• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kompanitë amerikane, rritje të investimeve

October 9, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj diskuton me kompanitë amerikane për mundësinë e rritjes së investimeve/1 komp amerik okPRISHTINË, 9 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kompanitë më të mëdha amerikane që operojnë në Kosovë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Këto kompani dhe përfaqësitë e tyre, ofrojnë punësim për rreth 25 mijë punonjës kosovarë dhe kanë qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë euro.

Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar iniciativën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila është gjithashtu anëtare e Këshillit Evropian të Odave Ekonomike Amerikane, dhe e cila ofron një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme amerikane si dhe atyre evropiane.Në këtë takim u diskutuan disa nga temat kryesore me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore: gjyqësor funksional dhe të besueshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore, mbrojtja e prodhimit, kontrolli i kualitetit në të gjitha produktet, nismat për reforma ligjore në fusha të ndryshme, si dhe nevoja e sigurimit me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë.Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë e nevojshme, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës.Oda Ekonomike Amerikane i dorëzoi kryeministrit Haradinaj një dokument me rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.Kryeministri falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën e tyre dhe theksoi se do të fokusohet në inkurajimin e tregtisë dhe prodhimit, si dhe investimeve.  Kryeministri i ftoi për partneritet të mëtutjeshëm  dhe i siguroi mbështetje të plotë nga ana e tij.Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Kompanitë amerikane, rritje të investimeve

KOSOVA, MINISTRIA E KULTURES “MBARTET” NË PRIZREN

October 7, 2017 by dgreca

-Vendim i Qeverisë së Kosovës: Një pjesë e Ministrisë së Kulturës vendoset në Prizren. E mirëpret qyteti historik, më i madhi jugor i Kosovës afër kufirit me Shqipërinë/

3 Min Kul PrizPRIZREN, 7 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Një pjesë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e qeverisë së Kosovës do vendoset në Prizren. Ky qytet historik, më të madhi jugor i Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë.Me kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të hënës së kësaj jave ka aprovuar vendimin për bartjen e një pjese të stafit politik e profesional të kësaj ministrie në qytetin e Prizrenit. Vendimi do të realizohet nga ministria, komuna dhe institucionet tjera, u paralajmërua në mbledhjen e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

1 Min Kulture

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në vizitën në Prizren, dje pasdite,  i dorëzoi kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, vendimin e qeverisë, si dhe kërkesën e ministrisë për shqyrtim në Kuvendin Komunal dhënien në shfrytëzim të dy objekteve në Prizren – të Rektoratit të Universitetit “Ukshin Hoti”, në qendër të qytetit dhe të Internatit (Xhandarmërisë) në lagjen e Terzinjve.

“Ne, sot kryetarit ia kemi dorëzuar kërkesën e cila ka të bëjë me hapësirat e Rektoratit të Universitetit, ku kemi pasur biseda edhe me Rektorin, dhe jemi pajtuar që ky objekt t’i jepet në shfrytëzim Ministrisë, por sigurisht se vendimin përfundimtar do ta merr Komuna. Dhe objekti i dytë do të jetë ai i Internatit, një objekt nën mbrojtje, por në të cilin duhet të investohet për konservimin, restaurimin dhe adaptimin e tij si objekt për shfrytëzim nga Ministria”, tha ministri GashiNdërsa, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja u shpreh se e mirëpret kërkesën nga ana e Ministrisë por edhe faktin se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit vjen nga qyteti historik i Prizrenit.“Qyteti i Prizrenit e ka mirëpritur një vendim të këtillë, javën e kaluar, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është kënaqësi për ne, qytetin e Prizrenit, për njerëzit e kulturës, e sporteve dhe unë jam shumë i bindur se Komuna e Prizrenit do të bashkëpunojë hollësisht me ministrinë për avancimin e zhvillimit të kulturës në Republikën e Kosovës”, tha ai.Së bashku, Gashi dhe Muja vizituan këto dy lokalitete, ku pritet të vendoset një pjesë e stafit politik, profesional e administrativ i Ministrisë së Kulturës nga fillimi i shkurtit 2018.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Ministria e Kultures, Prizren

PRISHTINA BËHET ME LIGJ TË VEÇANTË

October 6, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Kryeqytetin dhe Strategjinë e Energjisë/1Prishtine

 PRISHTINË, 6 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, bëhet me ligj të veçantë, sipas vendimit të sotëm të mbledhjes së Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, të shtatën që nga marrja e detyrës në 11 shtator.Projektligji për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i cili rregullon funksionimin dhe statusin juridik të kryeqytetit, i miratuar pasditën e sotme nga Qeveria do procedohet në Kuvend.

Kryeqyteti përkufizohet territorialisht ashtu siç është përkufizuar territori i Komunës së Prishtinës me Ligjin për ndarjen administrative të komunave në Republikën e Kosovës.Dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale zbatohen edhe në kryeqytet vetëm në rastet kur kjo është e rregulluar ndryshe në Ligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe Strategjia e Energjisë në Republikën e Kosovës 2017-2026. Kjo strategji përcakton objektivat themelore të Qeverisë për zhvillimin e sektorit të energjisë duke marrë për bazë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ruajtjen e mjedisit, furnizimin e sigurt dhe cilësorë të konsumatorëve dhe shfrytëzimin efiçient të energjisë.

Në strategji janë evidentuar edhe objektivat për zhvillimin e kapaciteteve të reja gjeneruese konvencionale dhe të ripërtëritshme, krijimin e tregut konkurrues, zhvillimin e sistemit të gazit natyror dhe krijimin e vendeve të reja të punës që ndërlidhen me sektorin e energjisë.

Strategjia vazhdon mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike me termocentralin “Kosova e Re” si dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë së ripërtëritshme.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për aprovim të kërkesës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm për shfrytëzimin e thëngjillit nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Qeveria miratoi edhe Koncept dokumentin për ndërmarrjet publike me qëllim përmirësimin e performancës dhe rritjen e vlerës së aseteve.

Me qëllim të përmbushjes së kontributit vjetor financiar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, Qeveria ndau 40 mijë euro. Republika e Kosovës bënë pjesë  në grupin prej 4% të shumës totale të vendeve të Evropës Juglindore, të përcaktuar  në takimin e tryezës Rajonale të Paktit të Stabilitetit në Bukuresht, në nëntor të vitit 2006.

Është miratuar edhe vendimi për miratimin e nismës për marrëveshje ndërkombëtare për bashkëpunim teknik në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë, për fonde shtesë për vitin 2017.

Edhe vendimi për miratimin e nismës për  negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë, të përfaqësuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, për rritjen e kapitalit të garancisë së Fondit Kosovar për garanci kreditore në vlerë 5,45 milionë euro, është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Poashtu u miratua edhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për negocimin  e marrëveshjes së grantit për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10. Marrëveshja është në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja Hekurudhore 10 është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë e Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin.

Miratimin e Qeverisë e mori edhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për rritjen kapitalit të garancisë së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë prej 2 milionë euro. Marrëveshja është nënshkruar me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW).

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, informoi anëtarët  e kabinetit qeveritar për procesin e funksionalizimit të gjykatave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërsa ministri i financave, Bedri Hamza, për procesin e bisedimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, ME LIGJ TË VEÇANTË, PRISHTINA BËHET

Kosovë-BE, Lançohet Programi për Reforma Ekonomike

October 4, 2017 by dgreca

-Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, viziton Kosovën/1 haradinaj-Danielsson: Programi i Reformave Ekonomike duhet të stimulojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, për të krijuar vende të punës. Programi do të ndihmoj në dizajnin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojë jetën e popullatës dhe aspiratat drejt BE-së/1 Takimi europian

-Kryeministri Haradinaj: Programi për Reforma Ekonomike, edhe një hap i Kosovës drejt BE-së/
1 Vasili-Kryeparlamentari Veseli: 70.5 mln euro të IPA-s, ndihmesë e madhe për Kosovën/PRISHTINË, 4 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, sot dhe nesër viziton Kosovën për të lançuar Programin për Reforma Ekonomike.Sipas axhendës, Danielsson takoi në Prishtinë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli,  Kryeministrin Ramush Haradinaj  dhe përfaqësues tjerë të qeverisë, liderë politikë dhe akterë tjerë.  Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, bënë lançimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike.

Në 27 janar qeveria kosovare ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2017, i cili, si  u theksua “është i përfshirë në dialogun e strukturuar mbi qeverisjen ekonomike si pjesë e bashkëpunimit institucional në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, është bazë e dialogut dhe është hera e tretë që qeveria dorëzon azhurnimin e këtij dokumenti në Komisionin Evropian”.

HARADINAJ: PROGRAMI PËR REFORMA EKONOMIKE, EDHE NJË HAP I KOSOVËS DREJT BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilin bisedoi për Axhendën e Reformave Evropiane, me theks të veçantë për Programin për Reforma Ekonomike.Fillimisht kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim të veçantë në të cilin kanë biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në Agjendën e Reformave Evropiane dhe mbështetjen e këtij procesi nga Brukseli.Pas takimit, kryeministri Haradinaj dhe Christian Danielsson morën pjesë bashkërisht në një takim për lançimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike, ku të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues nga shoqëria civile.Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e re do të jetë e fokusuar për zbatim të axhendës evropiane, të MSA-së, dhe të axhendës së reformave.“E mirëpresim vizitën e sotme, ashtu siç e mirëpresim ndihmën e përhershme të znj. Nataliya Apostolova dhe ekipit së saj në Prishtinë. Reformat evropiane në Kosovë duhet jo vetëm t’i përvetësojmë por edhe të përshpejtojmë procesin në këto reforma. Duhet t’i identifikojmë resurset e nevojshme dhe njëkohësisht të mund të konfirmojmë kapacitetin tonë që marrëdhëniet me Komisionin Evropian dhe roli ynë si partner në këto marrëdhënie bilaterale të jetë ai që pritet nga ne”, theksoi kryeministri Haradinaj.Kryeministri tha se Qeveria, në përvetësim të axhendës së reformës evropiane që është e negociuar dhe e dakorduar, është e gatshme që të lançojë edhe programin e reformave ekonomike për vitin që vjen dhe të merr përgjegjësitë për implementimin e këtij programi.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Danielsson për përkushtimin që BE-ja ka për Kosovën që shpreh edhe perspektivën e Kosovës drejt BE-së. Kryeministri gjithashtu ka theksuar se Programi për Reforma Ekonomike nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë, por edhe e shoqërisë civile, e partive politike dhe e të gjitha bashkësive dhe komuniteteve në Kosovë.
“Zotohem për një proces gjithëpërfshirës për këtë axhendë në tërësi, por me theks të veçantë për Programin për Reforma Ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj, duke premtuar se do t’i kushtoj kohë dhe energji dhe krejt fokusimin e nevojshëm që Programi për Reformën Ekonomike, ashtu si po lançohet, të jetë detyrë prioritare për Qeverinë e vendit.Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson ka theksuar nevojën që shtetet e Ballkani Perëndimor duhet t’i bëjnë reformat e duhura në sundim të ligjit dhe në ekonomi. “Programi i Reformave Ekonomike duhet të stimulojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, për të krijuar vende të punës. Programi do të ndihmoj në dizajnin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojë jetën e popullatës dhe aspiratat drejt BE-së”, ka vlerësuar Danielsson.Pas lançimit, kryeministri Haradinaj së bashku me Drejtorin Danielsson, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp.  Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar miratimin e Marrëveshjes së Instrumentit të Para Anëtarësimit, sot në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se kjo marrëveshje dëshmon përkushtimin e BE-së për qytetarët e Kosovës, për përmirësimin e jetës, ashtu sikurse është edhe qëllimi i këtyre reformave. Nga kjo Marrëveshje, Republika e Kosovës do të përfitoj rreth 70 milionë euro.

VESELI: 70.5 MLN EURO TË IPA, NDIHMESË E MADHE PËR KOSOVËN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilën diskutoi për agjendën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian po i jep Kosovës në këtë proces.Kryeparlamentari Veseli tha se Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik i Republikës së Kosovës. Ai tha se qytetarët e Kosovës janë evropianë dhe përpjekjet integruese të institucioneve të vendit do të vazhdojnë pareshtur.“Kemi shumë sfida, por si institucione të Republikës së Kosovës jemi të vendosur të ecim përpara në procesin e reformave”, theksoi Veseli. Ai shtoi se fondet e IPA-s, në vlerë mbi 70 milionë euro, do jenë të fokusuara në inovacion, sistem të drejtësisë, arsim e në fusha të tjera dhe do të jenë një ndihmesë e madhe për Kosovën në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese.Veseli u shpreh i bindur se Kuvendi do të miratojë projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshejeje, duke i hapur rrugë funksionalizimin të kësaj mbështetjeje.Kreu i Kuvendit tha se Kosova është krenare që e ka BE-në në krah dhe bashkë me të do të ecë drejt rrugës së integrimit.Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Danielsson, nga ana e tij, tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Danielsson tha se mbështetja e BE-së për Kosovën do të jetë konkrete, nëpërmjet fondeve, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e saj.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-BE, Lançohet Programi, për Reforma Ekonomike

Kosova në protesta para 20 viteve në mbrojtje të arsimit shqip

October 1, 2017 by dgreca

-Aktivitete treditore në 20 vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit 1997/

4 proteste3

-Raportimet që bëja nga Prishtina në Tiranë, para protestave e drejtpërdrejtë nga protestat e 1 tetorit 1997 në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe/

3 protesta

-Raportoja se “forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit” që ishte në një shtëpi private të shqiptarëve në Lagjen Velania të Prishtinës, se “në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”. Raportoja për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë, se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”. Theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën: “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”/

1 Proteste

-Në Kosovë përkujtohet tradicionalisht 1 tetori i  vitit 1997 i vlerësuar si pikë kthese në historinë më të re të Kosovës/2 Proteste

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/4 ProtestePRISHTINË, 1 Tetor 2017/ Shqiptarët përkujtojnë e vlerësojnë protestat e fuqishme në Kosovë të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të mbështetura nga populli, të para 20 viteve, 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe.Në Prishtinë, jubileu i protestave shënohet me aktivitete treditore që nisin sot me një akademi solemne, për të vazhduar me shfaqen e një dokumentari për për Lëvizjen Studentore dhe protestat e 1 tetorit, për të cilat të hënën do mbahet edhe konferenca shkencore me 40 kumtesa e  të martën do hapt ekspozitë fotografishë nga përgatitjet e zhvillimet e protestave të përkrahura fuqimisht nga populli e të pëballura me dhunën e egër e arrestimet nga forcat okupuese të regjimit të Beogradit.7proteste1Dëshmi autentike dhe nga vendngjarjet edhe për protestat studentore të para 20 viteve në Kosovë janë raportimet që kam bërë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë -Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ATSH.

Në 30 shtator 1997, me titullin “Protestat ne Kosove fillojne me 1 tetor” raportoja:

“Keshilli
Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje
qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor,
beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te
Studenteve, Albin Kurti.
‘Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne
Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines,
per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve
europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme
edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997’,
thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
do te jape sot nje konference per shtyp”.

 

Ndërsa, me titullin “Protestat paqesore ne Kosove do te fillojne neser paradite”, raportoja: “Ne Kosove protestat paqesore
studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te
fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne
nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet
shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne
me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te
kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne
lagjet e tij.
Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese
dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga
brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha
mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper
pankarta.
Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te
mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave
do te mbajne shirit te kalter.
Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te
Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te
Universitetit te Prishtines.
Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te
solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale
se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri
strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te
heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave,
Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference
shtypi”.

Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 20 vitesh, në 1 tetor 1997, drejtpërdrejtë nga Prishtina në Tiranë, me lidhje telefonike, raportoja edhe se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”.

Në raportin me titull “Policia nderhyn me gaz lotjelles ne protestat e studenteve ne
Prishtine”  bëja të ditur:

“Policia serbe
bllokoi studentet shqiptare protestues ne Prishtine dhe u dha
ultimatum per shperndarje. Rreth ores 11:50, policia nderhyri
duke perdorur gaz lotesjelles ne lagjen Velania, ku ishin mbledhur
studentet. Per ne Velani jane drejtuar dhe tanket.       Nderkaq
forca te medha policore kane rrethuar Rektoratin e
Universitetit te Prishtines. Nje pjese e studenteve eshte
shperndare.
Ne Mitrovice protestuesit paqesore, studente te Fakultetit
Xehtaro-Metalurgjik e te Shkolles se Larte Teknike kane marshuar
rreth tre kilometra dhe pastaj jane ndaluar nga policia.
Kercenimit te dhunes ata i jane pergjigjur paqesisht dhe jane
kthyer ne vendin e nisjes.
Nga Vushtrria mesohet se ne te gjitha rruget, e sidomos ne
ato te drejtim te Prishtines, kishin ardhur perforcime te forcave te
policise, te cilet penguan nisjen e studenteve dhe qytetareve
te tjere per ne Prishtine. Edhe ne Vushtrri mbizoteron atmosfera e
tensionuar.
Studentet protestojne ne pergjigje te nismes se Unionit te
Pavarur Studentor per te kerkuar kthimin ne mjediset e tyre
shkollore, nga te cilat administrata serbe i deboi me force
shtate vjet me pare”.

Një nga raportimet tjera  të 1 tetorit 1997 kishte titullin “Prishtine: Nderhyrja e policise serbe shkakton te plagosur ne
radhet e studenteve shqiptare”:

“Ne Prishtine ka shume studente
te plagosur pas nderhyrjes se policise serbe ne protesten
paqesore te dites se sotme, te organizuar nga Uninon i Pavarur
Studentor i Kosoves, njofton Keshilli i Studenteve per Sherbime
Mjekesore.
Nje numer studentesh dhe profesoresh jane rrahur nga
policia nderkohe qe ka shume te arrestuar, te cilet me furgone
dhe autobuze dergohen ne stacionet e policise serbe dhe ne
burgje, ben te ditur me telefon korrespondenti i ATSH-se ne
Prishtine.
Edhe pse studentet kane ndenjur ulur, si shenje e
reagimit paqesor ndaj dhunes se eger, policia eshte versulur
brutalisht mbi ta me shkopinj gome dhe me mjete tjera. Me kete
rast jane rrahur edhe shume vajza – studente te Fakultetit te
Mjekesise sepse donin te ndihmonin studentet e lenduar.
Sipas korrespondentit te ATSH-se, pas ores 1300 Qendra
Studentore ne Velani dukej e shkrete. Ne vend te mbi 30 000
studenteve dhe protestueseve te tjere, hapesiren e kane pushtuar
forca te medha policore me autoblinda, tuba uji dhe armatime nga
me te rendat.
Forcat policore kane bllokuar edhe ndertesen e rektoratit.
“Ne rektorat jane strehuar shume studente te lenduar,
ndersa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjelles. Policet e
egersuar po shqyejne neper sheshe e rruge pankartat e studenteve
protestues. Ne tere qytetin e Prishtines, ku kane dale mbi 100
000 qytetare, perkunder shtetrrethimit policor, mbreteron nje
atmosfere teper e rende dhe e jashtezakonshme”,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina.
Unioni i Pavarur Studentor i Kosoves ka filluar sot
organizimin e protestave paqesore per lirimin e ambjenteve
shkollore, nga te cilat studentet shqiptare u debuan me force
shtate vjet me pare”.

Raportimin i bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.

Në Kosovë përkujtohet tradicionalisht 1 tetori i  vitit 1997 i vlerësuar si pikë kthese në historinë më të re të Kosovës. Drejtues të Lëvizjes Studentore në atë kohë ishin Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi, Ernest Luma, e të tjerë, mbështetur fuqishëm edhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, i cili ishte me studentët edhe në ballë të protestës së 1 tetorit 1997 dhe të përballjes me forcat okupatore.

Në Prishtinë paralajmërohet edhe një konferencë ndërkombëtare me temën  ‘Ballafaqimi me të kaluarën: Lëvizjet shoqërore në Kosovë gjatë socializmit dhe viteve ‘90’, e cila do mbahet në 6-8 tetor.

Në axhndën e njoftuar nga organizatorët është edhe “paneli shënues i 20-vjetorit të demonstratave të 1997-es, me ish organizatorët e kësaj demonstrate – Mihane Salihu Bala, Albin Kurti, Bujar Dugolli”. Theksohet se, “Paneli i I  – Roli i Universitetit të Prishtinës në lëvizjet shoqërore në Kosovë – vë në sipërfaqe rolin e universitetit, aspektet juridike, elitat dhe real-politikën në lidhje me lëvizjet shoqërore”.

 

RAPORTIME TË 30 SHTATORIT E 1 TETORIT 1997:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-30.ata.html

[01] PROTESTS IN KOSOVE START ON OCTOBER 1 – Organizational Council

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – By Behlul Jashari: The Organizational Council of the University of Prishtine decided yesterday that the peaceful protests of the students to have the school and university building released will start on October 1, one of the leaders of the Independent Students’ Union, Albin Kurti, said.

“After the meetings that representatives of the students in the Organizational Council had with regard to peaceful students protests with the President of the Republic of Kosova Dr Ibrahim Rugova, and with the delegation of the European and American diplomats, in Kosove yesterday, confirm once more that the protests will start on October 1, 1997,” says a decision of the Organizational Council.

The Independent Students’ Union of the Prishtine University will give a news conference today. my/kled/xh/

Albanian Telegraphic Agency

[03] PEACEFUL PROTESTS IN KOSOVE WILL START ON OCTOBER 1 BEFORE NOON

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – Peaceful protests of the students in Kosova for the release of the occupied school buildings will start on October 1, at 10.30 a.m., the Organizational Council of the Prishtine University told ATA.

The protests of the students who were not allowed by Serbian authorities to attend classes in their school and university buildings 7 years ago, will start marching towards the Prishtine city centre, passing through the main boulevard and then to city quarters.

The students will carry badges and they are asked to wear white blouses or shirts. During the protests the students will not chant any slogan because all the messages and demands of the students will be written in placards.

The people to keep order during the protests will be students wearing a red ribbon while the students who will observe the protests will have green ribbons.

The same procedure will be followed in other cities of the Republic of Kosova where there are affiliates of the University of Prishtine.

The Organizational Council appealed to citizens to side with the peaceful protests of the students by joining them on the streets and strictly respecting the strategy of the students. The citizens must be calm and silent, says the Council.

Today, one day before the beginning of the protests, the Independent Students’ Union will hold a news conference. bj/ag/kled/xh/k

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-10-01.ata.html

[05] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. xh/

Albanian Telegraphic Agency

[08] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the Albanian students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed.

The protesting students of the Xehtaro-Metallurgical Faculty and of the High technical School in Mitrovice have marched about three kilometers and then have been stopped by police. They have peacefully turned back to the starting place after threats and violence.

Through all the streets in Vushtrice, especially through those leading to Prishtine, arrived reinforcements of police forces who prevented the flux of other students and citizens towards Prishtine. A tense situation is prevailing in Vushtrice too.

The students are supporting through their protests an initiative of the Independent Student Union to demand their return to the school premises from which the Serbian administration has forcefully expelled them seven years ago. cela/pas/xh/k

Albanian Telegraphic Agency

[09] ALBANIAN STUDENTS INJURED DUE TO SERB POLICE INTERVENTION IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in the peaceful protests today, the Students’ Council for Medical Services reports.

The protests have been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. sara/lm (more)

Albanian Telegraphic Agency

[10] ALBANIAN STUDENTS INJURED BY POLICE IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in a peaceful protest today, the Students’ Council for Medical Services reports.

The protest has been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone.

Although the students have been staging sit-down protests as a sign of peaceful reaction to savage violence, police have brutally interfered with batons and other means. Many young women, students of the Medicine Faculty have been beaten because of wanting to help the harmed students.

According to the ATA correspondent, after 13.00 the Students’ Centre in Velani seemed deserted. Instead of 30 000 other students and other protesters, the area was occupied by large police forces supported by armoured vehicles, water cannon and heavy armours.

The police forces have also blocked the rectorate building.

“Many injured students are sheltered in the rectorate, into which tear- gas penetrates. The angry police are tearing to pieces placards of the protesting students.”

“A very tense and unusual atmosphere is prevailing over the whole city of Prishtine, where over 100 000 citizens have taken to the streets, despite police curfew,” the ATA correspondent reports from Prishtine.

The Students’ Independent Union of Kosove started today the organisation of peaceful protest to demand access to school premises, from which the Albanian students were forcibly removed seven years ago. sara/lm/k

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Histori Tagged With: 20 vjet, Behlul Jashari, ne Kosove, protesta e arsimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • 106
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT