• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Përkujtohet Beteja e Loxhës e para 19 viteve

July 6, 2017 by dgreca

1 ok Loxhaana1 ok beteje2 Beteja

-Korrespondenti në Kosovë tash i Gazetës Dielli, Behlul Jashari, para 19 viteve, në 6 korrik 1998, raportonte për ngjarje në kohë lufte-edhe per Loxhen/

PEJË, 6 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Në Pejë është mbajtur sot akademi përkujtimore në 19 vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës, rënies së luftëtarëve të lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli e Enver Alaj.  Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me këtë aktivitet, poashtu, u përkujtua komandanti i Zonës së III-të Operative të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj, ka bërë të ditur zyra e shtypit e qeverisë kosovare.Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtues të lartë të institucioneve, ministra, deputetë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të Heronjve Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj dhe Kolonel Tahir Zemajt.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, foli për luftën e Lavdishme të Betejës së Loxhës, duke theksuar se Beteja e Loxhës shquhet për organizim ushtarak dhe bashkëpunim me banorët e Loxhës dhe të fshatrave përreth, prandaj sot, kjo betejë kujtohet në shkëlqimin e saj të plotë.
Kryetari Muhaxheri, ndër të tjera, tha se Beteja e Loxhës është sinonim i një fitoreje të arritur nga bashkërendimi i shkëlqyer i strategjisë së komandantëve ushtarakë dhe ushtarëve të tyre. “Për fat të keq, veprat e mëdha shpeshherë bëhen të kobshme për autorët e tyre. Shuarja e parakohshme e Kolonelit Tahir Zemaj është fundi më absurd që mund të kishte një çlirimtar si ai, një Hero i Kosovës. Strategu i fitores në Betejën e Loxhës u vra në kohën e lirisë, në një pritë klasike, që i kishin vënë armiqtë e Kosovës, në fillim të janarit 2003. Bashkë me Tahirin u vranë edhe i biri i tij, Enisi, dhe kushëriri i tyre, po ashtu shumë i ri, aktivisti i devotshëm Hasan Zemaj. Për meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit, si dhe të ndërtimit të institucioneve të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dekoroi në korrik të vitit 2010 Kolonel Tahir Zemajn me Urdhrin “Hero i Kosovës”, tha kryetari Muhaxheri.
Duke folur në emër të bashkëluftëtarëve, Faruk Xhemajli, udhëheqës i Betejës së Loxhës, njëherësh oficer i karrierës, i plagosuri i kësaj beteje, foli për luftën e lavdishme të komandantit Tahir Zemaj dhe ushtarëve të Betejës së Loxhës, si njëra prej betejave të para frontale e fituar kundër forcave serbe brenda territorit të Kosovës.
“Sot mua më rrinë përpara bashkëluftëtarët e vrarë dhe ata që u plagosën në këtë Betejë, por edhe komandanti ynë i vrarë pas luftës në Kosovë, kolonel Tahir Zemaj. Kujtojmë me dhimbje të thellë Rrustem Bruqin, Lumni Surdullin dhe Enver Alajn, bashkëluftëtarët e plagosur, mundin dhe përpjekjet e gjithë eprorëve dhe luftëtarëve trima të Brigadës 134”, tha Xhemajli.
Ai tha se Beteja e Loxhës, është një krenari, është një ngjarje e lavdishme e cila do të hyjë në histori me gjithë madhështinë e saj. “Ata që dhanë jetën në këtë betejë kanë hyrë në altarin e kombit për të mos vdekur kurrë”, tha Xhemajli, duke theksuar se UÇK-ja është nderi i kombit shqiptar, ndërsa Brigadat 134, 133, 131 do të mbeten krenaria e përhershme e UÇK-së.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve, të pranishmit për pjesëmarrje i përshëndeti dr. Sylë Bruqi, duke shprehur krenarinë për veprimtarinë e ushtarëve dhe të rënëve tjerë në luftën e lavdishme të Betejës së Loxhës, përfundon njoftimi.

RAPORTIME PARA 19 VITEVE, TË 6 KORRIKUT 1998:

RAPORTIME PARA 19 VITEVE, TË 6 KORRIKUT 1998:

https://groups.google.com/forum/#!topic/bit.listserv.albanian/UXnË-2vt_TM

BC-PEJE-SERBE-PLAGOSJE
Vriten dy police serbe dhe plagosen kater te tjere

PRISHTINE, 6 korrik/ATSH/ – Korresp. i ATSH-se, Behlul
Jashari, njofton: Dy police serbe u vrane sot dhe kater te tjere
u plagosen ne luftimet e zhvilluara ne fshatin Loxhe te Pejes
(Kosove), njoftoi te henen media serbe. –

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-06.ata.html

[03] Fresh fighting in suburbs of Gjakova and Decan

PRISHTINE, July 6 /ATA correspondent Behlul Jashari reports:

Fighting continued over the last 24 hours along the border belt with Albania, in the Gjakova and Decan suburbs, and an Albanian was found killed by Serbian snipers.

Sources of the Democratic League of Kosova (LDK) in Gjakove say that the Serbian artillery shelling was concentrated on the villages of the Decan-Gllogjan commune such as Baballoq, Shpatej and Gramce.

LDK sources from Decan say that there was heavy fighting in Prejlep on Friday between the Albanian defensive forces and the Serbian police army, which, employing heavy artillery, shelled from its basis set up in Podi i Geshtenjave and in Hulaj.

Sources in Dacan report that Lebushe village was shelled yesterday and fighting has also extended to Strrellce e Eperme, Gramacel, Crrabreg and Baballoq. /p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[04] Bardh i Madh shelled again, one Albanian killed and two others injured

PRISHTINE, July 6 /ATA correspondent Behlul Jashari reports: Serbian heavy artillery yesterday shelled again Bardh i Madh, 10 km west of Prishtine.

Reports available from the spot say that an Albanian, Daut Pllana, 27, was killed and two others were injured.

The village and the suburbs continue to be targets of the Serbian snipers, which track any movement of Albanians. /p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[05] Serbs attack Loxhe of Peja village

PRISHTINE, July 6 /ATA correspondent Behlul Jashari reports:

Armed confrontations took place yesterday afternoon in the Loxhe village, four kms nearPeja, between the Serbian attacking forces and the Albanians in defence of their soil.

The attack began with artillery shelling and continued with the arrival of numerous Serbian forces, which have besieged the village, where, according to initial reports, an Albanian is injured. /p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[08] War near Peje – Village Loxhe in flames

PRISHTINE, July 6 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: The war is approaching Peje. Only four kilometers in the west of that city, the village Loxhe is today in flames caused by the fire of Serb artillery which started to hit today in the morning from the military base in Zagerlle.

The attacks are reportedly extending towards the village Raushiq.

Sources from the scene say that fierce fighting is taking place and the forces of the Albanian resistance are strongly opposing the Serb attacks.

The exchange of arms fire in Loxhe started yesterday at about 1 p.m. when Serb forces attacked the Albanians who responded the fire, while in the afternoon the village was completely sealed off. /p.ta/xh/

Albanian Telegraphic Agency

[09] Three people massacred by Serb gangs in Pirane of Prizren

PRISHTINE, July 6 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: Three people were massacred last night by Serb armed gangs in the village Pirane of Prizren.

According to sources of the Council for the Defence of Human Rights in Kosove, the massacred are two Albanians, father and son, Muhamet and Afrim Elshani, respectively 60 and 20 years, and a Rom, Sali Gashi, 22, who worked in the family Elshani. /p.ta/das/xh/

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Beteja e Loxhës, perkujtohet

Kosovë-Dogana lehtësira për bashkatdhetarë

July 6, 2017 by dgreca

-Të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen  për gjëra të parëndësishme/

1 Harte kosove

 PRISHTINË, 6 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Dogana e Kosovës deklaroi sot se, duke marrë parasysh se tani kemi hyrë në sezonin kur pritet fluks i lartë i bashkatdhetarëve tanë të cilët vizitojnë Kosovën për pushime, ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikë-kalimet kufitare ashtu që lehtësohet kalimi për udhëtaret në aspektin e procedurave doganore.
Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim.
Derisa sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi është udhëzuar që të analizoj rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen  për gjëra të parëndësishme.   
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bashkatdhetaret, Behlul Jashari, Doganat, Koosve

Kosovë-Miratohet buxheti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2018

July 6, 2017 by dgreca

Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendim të largoi nga procesi i likuidimit dhe shitjes së aseteve të NSH Apiko dhe Ndërmarrja Hoteliere Turistike Iliria – Deçan/

1 agjensia ok
PRISHTINË, 6 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në një mbledhje të rregullt ka miratuar shpërndarjen e përkohshme të pesë ndërmarrjeve në likuidim – Imkos, Germia,Teka Komerc, I.M.B. Mulliri dhe NGLB në shumën 1,642,889.31 euro.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi listën e Shitjes së Aseteve 35 si dhe depozitat e tyre. Veç kësaj, pas një shqyrtimi dhe analizimi të thukët, Bordi miratoi edhe buxhetin e Agjencisë për vitin 2018. Më kërkesë të Bordit të Drejtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka përgatitur një raport lidhur me kërkesat e Bordit të mbledhjeve të datave 31 gusht dhe 23/30 nëntor të vitit 2016, i cili ishte i natyrës informative lidhur me çështjet e shpërndarjes së 20%.
Ndryshim/plotësimi i aktit themelues të Agjencisë gjithashtu është miratuar në këtë mbledhje të Bordit, ndërsa si pika të rendit të ditës kanë qenë edhe shqyrtimet e raporteve të komisioneve për përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënie të aseteve të NSH-ve, si dhe raportet e qiradhënies së aseteve përmes shpalljeve publike të muajit qershor 2017, të cilat u miratuan.
 Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bordi ka marrë vendim të largoi nga procesi i likuidimit dhe shitjes së aseteve të NSH Apiko dhe Ndërmarrja Hoteliere Turistike Iliria – Deçan, ndërmarrje këto që preken nga vendimi i lartpërmendur. 
 Bordi i AKP shqyrtoi raportin e Komisionit të Banesave me ç’rast miratoi shitjen e njëzet e dy banesave. Ndërsa, sa i përket kërkesave për privatizim të banesave të Trepça SHA, Bordi pezulloi shqyrtimin e tyre deri në përcaktimin përfundimtar të statusit të saj.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në një konferencë shtypi në prag të 2017-ës deklaronte se për këtë vit ka përcaktuar 14 objektiva kryesore, ndërkohë që ende nuk i ka shitur 1.764 asete të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa që nga qershori 2002 kur është themeluar, atëherë si Agjenci Kosovare e Mirëbesimit, ka nënshkruar 1.286 kontrata të shitjes së ndërmarrjeve të reja dhe të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim.
 Bordi i Drejtorëve kryesuar nga Petrit Gashi dhe Menaxhmenti i drejtuar nga Ekrem Hajdari bënë prezantimin e punës dhe aktiviteteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit 2016, ku theksuan edhe se çështjet e ngritura në objektivat e vitit 2017 janë përcaktuar që të jenë në përputhje me interesin e përgjithshëm të Kosovës për të përfunduar procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore pa vonesa të mëtejme.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Agjensia e privatizimit, Behlul Jashari, Buxheti 2018

RINUMERIMI I VOTAVE NE KOSOVE LARGOHEN 3, VIJNE 3 DEPUTETE

July 5, 2017 by dgreca

Pas rezultateve përfundimtare, ankesat e rinumërimet e votave sjellin 3 emra të rinj në listën e deputetëve të Kuvendit të ri të Kosovës, 3 largohen – nga 1 nga 3 parti/

1 Behlul-Jashari-Kosove -PRISHTINË, 5 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Nga lista e deputetëve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë largohen tre emra e zëvendësohen me tre të tjerë brenda të njëjtave parti, ndërsa nuk ka ndyshim në numrin e deputetëve të subjekteve politike, si rezultat i rinumërimeve të votave që pasuan ankesat pas shpalljes të rezultateve përfundimatre nga Komisioni Qendror.

Në mbledhjen e pasditës së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, kryesuar nga kryetarja Valdete Daka, u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të kutive të votimit, për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas këtij raporti, pas rinumërimit ka rirenditje të listës së kandidatëve për deputetë, ndërsa ndryshimet janë shfaqur në 3 raste.

Kandidati Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit 7 mijë e 265 vota, pas rinumërimit 7 mijë e 350) në vend të Imet Rrahmani (para rinumërimit 7 mijë e 275 vota, pas rinumërimit 7 mijë e 272). Osmani ishte deputet edhe në mandatin e kaluar, ndërsa Rrahmani është ministër në qeverinë në detyrë.

Kandidati Fikrim Damka nga partia e komunitetit turk – Kosova Demokratik Turk Partisi fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit 2 mijë e 905 vota, pas rinumërimit 2 mijë e 980) në vend të Mahir Yagcilar (para rinumërimit 2 mijë e 929 vota, pas rinumërimit 2 mijë e 928). Damka ishte deputet dhe nënkryetar Kuvendi në mandatin e kaluar, ndërsa Yagcilar është kryetar i partisë e ministër i qeverisë në detyrë.

Kandidati Slavko Simiç nga iniciativa Qytetare Lista Serbe (Građanska Inicijativa Srpska Lista) fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit 12 mijë e 051 vota, pas rinumërimit 12 mijë e 603) në vend të Branimir Stojanoviç (para rinumërimit 12 mijë e 245 vota, pas rinumërimit 12 mijë e 464).  Simiç  është kryetar i partisë, ishte deputet – kryetar i grupit parlamentar në mandatin e kaluar,  e Stojanoviç është zëvendëskryeministër i qeverisë në detyrë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme bëri të ditur se është në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat që janë bërë në këtë institucion për të proceduar më tej për çertifikimin e Rezultateve Përfundimtare.

Në 29 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare, sipas të cilave në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh koalicioni i PDK me 33,74% të votave do t’i ketë 39 deputetë,  Lëvizja Vetëvendosje që garoi e vetme me 27,49% të votave – 32 deputetë, ndërsa koalicioni i LDK me 25,53% të votave – 29 deputetë. Nga subjektet e komuniteteve pakicë, më së shumti deputetë – 9, me 6,12% të votave, ka Lista Serbe.  I 10-ti deputet serb është nga Partia e Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë. Rezultatet nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Duke filluar nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare nisi të rrjedhë afati 24 orësh për subjektet politike dhe kandidatët për të bërë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Filed Under: Komente Tagged With: 3 deputete, Behlul Jashari, Kosove, largohen, rinumerimi i votave

KOSOVA PARA 27 VITEVE DEKLARATË PAVARËSIE

July 2, 2017 by dgreca

1 Kosova kusht

 -Kuvendi i Kosovës në 2 Korrik 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese drejt Pavarësisë/
1 Iljaz RamajliNe Foto: Kryetari i Kuvendit-Iljaz Ramajli/
-“Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike…”, theksohej në vendimin historik/
 
-Kryetari i Kuvendit të asaj kohe, Ilaz Ramajli:  Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990 janë dy aktet kushtetuese juridike të rëndësishme që i kanë paraprirë mbajtjes së Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të shtatorit 1991/
 
-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova paralajmëronte dhe përshëndeste Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës/
2 kusht KosNe Foto: Gazetari Behlul Jashari me Iljaz Ramajli/
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
 
PRISHTINË, 2 Korrik 2017/ Kosova para 27 vitesh me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
“Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike…”, theksohej në vendimin historik, që merrej në seancën para dyerve të mbyllura e snajperëve në rrethana të shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur regjimi i Beogradit, pasi me “kushtetutën e tankeve” në marsin 1989 kishte suprimuar autonominsë që kishte Kosova element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje.
“Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për çlirim, ndërsa kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’ u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008”, shprehet nënkryetari në kohën e 2 Korrikut 1990 e pastaj edhe kryetari i Kuvendit, Ilaz Ramajli. Ai udhëheqte Kuvendin e Kosovës edhe kur miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990, edhe kur u mbajt Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur i shtatorit 1991, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.
“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990 janë dy aktet kushtetuese juridike të rëndësishme që i kanë paraprirë mbajtjes së Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të shtatorit 1991. Jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, është shprehur Ramajl në një intervistë që kam zhvilluar.
Skenari i delegatëve të Kuvendit të Kosovës për aktin historik të 2 Korrikut të para 27 viteve ishte: Seancën do ta udhëheqë Bujar Gjurgjealo nga Prizreni, Deklaratën do ta lexojë Muharrem Shabani nga Vushtrria…dhe nëse ata do arresoheshinin, ishin caktuar edhe zëvendësit e tyre.
Deklarata Kushtetuese, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tash mëse 18 vjet nga qershori 1999, Kosovës shtet nëntë vite – Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga 114 shtete anëtare të OKB-së.
“Fillim i së nesërmes”” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në atë ngjarje historike, të botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, ku theksoja se, “Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”
Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 i kishin paraprirë unifikimi i plotë i faktorit shqiptar në Kosovë, kërkesat gjithëpopullore për Kosovën Republikë, për liri e pavarësi, konfrontimi i hapur i institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë, Deklarata e Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Kosovës për pozitën e re kushtetuese të Kosovës, si dhe qëndrimet e Këshillit ndërpartiak të Kosovës, të cilat ishin në të njëjtën frymë, me vizionin e Kosovës së pavarur.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte e shkruar me makinë shkrimi vetëm në një faqe, në një letër, një ekzemplar të së cilës e kam të ruajtur edhe pas 27 vitesh, që kur ma dhanë vetë delegatët në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pasi u lexua.
“Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë”, përfundohej në Deklaratën Kushtetuese të votuar dhe nënshkruar nga 114 delegatë.
 
 
PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë të botuar në 15 prill 1990 në revistën “Fjala” në Prishtinë, duke komentuar debatet që zhvillohen në atë kohë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për Kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur Kushtetuese apo të Pavarësisë, siç do të quhet më vonë, të 2 Korrikut 1990, të Kuvendit të Kosovës.
Pak më vonë Presidenti historik Rugova do të deklarojë se, “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (“Hrvatski rubikon”, qershor Zagreb-Kroaci).
Në 2 Korrik 1990 në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë Deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe Deklaratë për Pavarësinë.

Filed Under: Featured Tagged With: 27 Vite, Behlul Jashari, Kosove, nia Deklarata e Pavaresise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • 123
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT