• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Filmi “Babai”, propozimi i Kosovës për Oscars

September 10, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË,10 Shtator 2015/ Filmi “Babai” është zgjedhur  nga Komiteti selektues si propozimi i Kosovës për Filmin më të mirë të huaj në Oscars. “Babai”, filmi debutues me skenar dhe regji nga Visar Morina, i cili pati shumë suksese në Film Fest Munchen dhe në Karlovy Vary po vazhdon të shfaqet nëpër festivale të ndryshme. Filmi është koproduksin midis Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe Maqedonisë me producent Visar Krusha, Nicole Gerhard, Xenia Margot dhe Tomi Salkovski.

Komiteti i aprovuar nga Akademia Oscars, i përbërë nga Arben Bajraktaraj – kryesues, Blerta Zeqiri, Ilire Vinca, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Shkumbin Istrefi dhe Alban Muja, ka theksuar se, “filmi ‘Babai’ është vlerësuar për çasje domethënëse regjisoriale, identitet estetik, mishërim të personazheve nga aktorët dhe trajtim shumë autentik të tregimit”.

 “Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, ndërsa i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Ky është viti i dytë prej se Kosova ka fituar të drejtën të aplikojë me film për konsiderim në Oscars dhe së fundmi ‘Babai’ është edhe në garë për selektim në European Film Awards 2015. Vitin e kaluar propozimi i Kosovës për Oscars ka qenë filmi “Tri dritare dhe një varje” me regji nga Isa Qosja.

Në muajin korrik 2014 Academy of Motion Picture Arts and Sciences, që ndanë çmimet Oscar,  e ka njoftuar Qendrën Kinematografike të Kosovës se ka të drejtë të propozojë një film për konsiderim për çmimin në kategorinë e filmit të huaj. Ky njoftim erdhi pas aplikimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe pas përmbushjes së kritereve të akademisë dhe lobimit ndërkombëtar. Kosova, sikur edhe shtetet tjera, ka të drejtë të nominojë vetëm një film.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Filmi "Babai", propozimi i Kosovës për Oscars

Inva Mula, mbështetje betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO

September 8, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Shtator 2015/ MPJ kosovare bën të ditur sot se, sopranoja me famë botërore Inva Mula, e cila të shtunën qëndroi në Prishtinë me rastin e ditës ndërkombëtare të bamirësisë, në një shkrim për prestigjiozen “La Lettre Diplomatique”, angazhohet në mbështetje të betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO. E vendosur prej vitesh në Paris, ku edhe gjendet selia e UNESCO-s, zonja Mula-Ramadani u bën thirrje shteteve anëtare të pranojnë Kosovën në këtë organizëm kyç të Kombeve të Bashkuara. Inva Mula ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes. Në vijim ju sjellim të plotë shkrimin e zonjës Mula-Ramadani për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”.

“UNESCO T’UA HAPË DYERT NJERËZVE TË KOSOVËS”
Nga Inva Mula Ramadani
Asnjë art nuk është më kozmopolit se opera. Asnjë gjuhë nuk është më ndërkombëtare se ajo e muzikës. Një vepër operistike është kënaqësi për t’u parë dhe dëgjuar sepse shpërfaq humanitetin – e mendimit, shprehjes dhe sjelljeve.
Por përqafimi i kozmopolitizmit, i vlerave universale nuk është rastesi. Eshtë edukim. Eshtë orientim. Eshtë qëndrim.
Babai im ka lindur ne Gjakovë ( Kosovë), nëna ime në Izhvek të Rusisë, një pjesë e familjes time jeton ende në Kosovë. Unë jam shkolluar në Tiranë dhe kam filluar karierën artistike në Paris për ta zhvilluar atë në përmasa ndërkombëtare nga Prishtina në Tokio, Moskë, Londër, New York, Buenos Aires, Milano,Vjenë , San Paolo, Madrid, Pekin etj etj .
Kjo dinamikë më ka plazmuar ndjenjat së pari të europianizmit, mandej të universalizmit. Sot, ndjehem qytetare e botës. Tejkalimi i kufizimeve “tani” dhe “këtu”, janë parakushte për sukses. Suksesi është gjendje mendore përpara se të bëhet realitet faktik. Ai përjetohet së brendshmi, para se të manifestohet së jashtmi.
Kam kënduar në site të mbrojtura nga UNESCO dhe në evente të UNESCO-s. Në të parat kam ndjerë pakohshmërinë – objekte kulturore të ndërtuar nga paraardhës tanë dhjetra shekuj më herët, sot janë pasuri e mbarë njerëzimit. Kufinjtë kohorë kapërcehen natyrshëm dhe ngjarja mund të ndodhte kurdo si për të na ndërmendur për metafizikën e muzikës dhe kulturës. Në evente të UNESCO-s kam  marrë pjesë dhe shoh se si kjo organizatë zbut diferencat, përafron njerëzit, formëson koncepte, inicion aksione, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm dhe të emancipuar.
Ne jemi edhe produkt i rrethanave. E nisa me një rrëfim personal për të ardhur tek besimi im organik se një organizatë që promovon vlerat e kulturës, arsimit, bashkëpunimit, kërkimit shkencor si UNESCO do duhej të përfshinte në gjirin e saj vende dhe t’u ofronte mundësi të rinjve dhe të rejave të ndjehen qytetarë të botës dhe aksionit global për përmirësimin e vendeve te tyre dhe planetit tonë të përbashkët. Eshtë ora që UNESCO t-ua hapë dyert njerëzve të Kosovës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Behlul Jashari, Inva Mula, mbështetje Kosovës, per anetaresim ne UNESCO

Kaçanik: 2 Korriku e 7 Shtatori 1990, ditë historike të Kosovës

September 8, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ KAÇANIK, 7 Shtator 2015/ Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit 1990 ishin kundërpërgjigje ndaj agresionit kushtetues serb mbi Kosovën, përmes këtyre dy akteve u përgatitën kushtet juridike drejt pavarësisë, tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës kosovare, Kadri Veseli.Gjatë pasditës  dhe në mbremjen e sotme, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kaçanik, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, është shënuar 25 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Në manifestim ishin të pranishëm edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, kreu i Kuvendit në kohën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ilaz Ramajli, delegatë protagonistë të ngjarjes së 7 Shtatorit 1990, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë të shumtë.Kryeparlamentari Veseli vlerësoi rëndësinë historike të 7 Shtatorit 1990 dhe hapin guximtar të protagonistëve të kohës, të cilët në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme ndërmorën veprimin e duhur, si përgjigje të agresionit kushtetues të Serbisë.

Kryetari Veseli bëri një elaborim të zhvillimeve kryesore të viteve të ’90-ta, kur nacionalizmi agresiv serb po bëhej gati të përgjakte popujt e ish-Jugosllavisë, për ta bërë realitet ëndrrën e vjetër të Serbisë së Madhe, duke e goditur fillimisht Kosovën dhe duke e degraduar atë, nëpërmjet kthimit në gjendjen politike dhe juridike të para vitit 1974. Ndërsa Kosova dhe lëvizja jonë kombëtare, në anën tjetër, tha Veseli, synonin të kundërtën: avancimin e statusit të vitit 1974 në nivelin e barazisë me republikat tjera të federatës.Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutën e 7 shtatorit të po atij viti, kryetari Veseli i konsideroi momente të rëndësishme të rrjedhën historike të lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Kosovës, akte dhe përpjekje guximtare që Kosova të mos përmbysej në greminën e historisë, në harresën e botës dhe nënshtrimin pa shtegdalje.“Të dy këto akte politike shënonin kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit kushtetues që Serbia bëri ndaj Kosovës në vitin 1989. Por jo vetëm kaq. Ato ishin pjesë e rezistencës gjithëpërfshirëse e cila po zhvillohej në vitet ’90, në të gjitha nivelet e shoqërisë kosovare”, tha kreu i Kuvendit kosovar.

Ai vijoi se, përmes Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit u përgatitën kushtet juridike, që pas shpërbërjes finale të Jugosllavisë komuniste, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

“Dhe kështu ndodhi. Në kaosin e përgjakshëm që pasoi vdekjen e Jugosllavisë, Kosova e kishte të qartë rrugën që duhej të ndiqte dhe qëllimin që duhej të arrinte. Kthim pas nuk do të kishte. Pas viteve e rezistencës civile, erdhën ditët e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bota demokratike na mirëkuptoi dhe u rreshtua në anën tonë, në anën e kauzës së lirisë dhe drejtësisë”, theksoi kryetari Veseli, duke shtuar se ishte kjo luftë që bëri realitet misionin një shekullor të çlirimit të Kosovës dhe fillimin e një epoke të re, asaj të Kosovës së lirë e të pavarur, me kushtetutë të standardeve më të larta demokratike, për të gjithë qytetarët e saj pavarësisht dallimeve të tyre, të sigurtë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit brenda familjes së madhe të demokracive perëndimore.

Në kuadër të shënimit të jubileut të Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, po sot në Kaçanik u hap ekspozita me fotografi nga momente kulmore të miratimit të Kushtetutës dhe u zbulua pllaka përkujtimore, e cila i dedikohet kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Filed Under: Histori Tagged With: 2 Korrik, 7 shtatori, Behlul Jashari, Kacanik, Kadri Veseli

Kosovë- Himni i Nënës Terezë nga Inva Mula përmbyllë festën

September 6, 2015 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës do ta shpallë 5 Shtatorin e Nënës Terezë ditë të humanizmit dhe bamirësisë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Shtator 2015/ Festa e Nënë Terezës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është përmbyllur mbrëmë me koncert në Katedralen me emrin e shenjtëreshës shqiptare, ku në mesditë u zhvillua mesha solemne. Himni i Nënës Terezë performuar nga solistja e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, përmbylli festimet.

Në Koncertin e  Himnit të Nënë Terezës me vepra muzikore të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe botërorë dhe recitime të aktorëve të shquar ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi, veprimtari dhe simboli i rezistencës kosovare Adem Demaçi, deputetë dhe shumë personalitete tjera të jetës politike, kulturore e fetare.

 Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndërsa kryetari i Kuvendit, Veseli, në një fjalë rasti vlerësoi kontributin dhe shërbimin që Nënë Tereza i bëri atdheut, nëpërmjet misionit të saj fisnik të bamirësisë e të përkujdesjes njerëzore, duke u bërë kështu vlerë krenarie për shqiptarët në të gjitha anët e globit.  
Kreu i Kuvendit kosovar tha se tre vite më parë, kur OKB-ja vendosi që duhej të kishte një datë dhe një emër që do të simbolizonte përkushtimin global për bamirësi dhe humanizëm, askush nuk kishte dilema se cila do të ishte kjo datë dhe se cili do të ishte ky emër.
“E lindur dhe e rritur në një kohë të trazuar, vasha e ndrojtur e bojaxhinjve të Prizrenit, në një ditë gushti të vitit 1928, shumë afër nga këtu, në Letnicën e Vitisë, mori vendimin jetësor për t’u nisur në rrugën e madhe të bamirësisë dhe humanizmit…Shpirtin e kësaj toke e mori me vete, për ta kthyer në një lëvizje botërore të bamirësisë, solidaritetit, paqes dhe dashurisë njerëzore”, tha kryetari Veseli, duke theksuar se Nënë Tereza, me veprën e saj jetësore i tregoi gjithë botës se vinte nga një popull i vogël, por me zemër të madhe, duke i bërë kështu një dhuratë të çmuar atdheut të saj.
“Sonte jemi mbledhur këtu në këtë tempull të respektuar të zotit, që së bashku të dëgjojmë tingujt e himnit të saj. Nga këtu, nga toka e saj, nga Prishtina, këta tinguj do të dëgjohen në të gjithë botën, për të dhënë përsëri mesazhin për të cilin veproi gjithë jetën e saj, bija jonë e madhe, Nënë Tereza. Mesazhin e paqes që triumfon mbi urrejtjen dhe shkatërrimin, mesazhin e solidaritetit që triumfon mbi indiferencën dhe mospërfilljen, mesazhin e dashurisë njerëzore që triumfon mbi dhunën, mesazhin se jeta jonë merr kuptim vetëm duke punuar me besimin se gjithmonë është e mundur një botë më e mirë, më e drejtë dhe më paqësore. Urime e gëzuar të gjithë Himni i të Shenjtës Nënë Tereza”, u shpreh Veseli.
Kryeparlamentari kosovar tha se Kuvendi i Kosovës e konsideron Nënën Terezë të shenjtë, sepse ajo e tillë ka qenë gjatë gjithë jetës së saj. Ai shprehu besimin se Kuvendi shumë shpejt do ta shpallë 5 Shtatorin e Nënës Terezë ditë të humanizmit dhe bamirësisë.
Në  Katedrale, në meshën e Festës të së Lumes Nënë Tereza, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshëv i Kosovës, gjatë predikimit/homelisë  u shpreh se, “gjithë jeta e saj ka qenë një Himn dashurie për Zotin dhe një  altar sakrifice për vëllain e motrën njeri”. 
“Ja se çfarë bëri Zoti për ne: Gjithë dashurinë që njerëzit tanë e kanë mohuar në histori, Zoti e ka vu në zemrën e Gonxhes. Dhe kjo dashuri e derdhur në një zemër bujare, të një vajze Shqiptare, e ka mahnitë gjithë njerëzimin. Fryti i kësaj dashurie ka shëruar plagë, të trupit e të shpirtit, të shumë njerëzve mbi tokë. Kësaj bije të popullit tonë, kësaj Nëne të njerëzimit dhe këtij engjëlli të qiellit, ne i kemi ngritë këtë Katedrale”, theksoi Ipeshkëvi i Kosovës, Imzot Gjergji.
Në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë, gjatë manifestimit treditësh Ditët e Nënës Tereze këtë vit  është hapur ekspozita e fotografive dëshmi kohe gjatë çerek shekulli – 25 vjetëve të Shoqatës Humanitare Bëmirëse të Kosovës Nëna Terezë, e cila u themelua edhe si pjesë e rezistencës përballë pushtimit e dhunës dhe e lëvizjes gjithëpopullore për liri e pavarësi.
Katedralja Nëna Terezë, si në meshë ashtu edhe në koncert, ishte e mbushur përplot qytetarë të komuniteteve e besimeve të ndryshme, si dhe pjesëtarë të misioneve diplomatike, pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
 Në qytetin jugor kosovar të Kaçanikut është mbajtur pardje Manifestimi Nënë Tereza – Simbol i Dashurisë dhe Bamirësisë, ku morën pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të ftuar të tjerë dhe qytetarë të shumtë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, festa, Himni i Nenes Tereze, Inva Mula

Kosova vend i zhvilluar, obligim dhe detyrë

September 5, 2015 by dgreca

-Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e festivalit të vjeljes së rrushit “Hardhfest” në Rahovec/
Nga Behlul Jashari/ RAHOVEC, 5 Shtator 2015/ Kosova vend i zhvilluar është obligim dhe detyrë jona, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e festivalit të vjeljes së rrushit “Hardhfest” që u mbajt në Rahovec.
“Kjo është festa më e rëndësishme e stinës, që dëshmon një traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit të kësaj toke kaq të vlefshme të shtetit tone”, u shpreh ajo.
Presidentja Jahjaga vizitoi edhe fshatin Krushë e Madhe dhe Kooperativën Bujqësore Krusha, në kuadër të promovimit të produkteve vendore.
“Sot nuk është koha për të zgjedhur nëse duam ta bëjmë Kosovën vend të zhvilluar. Ky është obligim dhe detyrë jona! Prandaj zgjedhjet që mund të bëjmë sot janë zgjedhjet për investime në bujqësi, në një vend që jeton nga toka e tij, dhe në veçanti në vreshtari, në një vend që siguron jetesën nga ajo”, u shpreh Jahjaga.
Kosova, vijoi ajo, ka pasuri të mëdha natyrore dhe ajo mund të shndërrohet në një forcë rajonale në fushën e bujqësisë.
“Toka e Kosovës mund të shndërrohet në prodhuesen më të madhe në rajon të prodhimeve të ndryshme bujqësore dhe ne duhet ta garantojmë këtë për aq sa duhet të sigurojmë cilësinë e produkteve tona duke trasuar rrugën e pranisë së tyre jo vëtën në tregjet rajonale, por edhe në tregjet botërore”, tha Jahjaga.
Në këtë ceremoni tradicionale, të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve të Rahovecit, Afrim Sharku si dhe zyrtarë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
“Vjelja e rrushit nuk është vetëm një festë e zakonshme dhe as edhe vetëm një shënim i një tradite të kësaj ane, por fillim i një viti të mbarë për familjet tuaja dhe përgjithësisht për shtetin tonë dhe shoqërinë tone”, u shpreh Presidentja e Kosovës sot në Rahovec.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosova vend i zhvilluar, obligim dhe detyrë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 225
  • 226
  • 227
  • 228
  • 229
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT