Beogradi kërcënon me ndërprerje të dialogut pas arrestimit të pesë serbëve në Kosovë/
Pesë pjesëtarë të komunitetit serb janë burgosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin këtë Forcë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka burgosur pesë persona për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar, siç ka thënë ai, kërcënimet që po dyshohen se po bëhen ndaj familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për këto kërcënime.
“Sot, institucionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë kanë përmbushur detyrën e tyre, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit”.
“Tentimet e vazhdueshme të politikës serbe për ta penguar dhe dëmtuar në çdo hap integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës janë në kundërshtim me parimet e fqinjësisë së mirë, interesave të qytetarëve serbë në Kosovë, vlerave evropiane dhe aspiratave për integrimin në BE”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
Kadri Veseli, Kryeparlamentari i kosoves e komentoi ngjarjen ne Facebook:
Kërcënimi i familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, është i papranueshëm.
Dënojmë të gjitha aktet që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe cenimin e jetës së qytetarëve tanë. Dhe sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, se ne do t’i mbrojmë ata.
Sot, institucionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë kanë përmbushur detyrën e tyre, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit….