Nju Jork, Protesta për Diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi
“Të përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”
Nga Beqir SINA/
OKB- NJU JORK : Disa dhjetëra shqiptar – nga Detroiti, dhe zona e Tri-Shteshit, u mblodhën së bashku për të protestuar kundra diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Kjo protestë u organizua nga shoqata “Malësia e Madhe” në Detroit me përkrahjen nga Nju Jorku të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dhe disa shoqata dhe aktivistë të diasporës shqiptare në SHBA.
Protesta u mbajt me rastin e paraqitjes së delegacionit Malazez, në takimet vjetore që zhvillohen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në kuadrin e Sesionit të 70-të, të Asamblese së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkauar.
Shkas për këtë protestë është marr nga Raporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, i cili konfirmoi atë se Shqiptarët, po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtimin e pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar të rëndit të dytë në shtetin e Malit të Zi .
Protesta nisi në rrugën përball Konsullatës së Mali të Zi, duke filluar nga ora 11 e paradites dhe vazhdojë duke hedhur parrualla dhe sllogane kundra diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Në ora 13:00 – në mesdrekë protestuesit kan marrshuar duke mbajtur parrullat dhe flamujt e Shqipërisë dhe flamurin Amerikan, për t’ju drejtuar sheshit Dag Hammarskjold Plaza përballë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së, në Nju Jork.
Protestën e moderojë ish deputeti shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi zoti Xheladinë Zeneli, ndërsa kan folur kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, Kryetari i shoqatës, “Malësia e Madhe, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar Leke Leci (Gjonaj), sekretari i saj zoti Luigj Gjokaj, ish kryetari i shoqatës Palvë & Guci , zoti Esad Gjonbalaj, dhe të there.
Zoti Xheladinë Zeneli – lexoi kërkesat drejtuar institucioneve përkatëse për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtat e Njeriut, pranë Kombeve të Bashkuara, ambasadave të SHBA, dhe disa vendeve Europiane.
Zoti Zeneli – duke faleminderuar shoqatën “Malësia e Madhe” nga Detroiti, për këtë inisiativë që ia vlen për t’u lavdëruar, tha se :”Ne jemi mbledhur sot këtu kundra politikës diskriminuese që Malin e Zi, ndjek ndaj vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje. Ky pushtet, tha ai është shovinist, mbasi gati çdo ditë ata po keqëtrajton popullin shqiptarë atje, diskrimonojnë atë dhe e trajtojnë si popull të dorës së dytë dhe në mos më keq “.
Më tej ai tha se Shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të krahasohen me popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet sepse janë popull i veçantë,jo vetëm për nga gjuha, kultura,tradita dhe historia e tyre, por edhe për nga autoktonia e tyre. Si pjesë e ndarë e një populli më të lashtë në Ballkan, ata gjinden në trojet e veta styrgjyshore me mijëra vjet.Sllavët kur erdhën në këtë pjesë të Ballkanit zaptuan dhe okupuan territoret e tyre të cilat veçse ishin të banuara me shqiptarë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, para selisë së cilës, që ne jemi mbledhur sot, tha Zeneli, ka aprovuar një Deklaratë për të Drejtat e Popujve Autokton me qëlllim që t’i udhëzojë shtetet-anëtare lidhur me politikën e tyre shtetrore në raport me të drejtat kolektive të popujve vendas apo autokton.Deklarata, nënvizojë ai, sqaron të drejtat individuale dhe kolektive si dhe të drejtat e tyre kulturore, identitetin,gjuhën, punësimin,shëndetin, edukimin dhe çështjet e tjera. Deklarata e” ndalon diskriminimin kundër popujve autokton.
“Pra, theksojë z. Xheladin Zeneli, shqiptarët në Mal të Zi, përfshihen në këtë kategori sepse janë popull që,sipas Deklaratës së Popujve Autokton,do të duhej të kenë të drejta të veçanta të bazuara në lidhjet e tyre historike me një territor të caktuar ,pra me trevat e tyre etnike në Mal të Zi dhe me veçori kulturo-historike që i dallon ata nga popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet.
Gjithashtu, shqiptarët janë të pambrojtur ndaj margjinalizimit të tyre sepse ligjet egzistuese në Mal të Zi ,ne vend që t’i mbrojnë të drejtat e tyre si popull autokton,përkundrazi këto ligje dhe institucione diskriminojnë ndaj tyre”.
“Kemi ardhur këtu sot që të ngrisim zërin edhe një herë, për padrejtësitë që vazhdojnë t’ju bëhen vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje” u shpreh Kryetari i shoqatës, “Malësia e Madhe, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar Leke Leci (Gjonaj).
Dhe shtojë, se, Shoqata “Malësia e Madhe” po i bënë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë të Amerikës që t’iu bashkëngjitën, dhe të përkrahin këtë protestë , mesazhi i së cilës është : “Le ti përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”, tha kryetari i shoqatës zoti Lekë Leci (Gjonaj).
Veprimtari i dalluar nga Detroiti, zoti Luigj Gjokaj, mbasi foli për rëndësin e madhe që ka në këto momente, kjo protestë para Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku janë syt e gjithë botës, këto ditë, në këtë vend ku shqiptarët, kan protestuar me dekada, e quajti protestën një zë të fuqishëm për t’i thënë botës, se pushteti malazezë – po i diskrominon dhe keqtrajton shqiptarët,.
“Porse, shqiptarët e Amerikës, tha Gjokaj, nuk do të ndalen dhe do të protestojnë si kan protestuar gjithmonë, deri sa të realizohen të drejtat e tyre, shqiptarët të jenë të barabart dhe faktor nën Mal të Zi. Kjo protestë nuk është “fundi” por është fillimi i ngritjes së zërit tonë, në Nju Jork dhe Uashington”
Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të VATRA, unë bashkohem me ju sot me anëtarët e tjerë, për të bashkuar zërat tanë në një protestë të përbashkët kundër shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Mal të Zi, tha në fillim të fjalës së tij, kreu i vatranëve Buçaj. .
“Sot është një rast të përshtatshëm për të ngritur zërin përsëri, tha Buçaj, ndërsa, kryeministri Gjukanoviç merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtu në Nju Jork.Dhe shtoi ai se është të ardhur keq, se një çerek shekulli pas rënies së komunizmit, ka ende një nevojë për protesta si kjo, për të mbështetur të drejtat e njeriut, sepse, qeveria e Malit të Zi vazhdon të mohojë qytetarëve të saj shqiptarë, të drejtat e tyre. Aqsa qeveria e zotit Gjukanovic vazhdon të mohojë të shqiptarëve, ashtu si në kohën e diktaturës komuniste, sundimit serb mbi shqiptarët”
“Pozita e shqiptarëve nën Malin e Zi, është jashtëzakonisht e rëndë, çka e obligon çdo njerin prej nesh të dalë sot e të protestojë kundra diskriminimit të Shqiptarëve, në Mal të Zi” tha në fjalën e tij Esad Gjonbalaj, ish kryetari i shoqatës Palvë & Guci në Nju Jork.
Xheladinë Zeneli : Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë , eshtë imperative që të gjithë ne t’jemi unik, të bashkuar rreth disa kërkesave kryesore të shqiptarëve nën Mal të Zi:
1 – Kërkojmë që flamuri kombëtar shqiptar të mos konsiderohet si ” flamur i një shteti tjetër” por si simboli i tyre kombëtar. Shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e ndarë e një populli i cili ka një gjak, një gjuhë ,një histori dhe NJË FLAMUR : flamurin kuq e zi me shqiponjën dykranare. Po ky flamur, është dhe do të jetë simboli i tyre i identifikimit kombëtar pa marrë parasysh se ata janë të ndarë me kufij artificial nga shteti i tyre amë. Gjithashtu, përdorimi i lirë i flamurit nuk duhet kufizuar me ligj sepse një e drejtë e kufizuar,është një e drejtë e mohuar .
2 – Kërkojmë të drejtën e plotë për vetëqeverisjen lokale të Komunës së Tuzit -Malësisë. Jemi ngopur me ofertat ofenduese dhe nënçmuese të Podgoricës kur është në pyetje statusi i Komunës së Tuzit, duke filluar me ate që quhet ” Komunë urbane”, ” Referendum konsulltativ”, ” Komunë e kryeqytetit”, ” Komunë me statut të veçantë” dhe shpikje tjera terminologjike me të cilat arsyetohet mohimi i statutit të barabartë të Komunës së Tuzit. Ne nuk pranojmë ate çka n’a ofrohet por ajo çka n’a takon !
Banorët e Malësisë kërkojnë që të trajtohen në mënyrë të barabartë,ashtu si edhe popujt e tjerë në Mal të Zi dhe kërkesa e tyre është në përputhje me të gjitha ligjet,kartat dhe konventat ndërkombëtare për vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin e pushtetit qendror.
3 – Komuna e Ulqinit duhet të gëzoi kompetenca më të mëdha në nivel të vetëqerisjes lokale,posaçërisht në menaxhimin e resurseve të veta ekonomiko- turistike në territorin e vet;
4 – Kraja si vendbanim shqiptar do të duhej të jetë njësi administrative e Komunës së Ulqinit dhe jo e Tivarit;
5 – Përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në organet e administratës shtetërore .
Shqiptarët sot janë të përfaqësusar në organet shtetërore me rreth 1.2% edhe përkundër faktit se ata përbëjnë rreth 5% të poppullsisë së Malit të Zi. ( sipas statistikave zyrtare).Kurse malazezet, të cilët përbëjnë rreth 45% të popullsisë, përfaqësohen në organet e tyre shtetërore me rreth 80%.
6 – Këkojmë që vendbanimet shqiptare të mos kthehen në deponi të hedhurinave si rasti i Jerinës ,mbi fshatin Martinaj;
7 – Emërimi i drejtorëve të shkollave apo i kuadrave tjerë udhëheqës shqiptar në mjediset ku shqiptarët përbëjnë shumicën , të bëhet në baza të aftësive profesionale dhe jo nga bazat e lojalizmit partiak apo në baza të përkatësisë nacionale sllavo-malazeze.Pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese tē shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vetēdije tē lartē kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerēzit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirē dhe më lehtë politikēn e vet tē sllavizimit tē plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor nē trevat me popullsi shqiptare.
Ndryshimi i programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe harmonizimi i tyre me tekstet shkollore të Shqipërisë dhe Kosovës .Abetarja mbarëkombëtare të mos jetë si libër plotësues apo opcional,por të jetë mësimi i saj të jetë i obliguar për nxënësit shqiptar të shkollave fillore. Të hapet fakulteti apo ndonjë institucion tjetër i lartë publik në gjuhën shqipe në Ulqin apo Tuz;
8 – Të ndalet procesi i asimilimit, sllavizimit dhe i ç’kombëtarizimit të trevave me popuulsi shqiptare ;
9 – Të ndalet uzurpimi i pronave të shqiptarëve nga ana e qeverisë malazeze
10 – Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të mos të aprovojë demarkacionin e kufirit të Malit të Zi me Kosovën dhe të anulojë marrëvshjen e arritur në Bruksel në fund të muajit gusht të këtij viti.
Nëse duhet të bëhet demarkacioni i ri i kufijëve, ky demarkacion duhet të bëhet sipas kufijëve të para vitit 1878 , më saktësisht sipas kufijvë të vitit 1859 dhe jo sipas vitit 1913, atëherë kur Mali i Zi veçse kishte aneksuar dhe grabitur pjesë të kosiderueshme të territorit shqiptar
11. Dhe më në fund por jo më pak e rëndësishme, kemi një kërkesë nga Shqipëria : Kërkojmë nga shteti ynë amë që të invokohet neni 8 i Kushtetutës së saj i cili thotë : ” Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijëve të saj”.
Artisti Alban Muja nga Kosova prezantohet në Albanian Institute New York
Tony’s nëntë djemtë të Kosovës, të quajtur Tony apo TonyBlair, të veshur si Toni Bler, real. Instituti Shqiptar në Nju Jork, ka “ballafaquar” artistin nga Kosova Alban Muja në bisedë me kuratorin e njohur njujorkez Colin Huerter/Nga Beqir SINA – GRAMERCY PARK NYC : Artisti nga Kosova – Alban Muja – ka bërë mbrëm një prezantim publik, në Albanian Institute New York, i cili është një institucion për artin bashkëkohor dhe promovonë artin dhe marredhenie kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kjo, veprimtari e bukur artistike, është mbajtur mbrëm në “The Players” në NYC, një klub i artit dhe teatrit shekspirian i themeluar më 1888.
Në këtë veprimtari morën pjes një grup artistësh, nga Shqipëria, – Kosova, dhe nga të gjitha trojet, së bashku me kolegët e tyre artistë amerikan.
Veprimtaria u zhvillua në kuadër, të një projekti i organizuar nga Dino Korca, drejtor i Albanian Institute dhe njekohesisht president i Rrjetit të Instituteve Kombëtare të Kulturës së Bashkimit Evropian ne Nju Jork (EUNIC), gjithashtu, i shoqeruar me shfaqjen e videove dhe filmave, të realizuar në një prej mediumeve artistike, me të cilat Alban Muja punon.
I lindur në Mitrovicë, Muja, emër i njohur për gjetjet e tij artistike, në lëmin e asaj që thirret “Free Your Mind”, konsiderohet, tani për tani, si një prej artistëve më aktivë në Kosovë. Paraqitja, e tij mbrëm, në Nju Jork, në formën e një bashkëbisedimi “Artist Talk”, në Albanian Institute, ku ai ka folur rreth 45 minuta – rreth krijimtarisë së tij mbi disa prej punëve personale të cilat kan hapur debat social, edhe për skenën e artit dhe tranzacionin ne shoqërinë kosovare, ka zgjuar kërshirnë edhe të artistëve amerikan e shqiptar në Nju Jork.
Artisti nga Kosova , Muja – me këtë rast ka ndar me publikun e Nju Jorkut kompleksitetet e jetës moderne, zhvillimet sociale, ekonomike, e politike ne Kosove dhe rajon, siç tha ai.
Muja në këtë veprimtari ishte përballë kuratorit të njohur njujorkez Colin Huerter, i cili është një ekspert kuratorial nga Nju Jorku, aktualisht drejtor në RH Contemporary Art Gallery në Chelsea.
Në, “IBM” e tij, thuhet se Muja, është një artist vizual dhe regjisor i cili ka punuar nëpër mediumet dhe dimensionet, në mënyrë për të shqyrtuar dhe, shpesh, më tej ai shtjellon kompleksitetet sociale, kulturore, politike, ekonomike, dhe të jetës së përditshëm e moderne. I frymëzuar shpesh nga zbulimet e papritura në jetën e tij të përditshme, dhe i ndikuar nga proceset transformuese në rajon – dhe më gjerë përreth, tij, ai heton histori, dhe tema socio-politike dhe i lidh ato në pozicionin e tij në Kosovë sot.
“Pozita ime artistike tha Muja është në një mënyrë shumë të veçantë pasi ajo reflekton dhe komentet për shoqërinë bashkëkohore dhe mundimet e njerëzve brenda një konteksti gjeo-politike, pasqyruar nëpërmjet këtij arti real. Në punën time tha ai janë përshkuar me hidhërimin e sistemit gjeopolitike, anet sociale dhe artistike, gjera të tilla për të komunikuar me akte artistike individuale – disa ironike, disa intime por gjithmonë kritik.”Artisti koosovar në këtë paraqitje interesante, mori si shembull, duke e ilustruar atë edhe me videon me një nga krijimeve të tij, më të pikasura – të titulluar Tony’s, ku në begraudin duket një fotografi e nëntë djemve të Kosovës, të quajtur Tony apo TonyBlair, të veshur si Toni Bler, real.
“Të gjithë të nëntë djemt, tha Muja, kanë lindur në vitin 1999, viti kur vendi i tyre fitoi lirinë e saj, e cila ka shumë atribute nga ish Kryeministri i Anglisë për atë çka bëri për të ndihmuar Kosovën në lirinë e saj- çlirimin e Kosovës, për të pasur identitetin e vet kombëtar. Kjo pjesë ka pesh, tha ai mbi historinë e Kosovës para dhe mbas vitit 1999, por edhe të reflektojë mbi historinë e saj të re duke u bërë duke futur emra jo-shqiptare të identitetit të tyre kombëtar”.
Dino Korca, drejtor i Albanian Institute dhe njekohesisht president i Rrjetit te Instituteve Kombëtare të Kulturës së Bashkimit Evropian ne Nju Jork (EUNIC), sqaron se Instituti Shqiptar është një organizatë jo-fitimprurëse artit bashkëkohor institucion e vendosur në New York City. “Ne mbështesim artet nëpër disiplina, të sigurojmë një forum për shkëmbimin kulturor dhe dialogut, dhe të krijojmë mundësitë e arsimimit në SHBA dhe më gjerë”.“The Players” në NYC, është një rezidencë i stilit Gothic Revival- në lagjen Gramercy Park, e ndërtuar në vitin 1888, kur Edwin Booth, aktori më i madh amerikan i kohës së tij, ka blerë një rezidencë antike shekspiriane dhe të për të transformuar atë në një klub të caktuar “për promovimin e marrëdhënieve sociale mes anëtarëve të profesionit dramatike, letërsi , pikturë, skulpturë dhe muzikë, si dhe klientët e artit. Duke fillluar nga Mark Twain deri tek Jimmy Fallon, ku tradita e këtij portreti në qytetin e New Yorkt, ka qenë i gjallë dhe ndër më të vizituarit për 125 vjet.Veprimtaria artistike e cila u konceptua në formën e një bashkëbisedimi “Artist Talk”, në Albanian Institute, ka përfshirë një bisedë interaktive me artistin, shfaqjen e filmit, segmente të pytejeve e përgjigjeve, e ndjekur nga një kotejl.
MUJA004.JPGAlbanMuja049.jpg
AlbanMuja050.jpg
AlbanMuja052.jpgPreview attachment AlbanMuja054.jpg
AlbanMuja054.jpgPreview attachment AlbanMuja055.jpg
AlbanMuja055.jpgPreview attachment AlbanMuja059.jpg
AlbanMuja059.jpgPreview attachment AlbanMuja060.jpg
AlbanMuja060.jpgPreview attachment AlbanMuja066.jpg
AlbanMuja066.jpgPreview attachment AlbanMuja069.jpg
AlbanMuja069.jpgPreview attachment AlbanMuja071.jpg
AlbanMuja071.jpg
MUJA005.JPGMUJA008.JPG
Richard Lukaj, në fushat për Hillary Clinton
Hillary Klinton, tha zoti Lukaj, u zotua se puna e nisur prej saj dhe Presidentit Clinton, nuk është përfunduar në Ballkan – dhe se ajo do të punojë për të çuar më përpara arritjet e deritanishme – në këtë rajon i cili ka kaluar luftra të mëdha/
Nga Beqir SINA – New York/
GREENWICH CT : Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila është kandidatura e serioze për zgjedhjet presidenciale 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga partia Demokrate, është duke zhvilluar një fushat të “fort” , për ngritjen e fondeve – fundraisers.Clinton shfaqet dy herë në këtë fushat në mesin e përkrahjes së shqiptarve të Amerikës.Mbas mbrëmjes e të mërkurës së kaluar, në “Shtëpinë e Bardhë” në Staten Island, shtëpinë e zotit Sal Rusit (Staten Island, New York), biznesmenit, filantropistit dhe aktivistit të njohur shqiptaro-amerikan, ka qenëfinancieri i dalluar shqiptaro amerikan – zoti Richard Lukaj, filantropist dhe biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, në SHBA, me origjinë nga Ulqini i cili ka marrë pjesë së bashku me një grup shqiptarësh, në fushatën për ngritjen e fondeve – fundraisers për Hillary Clinton.Udhëtimi rreth 75-milje nga Staten Island, New York, për në Greenwich – Connecticut, janë për përpjekjen e saj në fushatën presidenciale 2016 për në Shtëpinë e Bardhë, shkruan shtypi amerikan.
Hillary Clinton – në këtë mbrëmje, ku bileta kushtonte 2700 dollarë mbajti edhe një fjalim elektoral në njërin prej mjediseve të shtëpisë romantike, të premten në mbrëmje, për të mbledhur para për fushatën e saj “Hillary for America” në qytetin më të pasur të shtetit Connecticut-it, Greenwich.
“Sonte, ishte një mbrëmje shumë e veçantë” tha zoti Lukaj, për gazetën tonë pas këtij takimi për mbledhjen e fondeve – mbajtur mbrëmë në lagjen e njohur të pasnikëve – Greenwich – në Kenektiket (Connecticut), ku ai ka edhe shtëpinë e tij dhe ushtron biznesin e tij.Në këtë takim ku morën pjesë edhe veprimtar të tjerë, përfshirë edhe familjen Lukaj, bashkëshortja e tij me fëmijët e tyre, ai tha se kjo ishte nata suprizë: “Ne kishim, përveç Hillary-t, papritur në mesin tonë edhe Presidentin Bill Clinton, Senatorin Blumenthal dhe Comgressmanin Himes. Ne të gjithë ishim shumë krenar, që të gjithë miqtë tanë, në Uashington, u bënë së bashku në këtë mbrëmje për ngritjen e fondeve për kandidaten Hillary Clinton”, tha financieri i dalluar shqiptaro amerikan – zoti Richard Lukaj, filantropist dhe biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, në SHBA, me origjinë nga Ulqini.Klinton, tha zoti Lukaj, u zotua se puna e nisur prej saj dhe Presidentit Clinton, nuk është përfunduar në Ballkan – dhe se ajo do të punojë për të çuar më përpara arritjet e deritanishme – në këtë rajon i cili ka kaluar luftra të mëdha .
Ndërkohë, simbas shtypit vendas, Blumenthal, i cili ishte i pranishëm në të dy takimet e kësaj fushate në Greenwich dhe New Haven, tha se Klinton është e “vështirë” për t’i bërë ballë . ”Nëse keni shikuar në rininë e saj pa e ditur emrin e saj, dhe sheh dikë që ka qenë një senatore amerikane, Sekretarja e Shtetit dhe një këshilltare e ngushtë dhe shoqe për të paktën dy mandate të presidentit të SHBA, natyrisht që ajo tani sjell perspektiva unike nga jeta dhe përvoja e saj e një grua në pikë kthese historike për vendin tonë, që është një kandidat fuqishëme dhe mbresëlënëse, “tha Blumenthal.Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA ka filluar me garën partiake në fushatat e kandidatëve brenda dy partive kryesore Demokratve dhe Republikanve, dhe shqiptarët i bashkëngjiten kandidatëve nga të dyja partitë.Kjo është hera e dytë që ish Skeretaria e Shetit, Hillary Clinton kandidon për të marrë emërimin e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e 2008-ës ajo humbi përballë presidentit aktual Barak Obama, i cili fitoi emërimin për t’u ndeshur me rivalin republikan.
Kurban Bajrami ne DIASPORE: Paqe e begati për të gjithë besimtarët shqiptar në SHBA
Besimtarët myslimanë shqiptar në SHBA, festuan Kurban Bajramin, së bashku në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington/
Nga Beqir SINA/
STATEN ISLAND NY : Besimtarët myslimanë festuan sot Kurban Bajramin, ku ata falënderojnë dhe madhërojnë Zotin dhe në shenjë mirënjohjeje falin Namazin dhe presim kurban. Në një ndër festimet më të mëdha në SHBA, për besimtarët musliman shqiptar, falja, u krye sot në mëngjes në Qendren Islame Kulturore Shqiptare – Xhamia Shqiptare në Staten Island- New York. ”.Festimet, që nisin në mëngjes me faljen, prerjen e Kurbanit, kan vazhduar më pas me shkëmbimet e vizitave urimeve të cilat u mbajtën edhe në qytetet e tjera. Ku, mijëra besimtarë myslimanë, shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, sot heret në mëngjes, kryen ritin e faljes së Kurban Bajramit, duke u mbledhur në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington.Atmosfera festive me rastin e festës së Bajramit, i ka përfshirë të gjitha xhamitë shqiptare aty ku jetojnë ma së shumti shqiptarët myslimanë – në SHBA. Ata, e festuan së bashku dhe masivisht sot ditën e ejte Kurban Bajramin, festën e dytë më e madhe myslimane, e cila vjen pas Fitër Bajramit.Në mesin e besimtarëve ishin edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit, e të veshur me veshje të bukura ulur pranë prindërve, për faljen e Namazit, dhe, për, të kryer obligimin si dëshmi se i besojnë Zotit të plotfuqishëm në këtë ditë, që është dhe dita e bashkimit për të gjithë vëllezërit myslimanë dhe sublimon Zotin. “Njeriu të përzgjedhë kafshën më të bukur, ta bëjë kurban dhe ta ndajë me të tjerë. Është dita që kujton të pasurit për t’i dhënë të varfërve nga pasuria e tij, dhe të lëmë mënjanë inatet tona dhe për hatër të Zotit.”- tha Imam Ferit Bedrolli – i cili hapi faljen në Xhamin e Staten Island- në Nju Jork.Ndërkohë, që të gjithë Imamët, shqiptarë, iu drejtuan besimtarëve, të tyre, anembanë duke bërë lutje për paqe dhe begati. Kurse, në ligjërimet e tyre, ata kërkuan më shumë vëllazëri dhe harmoni mes besimtarëve, virtyte të cilat janë mishëruar më së miri deri më tani.Më pas riti i faljes ka vazhduar sipas traditës së Kurban Bajramit, me shtërgimin e duarve dhe urimet e ngrohta të çdo besmitari: “Për shumë vjet dhe me Fat Bajramin”, dhe, vizitat nëpër shtëpit e të afërmeve të tyre.Kurban Bajramit në Xhaminë Shqiptare në ishullin njujorkez Staten Island, mblodhi, më shumë se dy mijë besimtar. Ceremonia e festës, ka filluar në orët e para të mëngjesit, kur xhamia i hapi dyert e saj për të gjithë besimtarët në orën 6:00 të mëngjesit.
Më pasë është kryer Ezani i Namazit të Sabahut.Në vazhdim ka pasuar leximi i sures Jasiin dhe Ligjerata nga Imam Ferid Bedrolli.
Namazi i Sabahut, është falur nga Imam Hafiz. Dr. Dhulkarnein Vardar njëherit Presidenti i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare ne Staten Island, shoqëruar me një Ligjeratë të gjatë, i cili foli për fenë, familjen, kombin dhe shoqërin tonë. Si dhe për tolerancën dhe bashkëjetesn fetare, duke dhënë edhe shembuj – si ai i bashkëpunimit me të gjitha komunitetet fetare, dhe pjesamrrjes nesër i Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York, në lutjen ndërfetare të Papa Franciskut të Parë, në Nju Jork .
Falja e Namazit të Kurban Bajramit, u krye në orën 7:10 të mëngjesit dhe më pasë është mbajtur një Ligjeratë e thuktë e Festës së Kurban Bajramit nga Hytbeja, prej Imam Dr. Tahir Kukaj.
Imam Kukaj – nga Hytbeja, u përcolli një apelim me rastin e festës së Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman shqiptarë, që të tregohen human dhe t’i ndihmojnë skamnorët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Maqedoni. Dhe, dërgoi urimin në emër të Xhamisë Shqiptare në Saten Island për të gjithë besimtarët shqiptar duke uruar Festën e Bekuar të Kurban Bajramit dhe duke iu lutur Allahut për paqe e stabilitet në botë.
”Se me këtë ditë të kultivojmë vlerat e babait të Pejgambereve Ibrahimi a.s. i cili konsiderohet babai i gjithë profetëve. Të kultivojmë vëllazërim fetare dhe njerëzore. tha ai mbasi Zoti ka begatuar njeriun me çdo gjë të mirë. Le të merremi me veprime dhe punë që na çojnë drejtë paqes e prosperitetit dhe jo drejt konfrontimit dhe gjakëderdhjes” u shpreh Dr Tahir Kukaj – duke shtuar se ” Ibrahimi a.s. është shëmbull i përkryer i sakrificës andaj edhe përherë jeton – shëmbulli i tij me ne muslimanët dhe të tjerët.” Secili, pres nesh kemi diçka, që duhet të sakrifikojmë për hirë të Zotit dhe për hirë të mirësisë gjithënjerëzore” tha Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York
Më pas besimtarët janë kthyer në banesat e tyre, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar edhe me vizita e njëri-tjetri në kujtimin e atyre që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme.
- « Previous Page
- 1
- …
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- …
- 96
- Next Page »