• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e Verës, Festë në Prizren si në Elbasan

March 14, 2017 by dgreca

-Si Dita e Verës në Shqipëri, Dita e Verëzes në Kosovë. Nga ky vit festë zyrtare në Prizren, ka vendosur Kuvendi i Kumunës. Ide ime e kaherëshme e raportimeve nga Kosova/dita-e-veres-elbasan-3

-Faik Konica më 1911: Ç’është Dita e Verës?/

Dita-e-Verezes-Opoje-Kosove-ATA-shkruar-me-veze-feste-viti-2010

-Para 21 viteve, në reportazhin me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, botuar në Prishtinë e Tiranë shkruaja se administrata e instaluar policore serbe i kishte ndaluar një grup të rinjësh dhe të rejash nga rrethi i Prizrenit të shkojnë në Shqipëri, të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 marsit/Dita-e-Verezes-Opoje-Kosove-viti-2010-SPECIALE- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

Dita-e-Verezes-Opoje-Kosove-viti-2010-vezet-e-ziera-te-ngjyera-cakërrohen

PRISHTINË, 14 Mars 2017/ Si Dita e Verës në Elbasan, në Shqipëri, në 14 mars, është edhe në Kosovë  Dita e Verëzes, në të njëjtën kohë e me rite dhe emërtim ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, përfshirë krahinën e Opojës  në malet e Sharrit në lartësi mbidetare mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri të dytë të shqiptarëve.Prizren-11janar2014-foto-Behlul-Jashari-1

Edhe pse ka ide, në Kosovë ende nuk ka organizime institucionale, për festimin e Ditës së Verës, por ritet e festës të lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli.  Ndërkohë, Dita e Verëzës – Dita e Vërës nga ky vit është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit ditë më parë të Kuvendit të Kumunës.Vereza-gatim-flia-Zhur

“Si festë tradicionale është e theksuar në fshatrat e Vërrinit, Lumës dhe të Opojës. Ne 14 mars, fillon ripërtëritja e natyrës dhe si festë do ia shtonte atraktivitetin Prizrenit si qytet turistik”, u theksua me atë rast.veze

Në mbledhjen e Kuvendi Komunal të Prizrenit në  23 shkurt 2017, kur u mor vendimi, u lexua shkrimi i vitit 1911 i personalitetit të madh të kombit shqiptar, FAIK KONICA:

Ç’ËSHTË DITA E VERËS?

Botuar më 1911

Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.

Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

Në Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë, në një raportim nga Kosova në 14 mars 2012, para 5 viteve, shkruaja për idenë se, Elbasani mund të jetë shembull edhe për Prizrenin, për organizime edhe institucionale në festimet e Ditës së Verëzes.
“Kjo pyetje juaj është një ide e mirë për të ardhmen”, tha atëherë Urim Ukimeri, koordinator për kulturën në Komunën e Prizrenit, duke u përgjigjur në pyetjen time nëse ka ide a iniciativa që në qytetin më të madh jugor të Kosovës Dita e Verëzes të shënohet edhe me ndonjë organizim institucional, si në Elbasan.

Në foto arkivi të vitit 2010 shihet një fëmi në Opojë, ku në Ditën e Verëzes në borë me vezë të ngjyera është shkruar shkurtesa me shkronja të para të emrit në anglisht të Agjencisë kombetare-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – Albanian Telegraphic Agency – ATA, për të cilën prej çerek shekulli raportoj nga Kosova edhe për festimet e Ditës së Verëzes.

Ndërsa, para 21 viteve, në 18 mars 1996, në gazetën e përditshme “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar edhe në gazetën Rilindja në Tiranë, në 19 mars 1996, mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 marsit.

Donon të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrehinë”.

Në Opojën e njohur për dimrat me shumë dëborë e pranvera ca “të vonuara”, në prag të Ditës së Verëzes,  pasdite dhe në mbrëmje të rinjë, po edhe fëmijë, ngjiten bjeshëve, te krojet që nuk shterojnë kurrë, mbledhin bimë a lule, drunj e  shkurra dëllinje, dhe ndezin zjarre.

Vezët e ziera e të ngjyera, cakërrohen me njëra-tjetrën në garën cila është më e forta, ndërsa të spërkatura me ujin e krojeve hahen në bjeshkë dhe në shtëpi për shëndet e jetëgjatësi.

Në Ditën e Verëzes zgjimi është i hershëm dhe vazhdojnë ritet e festës, pjesë e së cilës janë edhe këngët e vallet, edhe gatimet e traditës me miell misri apo gruri, por që nuk janë ballokume Elbasani, edhe pse të ngjashme janë.

Në drekën e Ditës së Verëzes në tryeza-sofra shtrohet edhe mishi i qengjit, sipas traditës së këtyre anëve me blegëtori të zhvilluar.

Dita e Verëzes festohet nëpër familje, së bashku, si dhe me vizita te fqinjët e farefisi, me besimin se sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore. Ritet, përfshirë edhe lulet e bimët që vendosen mbi portat e shtëpive, ndërlidhen edhe me zgjimin e bimësisë, gjallimin,  kalimin nga dimri në pranverë. Dhe, është ditë e fillit të verës së re.

Afër Prizrenit dhe në kufi me Shqipërinë, në rajonin e Vërrinit, në festime në fshatin Zhur, më të madhin në Kosovë vezët e ziera herët i ngjyrosin fëmijët dhe bashkë me të rinjët dalin në zonat malore të afërta, ku mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e herëshme, luleborën.

Nënat zhurjane bëjnë gatimin tradicional, flinë, si dhe shumë gatime të tjera të veçanta për Ditën e Verëzës, që ështe edhe dita e vizitave të shumëta mes të të afërmëve dhe dhe familjarëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Dita e Veres, feste, ne Prizren, si në Elbasan

Kosova avancon hapësirat e të drejtave dhe lirive për bashkësitë fetare me ligji të ri

March 12, 2017 by dgreca

– Veseli: Nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe manipulohen-/

1 Veseli flet ok1 Myftiu Ternava1 Veseli flet

PRISHTINË, 12 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është në procedim ligji i ri për bashkësitë fetare në Kosovë, nëpërmjet të cilit do të avancohet hapësira e të drejtave dhe lirive të këtyre bashkësive, tha sot kryeparlamentari Kadri Veseli.Kryetari i Kuvendit në një konferencë shkencore të organizuar në Prishtinë, nga Bashkësia Islame e Kosovës, foli për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë, si një vlerë tashmë e brumosur te qytetarët e saj.Kryeparlamentari Veseli tha se fjala tolerancë është fjalë e varfër për ta përshkruar tërë begatinë e raporteve paqësore dhe mirëkuptuese që tradicionalisht janë zhvilluar në mes komuniteteve fetare brenda kombit tonë.Ai tha se kjo begati vlerash sot qëndron e normuar, jo vetëm në parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve tanë të të gjitha besimeve.“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pëgjithmonë vend i rrënjosur në vlerat e identitetit evropian. Ky është vizioni i palëkundur i shtetit tonë, i popullit tonë dhe komuniteteve tona fetare. Ne jemi komb shqiptar me vlera historike dhe rrënjë evropiane, por që jetojmë në disa shtete dhe kemi disa besime religjioze, për çka jemi krenarë pasi jemi shembull i tolerancës ndërfetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Ai shtoi se muslimanët e Kosovës, bashkë me të gjithë besimtarët e feve të tjera, janë njësoj meritorë për ndërtimin dhe jetësimin e këtij vizioni evropian të Republikës së Kosovës.“Jam thellësisht i bindur se institucionet e Kosovës, bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk do të lejojmë që të deformohet dhe të devijohet ky fakt dhe ky përcaktim shpirtëror dhe gjeostrategjik i Republikës së Kosovës. Ashtu sikurse baballarët tanë dje, sot ne, nuk do të lejojmë që besimi ynë në Zotin, të shkëputet nga dashuria dhe repsekti për njeriun, e të keqpërdoret për qëllime johumane apo nxitje të urrejtjes e mosdurimit mes njerëzve që kanë përkatësi të ndryshme fetare. Feja islame është shumë e rëndësishme, prandaj, të gjithë ne, së bashku, nuk do ta lëmë atë në duart e injorantëve, fanatikëve dhe abuzuesve kushdoqofshin ata. Ne nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe ëndërrat e të rinjëve tanë të manipulohen”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se Republika e Kosovës garanton standardet më të larta të mbrojtjes së lirive fetare.Në Kuvendin e Kosovës në axhendën e disa seancave ishte edhe votimi i Projektligjit përndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, por nuk mund të kalojnte  derisa vazhdon “ngrirja” e pjesëmarrjes në Kuvend e grupit parlamentar prej 11 deputetësh të Listës Serbe, pasi duhen edhe më shumë se gjysma e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë – së paku 11 nga gjithësej 20 në parlamantin me 120 anëtarë./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Ligj i ri, Lirite fetare, Veseli

Qeveria e Kosovës pranon në procedurë të rregullt nga Kuvendi Projektligjin për FSK

March 10, 2017 by dgreca

-E përcjell në tre ministri, për të marrë opinionet përkatëse/

1 Qeveria e Kosoves

PRISHTINË, 10 Mars 2017-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellur dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse.“Në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij Projektligji”, thekson njoftimi i sapodërguar sot.Në një komunikatë dje qeveria deklaronte se, “posa të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë sipas rregullores nga Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Financave, në mënyrë që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë mbështetje buxhetore”.“Projektligji është propozuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, si Komandant Suprem i FSK-së. Për propozimin e këtij Projektligji, kryeministri është njoftuar nga Presidenti më datë 5 mars, para se ai ta bënte publike këtë iniciativë në fjalimin e tij në Kazermën ‘Adem Jashari’, me rastin e Epopesë së UÇK-së”, theksonte komunikata.Qeveria e Republikës së Kosovës shprehej se, “është e përcaktuar që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj, në suaza të hapësirës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, FSK, Kuvendi, qeveria e Kosoves

Kuvendi i Kosovës, Rezolutë: Lirim pa kushte Ramush Haradinajt

March 9, 2017 by dgreca

Kuvend-Kosove-Rezoluta-per-Ramush-Haradinajn-9mars2017-Katërmbëdhjetë projektligje e një projekt-kod janë në axhendën 19 pikëshe të vazhdimit sot të seancës së Kuvendit të Kosovës, të nisur e të ndërprerë në 2 mars/Kuvendi-Kosove-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-11

PRISHTINË, 9 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës në fillim të seancës plenare sot diskutoi dhe miratoi një rezolutë të propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ne Francë , ku kërkohet që “lirimi i pakushte të ndodhë sa më shpejtë dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore” dhe që të “pezullohet dialogu me Serbinë deri në lirimin e tij”.

Seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me mëse një orë vonesë, ndërsa shkoi në pushim pas propozimit të rezolutës dhe qëndrimeve të shprehura në debat të grupeve parlamentare që u dakorduan për harmonizim të tekstit të rezolutës nga përfaqësuesit e tyre, që u mblodhën në takim. Pas pushimit, rezoluta u miratua me 78 vota pro, 1 kundër e asnjë abstenim.

Katrëmbëdhjetë projektligje e një projekt-kod janë në axhendën 19 pikëshe të vazhdimit sot të seancës së Kuvendit të Kosovës, të nisur e të ndërprerë në 2 mars.

Seaca që po vijon sot, në ditën e fillimit javën e kaluar u ndërpre ndërkohë që opozita kishte braktisur sallën plenare të seancës që vazhdonte edhe pas kërkesës së grupit parlamentar të AAK-së që të ndërpritet në shenjë pakënaqësie lidhur me vendimin e gjykatës në Francë që të shtyjë për më shumë se një muaj – deri në 6 prill vendimin në lidhje me rastin liderit të partisë, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili në 4 janar 2017 është ndaluar në Aeroportin e Baselit sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Grupi Parlamentar i AAK-së kishte njoftuar vendimin që ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës deri me datë 6 prill 2017 “të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përpshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt”.

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në 10 janar nuk ka arritur të miratojë rezolutë nga debati parlamentar në lidhje me mbajtjen në arrest të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, ku kërkohej lirimi i menjëhershëm.

Seanca ishte ftuar me nismën e partisë së liderit Haradinaj, Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, me nënshkrimet e 43 deputetëve, ndërsa pas debatit me replika e mospajtime,  u nxorën në votim dy projektrezoluta të propozuara dhe asnjëra nuk kaloi.

Në Kuvendin 120 anëtarësh, projektrezoluta e grupit parlamentar të opozitës, AAK-së, u votua nga 36 deputetë të pranishëm në seancë, prej të cilëve 28 ishin pro, 3 kundër dhe 5 abstenuan. Ndërsa projektrezoluta e propozuar nga dy partitë e maxhorancës, PDK-LDK, u votua nga 47 deputetë, nga të cilët 38 ishin pro, 6 kundër e 3 abstenuan.

Arrestimi në Francë është i dyti për kryetarin e AAK-së, Haradinaj, pas të parit në Slloveni, brenda dy viteve me të njëjtën aktakuzë.

Në 17 qershor 2015, Haradinaj u ndalua në Aeroportin e Lubjanës dhe u lirua më vonë, por duhej të qëndronte në Slloveni deri sa të përfundonin procedurat për verifikimin e urdhërarrestit.

Atëherë, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë të jashtëzakonshme një ditë pas arrestimit, në 18 qershor dhe miratoi rezolutën trepikëshe ku kërkohej që Haradinajt “pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthehet pasaporta diplomatike dhe t’i lejohet kthimi në Kosovë”, që “qeveria e Kosovës të kërkojë urgjentisht nga Brukseli pastrimin e menjëhershëm të listave, respektivisht të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia për ish-ushtarët e UÇK-së” si dhe “drejtimi i notës së protestës shtetit slloven nga institucionet e Kosovës”. Në debatin e djeshëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kishte deklarata sipas të cilave po të realizohej kërkesa e dytë e asaj rezolute nuk do ndodhte arrestimi në Francë i Haradinajt.

Para 12 vitesh, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës, Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, derisa ishte afër të mbushë 100 ditëshin e parë nga zgjedhja në 3 dhjetor 2004.

Nga Tribunali i Hagës Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, në 29 nëntor 2012. “Më në fund, pas shtatë viteve të gjata, dhe dy gjykimeve të gjata, kjo Gjykatë ka sjellur drejtësi për Ramush Haradinajn dhe për popullin e Kosovës”, theksonte deklarata e Ben Emmerson në emër të ekipit mbrojtës.

 

REZOLUTA E KUVENDIT TË KOSOVËS E MIRATUAR NË SEANCËN PLENARE TË 9 MARSIT 2017:

Lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë.

Lirimi pa kushte i ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, të ndodh sa ma shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore.

Të pezullohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë nga BE-ja, që ta detyron Serbinë për t’i anuluar të gjitha aktakuzat dhe fletë arrestete lëshuara nga Serbia, përmes Interpolit për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Qeveria dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës obligohen që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të informojë të gjitha instancat ndërkombëtare se, “…refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë”, dhe konform kësaj të kërkojë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, e Kuvendit te Kosoves, Lirim i Haradinajt, Rezolute

Kosovë-Shuhet shkrimtari Arif Demolli

March 6, 2017 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrat  Kujtim Shala e Arsim Bajrami ngushëlluan familjen Demolli/

1 demolli3

PRISHTINË, 6 Mars 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Shkrimtari Arif Demolli ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, i lindur në 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës, u njoftua sot.1 arif demolli

Në vendlindje mori mësimet e para, vazhdoi në Shkollën Normale dhe në Fakultetin Filozofik – gjuhë dhe letërsi shqiptare, në Prishtinë.  Punoi në arsim, në gazetën “Bota e Re” të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në Televizionin e Prishtinës, në revistat “Fjala” e “Pionieri” dhe në Ministrinë e Arsimit.Dy nga veprat, librat “Ballkonet e një qyteze” dhe “Pëllumbat e kujtimeve” i janë ribotuar edhe në Tiranë. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit, shkollorë.

Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin Pjetër Bogdani të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori Çmimin letrar Vehbi Kikaj.

Para një viti, në 15 shkurt, në ambientet e Ministrisë së Kulturës të qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, të vlerësuuar nga një juri profesionale, për shkrimtarin e mirënjohur Arif Demolli, në një ceremoni të veçantë me rastin e ndarjes së çmimeve letrare për veprat më të mira, aktivitet ky i organizuar në kuadër të axhendës zyrtare të manifestimeve për shënimin e 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me atë rast, laureati i shpërblimit më të rëndësishëm kosovar në letërsi, Arif Demolli, u shpreh se, “vetë edhe formulimi për vepër jetësore, pak më tingëllon si trishtueshëm, sikur erdh tek një pikë, sikur ka marrë fund gjithçka. Mirëpo unë besoj, kam dëshirë, dhe uroj të gjithë ata që e kanë fituar këtë çmim dhe do ta marrin, që kjo pikë të bëhet presje, dhe jeta të na vazhdoj dhe të krijojmë diçka të re”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi sot familjen Demolli. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit të shquar të Kosovës e mikut tim të dashur, Arif Demollit. Ndarja nga jeta e Arifit, është një humbje e madhe për familjen, për miqtë, për letërsinë shqipe dhe për shtetin e Kosovës”, shprehet kryeministri.

Mustafa vlerëson se, Arifi me veprën e tij letrare dhe veprimtarinë intelektuale dha kontribut shumë të madh për zhvillimin e krijimtarisë artistike e letrare, si dhe të jetës arsimore e edukative në Kosovë.

“Brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta përkujtojnë përherë jetën dhe veprën e Arif Demollit . Andaj, më lejoni që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe”, thekson në mesazhin e ngushëllimit kryeministri Mustafa.

Telegram ngushëllimi familjes Demolli i ka dërguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala,  duke u shprehur se, “Arif Demolli, me krijimtarinë e tij, ka dhënë shumë për artin letrar, duke punuar me devocion dhe duke kontribuuar në pasurimin e jetës intelektuale, arsimore e edukative për breza të tërë në Kosovë”.

Ndërsa, Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në telegramin e ngushëllimit thekson se, “Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Arif Demolli, Behlul Jashari, nderroi jete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 139
  • 140
  • 141
  • 142
  • 143
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT