• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Opozita paralajmëron protesta pas peticionit

September 21, 2015 by dgreca

-Peticioni, më shumë se 41 mijë nënshkrime në tre ditë/

-Për vazhdimin e seancëns së ndërprerë të Kuvendit, sot mblidhet Kryesia me kryetarët e grupeve parlamentare/

-Shtypi: A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?/

Nga Behlul Jashari PRISHTINË, 21 Shtator 2015/ Në Kosovë, sipas njoftimeve të opozitës, më shumë se 41 mijë nënshkrime në tre ditë kanë bërë qytetarët  që “po e shprehin masivisht vullnetin e tyre”, edhe sot në ditën e katërt, në peticionin e  organizuar me kërkesën që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.

“Pas peticionit, opozita në demonstrata masive”, “Protestat, pas peticionit”,  “Nënshkrimi i peticionit, parapërgatitje për protesta masive”, paralajmërohet sot në kryetitujt e gazetave në Kosovë.

“Opozita e bashkuar njëherë po vazhdon kundërshtimin nëpërmjet peticionit, ndërsa më pas do të shkohet me protesta të fuqishme”, citohet  lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  i cili, “vazhdon të këmbëngulë se dy marrëveshjet e fundit të qeverisë, njëra me Serbinë dhe tjetra me Malin e Zi, janë të dëmshme dhe duhet të parandalohen”.  Deputetja e  Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, citohet se “janë të vendosur ta detyrojnë kryeministrin të tërheqë firmën e tij nga marrëveshjet”.

Javën e kaluar, tre subjektet opozitare të Kosovës, LVV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh kanë protestuar në Kuvend dhe kanë bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor. Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare mblidhen sot në mesditë për “caktimin e datës për vazhdimin e seancës plenare”, e cila u ndërpre pasi opozita pamundësoi votimin për shtyrjen e kërkuar nga pozita të “raportimit të qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, i cili ishte në axhendë derisa mungonin raportuesit. Seanca udhëheqej nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, i grupit parlamentar të partisë në pushtet LDK,  i cili u “rrethua” dhe pengua nga deputetët opozitarë, që edhe u ulën në vendin e tij pasi dhe 10 minuta “pushim” dhe nuk ia liruan vendin e kryesimit  kur u rikthye.

Opozita, edhe në seancën e Kuvendit, edhe me një deklaratë të përbashkët, duke kundërshtuar “bosnjëzimin e Kosovës”, për një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të arritura në Bruksel, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror, shprehej me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Deklarata ka paralajmëruar “veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit” për  “t’i ndalur të gjitha dëmet që i vijnë Kosovës nga ky koalicion qeverisës, qofshin ato politike apo ekonomike” dhe se, “opozita e bashkuar është jashtëzakonisht e interesuar t’i fillojë bisedimet me akterë të tjerë të shoqërisë ku si qëllim do të kishte krijimin e frontit të përbashkët politik”.

“A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?”, është titulli i editorialit të botuar në faqen e parë të një gazete kosovare sot.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, opozita paralajmeron, Protesta

Kosovë-Opozita: Peticioni, afër 34 mijë nënshkrime në dy ditë

September 20, 2015 by dgreca

-Mustafa: Çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo/

-Ymeri: Qytetarët, më se të vetëdijshëm dhe të informuar/

PRISHTINË, 20 Shtator 2015/ Në Kosovë, peticioni i organizuar nga opozita, i nisur me firmat e liderëve të LVV-së, AAK-së e Nisma-s, po vazhdon të nënshkruhet sot në ditën e tretë.

“Gjatë dy ditëve të kaluara numri i nënshkrimeve ka arritur në afër 34 mijë”, bëhet e ditur nga subjekti më i madh opozitar kosovar, Lëvizja Vetëvendosje, sipas  së cilës, “qindra aktivistë anekënd Kosovës janë mobilizuar për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve”.

Peticioni kërkon që “qeveria e Republikës së Kosovës të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë  të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.

Për një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të arritura në Bruksel, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror, opozita kosovare shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Opozita këtë javë  ka bërë edhe një deklaratë të përbashkët kundër “bosnjëzimit të Kosovës” me marrëveshjet që ndajnë në vija etnike,  të enjten edhe ka protestuar në Kuvend dhe ka bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor, ndërsa  ka zhvilluar edhe “aksione simbolike” e paralajmëruar edhe protesta të tjera.

Deklarata ka paralajmëruar edhe se, “opozita e bashkuar është jashtëzakonisht e interesuar t’i filloj bisedimet me akterë të tjerë të shoqërisë ku si qëllim do të kishte krijimin e frontit të përbashkët politik”.

 MUSTAFA: ASOCIACIONI NUK DO NDODHTE  SIKUR TË MOS MBETEJ  I NDARË VERIU

Asociacioni nuk do të ndodhte sikur të arrinim t’i integrojmë me kohë serbët e Kosovës dhe sikur të mos mbetej e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë, shprehet sot kryeministri kosovar, Isa Mustafa, duke shtuar se tani kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë.

Kryeministri i Kosovës, Mustafa ka shkruar sot në ‘Facebook’:

“Sigurisht se ka shumë nga qytetarët, të cilët po nënshkruhen në peticionin e opozitës, e të cilët nuk e kanë lexuar “Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve”, të dt. 19.04.2013, “Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje”, nr. 04/L-199 të dt. 27 qershor 2013, por as dokumentin: “Asociacioni/Bashkësia i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-Parimet e Përgjithshme / Elementet kryesore”, nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel.

Qytetarët duhet të informohen çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, ndërkaq ishte prezent.

Unë i ftoj mediat që të publikojnë këto dokumente, në mënyrë që ato të jenë të njohura për qytetarët. Sepse është ironike, që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkë-organizojnë peticion e të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet Ligji.

Çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo. Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim ti integrojmë me kohë serbet e Kosovës dhe sikur, me fajin tonë, por edhe të disave nga bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tani, kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, ta shpallim pavarësinë dhe ta ndërtojmë shtetin e pavarur”, perfundon kryeministri i Kosovës, Mustafa.

YMERI: MARRËVESHJET ME SERBINË JANË TË DËMSHME PËR KOSOVËN, KËTË PO E PRANOJNË TË GJITHË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Visar Ymeri, është shprehur se “marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të dëmshme”, se “këtë po e pranojnë të gjithë”, edhe kryeministri i Kosovës, që i ka nënshkruar.

Lideri i subjektit më të madh politik opozitar kosovar, Ymeri, në ‘Facebook’ sot ka shkruar: “Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të dëmshme. Këtë po e pranojnë të gjithë. Paradoksalisht edhe Isa Mustafa, i cili me sjelljet e tij karshi këtyre marrëveshjeve qartazi po e dëshmon se e kupton fare mirë dëmin që ia ka sjellë vendit me këto marrëveshje. Përndryshe ç‘kuptim kanë këto bartje fajësie herë te spektri politik votues i marrëveshjes më 2013, herë te qytetarët që ai po i quan të padijshëm, e herë te bashkësia ndërkombëtare që e ka mundësuar okupimin e veriut nga Serbia. Po të kishin qenë të mira as Isa e as Hashimi me asnjë kusht nuk do të kishin lejuar që meritat për këto të ‘mira’ të shpërndahen gjithandej. Do të bënin çmos që t’i uzurponin ato siç e kanë zaptuar shtetin.

E kur një njeri me postin e kryeministrit nën vete, me vetëdije të plotë e dëmton vendin, atëherë kjo i bie që ose do të heq dorë nga posti, ose do ta drejtojë institucionin drejt heqjes dorë nga shteti. Isa po e bën të dytën. Gjithnjë me vetëdije.

Qytetarët nënshkrues të peticionit janë më se të vetëdijshëm dhe të informuar për rrugën që po ia jep Republikës dialogu në Bruksel, i materializuar në mënrrëveshje, dhe Isa Mustafa. Dhe nuk po e pranojnë këtë. Edhe këta me vetëdije të plotë po i vihen në mbrojtje Republikës, tash kur qartazi krerët institucionalë që e kanë këtë detyrë dhe obligim, janë vënë tërësisht në funksion të mbrojtjes së ‘Zajednicës’ së Serbisë në Kosovë.

Një proces i rrënimit dhe falimentimit të Republikës – pra publikes, kolektives, asaj që e kemi të përbashkët – nuk mund të jetë edhe demokratik. Ai kërkon domosdoshmërisht përjashtimin e qytetarëve. Ashtu siç po bën Isa, fillimisht duke i quajtur të padijshëm, të painformuar, thjeshtë injorantë, për t’i shpallur kështu të padenjë për të pasur zë në politik, deri në përjashtim të plotë nga vendimmarrja. Historia ka parë tepër shumë raste të tilla. Dhe secili prej tyre kanë përfunduar njëlloj – ‘kokëpalarët’ kanë fituar”, përfundon lideri i LVV-së, Ymeri./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: 34 mije nenshkrues, Behlul Jashari, Peticioni ne Kosove

Mustafa: Për Asociacionin është vendosur me Ligj në 27 qershor 2013, jo në 25 gusht 2015

September 19, 2015 by dgreca

Ne Foto: Prishtine 19 Shtator 2015- Kryeministri Isa Mustafa ne konference shtypi-fotografi nga Behlul Jashari/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Shtator 2015/ Do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që përfundimisht do të japë mendimin e saj për marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel, paralajmëron sot kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, derisa konsideron janë sipas ratifikimit me Ligj në Kuvendin e Republikës në vitin 2013 të Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje.

Në ‘Facebook’, kryeministri i Kosovës, Mustafa sot pasdite ka shkruar:

“Për arsye thjesht politike, opozita por edhe një pjesë e shoqërisë civile dëshiron të adresoj përgjegjësinë te unë si Kryeministër i vendit dhe te Qeveria, për Parimet e Përgjithshme për Asociacionin.
Ata dëshirojnë të shlyejnë nga kujtesa se Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 Qershor të vitit 2013 ka aprovuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje.
Prej 88 deputetëve sa kanë votuar, 84 kanë votuar për këtë Ligj, 3 kanë votuar kundër dhe një ka abstenuar. Ndër ata që kanë votuar për këtë Ligj kanë qenë edhe 15 deputetë të LDK-së, e cila atëherë ishte në opozitë, dhe 8 deputetë të AAK-së, e cila po ashtu ishte në opozitë.
Në pikën e parë të Marrëveshjes e cila është ratifikuar me Ligj me 2/3 e dyfishta të deputetëve thuhet: ‘Do të krijohet një Asociacion/Bashkësi e komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për çdo komunë tjetër nëse anëtarët janë në pajtim’. Në pikën 4 të kësaj Marrëveshje thuhet: ‘Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjin e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit. Asociacioni/Bashkësia do të ketë vështrim të plotë mbi fushat si zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, planifikimi urban dhe rural’. Janë edhe katër pika të tjera të cilat i destinohen Asociacionit në atë dokument. Prandaj, dua të nënvizoj se, për krijimin e Asociacionit është vendosur me Ligj më 27 Qershor të vitit 2013, jo më 25 gusht të vitit 2015.
Ata që sot kërkojnë të tërhiqet nënshkrimi , duhet ta dinë se deputetët e tyre e kanë dhënë votën për këtë Asociacion, me ratifikimin e Marrëveshjes së Parë me Ligj. Prandaj, ata që kërkojnë tërheqje të nënshkrimit, kërkojnë moszbatim të Ligjit për ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare. Dhe rrjedhimisht, të drejtën për të kërkuar moszbatim të Ligjit nuk e ka askush në këtë vend.
Unë ftoj opozitën për qasje konstruktive. Ligji vlen për të gjithë, për pozitën dhe opozitën, për qytetarët dhe për shoqërinë civile. Unë konsideroj se çdo gjë është bërë sipas Marrëveshjes së ratifikuar me Ligj, është bërë sipas ligjeve të Kosovës dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Por do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që përfundimisht do të japë mendimin e saj”, përfundon kryeministri Mustafa.

OPOZITA: PETICIONI KUNDËR “ZAJEDNICËS” EDHE SOT, NË DITËN E DYTË, PO NËNSHKRUHET NGA DHJETËRA MIJËRA QYTETARË

Ndërkohë, në Kosovë, peticioni i organizuar nga opozita po vazhdoi të nënshkruhet sot në ditën e dytë, i nisur dje me firmat e liderëve të LVV-së, AAK-së e Nisma-s.

 “17 mijë e 463 nënshkrime kundër ‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, u mblodhën vetëm gjatë ditës së parë të peticionit”, ka njoftuar subjekti më i madh opozitar ksovar, Lëvizja Vetëvendosje, sipas të cilit “dhjetëra mijëra qytetarë po e nënshkruajnë peticionin edhe sot në ditën e dytë”.

“Zajednica” është shprehje në gjuhën serbe, që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilën është nënshkruar marrëveshje me Serbinë, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror,  në Bruksel, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Ne qytetarët e Republikës së Kosovës të nënshkruar në këtë peticion, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”, thuhet mes tjerash në peticion.

Opozita kosovare këtë javë  ka bërë edhe një deklaratë të përbashkët kundër “bosnjëzimit të Kosovës”, ndërsa të enjten edhe ka protestuar në Kuvend dhe ka bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor me kërkesë që mos të shtyhet “raportimi i qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, i cili ishte në axhendë derisa mungonin raportuesit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Asociacioni, Behlul Jashari, Isa Mustafa, konference Shtypi

Kosovë- Peticioni kundër “Zajednicës” 17, 463 nënshkrime në 1 ditë

September 19, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 19 Shtator 2015/ Në Kosovë, peticioni i organizuar nga opozita po vazhdon të nënshkruhet sot në ditën e dytë, i nisur dje me firmat e liderëve të LVV-së, AAK-së e Nisma-s.

“17 mijë e 463 nënshkrime kundër ‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, u mblodhën vetëm gjatë ditës së parë të peticionit”, ka njoftuar subjekti më i madh opozitar ksovar, Lëvizja Vetëvendosje.“Zajednica” është shprehje në gjuhën serbe, që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilën është nënshkruar marrëveshje me Serbinë, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror,  në Bruksel, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Ne qytetarët e Republikës së Kosovës të nënshkruar në këtë peticion, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”, thuhet mes tjerash në peticion./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 17, 463 nenshkrime, Behlul Jashari, Peticioni, Zajednica

Italia e do Kosovën në BE

September 18, 2015 by dgreca

-Kosova me vlerat e saj, ishte, është dhe duhet të jetë pjesë e Evropës/-Përkushtim i qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Italinë/

Nga Behlul Jashari/.-PRISHTINË, 18 Shtator 2015/ Kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti, tha sot në Prishtinë se,  në Senatin italian Kosova gëzon përkrahje nga çdo përbërje e tij. “Ndërsa takimet e deritashme Senat-Kuvend i Kosovës, dëshmojnë se Italia e do Kosovën në BE”, shtoi ai në takim me kryetarin e Kuvendit kosovar, Kadri Veseli, ku  u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm Kosovë-Itali, me theks në procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe bashkëpunimin ekonomik.  “Senati italian dhe shteti ynë është në anën tuaj në procesin e integrimeve, është aleati juaj besnik në këtë rrugë, duke mos ndalur që bashkëpunimi të forcohet në të gjitha lëmenjtë. Italia e do Kosovën në BE”, theksoi senatori Chiti.

Kryetari Veseli e informoi senatorin Chiti se së shpejti formalisht do të konfirmohen krijimi i grupeve të miqësisë brenda Kuvendit të Kosovës dhe pritet intensifikim i bashkëpunimit.

Kryetari Veseli falënderoi senatorin Chiti, nëpërmjet tij edhe senatin e Republikës së Italisë që u gjend vazhdimisht pranë Kosovës dhe popullit të saj. Në takim u theksua nevoja e përmirësimit të informacionit në Bashkimin Evropian për Kosovën.

Ndërsa, për sa i takon investimeve,  Veseli tha se prania e Italisë në fushën e ekonomisë duhet të jetë më e dukshme, jo vetëm me banka, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme por edhe në binjakëzimin e qyteteve.

Kryetari Veseli tha se përvoja nga Senati italian në eurointegrime është e mirëseardhur.

“Kosova me vlerat e saj, ishte, është dhe duhet të jetë pjesë e Evropës. Ne kemi nevojë për integrim dhe prania jonë në Bashkimin Evropian do të jetë vlerë e shtuar për demokracinë e madhe evropiane. Është e padrejtë që rinia jonë të ketë kufizime, kur dihet rëndësia e lëvizjes së lirë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli.

Edhe Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës priti në takim delegacionin e senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropian.

 PËRKRAHJE E SENATIT DHE SHTETIT ITALIAN PËR KOSOVËN

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, të kryesuar nga senatori Vannino Chiti.

 Kryeministri Mustafa i informoi senatorët italianë për progresin në Kosovë, fokusimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, si dhe reformat në shumë sektorë me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

 Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi angazhimin e qeverisë Kosovës për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, duke theksuar rëndësinë e nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së dhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

 Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen që shteti italian po jep për Kosovën në proceset integruese dhe aspekte tjera zhvillimore.

 Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Italinë, në shumë fusha.

 Kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e senatit dhe shtetit italian për Kosovën.

 Gjithashtu, senatori Chiti shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe për mundësitë e investimeve italiane në Kosovë.

ÇELËS I STABILITETIT, INTEGRIMI I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE

Çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, tha sot ministri kosova i Integrimit, Bekim Çollaku,  në takim delegacionin e senatorëve italianë, të kryesuar nga Vannino Chiti, kryetar i Komisionit për Politika të BE-së në Senatin e Italisë.

Ministri Çollaku, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz me nënshkrimin e MSA-së dhe rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për rrugën integruese të Kosovës në BE e në veçanti për dy prioritetet kryesore të axhendës evropiane që lidhen me liberalizimin e vizave dhe MSA-në. Senatori Chiti ka përgëzuar ministrin Çollaku dhe qeverinë e Republikës se Kosovës për vendimet e fundit të guximshme dhe përgjegjshme, të cilat padyshim se forcojnë sovranitetin dhe perspektiven evropiane të vendit, thekson njoftimi i dërguar nga Ministria kosovare e Integrimit Evropian.

Po ashtu bashkëbiseduesit u dakorduan për nevojën e intensifikimit të komunikimit me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve direkte, bashkëpunimit kulturor dhe bashkëpunimit ekonomik në përgjithësi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Italia e do Kosovën në BE, Kryetari Veseli, Vannino Chiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 222
  • 223
  • 224
  • 225
  • 226
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT