shteteve të rajonit mbi “Dialogun mes feve dhe luftën kundër ekstremizmit”, të drejtuar nga ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz.
Në këtë samit do të marrin pjesë edhe krerët e vendeve organizatore të samiteve të vitit të shkuar dhe të sivjetmë, Gjermanisë dhe Austrisë, me në krye presidentin Heinz Fischer. Pastaj edhe krerët e vendeve që do t’i organizojnë samitet e radhës në vitet që vijnë, Francës dhe Italisë, por edhe ata të shteteve që e përkrahin “Procesin e Berlinit”, Sllovenisë e Kroacisë, bashkë edhe me shumë anëtarë të Komisionit Evropian dhe presidentë të institucioneve ndërkombëtare financiare.
Samiti i sivjetmë në Vjenë për shtetet e Ballkanit Perëndimor është i ndarë në tre nivele: për kryeministra, për ministra të jashtëm dhe për ministra të ekonomisë, kurse tema kryesore të tij do të jenë “infrastruktura dhe ndërlidhja”, “bashkëpunimi rajonal”, “rinia” dhe “sfida e refugjatëve”.
Do të kentë edhe drekë pune me nikoqirët e samitit, presidentin Fischer dhe me ministrin Kurz.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ballkanin Perëndimor, Kosova në samitin për, ne Vjene

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT