• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REFORMA NE DREJTESI, TAKIM TRESH: RAMA, BASHA, META

July 18, 2016 by dgreca

Bisedimet trepalëshe, Basha: “është rënë dakort për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”. Rama: Konsensus janë dhe dy të tretat e votave në parlament/

Në Shqipëri palët politike duket se po bëjnë një përpjekje të fundit në kërkim të një marrëveshjeje për Reformën në Drejtësi. Në përfundim të takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, i cili zgjati pak më shumë se 100 minuta, palët kanë vendosur të rinisin bisedimet. Zoti Basha njoftoi se është rënë dakort që “secili të angazhojë nga një përfaqësues për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”. Sipas kryetarit të opozitës Basha kjo është “një mundësi për të përmbyllur me sukses reformën”.

Pak më vonë, duke folur për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama nuk shfaqi ndonjë shenjë optimizmi mbi takimin e sotëm. “Edhe një herë sot kam bërë të qartë që ne pranojmë çdo propozim dhe cdo zgjidhje që ofron PD, me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje dhe jo zgjedhë mbi sistemin e drejtësisë, nga partnerët tanë”, deklaroi zoti Rama. Ai shtoi se “ne nuk mund t’i lejojmë vetes për asnjë arsye, për asnjë interes të natyrshëm legjitim, politik, partiak apo numerik që të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë dhe që në heshtje të shohim se si Shqipëria në vend që të çelë dyert e BE jo vetëm ta humb këtë mundësi por të damkoset si vendi që nuk pati kurajon për shkak të përfaqësuesve në parlament të kalojë Reformën në Drejtësi dhe refuzoi përfshirjen e partnerëve tanë në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”.

Pavarësisht se uroi që më 21 korrik Reforma të kalojë me konsensus, zoti Rama nuk duket se ka shumë shpresë për këtë, por se Reforma do të mund të votohet “me konsensus apo pa konsensus. Kushtetuta ka një konsensus, me dy të tretat”, theksoi ai si një përgjigje që tingëllon t’i drejtohet edhe aleatit të vet LSI-së, drejtuesi i së cilës, Ilir Meta deklaroi një ditë më parë se “miratimi i Reformës në mënyrë të diskutueshme, jo plotësisht legjitime dhe me integritet, mund të hapë një situatë krejt të re për vendin e cila nuk do të jetë ajo e forcimit të institucioneve dhe të shtetit ligjor”.

Në pamje të parë duket se opozita ka bërë një hap të lehtë pas, duke pranuar që bisedimet të mbështeten te propozimi i bërë nga Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, më 10 korrik në Tiranë, ndonëse zoti Basha përsëriti se “ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid tërësisht brenda paramatrave të Komisionit të Venecias është dëshmia e përkushtimit dhe sinqeritetit të PD”. Praktikisht zoti Basha nënvizon se sipas tij propozimi hibrid nuk është në përputhje me rekomandimet e Venecias, ndërkohë që si ambasadori amerikan Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian Romana Vlahutin, por edhe vetë zonja Nuland, mbështesin të kundërtën.

Gjatë paradites, në përgjigje të ftesës së djeshme të zotit Meta për takimin e sotëm, zoti Basha kishte deklaruar se “PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për verifikimin e gjykatësve dhe prokurorëve, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Zgjidhja është e mundshme dhe duhet të arrihet patjetër, me kontributin e të gjithëve, me forcën imponuese të argumenteve dhe largpamësisë, siç i ka hije përgjegjesisë politike, bashkëpunimit dhe parneritetit strategjik”, saktësonte zoti Basha, në deklaratën e cila niste me përkrahjen e idesë tjetër të zotit Meta për një qeveri teknike pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Por kjo përgjigje e tij nuk është mirëpritur nga ambasadori amerikan Lu dhe kreu i Delegacionit të BE-së Vlahutin të cilët dje kishin deklaruar se ishin të gatshëm të përfshiheshin në bisedimet të cilat duhet të kishin si bazë propozimin hibrid të zonjës Nuland. Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët Lu dhe Vlahutin shpjeguan se kishin informuar kryetarin e Parlamentit Meta se “pas deklaratës së zotit Basha, nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Zoti Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik”, nënvizohej në deklaratë, duke shtuar se “nëse zoti Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”.(VOA)

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, Meta, Reforma ne Drejtesi, TAKIM TRESH: RAMA

REFORMA NE DREJTESI- Basha: Jo kompetenca kushtetuese faktorit ndërkombëtar

July 13, 2016 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se propozimi i ri i partisë që ai drejton ka në thelb Komisionin e Venecias, pa asnjë kërkesë shtesë dhe shtoi se nuk dëshiron që faktori ndërkombëtar të ketë kompetenca kushtetuese.

“Në këtë propozim inkorporojmë 95% të propozimit hibrid të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. PD-ja jo se nuk ka besim ndaj faktorit ndërkombëtar, pasi e kemi thënë që nuk do të ketë votë pa Komision Ndërkombëtar Monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese. Nëse diçka nuk shkon mirë, ku do e drejtojë gishtin qytetari shqiptar: te kryeministri i Finlandës? Ne duam monitorimin më të fuqishëm, por jo ndërtimin e perdeve”, theksoi Basha.

“Konfirmoj se PD-ja e konsideron propozimin hibrid si një hap drejt marrëveshjes. Konfirmoj vullnetin e PD-së për të arritur një marrëveshje sa më shpejt. Vullneti ynë është që reforma që të votohet pa vonesë, pasi është kthyer në një alibi për Edi Ramën për krimin dhe korrupsionin që është ulur këmbëkryq në aeroporte dhe banka”, shtoi Basha.

Në lidhje me Donald Lu, i cili shprehu zhgënjimin e tij për propozimin e demokratëve, Basha tha: “Ambasadori amerikan ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Unë besoj në një vend proamerikan. Miqtë flasin hapur me njëri-tjetrin, si kur bien dakord dhe po ashtu kur nuk bien dakord“.

Lu: Jemi të zhgënjyer

Pas publikimit të propozimit të ri të Partisë Demokratike, ambasadori amerikan tha se “është i zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi, që iu la në dorë kryetarit të Partisë Demokratike nga ana e Viktoria Nuland gjatë vizitës të së dielës në Tiranë”.

Siç e përshkruan ambasadori amerikan, propozimi ishte një zgjidhje në mirëbesim, gjysma nga qeveria, gjysma nga opozita. Ndërsa për propozimin e Partisë Demokratike, Donald Lu thotë se kjo është diçka që vetë zoti Basha ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Komisionit të Venecias.

Megjithatë, ambasadori amerikan thotë se është ende duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid, të diskutuar të dielën me Ndihmëssekretaren Nuland.

Rama: PD-ja nuk i do të huajt se ka frikë profesionalizmin e tyre

Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas propozimit të ri të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, theksoi se nuk habitet “nga refuzimi i radhës”, pasi, sipas tij, PD-ja “i ka dhënë sinjalet që nuk e do reformën”.

“Partia Demokratike e ka bojkotuar procesin për një kohë të gjatë; ka hyrë e ka dalë nga procesi vetëm për ta ngatërruar atë; ka abuzuar me opinionin e Komisionit të Venecias, duke u kapur fillimisht pas një paragrafi 55 e më pas me paragrafin 88; është tallur me partnerët strategjikë të Shëipërisë duke u thënë se kishte frikë që Rama do të kapte drejtësinë… PD-ja nuk e ka patur hallin te vendet e rezervuara, por ka rezerva për besueshmërinë e partnerëve strategjikë të Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se PD-ja tregoi me propozimin e ri se “nuk i do të huajt nëpër këmbë sepse i frikësohet profesionalizmit të tyre. Çfarë do të thonë tani? Se kanë frikë që Amerika dhe Europa do i kapë drejtësinë?”

Edi Rama shtoi se “t’i thuash ndërkombëtarëve mbani distancë, është e papranueshme”. “Të gjitha kërkesat për hetime ndërkombëtare për skandale dhe korrupsion që ka bërë prej vitesh PD-ja, paskan qenë tallje”, tha Rama.

“E ftoj Lulzim Bashën të ulemi përsëri që t’i japim shqiptarëve një vend të integruar në Bashkimin Evropian”, deklaroi Rama.

Filed Under: Politike Tagged With: ambasadori Lu dhe Edi Rama, Basha, Reforma ne Drejtesi

Basha, takime me kongresmenë dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut

March 16, 2016 by dgreca

Zgjedhjet e lira, dekriminalzimi dhe reforma në drejtësi janë prioritetet e shumicës së shqiptarëve përballe oligarkisë/

Vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kryetari i Partisë Demokratike e ka nisur me takime me kongresmenë dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Axhenda e liderit të opozitës, Lulzim Basha janë Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës, si zbatimi i reformës së dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur në Ëashington nga drejtuesit e lartë të Këshillit të Atlantikut. Në këtë takim të konceptuar si seancë dëgjimore, kreu i opozitës iu përgjigj interesit të Zv/Presidentëve të Këshillit të Atlantikut Damon Ëilson dhe Fran Burëell, anëtarëve të bordit Ian Berzinski dhe Frank Kramer mbi situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. E në veçanti mbi ecurinë e procesit të dekriminalizimit, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në NATO, çështje të sigurisë, luftës kundër terrorizmit etj.
Gjatë takimeve, Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar të paprecedent për një vend demokratik dhe aq më tepër një vend anëtare të NATO-s që në Parlament të ulen njerëz me rekorde kriminale, të dënuar për trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, plagosje me dashje, siç ka ndodhur në Shqipëri me bekimin e kryeministrit.
Po ashtu, Basha ka theksuar se sot në Shqipëri ka një përballje jo mes socialistëve dhe demokratëve por mes shumicës dërrmuese të qytetarëve nga njëra anë dhe një grushti oligarkësh të cilët kanë futur në duart e tyre pasuritë publike, paratë e qytetarëve dhe janë të vetmit përfitues të tenderave dhe koncesioneve.
“Shqipëria dhe shqiptarët janë sot para një sfide të madhe: Të largojnë të inkriminuarit nga politikbërja dhe administrata, të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të rikthejnë shpresën në vend. Këto sfida nuk janë të lehta. Ky grup oligarkësh që kontrollon pasuritë e Shqipërisë do të kërkojë me çdo kusht të deformojë vullnetin e zgjedhësve, siç bëri në 2015-ën duke blerë vota, kërcënuar votuesit. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, ka thënë Basha është implementimi i ligjit të dekriminalizimit.
“Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe reforma në drejtësi janë prioritet i çdo shqiptari, përtej simpative partiake”, ka thënë Basha.
Të vetmit që nuk i duan janë oligarkët ne pushtet dhe për këtë Basha ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve.
Zv/Presidentja e Këshillit të Atlantikut Fran Burëell, ka theksuar se problematika të cilat i kishim konsideruar të tejkaluara janë rishfaqur duke kthyer pas standardet demokratike.
“Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se Këshilli i Atlantikut duhet të jetë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër problematikën dhe për të ndihmuar në formulimin e zgjidhje të qarta dhe afatgjata që garantojnë siguri. Fokusi dhe ndihma e SHBA-ve për tejkalimin e sfidave të demokracisë shqiptare është imediate dhe e shumëpritur nga çdo qytetar që vuan situatën e rëndë ekonomike, mungesën e shtetit të së drejtës dhe sheh si zgjidhje vetëm largimin nga Shqipëria”, ka thënë Basha.
Zv/Presidenti i Këshillit të Atlantikut Damon Ëilson e kafalënderuar Basha për angazhimin e tij si ministër i Jashtëm dhe më pas i Brendshëm për bashkëpunimin me SHBA-të në çështje të rëndësishme për sigurinë globale.
Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur në Kongresin Amerikan nga Bashkëkryetari i Komitetit për Europën Eliot Engel, Gregory Ë Meks, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Gus Billiraki, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Basha i ka njohur bashkëbiseduesit me situatën në Shqipëri dhe kërcënimin që po i bëhet demokracisë nga krimi, korrupsioni dhe promovimi në poste kyçe të administratës dhe në Parlament i personave me rekorde kriminale. Këta tre element janë përdorur, ka theksuar Basha për të blerë vota dhe intimiduar votuesit në zgjedhjet e 2015-ës, të cilat janë konsideruar nga institucioni përgjegjës për certifikimin e standardit, si jo të lira dhe të ndershme.
Për këtë arsye, ka thënë Basha beteja kryesore e çdo qytetari është përqendruar tek garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Përballë një mazhorance dhe një kryeministri që jo vetëm nuk ka vullnet t’i largojë personat me precedent kriminal por po i promovon në strukturat drejtuese të partisë, pasi në këtë mënyrë synon të manipulojë zgjedhjet e ardhshme. Ndihma e SHBA-ve e Kongresit Amerikan është jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë, theksoi kryetari i opozitës”, ka thënë Basha.
Kongresmenët amerikan kanë shprehur mbështetjen e tyre për përkushtimin e opozitës për zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe e garantuan për një vëmendje të shtuar të kongresit amerikan ndaj Shqipërisë, qytetareve shqiptare dhe sfidave me të cilat ajo po përballet./B.S/

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Basha, Keshillin e Atlantikut, takime me Kongresmene

Basha: 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit, simbol i lirisë

February 20, 2016 by dgreca

TIRANË, 20 Shkurt /ATSH-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit e gjen Shqiperinë të ndarë në dy botë, ne boten që qas politikat e përendimit dhe ne boten që qas diktatorin.

“Për ne, 20 shkurti 1991, është simboli i lirisë”, tha kryetari i opozites në Muzeun Kombëtar ku u zhvilloi një aktivitet përkujtimor në 25 vjetorin e rrëzimit e shtatores së diktatorit në Tiranë, më 20 shkurt 1991. Aktiviteti u zhvillua në prani te personaliteve të politikës, drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike, deputëteve të PD-së, dhe diplomateve të akredituar në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi me kete rast të gjithë ata që gjendeshin ne kete aktivitet por dhe ata që kane marre pjesë në rrëzimin e shtatores së diktatorit. “Ne sot jemi mbledhur të kujtojmë ngjarjen më kulmore të historisë, rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Sa herë kujtojmë përballjen madhështore të 20 shkurtit 1991, seicilin nga ne e përshkojnë emocione, pasi shembja e shtatores së diktatorit ishte ora e frymarrjes së lirisë dhe e çlirimit të shqiptarëve nga tirania”, tha ai.

“Rrëzimi i shtatores është ngjarja që i tregoi botës së Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë por njëherazi tregoi se ketu jetonte një rini e guximshme e etur për Shqipërinë si gjithë Europa. Nëse do të përfytyronin një panair të lirisë, Shqipëria do të prezantohej pikërisht me 20 shkurt 1991. Nderim për të gjithë ata që u derdhën në shesh atë ditë. Njërëz që historia i mbanë në hije, por pa të cilët nuk mund të kishte fitore, ne i nderojme studentët, sindikalistë dhe qytetaret që u bënë pjese e kësaj dite historike”, cilesoi Basha.

Sipas Bashes, qeveria e sotme e injoroi këtë ditë të madhe dhe nuk organizoj asnjë ceremoni përkujtimore. Si është e mundur një heshtje nga qeveria , kjo është e turpshme, provokuese dhe ogurëzezë. Atyre nuk u bënë zemra nuk mund të lartësojnë vlerat qytetare. Këtë 25 vjetor me lejoni t’u drejtohemi qytetarëve shqiptarë që ta bëjmë 20 shkurtin  emblemen e lidhjeve tona për liri” tha  kryetari i opozites .

Aktiviteti moderohej nga Tomor Alizoti,  përfaqësues i departamentit të të përndjekurve politik në PD. Gjate ketij aktiviteti pjesmarres te asaj dite sollen kujtimet e tyre dhe momente të dites kur u rrëzua shtatoria e diktatorit.

***

Basha: Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti  ndan sërish dy modele, dy botë, dy  rrugë për të ardhmen e vendit. Ne që mesojmë nga modeli i demokracive  perëndimore, dhe kundershtarëve tanë që kanë në mendje, pavarësisht se mundohen ta fshehin adhurimin për modelin e diktatorit.  Kjo nuk është reotrike, sic u tha sot disa herë Qeveria e sotme pasi injori festimet për 25 vjetorien nuk tha asnjë fjaklë të vetme për ngjarjet shkorurëzues të Enver Hoxhës dhe nuk organizoi asnjë veprimtari përkujtimore për 20 shkurtin. Si është është e mundur? Në cilin vend të botës mund të ndodhe që qeveria të heshtë për një ngjarje kaq të rëndësishme.

Hështja e mbajtur nga qeveria dhe Rama është e turpshme dhe provokuese, është e dënueshme dhe ogurzezë, është një heshtje që flet, flet shumë për raportin e tyre të vërtetë me trashëgiminë hoxhiste.

Kreu i opozitës qeverinë për devijim nga aktet madhore të 20 shkurtit pasi liria nuk bashkëjeton me krimin dhe korrupsionin në sistem. Basha e konsideroi 20 shkurtin si standard të papajtueshmërisë me të keqen ne nje embeleme te lidhjeve të vlerave të demokracisë.

Filed Under: Politike Tagged With: 25 vjet, Basha, rrezimi i shtatores, se enverit

Lulzim Basha, para Ramës në Sukth

January 7, 2016 by dgreca

Basha në Çermë: 150 familje të përmbytura, asnjë masë për mbylljen e argjinaturës/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ben te ditur se mbi 1200 familje janë të përmytura pasi niveli i ujit në Sukth kalon 1.5 m për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen.
Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, nëpërmjet statusit të tij Facebook shprehet: “Ne Sukth ku Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1200 familje. Niveli i ujit në shumë raste mbi 1,5 meter. Gjendja vazhdon të përkeqësohet”.
Basha sjell imazhe nga zona e përmbytur në Sukth, përpos deklarimit se 1200 familje ndodhen në rrezik.

Basha në Çermë: 150 familje të përmbytura, asnjë masë për mbylljen e argjinaturës/
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në zonën e Çermës për të parë nga afër situatën e rënduar për shkak të përmbytjeve të mëdha si rezultat i çarjes së argjinaturës nga prurjet e shumta të Shkumbinit.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Basha e cilëson katastrofike gjendjen në këtë zonë, ku sipas tij 150 familje janë përmbytur gjatë 3 orëve të fundit dhe nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e çarjes në argjinaturë.
“Ne Çerme ku Shkumbini ka çare argjinaturen dhe mbi 150 familje jane permbytur 3 oret e fundit. Dhjetera metra kub uje per sekonde vershojne permes çarjes duke zgjeruar njollen e permbytjes. Asnje mase deri tani per mbylljen e çarjes”, shkruan Basha.

Filed Under: Featured Tagged With: Basha, ne Sukth, para Rames

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT