• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbas një ditë dhe një nate me borë Nju Jorku shkë lqen nga Dielli

January 22, 2014 by dgreca

BROOKLYN , NYC – Pas një bore të dendur që ra gjatë ditës dhe natës sot, Nju Jorku shkelqen nga dielli. Banorët e të pesë njësive bashkiake, janë duke pastruar trotuaret e rrugeve para shtëpive të tyre me lopa dhe hedhin kripë guri përsëri.Ndërsa 1500 automjetet e pastrimit të rrugëve të qytetit kan 24 orë nonstop që pastrojnë dhe hedhin kripë guri në rrugë pa pushim. 

Një stuhi e dimrit të fortë e cila qe e parashikuar nisi të martën në mëngjes dhe sot duket se të paktën për ditën e sotme është larguar.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë se stuhi e dimrit, në efekt nga marta pasdite nëpërmjet orëve të vona natën e martë dhe mëngjesin e së mërkurës do t’ja lërë vendin ditëve me diell dhe temperatura të ulta disa gradë nën zero celsius.
Zyrtaret të këtij shërbimi, thane se akumulimi i borës në qytetin e Nju Jorkut, është në trashësinë 4-8 inç nga raportet e Shërbimit Kombëtar të Motit –
Erërat ishin me shpejtësi 15-25 milje deri në 30 mph, të mjaftueshme për të vështirsuar lëvizjen e njerëzve nëpër rrugët me dëborë dhe të pengojnë dukshmërinë për shoferët. Por sot gjithçka është ndryshe ka një ditë me diell të shëndrritëshëm
Shërbimi Kombëtar i Motit thotë kujdes se zhiva e termometrit do të bjerë në 20-tat degree, minus 10 gradë celcius gjatë ditës të markurë, kujdes me fëmijët , të moshuarit dhe të sëmurët evitoni daljen jashtë të tyre edhe këto dy tre ditë mbasi javën e ardhëshme pritet një far ngritje e temperaturës./Beqir SINA/

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, Dite me diell, ne Nju Jork, pas bores

Ne New York U zhvillua festivali 29- të “Festivali i Artë Ballkanik”

January 20, 2014 by dgreca

Muzika shqiptare e kënduar nga Merita Halili dhe shoqërurua nga grupi i drejtuar nga Raif Hyseni  magjepsën adhuruesit amerikan të këngës e valles popullore, duke ngritur në peshë sallën e mbushur përplotë me spektator

Nga Beqir SINA/

BROOKLYN NEW YORK CITY: Ritmet tradicionale të Ballkanit përmbushën me më shumë se 4 mijë spektatorë për dy netë me radhë sallën e madhe me llozhat e saj në Grand Prospect Hall në Brooklyn më 17 dhe 18 janar, me zhvillimin e Festivalit te Arte të 29të “Golden Festival”. Kjo është padyshim ngjarja më e madhe tradicionale e muzikës nga Ballkani, dhe shtete për rreth tij në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbahet në qytetin e Brooklynit në New York, ngjarje e cila këtë vit festoi 29 vjetorin e krijimit të saj.Në këtë festival marrin pjesë kryesisht adhurues të rinj e te  reja amerikan të muzikës folklorike ballkanike dhe mesdhetare.

Sipas themeluesit të këtij festivali  z. Michael Ginsburg, ” Festivali i Artë” që mbahet në mesjanarin të çdo viti në Brooklyn New York City, është ngjarja më e madhe vjetore e Muzikës dhe Valles nga Ballkani dhe më gjerë, dhe është bërë një festë e muzikës Ballkanike , e ushqimit tradicional nga këto vende, veshjeve popullore dhe të ekspozimit të arteve të bukura, pikturave, librave , DVD, dhe CD e të tjera .

Gjatë këtij festivalit preformuan për dy netë 70 grupet me orkestrat e tyre, duke interpretuar këngë e valle nga i gjithë Ballkani dhe vendet e tejra nga Europa. Më shumë se 4000, të dashuruar pas muzikës folklorike ballkanse, kënduan e vallëzuan në ritmin e muzikës popullore nga Ballkani për dy ditë me rradhë .

Ky festival është themeluar në vitin 1986 nga orkestra e tunxhit  “Gojrat e Arta” – dhe është e vetëmja ngjarje në New York, për të dëgjuar këngë e valle të muzikës tradicionale nga Ballkani

Vendet e përfaqësuara në këtë festival përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë , Greqinë, Maqedoninë , Serbinë, Turqinë , Gjeorgjinë , Hungarinë , Poloninë, vendet skandinave Norvegjinë dhe Suedinë , Grupet rome dhe ata që lujnë muzikë Klezmer nga ish vendet e Europës juglindore, ku jetuan hebrejtë mbas Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e 70 grupeve pjesëmarrëse, për të 17të, vit me rradhë ishin edhe dy “ambasadorët” e muzikës shqiptare, jo vetëm në SHBA, por edhe anembanë botës, ata që i kanë dhënë botës zërin e artë të muzikës popullore shqiptare, Merita Halili – princesha e këngës popullore, si dhe Mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyesni nga Mitrovica – Kosovë.

Në Grand Prospect Hall në Brooklyn më 18 janar, në kuadrin e Festivalit të 29të, të Artë, për 40 minuta u dha koncerti në një sallë të tejmbushur plot e përplot me spektatorë, ( 4.000 spektatorë) i këngëtares Merita Halili dhe grupit të Raif Hysenit  të cilët janë pjesëmarrës të rregullt të këtij festivali.

Mbas shumë paraqitjeve gjatë Festivalit të Artë Ballkanik, salla i përshëndeti me ovacione të shumta, dhe e ngritur e gjitha në këmbë, duke kënduar e vallëzuar edhe ata së bashku me ritimin e këngëve e valleve shqiptare, të cilat krijuan një atmosferë me të vërtet madhështore.

Muzika shqiptare e kënduar nga Merita Halili dhe shoqërurua nga grupi i drejtuar nga Raif Hyseni  magjepsën adhuruesit amerikan të këngës e valles popullore, duke ngritur në peshë sallën e mbushur përplotë me spektator.

Paraqitjen e shqiptarëve në Grand Prospect Hall në Brooklyn më 18 janar, Festivalit e 29të, të Artë, e ndoqi edhe asamblesiti i parë shqiptarë në Asamblenë e New Yorkut, zoti Mark Gjonaj dhe kryetari i Shoqatës Ana e Malit Ismet Kurti.

Në fund të këtij festivali patëm rastin të bisedojmë me dy protogonistët shqiptarë të Festivalit të Artë Ballkanik, Merita Halilin dhe Raif Hysenin si dhe me Drejtorin e këtij festivali zotin Michael Ginsburg.

B Sina : Si u lindi ideja për pjesmarrjen ne  Festivalin Ballkanik?

Merita Halili: Ne kemi 17 vite që marrim pjesë në këtë festival, dhe ideja ishte që, duke qenë të njohur në vëndin tënd, do me thënë Shqipëri , Kosovë, organizatorët dhe muzikologët e këtij festivali na ftuan ne si përfaqëues të muzikës Shqipëtare.

B.Sina : Çka ju motivon ju dhe Meritës  për të marrë pjes në festivale të tilla nëpër Amerikë  ?

Raif Hyseni : Janë disa motive. Kuptohet që muzika është primare, me anë të së cilës ne përfaqësojmë kombin tonë dhe të gjithë Shqipëtarët në Ballkan e sidomos këtu në Amerikë. Një ndër motivet tjera është  që, ne si Shqipëtar sjellim diçka autoktone, pastaj kulturën, traditën dhe vlerat tona që ne kemi si komb.

B. Sina:  Sa ishte interesimi i publikut amerikan për këngët e vallet shqiptare ?

Merita Halili : Shfrytezoj rastin që juve personlisht t’ju falenderoj për gatishmërin tuaj që juve gjthmonë na keni ndjekur pothuajse në ç’do aktivitet tonin qoftë atë në nivel kombëtar, dhe internacional. Juve vetë ishit present, mbrëmë në pranin e 4000 vetave se si ne u pritëm. Eshtë kënaqësi që gjithë kjo audiencë këndonin këngët Shqipëtare me një zë të vetëm, e ky është një rezultat i punës disa vjeçare që ne kemi bërë këtu në Amerikë.

B Sina: Si mund të bëhesh pjesë e Festiavlit Ballkanik ?

Raif Hyseni : Festivali është i hapur për të gjithë, mirëpo ne përfaqësojmë muzikën Shqipëtare në këtë festival qe 17 vite,dhe prezentimi jonë profesional i jep një karakter shumë origjinal në çdo segment.

B.Sina : Kur pritet të kemi një tjetër event të tillë dhe si keni menduar t’a organizoni? Cilat do të jenë Festivalet  e tjera ndërkombëtare që do të merrni pjesë ?

Raif Hyseni: Ne marrim pjesë në festivale të ndryshme internacionale këtu në Amerikë, dhe në botë, festivali tjetër i radhës që marrin pjesë mbi 7000 veta, dhe mbi 30 vende të ndryshme nga mbarë bota, do të jetë në fund të muajit Maj në shtetin e Nju Xhersit. Ne kemi disa koncerte në muajt që vijnojnë si për shembull, në shtetin e Vermontit, Massachusetts, Philadelphia, New Jersey, New York, si dhe kuptohet seminari tradicional që mbahet çdo vit në California.

Drejtori i Festivalit të Artë zoti Michael Ginsburg:

B.Sina : Çfarë mendimi keni ju për përfaqësimin e grupit të shqiptarëve – Albanian American Ensemble?

Michael Ginsburg:  Unë e dua muzikën e Merita Halilit dhe Raif Hysenit, dhe se unë jam shumë i nderuar kur ata më pyesin të luaj me trompet  me ansamblin e tyre. Merita dhe Raifi janë me të vërtet mjeshtër të muzikës Shqipëtare, por ata janë edhe mjeshtër që e kuptojnë dhe e luajnë muzikën botërore. Ata janë ambassador të mëdhenj të Shipërisë dhe Kosovës sepse ata janë qytetarë të botës dhe i duan dhe gëzojnë kënaqësin me popujt të ndryshëm nga mbarë bota.

B.Sina :  Çfarë shikoni ju se e tërheq më shumë publikun në këngët e vallet shqiptare, kostumet e tyre folklorike ?

Michael Ginsburg:  Publiku menjëherë e ka sensin që gjinden në një presencë madheshtie, kostumet shumëngjyrshe dhe të larmishme, këngët dhe muzika popullore shqiptare kur Merita dhe Raifi performojnë. Muzika vetevetiu është shumë e lehtë t’a kuptosh, edhe pa e ditur gjuhën Shqipe. Meloditë janë të bukura,  ngacmuese, të llojllojshme, dhe me ritëm që i bën njerëzit të kërcejnë.

B. Sina:  Çfarë karakteri ka ky Festival dhe a është bërë tradicional?

Michael Ginsburg: Festivali është në vitin e tij të 29-të, dhe gjithmonë ka qene fokusuar në muzikën tradicionale që vjen prej Ballkanit, por ne ftojmë edhe grupe të tjera. Ky festival ka të përfshirë muzikën që nuk është strikt tradicionale, por që eshtë e inspiruar nga muzika tradicionale, dhe se rrënjët e muzikës tradicionale, mund të vërehen shumë qartë. Ka pasur edhe disa shkëndija të muzikës nga pjesët e tjera botërore. Këtë vit, ka pas muzikë tradicionale nga Italia, Norvegjia, Suedia, Armenia, Ukraina, Egjipti, si dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. Gjithashtu, ka pasur një prezentim të fuqishëm i muzikës Xhuishe – Jews, ng ate dyja atë Safardike dhe tradicionale të Europës Perendimore. Gjithësesi mund të them se është një festival tradicional i cili vitin e ardhëshëm ka jubileun i tij 30 vjetorin.

 

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Festivali i 29, i arte Ballkanik, Merita Halili, Raif Hyseni

Diaspora shqiptare në Amerikë, aset i paçmuar kombëtar

January 19, 2014 by dgreca

Ziadin Sela : “Diaspora shqiptare në Amerikë, aset i paçmuar kombëtar, ka dhënë një kontribut historik gjatë gjithë historisë së saj !”/

 Nga BEQIR SINA, Brooklyn New York/

BROOKLYN NY :  Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela po qëndron për një vizitë disa ditore në SHBA, i ftuar nga komuniteti shqiptar këtu në Amerikë. Kryekomunari i Strugës, Dr Ziadin Sela fillimisht ka zbritur në qytetin e Waterbury në shtetin e Connecticut, ku është takuar me komunitetin shqiptar të këtij shteti, por edhe me kongresmenë e senatorë amerikan. Ai ka pasur rastin të takoj edhe kryetarin e qytetit Waterbury, ku është theksuar arritja e një marrëveshje të bashkëpunimit.

Më pas Sela, simbas gazetarve shqiptar nga Çikago, thuhet se është takuar me Përfaqësuesit e odës ekonomike Izraelite-Amerikane në Çikago, të cilët sipas tyre e pritën me interesim shpallimet e resursve të pasura turistike të Strugës dhe shprehen gadishmërinë, e tyre që kompanive turistike në Amerikë ,dhe në Izrael të afrojnë projektin për pushues dhe për politikat ekonomike për të afruar investimet e tyre.Me këtë rast, burime shqiptare nga Çikagi theksuan dje se Dan Shure, ka deklaruar se shpejti një delegacion Izraelito-Amerikan do të vizitojë Shqipërinë,Kosovën dhe pjesët tjera etnike shqiptare në Ballkan.Në takimin që pati dr.Zijadin Sela në Çikago, sipas tyre me miqtë hebreikë doli nisma që qyteti Skokie(bashkësia e qyeteteve në Çikago)ku jetojnë 250 mijë hebreikë, të binjakëzohet më Strugën.

Në kuadër të takimeve me kurbetqarët struganë në Amerikë, Kryetari i Komunës së Strugës, Dr. Ziadin Sela, të premten në mbrëmje në lokalin “The Bahçe”, u takua me Shoqatën Shqiptaro – Turke, të Maqedonisë – “Albanians & Turks of Macedonia”

Ky vit do të jetë viti i ri im me axhendën më të ngarkuar , deklaroi kryekomunari i Strugës, zoti Ziadin Sela, për të takuar me të gjithë kurbetqatërt tanë, kudo që janë, ata në Europë, Zvicër, Gjermani, Itali,  Angli dhe SHBA e Kanada, edhe në Australi qoftë duke i vizituar, ata, ose edhe kur ata të vinë në Strugë, gjatë verës.

Këtë e bëjë u shpreh ai me qëllim që ata të organizohen në formë shoqatash në mënyrë që ata që do t’i pasojnë këta kurbetqar, nesër të mos harrojnë se kush janë dhe prej nga kan ardhur. Sepse, ju e dini shumë mirë, theksojë Sela, nga që jeni një gjenerat që keni lindur atje, dhe e dini se çfarë përfaqësoni, duhet edhe të punononi me atë se çfarë trashgmnie do të lini tek pasardhësit tuaj.

Mbasi Sela iu faleminderua SHBA për atë çka ka bërë ky vend për shqiptarët dhe çështjen shqiptare, ai tha se “Ne dimë se ju këtu keni gjetur vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, dhe se ju prej këtu keni mësuar si gjithë bota se çfarë është fjala e lirë, çfarë është demokracia dhe kështu në emër të kësaj edhe ne si shqiptar kemi gjetur veten si shqiptar, në rajon duke pasur mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara, mikut tonë të madh . Kuptohet, që ju duhet të punoni dhe të agazhoheni edhe më shumë këtu ku jetoni në mënyrë që kjo përkrahje dhe mbështje amerikane, për shqiptarët kudo në Ballkan të jetë edhe më e madhe, për vendlindjen tonë atje ku jemi.”

Me këtë rast dua të shpreh edhe një faleminderim për të gjithë ju shqiptarët e Amerikës, u shpreh Sela, “për atë çfarë keni bërë ju për vendlindjen tuaj. Duke e vlerësuar disporën shqiptare në Amerikë, si një aset të çmuar kombëtar, i cili, ka një kotribut historik edhe në çështjen shqiptare.”

Shoqatën Shqiptaro – Turke, e vlersoi përr faktin se ajo jep një shembull shumë të mirë, për struganët, për të treguar se sa të lidhura janë komunitetet në komunën e Strugës, por edhe këtu në Amerikë.

    “Dhe, faktikisht në kështu vepruam edhe në zgjedhjet lokale në Strugë, u shpreh Sela, unë kisha përkrahjen e komunitetit turk në Strugë, natyrisht po punojë që ai komunitet atje të ndihet sa më mirë, dhe të ndihet ashtu si edhe janë në shtëpit e tyre, të ndijej edhe dorën e ngrohtë të qytetit dhe komunës së Strugës, pjesë e së cilës ata janë prej vitesh. për këtë qëllim nga buxheti i ri, pohojë kryekomunari Sela, kam planifikuar këtë verë një javë kulture turke, ashtu si gjithë javët kulturore të shqiptarëve, maqedonasve e komuniteteve të tjerë.”

Kreu i kësaj shoqate Ismail Humeti, thotë se nëna tij është nga Struga dhe se ai ka sot atje shumë familjare / miq dhe të fërm të tjerë të cilët kan investuar djerësn e tyre në atë komunë . Xhaxhai im tha ai zotëron dhe drejton një dyqan në Srtugë, dhe bënë një biznes familjar .

Ndërsa Iidhur me shoqatën”Albanians & Turks of Macedonia” themeluar këtu në SHBA, tha Humeti,  presidenti i saj, e kemi krijuar mbasi jemi një komunitet  madh dhe i susksesshëm për të bashkuar  kurbetqarët tanë nga Struga dhe Ohri që jetojnë në SHBA, mbasi ka shumë prej nesh, thotë ai.
    “Ne kemi aranzhuar këtë takim për të mirëpritur kryebashkiakun Sela dhe të tregojmë atij, sukseset tona dhe se ne jemi të interesuar për të investuar në komunëne Strugës dhe se mbështetim çdo inisiativë të Selës, që po bënë për Struganët në Shtetet e Bashkuara”

Me kryetarin e Komunës së Strugës, zotin Sela, jam takuar vitin e kaluar në Ohër, në tetor, në një takim ku unë isha i ftuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për Investimevet e Huaja në kuadrin e Samitit të investimeve të Globale edhe për Maqedonin . Kryetari Sela, dhe gjeti kohë për t’u takuar me mua në Strugë për çka biseduam gjatë se “Ne jemi të kënaqur që të kthehet besimi i diasporës për investime dhe shpresoj që të vazhdojmë lidhjet e mira në mes kurbetqarve dhe Strugës edhe në të ardhmen”, tha Humeti
Duke shtuar se kryekomunarin e Strugës, zotin Sela :” Ne kishim diskutuar mënyrat për të përmirësuar ekonominë në Strugë dhe që nëpërmjet investiemeve sidomos të kurbetçijve për të krijuar vende pune për popullin e komunës së Strugës . Unë personalisht besoj se kjo është një iniciativë kyçe dhe jam i kënaqur që Kryetari i Bashkisë Sela, i cili duket se është i “etur” për të punuar në këtë drejtim të cilin ai ka marrë seriozisht me perkushtim dhe e ka një nga prioritet e tij”.
Edhe, sot tha në fund në bised me gaztën tonë Presidenti i shoqatës”Albanians & Turks of Macedonia” zoti Ismail Humeti,  : “Unë jam shumë i kënaqur me takimin dhe shpresoj që të jetë i kënaqur me takimin me ne edhe Kryetari Sela. Shumë njerëz erdhën në këtë takim për të treguar mbështetje për të. Ne besojmë se ai ka një mundësi për të bërë gjëra të mëdha për popullin e Strugës dhe ne duam që ai ( dhe populli i Strugës ) që të dini që ne jemi këtu për të ndihmuar dhe kontribuar për komunën e Strugës nga SHBA .”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: aset kombetar, Beqir Sina, diaspora shqiptare, ne Amerike, Ziadin Sela

KUSH DO TA ZEVENDESOJE SEKRETARIN E PERGJITHSHEM TE NATOS RASMUSEN?

January 17, 2014 by dgreca

Italiani Fratini dhe gjermani de Maiziere, dy emrat më të përfolur se mund të jenë kandidatët e vetëm për Sekretar të Përgjithshëm të Natos, në zgjedhjet e Majit/

Nga BEQIR SINA, New York/

BRUKSEL – BELGJIKE : NATO – North Atlantic Treaty Organisation –  Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjën e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 Prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata, prej atëhere ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektive, ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme. Roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake dhe luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj janë të gatëshme të kontribojnë me forcat dhe pajisje ushtarake të tyre për të siguruar paqen dhe sigurinë.NATO është një Aleancë që përbëhet nga 28 vende anëtare të pavarura, përfshirë edhe Shqipërinë në udhëheqjen e Kryeminsitrit demokrat Berisha, që nga 1 Prill 2009. Vendet e NATO-s prej nga krijimi i saj më 4 Prill 1952 – kan zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të parë, e cila ka vazhduar me zgjedhjet e shefit të ri në çdo përfundim mandati.

Që nga ajo kohë dymbëdhjetë diplomatët e ndryshëm, kanë shërbyer zyrtarisht si Sekretar të Përgjithshëm të Alenacës së Veri Atlantikut NATO-s: Hastings Ismay   – Britania e Madhe, Paul-Henri Spaak – Belgjika, Dirk Stikker – Halland, Manlio Brosio –  Itali, Joseph Luns  – Holland, Sergio Balanzino (i përkohëshëm) Itali, Peter Carrington  – Britania e Madhe, Manfred Wörner – Gjermani, Willy Claes – Belgjik,  Javier Solana  – Spanjë, George Robertson – Britania e Madhe, Alessandro Minuto-Rizzo ( i përkohëshëm) Itali, Jaap de Hoop Scheffer – Holland, Anders Fogh Rasmussen – Danimark .

Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, si më sipër ka qenë gjithashtu e mbajtur përkohësisht në tre raste nga një ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm në mes emërimit të ri, me disa muaj.

Ndërkaq, me zgjedhjen e kryetarit të ri, Sekretarit të Përgjithshëm i 13-ti, mbasi mandati i të 12-tit, Anders Fogh Rasmussen – Danimark, përfundon në verën e këtij viti –  ka shumë spekullime, dhe këto më së shumti i referohen medias, e jo burimeve zyrtare qoftë nga kancelaritë apo burime diplomatike.
Ka patur spekullime se mbajtësi tjetër i zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm duhet të jetë një politikan e lartë i Europës Lindore dhe janë “pëshpëritur” emrat e Presidentit në detyrë i Rumanisë Traian Bashesku dhe ish-Ambasadorin rumun në Shtetet e BashkuaraMircea Geoana, të cilët janë sugjeruar nga media.

Një tjetër emër sipas shtypit perendimor është edhe ajo e Ministrit gjerman i mbrojtjes Thomas de Maiziere, i cili thuhet se është nën “zjarr” në shtëpi , sipas gazetës Spiegel, mirëpo ai ka një perspektivë të mirë në Bruksel. Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziere, është duke kaluar një kohë të vështirë në Gjermani , por ai mund të marrë një shans të dytë në Bruksel, sipas Spiegel, e cila, thotë se ka mësuar se ai është një kandidat kryesor, për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s . Ministria e tij kohët e fundit u detyrua të braktisë një kontratë për mbikqyrje , mbasi akuzohet për harxhim mbi 500.000.000 Eurove ( 641.000.000 USD ) nga paratë e taksapaguesve, gjerman . Ai thonë se ka edhe probleme masive financiare, me përpjekjet e ministrisë së tij për të blerë avionët Eurofighter , një program i cili vlerësohet të jetë miliarda euro mbi buxhetin e shetit të tij .   Por, ai mund të ketë një dritë në fund të tunelit për politikanin e “rrethuar” nga akuzat e më sipërme ,i cili është një anëtar i qendrës së djathtë të Bashkimit Demokristian të kancelares Angela Merkel ( CDU ) . Spiegel, thotë se ka mësuar nga burime që de Maiziere, është aktualisht një kandidat që premton të ketë sukses, pas Danimarkës, me Anders Fogh Rasmusen si Sekretar të ardhshëm të Përgjithshëm të NATO-s, mbasi termi Rasmusen përfundon në verën e vitit 2014, ndërsa zgjedhjet mbahen në muajin Maj.
Brenda ministrisë së Mbrojtjes gjermane thuhet se de Maiziere -së , ka mbështetjen e Kancelares Markel për selinë e NATO-s , zyrtarët kanë treguar se 59 – vjeçari mund të bëjë një ofertë e mirë gjermane për postin  e shefit të Natos.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, duhet të nënshtrohet një transformimi , në mënyrë që të merren më mirë me çështjet e sigurisë , tha ish- Ministri italian i Punëve të Jashtme Franko Fratini në një intervistë ekskluzive me Allvoices . Fratini, thuhet se do të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, në zgjedhjet që do të mbahen këtë Maj .
Fratini vetë beson se në të ardhmen , NATO-ja duhet të fokusohet më shumë për të ndihmuar rindërtimin e vendeve në periudhën e pas-luftës dhe të optimizuar përdorimin e burimeve në kohë të vështirësive financiare .
Kandidatura Fratini – për postin e Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është e mbështetur edhe nga qeveria italiane . Ai i tha axhensisë Allvoices se ai është shumë krenar për të qenë kandidat i mbështetur fuqimisht nga politikanët në vendin e tij . Fratini, tha se ai ka mbështetje edhe nga vende të tjera , por ai nuk ka dashur të jap emrin e tyre .
Nëse zgjidhet , Frattini ai do të zëvendësojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, të cilit i mbaron mandati këtë verë 2014 .

Kurse, sipas shtypit edhe vende të tjera që janë anëtare të Aleancës ushtarake kanë sinjalizuar gjithashtu interes për kandidatët e Natos, por nga pasardhësit e mundshme më të diskutuara deri më tani , janë politikani gjerman dhe ai italian që besohet të kenë shanset më të mira .

Shtetet e Bashkuara spekulohet se do të jenë të “përgatitura” për të mbështetur për zgjedhjen e ish- Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrin e Jashtëm të Polonisë Radoslaw Sikorski. Kandidatët e tjera të mundshme përfshijnë ministrin belg të Mbrojtjes Pieter De Krem , të cilin thuhet se zyrtarë brenda NATO-s e konsiderojnë të jetë një nga politikanët më me përvojë . Megjithatë, nuk ka gjasa që ai do të mbizotërojë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me de Maiziere, duke pasur parasysh se Gjermania është financuesi i dytë më i madh i NATO-s , pas Shteteve të Bashkuara . Herën e fundit që një gjerman ishte në krye të NATO-s, ishte 1988-1994 , kur Manfred Wörner , një ekspert i politikës së jashtme me CDU , pati kryesuar aleancën në rrëzimin e komunizimit në Europën Juglindore.
Ish- Kryeministri danez Rasmusen ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2009 . Termi i diplomatit Rasmusen u vazhdua edhe për një vit në vitin 2012 për shkak se politikani 60 -vjeçar donte të mbetej në krye të Natos, duke mbikëqyrur tërheqjen e forcave të NATO-s nga Afganistani , si dhe kalimin e përgjegjësisë për sigurinë në vend të ushtrisë dhe policisë afgane .

Sipas faqes së internetit të NATO-s , Sekretari i Përgjithshëm duhet të zgjidhet me konsensus : ” Përzgjedhja është kryer me anë të konsultimeve joformale diplomatike midis vendeve anëtare , të cilat vënë përpara kandidatë për postin . Asnjë vendim nuk është konfirmuar deri sa të arrihet konsensus për një kandidat të vetëm . ”
Sekretari i Përgjithshëm emërohet për një mandat katër-vjeçar , por mund të ofrohen për të mbajtur postin edhe për një vit të pestë, apo të gjashtë sipas situatave që krijohen.(Ne foto Sekretari aktual i NATO-s Rasmusen me kryeministrin Thaci)

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Kusha do ta zevendesoje, Rasmusen

SHBA: Polica kap 7.2 milion USD të fshehura të 8 valixhe, në aeroportin e Panamasë !

January 16, 2014 by dgreca

TOCUMEN – PANAMA : Autoritetet e Amerikane sipas CNN thonë se kan kapur shumën më të madhe të parave në Aeroportin Ndërkombëtar të Panamasë – Tocumen. Për monetin policia panameze e cila ishte e përfshirë në këtë aksion nuk ka dhënë detaje se për ku ishin destinuar të shkojnë këto para. Gjetja e një sasie kaq të madhe parash, bënë që punonjësit e aeroportit të lajmëronin agjentët e policisë, të cilët zbulaun edhe shumën e parave të fsheura nëpër valixhet.

 Pas verifikimeve dhe hetimeve në aeroport, policia thotë se u gjetën 8 valixhe me 7.2 milion USD, të gjitha të paketuara me nga 100 dollar fatura – billa. CNN thotë se megjithëse ata kan pyetur autoritet sesi u zbuluan këto valixhe me para, autoritet nuk janë përgjegjur dhe nuk dënojnë të japin shpjegime të hollësishme, ishte “rastësi apo ato ndiqeshin?!”.  

Aksioni filloi thuhet se kur policia gjeti gati 7.200.000 USD të futura dhe të paketuara në qese plasmasi në tetëvalixhet në një aeroport të Panamasë, theksuan në raportin e tyre policia panameze. 
Hetuesit thonë se ata dyshojnë se këto të holla, ishin të fshehura në mes të disa sendeve të tjera në valixhet të cilat ishin nisur në një fluturim nga Hondurasi për Panama, për në drejtim të një karteli të fuqishëm, por ata nuk kanë thënë se për cilin kartel droge bëhet fjalë. Paratë ishin më së shumti në billat – faturat 100 USD të vjetra, thanë autoritetet. 
Në një rast si ky i ngjashëm që ndodhi vitin e kaluar, thanë ata ka nxjerr në pah ndikimet rajonale të tregtisë së drogës, që tashmë hetuesit Honduran janë duke u përpjekur të kuptojnë se si valixhet kan rënë në dorë të poliicisë panameze. Autoritetet e aeroportit, policia e drogës dhe hetuesve të veçantë në Aeroportin Toncontin në Tegucigalpa gjithashtu po hetojnë sesi ka hyrë kjo shumë parash në aeroportin e tyre pa u kontrolluar në aparaturat e skenimit të valixheve. 
Autoritetet deri tani kanë pezulluar dhjetëra oficerë policie dhe punonjës të doganës në Aeroportin NdërkombëtarToncontin në Tegucigalpa – Honduras dhe ata po hetojnë, të arrestuarit, tha për filialin e CNN – Televicentro një zëdhënës i policisë. 
   Policia panameze, e cila ka sekuestrauar valixhet me 72 milion dollarë amerikan, tha se kjo është shuma mëmadhe në vite, e kapur në këtë aeroport, dhe se me këtë rast ata kan arrestuar tre shtetas Honduran në Aeroportin Ndërkombëtar të Tocumen./Beqir SINA/

 

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: $7, 2 milione, Beqir Sina, policia zbulon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT