Shkruan: Shaban Cakolli/Në jetë nuk ka vepër më madhështore se ajo e çlirimit të atdheut.Kjo ishte ëndrra shekullore e shqiptarëve,ëndërr të cilën nëpër shekuj nuk e përjetuan shumë shqiptarë,edhe pse dhanë gjitha veprat gjeniale të qëndueshmërisë dhe sakrificave.Shqiptarët u pushtuan nëpër shekuj nga pushtues të ndryshëm,por kurrë nuk rreshtën së vepruari për të dalur nga kthetrat e robërisë.Ata u organizuan në forma të ndryshme,u bashkuan rreth lëvizjeve dhe grupeve patriotike.Lëvizja e tyre ishte lëvizje Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Kjo Lëvizje nuk kishte qëllim vetëm çlirimin e Kosovës,por bashkimin e gjitha copave të shkëputura të atdheut në një shtet të vetëm me të gjithë shqiptarët,në shtetin natyral,shtet ky të vetmin që e njohin epokat dhe historia.Dihet sot se 17 shkurti për ne shqiptarët ka vlerën e vet,por çlirimi i Kosovës nuk e përmbushë vizionin e plotë të lirisë shqiptare,shumë shqiptarë ende të shkëputur nga trojet e tyre lëngojnë nën thundrat e sllavëve,kurse patriotët shqiptarë edhe sot ëndrrojnë të jenë aty ku ishim dikur në një trung,aty duhet sërish të jemi,deshi apo s´deshi dikush tjetër,synimi ynë ishte dhe mbetet bashkimi i trungut shqiptarë,aty ku e njohin kohët e lashtësisë.Për të arritur deri te ky 17 shkurt i pavarësisë së Kosovës,u deshën njëqind vjet përpjekje ,sakrifica,burgosje,luftëra,dëshmorë.Gjenerata të tëra u flijuan e u sakrifikuan për çlirimin e Kosovës.Vendosmëria dhe dashuria për lirinë ishte e madhe për shqiptarët,ate nuk mundi të e ligështoj as dhuna e terrori serb,as arrestimet,burgosjet e vrasjet.Megjithatë në këtë kështjellë lirie qysh para një shekulli veprimtarë të devotshëm kanë vu gurë në bazën e themeleve të kësaj kështjelle.Kosova nuk do të ishte ajo e cila është sot,sikur të mos kishte simbole të qëndresës si Fazli Greiçevci,simbol i qëndresës dhe flijimit për flamurin kombëtar.Si simboli i rezistencës Metush Krasniqi i cili vdiq në burgjet serbo-sllave nga torturat e sigurimit shtetëror sllav,si Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,Adem Demaçi,demostratat e vitit 1968,pranverat studentore të vitit 1981,greva e minatorëve të Trepçës,në mbrojtëje të pozitës kushtetuese të Kosovës,etj….Nga këto frymëzime atdhedashurie,qëndresa e sakrifica në gjirin e popullit shqiptarë lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës,e cila ishte kryevepër e përpunimit të idesë së lirisë,mekanizmi më i fuqishëm për të iu kundërvënë makinerisë administrative,politike,diplomatike,policore dhe ushtarake të Beogradit.UÇK-ja,doli nga thellësia e vullnetit të popullit,u bë ushtri moderne dhe e pamposhtur,nga se me mish e shpirt qytetarët u përcaktuan për të i dhënë fund shtypjes,djegieve,reprezaljeve dhe jetës nën robëri.Legjendë shquhen Jasharajt të cilët çmimin e lirisë e paguan me jetë të tëra,duke u flijuar me heroizëm të pashoq në themelet e lirisë së Kosovës.UÇK-ja, bashkoi të gjithë shqiptarët për lirinë e Kosovës,përhapi zjarrin e lirisë kudo,por jo vetëm kaq,ajo bashkoi gjithë botën demokratike në mbështetjen tonë,nga ky bashkim lindi kjo liri që po e gëzojmë sot Liria e shtrenjët e Kosovës.Çlirimtarët janë ata para të cilëve duhet të përkulemi burrërisht,si Adem dhe Hamzë Jasharaj,Hajredinajt,Salih Çeku,Agim Ramadani,Basri Canolli,Fehmi e Xhevë Lladrofci,Mujë Krasniqi,Beqir Gashi,e një vig i gjatë dëshmorësh,të cilët ranë me heroizëm të pashoq,të cilët janë të pavdekshëm si dhe energji e fuqi për të ardhmen.Ky 17 shkurt i vitit 2008,ndërroi historinë e këtij vendi,Kosova e përvuajtur u bë shtet i pavarur dhe sovran.kjo ëndërr e jona e madhe,u realizua nga sakrificat e mëdha të popullit,të luftës së lavdishme të UÇK-së,bijët e së cilës i kujtojmë me krenari dhe epitet.Kësaj radhe do të kujtojmë një strateg të madh e të fuqishëm i cili me guximin,trimërinë dhe gjakun e vet hyri në historinë kombëtare të atdheut shqiptarë Basri Canollin. Basri Canolli,i lindur e rritur në fshatin Marec,në lagjen Canaj,fshat ky më i madhi i komunës së Prishtinës,rrjedh nga një familje bujare me tradita atdhetare,familje kjo që shumë kohë më herët ishin përcaktuar në rrugën e lirisë për çlirim nga okupatori.E kam njohur kur isha si fëmijë babain e Basriut,Halil Canollin,një burrë në sytë e të cilit lexohej krenaria,i cili atë botë kur ishte e ndaluar nga uzurpuesit që të flisnin shqiptarët vesh më vesh,ai Halili haptas dhe guximshëm në ndeja dhe oda propagandonte çështjen kombëtare.Këto gjëra shkojnë me traditë atdhedashurie,të cilët i mbanë ndjenja e lirisë.Këta njerëz kanë frymuar,jetuar e punuar që atdheu të rroj i lirë.I tillë ishte Shyt Mareci(Bislim Zeqiri)ky stërgjysh i Halil e Basri Canollit,një strateg i shquar i këtyre anëve,i cili me guximin dhe mençurinë e tij i bëri nderë këtyre trojeve kurse sllavo çetnikëve ua pat shtirë frikën në palcë,sapo vetëm emrin e tij kur e dëgjonin copëtoheshin me këmbë e kokë duke ikur.Po,Marevci ka nxjerrur nga gjiri i vet burra të guximshëm e të mençur,që zemra dhe shpirti gjithnjë u kanë punuar vetëm për atdheun.Basri Canolli,po rritej në kohën kur kombi ynë po shkatërrohej përditë e më shumë,po ndahej e coptohej,shqiptarët po ndiqeshin,vriteshin e burgoseshin,po i shpërngulnin sllavët me dhunë nga tokat e të parëve tanë,andaj duke u rritur Basriu po e kuptonte se nuk ka gjë më e ndershme dhe më demokratike se çlirimi i atdheut nga pushtuesi sllav.
Basri Canolli-Shpendi. “ Basriu u angazhuar në luftën e UÇK-së që nga ditët e para të saj, e në veçanti prej themelimit të Brigadës 153 (ZOLL-i), e cila me veprimtarinë e saj luftarake mbulonte edhe Gallapin e Prishtinës, pra vendlindjen e Basriut. Basriu ishte njëri nga ushtarët e brigadës i cili shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Aftësitë e tija ushtarake ishin të veçanta dhe thuase kishte edhe diçka të natyrshme. Ai drejtoi Njësitin për Intervenime të Shpejta në shumë beteja, ndër më të ashprat që i zhvilloi jo vetëm Brigada 153, por edhe në gjithë hapësirën gjeografike të Zonës Operativetë Llapit. Në të gjitha këto beteja, në ball të sulmeve si një zog shqiponje kush tjetër pos Basriut-Shpendit. Basriu kreu detyra me përgjegjësi të lartë dhe gjithmonë doli fitimtar. Jo vetëm ushtarët por edhe ne komandantët, ndjeheshim shumë më të sigurtë, kur në vijat e frontit e kishim pranë.Guximi dhe bujaria e Basriut ishte diçka e veçantë,ai ishte fjalë pak,ishte me karakteristika të veçanta,siguronte armë për luftëtarët,donte të ishte në frontin e parë të luftës,nuk kursehej,donte të ishte gjithmonë në vijën e zjarrit,ishte plot përkushtim dhe i disciplinuar.Basriu ka shkëlqyar kudo në veprimtarinë e tij,kishte vyrtyte,si atdhedashurinë, ndershmërinë,besën,guximin,ajo që e bënte të fortë ishte urrejtja e pakufishme ndaj armikut dhe tradhëtorëve,Kështu ai u gjend në shërbim të fuqizimit të kombit,u bë i dashur për miqët dhe shqiptarët kudo.Basriu qëndroj gjithmonë ballëhapur,krenar dhe i zdërvjellshëm para detyrave të atdheut,ashtu e mbaroi edhe luftën.Basriu kishte rënë në altarin e lirisë pas mbarimit të luftës.Dihet mirëfilli se në Komunën e Dardanës(ish-Kamenicë)ka pasur gjithnjë banda çetnike të cilat asnjëherë nuk kanë pasur guximin të na luftonin përballë,por gjithnjë na kanë vrarë tinëzisht e prapa shpine.Këto banda çetnike sërbe,pas nënshkrimit të kapitullimit,u përhapën nëpër fshatrat e Dardanës dhe prapa shpine po vrisnin shqiptarë intelektual,madje edhe barinjë,të cilët pasi i vrisnin prapa shpinës ua grabisnin bagëtinë e pasurinë duke shfrytëzuar kufirin e afërt me Sërbinë plaqkat i fusnin në Sërbi.Basriu kishte urdhërin nga komanda të spastroj këto fshatra nga bandat çetnike,të cilën Basriu e kryante me nderë dhe përpikmëri.Në fshatin Leshtar,afër Strezovcit,fshat ky i banuar kryesisht me çetnik sërb kishin zënë pritat të armatosur deri në dhëmbë,tinëzisht prapa shpine kishin zënë pritat dhe mizorisht e goditën Basriun,i cili qëndroi heroikisht dhe i pa thyar i goditur në ballë e krahëror,bie heroikisht më 18 qershor 199 në fshatin Leshtar,të Dardanës.Kjo do të ishte dita e përjetësisë të Basri Canollit,luftëtarit shembëlltyrë të UÇK-së.Rënja heroike me armë në dorë e Basri Canollit,nderoi Kosovën dhe mbarë trojeve shqiptare.Humbja e Basriut ishte një humbje e madhe jo vetëm për babë Halilin e nënë Selveten,por edhe një humbje e mbarë kombit,por edhe krenaria për prindërit,vëllezërit dhe miqët,krenaria e atdheut dhe kombit për një trim të atdheut,si ishte trimi i madh Basri Canolli.Lufta që filloj ai me shokët e vet,kërkonte flijime të shumta,ishte një luftë e cila bëhej me armiqët më të mëdhenj të kombit shqiptar,një luftë për jetë a vdekje,,një luftë vendimtare për fatin e kombit dhe atdheut.Kombi kurrë nuk do të e harroj veprën e lavdishme të atdhetarit tanë Basri Canollit,i cili me guxim e mençuri hyri në historinë kombëtare ushtari ynë besnik i atdheut.E nderuar do të jetë për jetë të jetëve familja Canolli,i nderuar dhe i kujtuar do të jetë emri dhe heroizmi i dëshmorit të kombit Basri Canolli.Lavdi i qoftë….(Ne Foto:LAPIDARI I DËSHMORIT BASRI CANOLLI-SHPENDI;NË STREZOVC)