Los Angeles – California – Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton është një nga Presidentët amerikan më i fotografuari i presidentëve të SHBA, me shqiptarët e Amerikës.. Roli i tij në Shtëpinë e Bardhë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, gjatë presidencës së tij – e ka bërë Clintonin si njeriun më të dashur dhe më të respektuar, në mesin e shqiptarëve.
Pa marrë parasysh ndjenjat që kanë njerëzit, e tjerë, anembanë botës, për Presidentin e 42-të të SHBA- ai për një arsye jashtëzakonisht të madhe, ka një gëzim të madh kolektiv, për ne Shqiptarët, mbasi Bill Clinton është pa dyshim një hero ose shpëtimtari i shqiptarëve.
Prandaj, nuk është e çuditshme që vazhdimisht, shqiptarët kan shumë dëshirë të bëjnë një fotografi me ish – Presidentin e SHBA, Bill Clinton, dhe t’a shafqin atë në rrjetet sociale të internetit, ose të vendosin korniza në vendet më të dukshme në shtëpinë e tyre, zyrat dhe mejdiset e punës së tyre, fotografin me Bill Clintonin, që të ndajnë kënaqësinë e tyre me të gjithë shqiptarët anëmbanë.
Ken Biberaj – i lindur në Amerikë, nga prindërit Kadire dhe Elez Biberaj me preardhje nga një familje e njohur patriotike e anti-komuniste nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, i cili zyrtarisht ka vendosë kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, ka vendosur në profilin e tij Facebook, fotografitë që janë bërë në një dasmë private në Los Angeles – California më 22 Prill .
Në të njëjtin gëzim dhe kënaqësi që kan përjetuar me dhjetra shqiptarë të tjerë, më parë, në fotografitë e bëra në evenimente të ndryshme, me ish Presidentin Bill Clinton, edhe Ken Biberaj, duket se është i përfshirë në të njëjtat ndjenja dashurie dhe respekti, në takimin me ish -Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton në dasmën e Los Angeles – California, ku të dy duket se kan qenë në “krye” të dasmorëve. /Beqir SINA/
New York : U mbajt manifistimi përkujtimor për Martirin e Demokracisë – Nikë Marnaçaj
Nikë Mernacaj, përcjellës i mesazhit të lirisë dhe demokracisë shqiptare…”Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjise komuniste me flamurin e luftës për demokraci”. /
Nga BEQIR SINA/
NEW YORK: Në Valhalla – Westchester County, ditën e dielë, në prani të autoriteteve lokale, shtetërore dhe disa përfaqësueseve të komunitetit, liderve dhe klerikve, në përkujtim të Martirit të Demokracisë – Nick Marash Mernaçaj, i cili në moshën 31 vjeçare, humbi jetën tragjikisht gjatë përpjekjeve për liri e demokraci, në Atdhe, u mbajtë manifestimi tradicional vjetor.
Në 23 vjetorin e vdekjes së tij si çdo vjet në shtizën e lartë të parkut rekreativ “Kensico Dam Plaza”, u ngritë edhe Flamuri Shqipëtar, përkrah flamurit të SHBA, me rastin e asaj që Prefektuar e Westchester County-t, e ka shpallur me proklamat si “DITA E LIRISË SË SHQIPERISË”.
Prefektuar e Westchester County-t, ka treguar se cila ka qenë arsyeja që prefektuara në çdo fund prilli kujton me shënimin e kësaj dite Nik Mrnaçajn, në këtë vend – ku është ngritur vitete e fundit dhe memoriali i viktimave të 11 shtatorit 2001, e cila simbolizon të gjithë ata që luftuan për liri e demokraci ane mbanë botës.
Arsyeja e tyre lexohet në motivacionin e Proklamatës, ku është e shkruar se : “Liria dhe drejtat e njeriut janë një drejt që duhet ta ketë çdo popull – pavarësishtë, kombësisë, racës dhe besimit të tij fetar, politik e tjerë.
Mbasi për këtë të drejt, me mijëra gra e burra, fëmijë e të moshuar u presekutuan dhe u shtypën vetëm sepse luftuan për liri dhe demokraci.
Prefektuar e Westchesterit – New York, është e bekuar që këtu jetojn edhe shqiptarët, të cilët njihen si njerëz të ndershëm, punëtor dhe të dedikuar. Njerëz që vazhdimisht dhe në mënyrë konstante kanë punuar e luftuar për vendin e tyre – edhe kundra regjimit diktatorial komunist në Shqipëri- për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Kane luftuar kundra shtypjes, për të fituar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve në Shqipëri dhe të gjitha trojet e tyre.”
Ndryshe, nga heret e tjera, kësaj rradhe pjesëmarrja ka qenë masisve e shqiptarëve. Në këtë manifestim morën pjesë dhjetëra vetë. Për të marrë pjesë kishin ardhur edhe disa përfaqësuesit e shoqatës Vatra, nga Detroiti, Florida, dhe zona e Tri – Shteteve, shumë të rinjë e të reja, familja Mrnaçaj – axhallarët e të afërmit e tjer, miq e shok si dhe media shqiptare në Amerikë.
Programi i këtij manifestimi është ngritur mbi një konceptim të ri, me qëllim që kjo veprimtari të bëhet edhe më e larmishme, dhe më tërheqëse për një pjesmarrje sa masive, dhe kjo nëprmjet të shoqërive kulturore artistike në komunitet, Shoqërisë Kulturore Artistike Kelmendi e cila është nga vendlindja e e familjes Mrnaçaj, Kelemndi, dhe SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj).
Zoti Rob Astorino(Westchester County Executive)- Prefekti i Qarkut, mik i shqiptarëve, mori pjesë në këtë ceremoni përkujtimore, së bashku me lider fetar dhe të komunitetit, përfaqësues të disa shoqatave dhe organizatave, përfshirë, kryetarin e Vatrës, dr Gjon Buçaj, asamblesitin e parë shqiptarë në Amerikë, zotin Mark Gjonaj, sekretarin e shoatës Çamëria në SHBA, inxh. Sali Bollati, dhe anëtarin e Senatit të Partisë Lëvizja e Legalitetit Musli Mulosmani
Drejtuesi i aktivitetit zoti Sokol Smajlaj, u prezantoi pjesmarresve, autoritetet lokale dhe mysafiret e nderit, nderkohe qe i ftoi të pranishmit të percillnin dy hymnet kombetare, ate Amerikan dhe Shqiptar. Me pas ai i ftoi të pranishmit qe të mbanin një minute heshtje për perkujtimin e Nikes, dhe të te gjithë atyre deshmoreve të flijuar për liri e demokraci.
Në fillim të fjalës së hapjes së këtij kremtimi vjetor, udhëheqësi i kësaj veprimtarie zoti Sokol Smalaj, falemnderoi, të gjithë pjesmarrësit, bashkëvendasit e tij, përfaqësuesit e institucioneve shtetrore dhe fetare, liderve të komunitetit, mediaeve në komunitet, ish bashkëpuntorët e Nick Mrnaçajt, që në ato kohë përpjekjesh dhe skarificash të mëdha, bënë shumë për Shqipërinë dhe Kosovë, duke deklaruar me kete ras të hapur këtë veprimtari, në nderim të Ncik M. Mrnaçajt.
“Ndoshta, mund t’a presim me çudi të ligët, fjalën kremtim në këtë premeorie dedikuar këtij martiri, që vdiq tragjikisht në shërbim të Zotit dhe të Kombit, tha duke e bekuar këtë veprimtari, Diakon Marash Shkreli, i cili foli në emër të Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë – Zoja e Shkodrës, duke shtuar se ishte ai që sakrfikojë jetën e vetë për familjen e tij, kombin e tij dhe fenë e tij – për demokracinë, dhe, ashtu si ka thënë dhe poeti ynë i madh At Gjergjë Fishta, se : Martirët nuk vdesin kotë – Martirët e një Kombi jetojnë gjithmonë në zemart e mendjet tona, jetojnë gjithmonë në kujtimin e Kombit të tyre, për të cilin jetën e napin” u shpreh Shkreli .
Më pas ai tha se fati që Nicka, u rritë dhe u edukua rreth votrës familjare ku urata dhe shprehja e dashurisë për Zotin dhe Kombin ishnin të pandashëm, ashtu sikur se është dhe vetë “mishi dhe ashti”, dhe i frymëzuar nga kjo dashuri, Nicka, jo vetëm që nuk e kurseu veten , por si një liridashës i njohun, i dhuroi jetën e vetë vëllezërve dhe popullit të tij – u shpreh në fjalën e tij Diakon Marash Shkreli.
Zoti Rob Astorino(Westchester County Executive)- Prefekti i Qarkut, e përshëndeti me një fjalë rasti këtë veprimtari
Kurse, anëtari i Kuvendit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj duke përshëndetur këtë manifestim tha se “Jam i nderuar të marrë pjesë në këtë veprimtari, kushtuar këtij djali të kësaj familje, këtij vëllau, këtij shoku dhe shqiptari, i cili dha jetën e tij i motivuar për një çështje, Nick, “ishte nga ata “luftëtar” që atëher kur nuk kishte një zë – ai dontë të dëgjohej ai zë, kudo në mesin tonë “.
Kreu i vatranëve Kryetari i Shoqatës Vatra, Dr. Gjon Buçaj, tha se përulemi me nderim të madh përpara këtij njeriu, dhe të gjithë atyre që u flijuan duke luftuar kundër diktaturës komuniste, asaj diktature, e cila e presekutojë familjen Marnaçaj në atdhe. Andaj vetflijim i Nicks, këtij djali të Marrashit dhe Mrijes, është krenaria e juaj dhe e këtij komuniteti, ai na nderon përkarshi autoriteteve vendore të këtij qarku, dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptarë dhe të Kosovës, me shqiptarët, ashtu si zoti Mark Gjonaj, asambleisti i parë shqiptarë në SHBA, i dalë nga gjiri po i këtij komuniteti”
Dr. Gjon Buçaj, theksoi më pasë që të vazhdojë kjo traditë me përkujtimin e Nick Mrnaçajt, për të “Kujtuar dhe kurrë për të mos harruar, atë se fryma e demokracisë dhe e lirisë, është gjallë ashtu si dhe ishte në ato kohë më të vështira, për këtë mërgat, duke ua përcjellur gjeneratave të reja”
Përfaqësuesi i Kosovës, në Nju Jork, zoti Fatmir Zajmi – konsull i Kosovës, gjeti rastin të përshëndeti këtë veprimtari në emër të Ministrit të Diasporës zotit Ibrahim Makolli, i cili gjendet për koicidencë në SHBA, dhe të Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, Ambasadorit Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm, duke i përgëzuar familjarët dhe autoritet vendore të komunës së Westchesterit, për këtë aktivitet të bukur kushtuar Nick Mrnaçajt”
Në ndërkohë, zoti Sali Bollati, në fjalën e tij kujtoj At Gjergj Fishten kur thoshte nga Presheva në Log të Kuvendit , mbasi ne shqiptarët si çamët apo edhe ju malësorët, të gjithë shqiptarët ngado që janë, kemi të njëjtën gjuhë, të njëjtat zakone, dhe të njëjtën veshje popullore, tha veprimtari i dalluar i çështjes Çame në SHBA, inxhinier Sali Bollati, duke shtuar se të paktën ne në SHBA kemi arritur për t’u bashkuar me njeri tjetrin, si shqiptarë dhe duke përfituar nga ky rast urojë që një ditë edhe Çamëria të jetë pjesë e gjithë Shqipërisë të jetë e jona “.
Duke marrë fjalën në këtë kujtim, zoti Musli Mulosmani, theksojë se si një veprimtarë i vjetër i çështjes kombëtare, natyrisht qe eshte nder e pervilegje që ai merë pjesë në këtë përkujtimore, të kësaj familje të nderuar, e cila së bashku me familjen tij – Mulosmanët, miq dhe shokët, luftuan dhe sakrifikuan së bashku për lirinë dhe demokracinë”
Zoti Musli Mulosmani, një nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare në SHBA, veterani i Legalitetit, më tej tha se ishte fati i mirë, siç e quajti ai që na bashkojë në përpjekjet tona disa vjeçare në luftën e pa kompromisë që bëmë rrugëve dhe shesheve të kurbetit edhe këtu në Amerikë, kundra komunizmit, për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, pa shkajun mbi krye –
“Jemi me të vërtet krenar, tha Mulosmani, për atë që kemi bërë dhe se çfarë u lëmë pas fëmijve tanë dhe brezave të rinjë, që edhe ata të ndjekin rrugën tonë, për bashkimin e të gjitha trojeve në Shqipërin Etnike” , mbasi ky është mesazhi im dhe i familjes time, për këtë ditë që ju kujtoni në nder dhe respekt të birit tuaj Nick Mrnaçaj, tha patrioti Musli Mulosmani, duke i bërë thirrje familjes që gjithmonë ta kujtojnë këtë ditë, kur 23 vjet më parë vdiq djali i tyre Nick Mrnaçaj.” Ai në fund kujtoj me nostalgji gjithashtu atë kalvarin e gjate të vujatjeve të familjes Marnaçaj, familjes së tij dhe bashkëshortes Servetes, nëpër kampet e ineternimit dhe burgjet e diktaturës komuniste, në Shqipëri.
Në emër të nanës së Nik Mrnaçajt, Mrisë, babait Marashit, vëllezërve të tij Paulinit dhe Aleksit, të vesë Maries, axhallarve foli dhe përshendeti duke ju faleminderuar të gjithëve i biri i i Nickës, avokat Maichel (Mikel) Marnacaj.
Ky program ishte i gërshetuar me këngë e valle të shoqërive kulturore artistike në komunitet, Shoqërisë Kulturore Artistike Kelmendi, e cila është nga vendlindja e familjes Mrnaçaj, Kelemndi Malësia e mbi Shkodrës, dhe SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj). Ata kënduan këngë me motive krahinore të krahinës së Kelmendit, si dhe një këngë për Nick Mrnaçajn, shkruar nga poeti kelmendas Gjovalin Luma. Ndërsa, SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj) interpetuan me Tom Gjegjin dhe aktorin Shaban Lajçi nën shoqërinë e instrumentistve dhe grupit të fëmijve të Shkollës Shqipe këngë popullore patriotike.
Kjo ceremoni, u mbyll me ngritjen e flamurit shqiptar në shtizën e lartë të parkut përkrah flamurit Amerikan.
Në fund duhet thënë se: Zyrtarët amerikanë Nik Mrnaçajn, e kanë quajtur” Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Bashkëkombasit e quajnë “Dëshmori i parë i Mergatës shqiptare, në luftë kundra komunizmit”. Dhe Shqipëria, më 1993, i akordoi me vendim të posaçëm nga ish-Presidenti demokrat Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me motivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjise komuniste me flamurin e luftës për demokraci”. Nje shkollë femijësh e ciklit të mesëm në Tamarë – Kelmed (Malësia e mbi Shkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet sot, Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”.
VATRA: “Një jetë të tërë, në shërbim të Kombit”!
*Punimet e KUVENDIT TE VATRES ne raportimin e gazetarit BEQIR SINA/
– Shoqata PanShqiptare VATRA mbajti Kuvendin e saj në Nju Jork – Kryetar i ri u zgjodhë Dr. GJON BUCAJ/
YONKERS NEW YORK : Hapja e Kuvendit të Fderatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, u bë nëpërmjet një përshëndetje të posaçme të derguar nga Kryetari i Nderit, i kësaj shoqate shqiptare, fatlume, zoti Agim Karagjozi, i cili, është tërhequr për asrye të forta shëndetësore. Zoti Agim Karagjozi, gjithashtu është shpall kryetar nderi i përjetshëm i Vatrës, titull, që deri tani i është dhënë vetëm të ndjerit Anthony Athanas.
Në këtë Kuvend, morën pjesë dhjetra delegatë, dhe mysafirë të nderuar dashamirë të Vatrës, nga Nju Jorku, dhe zona e “Tri Shteteve”, Detrioiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni e të tjerë. Kuvend i 27 prill 2013, në Yonkers New York, u mbajt 20 vjetë mbasi inxhinier Agim Karagjozi u zgjodhë kryetar, detyrë të cilën e kreu me një vullnet dhe përkushtim të pashoqë, deri në dorëheqje.
Mbas zgjedhjes së Komisionit prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua zoti Asllan Bushati, sekretar u zgjodhën Mondi Rakaj dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së shoqatës VATRA.
Më pasë u kënduan Hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë nga këngëtaria e mirënjohur Merita Halili, lujtur në firsamonik nga mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni. Kurse, udhëheqësi i këtij Kuvendi, kryetari i saj, zoti Aslan Bushati, kërkojë që me një minutë heshtje të pranishmit të nderonin të gjithë të rënët e Kombit amerikan dhe të Shqipërisë.
Ministri i Diasporës së Kosovës, zoti Ibrahim Makolli, duke i uruar punë të mbarë këtij Kuvendi, tha se Vatra ishte adresa e vetme që u drejtuan shqiptarët, prej kolonive të para dhe ishte institucioni i vetëm shqiptarë në botë që mbajti gjallë frymën kombëtare., Sot ne kemi nderin të kujtojmë të gjithë atat Vatranë, veprimtarë dhe aktivistë të çështjes tonë kombëtare, që nuk janë më në mesin tonë. Të kujtojmë, dy kolosët e Vatrës, Nolin e Konicën, të cilët më mirë se secili tjetër shqiptarë, e jetësuan thënjën në praktikë të rilindasve tanë, “Një jetë të tërë në shërbim të Kombit”.
“Vatra dhe vatranët e vunë një jetë në shërbim të kombit, theksoi në fjalën e tij ministri Makolli dhe prandaj ne sot duke iu faleminderuar gjithë këtij kontributi të madh, kemi shënuar 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptarë, dhe kemi shënuar gjithashtu edhe 14- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 5 vjetorin e pavarësisë së saj.
Në fund zoti Makolli ka shtuar se Vatra paraqet një pjesë të realizmit të idealit të vatranëve, të atyre të cilëve asnjëherë nuk pushuan në drejtim të realizmit të idealit të tyre kombëtar, rilindasëve tanë dhe Lidhjes Shqiptare të Prizerenit – me lejtmotivin e tyre: ” Një Komb dhe një Qëndrim”.
Asambleisti i parë dhe i vetëm shqiptarë në Amerikë, zoti Mark Gjonaj, duke përshëndetur Kuvendin e Vatrës, urojë që Vatra të punojë mbas këtyre 100 vjetëve edhe për një jetëgjatësi tjetër 100 vjeçare.
“Unë, tha zoti Gjonaj si shqiptarë dhe si një Vatran i mirë, e kam përkrahur dhe do të përkrah Vatarën për rolin dhe kontributin e saj, në vite për çështjen tonë kombëtare, dhe kërkojë nga ju të gjithë vatranët që së bashku me ne të mendojmë seriozisht për të ardhmen e Vatrës, për vazhduar veprën e atyre burrave dhe grave që u dedikuan gjatë gjithë kësa kohe për Kombin tonë”.
“Vatra me vite të tëra u shëndërrua me të vërtet në një “Vatër zjarri” u shpreh në fjalën përshëndetëse, Ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, atë të përpjekjeve të mëdha dhe të parreshtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që bënë shqiptarët, prej themelimit të saj. Ajo, u gjend në ditët më të vështira për kombin tonë, atëhere kur mungonte shteti shqiptarë, dhe udheheqësit e parë të saj Noli, Konica, Peci, Koçi, Vasili, Çerkezi, e shumë të tjerë, i prinë çështjes tonë, në SHBA”
Ambasdori Sejdiu, vuri në pah se Vatra qëndron sot si simbol i përpjekjeve të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i dalë zot shqiptarëve në trojet e tyre dhe atdheun e tyre. Për më tepër, tha ai, Vatra, vazhdon të mbetet një shtyllë, që ka edhe një simbolik të veçantë, përsa i përket përpjekjeve të shqiptarëve të Amerikës, për t’i ruajtur vlerat e traditat tona kombëtare në diasporë.
” Duke shfrytëzuar rastin, tha Sejdiu, i bëjë thirrje Vatrës, dhe nëpërmjet saj në këtë Kuvend edhe organizatave të tjera, në SHBA, që veprimtarinë e tyre, le t’a përqendrojnë tash e tutje, tek brezat e ri, shqiptaro – amerikanët e rinjë, ata që bartin tek këta virtytet dhe vlerat tona kombëtare, ata që bartin edhe atë përkrhajen e madhe, që i erdhi kombit shqiptarë, në ditët më të vështira nga përtej Atlantikut, dhe këndej – qoftë nga shqiptaro amerikanët, edhe nga SHBA, nga ky vend i madh dhe mik i madh i Kosovës dhe Shqipërisë, ” ka përfundur fjalën e tij – përshëndetëse ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.
Kuvendin e Vatrës e përshëndeti edhe Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, i cili tha se “Ato thinjat e juaja mbi kokë, janë energjia dhe puna e madhe që keni bërë ju dhe të gjithë vatranët prej themelimit të saj – I dëshirojë punë të mbarë këtij Kuvendi të madh dhe suksese në të ardhmen, tha zoti Mishto.
Zoti Hafiz Shala, një veprimtari i njohur, dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Lidhejs Qytetare Shqiptaro Amerikane -LQSHA, e quajti përvilegj dhe nder, që ai po e përshëndetëte në këtë Kuvend të shoqatës Vatra, në emër të LQSHA, lobit të parë shqiptarë në Amerikë, dhe të vetëmit dedikuar çështjes kombëtare dhe presidentit të saj Joe Dioguardit, si u shpreh ai.
Zoti Idriz Lamaj lexoi një mesazh nga z. Mal Berisha, Anëtar Nderi i Vatrës, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Londër, autor i botimit mbi jetën dhe veprën e Amerikanit “Charles Telford Erickson, mik i madh i shqiptarëve”. Kuvendin e Vatrës e përshëndeti gjithashtu edhe nga Shoqata Kombi në Massachusetts, zoti Artu Vrekaj, iniciatori për krijimin e degës së Vatrës në këtë shtet.
Kuvendin e Shoqatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, e përshëndeti edhe Mayori i Qarkut të Yonkersit, zoti Mike Spano, dhe asambleistia e Nju Jorkut, Shelley Mayer, dhe miku i madh i shqiptarëve në kongresin Amerikan, Eliot Engël.
Seanca e parë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi punën e saj me leximi i mesazheve përshëndetëse: Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack( u lexua në mungesë), Dega Michigan, z. Alfons Grishaj; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens, NY, dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, NY, z. Nick Markolaj; Dega Neëburgh, NY, dr Nexhat Kalici.
Më pasë u lexua raporti i kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj
Një Raport mbi gjëndjen financiare u mbajtë nga Arkëtari i deritanishëm, z. Deni Blloshmi ndërsa Raporti i tjetër i përgjithëshëm, u mbajt nga Kryetari i Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici. Kurse, Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foundation” u mbajt nga z. Mithat Gashi dhe Raporti i i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca, mbylli punën e Seancës së parë.
Seanca e dytë:
Me shpalljen e dy kandidaturave, atë të kryetarit të dorëhequr, dr Gjon Buçaj, dhe oponetit të tij – Nick Markolaj, kryetar i degës së Westcheterit, u shpalosën pikpamjet e tyre për Vatrën, dhe u folë gjerësiht për të ardhmen e Vatrës, në kushtet e një zhvillimi dhe përparimit të saj bashkëkohor, me qëllim që Vatra të forcohet edhe me shumë, duke ia besuar të ardhmen e saj, brezit të ri, të shkolluar dhe edukuar në SHBA, intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve në diasporë.,
Rradhët e Vatrës u tha në Kuvend, duhet të mbushen me të rinjët shqiptarë në Amerikë, që duke ndjekur rrugën e vatranëve, të vjetër, të cilët duhet të jenë në krye të saj dhe flakadani i Vatrës 100 vjeçare. kësaj shoqate që lindi pak më parë se pavarësia e Shqipërisë.
Kreu i Vatranëve në veri të Nju Jorkut, zoti Markola, bëri një prezantim jashtëzakonisht të shkëlqyer për projektin e tij, për të ardhëmen e Vatrës, me titull “Vatra nesër – VATRA Tomorrow ” nëpërmjet një video projeksioni, interesat, duke marrë me vete një respekt dhe mirënjohje të thellë nga të gjithë delegatët e Kuvendit, por, edhe nga vetë kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, i cili e përgëzojë Markolën, për idetë e tija për të ardhmen e Vatrës.
Markola, tha se “në rrethanat e reja, ku kërkohet një ritëm i ri pune në përshtatje me kohën tekonologjinë dhe mënyrën e re të organizmit, për ta gjallëruar Federatën Panshqiptare “Vatra”, pikësë pari duhet për të shtuar me anëtarë të rinj dhe për të ngritur edhe më shumë degë nëpër shtete të Amerikës e Kanada, rritur anë finanaciere dhe duhet futur një frymë e re”, tha Markola.
Më pasë u kalua në diskutimet e kryetarëve të degëve dhe anëtarve të Vatrës, të cilët dhanë dhe disa propozime per ndryshimet në Kanunoren e Vatrës.
Në seancën e dytë të këtij Kuvendi nisi proceduar për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili u propozua vetë-kandidim. Me “tërheqjen” në momentin e fundit të votimit, nga Nick Markola, Dr Gjon Buçaj, u shpall Kryetari i ardhëshëm i Federatës PanShqiptare Vatra nga Kryetari i Kuvendit të Vatrës, zoti Asllan Bushati, në mes duratrokitjeve.
Me këtë rast Kuvendi i Vatrës, vlerësoi kontributin e dr. Gjon Buçaj, i cili realisht ka qenë një ndihmës i afërt i kryetarit Karagjozi, dhe ka kryer disa vite detyrën e nën/kryetarit të Vatrës, dhe është treguar i palodhur dhe i përkushtuar. Në këtë mynyrë Kuvendi i Vatrës, votoi unanimisht dr. Gjon Buçajn si kryetar të Vatrës, deri në Kuvendin e ardhshëm..
Kryetari i ri Dr. Gjon Bucaj, i cili është kryetari i parë në historinë e Vatrës, i besimit katolik, vuri në dukje “vlerën e lartë të urtësisë dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të zotit Agim Karagjozi, në udhëheqjen e Vatrës”, dhe falënderoi atë dhe të gjithë vatranët për besimin që i dhanë, duke e ngarkuar me drejtimin e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm. “I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë të kësaj detyre” shtoi ai, ” e pranoj duke u mbështetur në besimin e të gjithë Vatranëve se do të punojmë edhe më shumë së bashku “.
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë. Gjatë darkës u dhanë çmimet “AËARD OF MERIT” disa vatranëve, të dalluar për merita në 30 vitet e fundit.
Peters: Besoj se është e rëndësishme që të vendoset zbatimi i ligjit!
Zgjedhjet e 23 Qershorit, lidhjet e mira të Shqipërisë me SHBA, dhe vizat në qendër të bisedës mes Kongresmenit amerikan, Demokrati i Michiganit, Gary Peters dhe ambasadorit të Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi,/
Nga BEQIR SINA, New York/
Kongresmeni Peters mbi ngjarjet e fundit në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shqiptar, përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,” beson se kjo është e rëndësishme që të vendoset zbatimi i ligjit, i cili është për t’u ndjekur për të ruajtur legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.
Washington, DC – Kongresmeni amerikan, Demokrati i Michiganit, Gary Peters u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Washington, zotin Gilbert Galanxhi, për të diskutuar zgjedhjet e ardhshme në Shqiperi dhe çështjen e vizave të qytetarve shqiptarë, për me shumë hyrje në SHBA, për ata që kërkojnë të udhëtojnë nga Shqipëria për në SHBA.
Në këtë bisedë thuhet se ka pasur edhe një vlersim i marrdhënieve të shklëqyera shqiptaro-amerikane dhe sidomos të ngritjes së nivelit të tyre këto dekadat e fundit, të cilat kanë në qendër të bisedemive mes Kongresistit amerikanë Gary C. Peters dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Uashington, zotit Gilbert Galanxhi.
Çka në një intervistë për shtypin shqiptarë e ka pranuar më parë edhe vetë Ambasadorii i Shqipërisë në Uashington, zotit Gilbert Galanxhi, kur ka deklaruar se:” Mendoj se përkufizimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik reflekton saktë realitetin e marrëdhënieve aktuale midis Tiranës dhe Uashingtonit. Unë mund të flas për këto dy vitet e fundit që unë drejtoj Ambasadën, gjatë të cilave intensiteti dhe cilësia e bashkëpunimit shumëplanësh është në nivele shumë të larta. Mund të them se ‘pjesën e luanit’ e zë bashkëpunimi shumë i ngushtë, i përditshëm, korrekt dhe dashamirës me Departamentin e Shtetit, dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë ekipin që trajton marrëdhëniet me Shqipërinë. Por, ju siguroj se me të njëjtin intensitet dhe cilësi bashkëpunohet me Kongresin Amerikan, me Departamentin e Mbrojtjes, atë të Drejtësisë, të Sigurisë, etj.”
Kurase, dje zyra e Kongresmenit demokrat nga Michigani Gary Piters, njofton se në një bised që ka pasur ai në Uashington me Ambasadorii i Shqipërisë zotin Gilbert Galanxhi është diskutuar gjerësisht rreth një temë që ka interes shumë të madh për shqiptarët, siç është ajo lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-së, pra lehtësimi i regjimit të vizave.
Në fokus të kësaj bisede kanë qenë sipas dekleratës edhe zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri, ku dy bashkëbiseduesit si pohoi edhe vetë Ambasadori Galanxhi për gazetën Bota Sot, kishin gjetur mirëkuptim të plotë.
Në dekleratën e tij për shtyp kongresisti demokrat Gary Piters, thotë se me Ambasadoriin e Shqipërisë në Uashington, zotin Gilbert Galanxhi, ata diskutuan mbi ngjarjet e fundit në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shqiptar, përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka qenë e kontestuar për shkak se një zyrtar i mbështetur nga një parti, e cila e braktisi qeverinë për opozitën u zëvendësua nga Parlamenti.
Kongresmeni Peters thekson në dekleratë se ai beson se kjo është e rëndësishme që të vendoset zbatimi i ligjit, i cili është për t’u ndjekur për të ruajtur legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.
Kongresmeni amerikan Gary Peters – thotë në dekleratë se Ambasadori Galanxhi gjithashtu kërkoi mbështetje për vizat afat-gjatë, në lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë drejt SHBA, pra hyrjen me viza disa vjeçare.
Kongresmeni Peters, në dekleratë mbështet përpjekjet për të lehtësuar tregtinë legjitime dhe të udhëtimeve me viza Shqipërinë, dhe do të punojë me aleatët në Kongres drejt këtij qëllimi.
Për vizat afat-gjatë, viza hyrjeje në SHBA, ai thotë se do të inkurajojë më shumë vizita në Shqipëri dhe të lejojë qytetarëve shqiptarë vizita të komuniteteve shqiptare në SHBA, për të vizituar anëtarët e familjeve për një periudhë të zgjatur kohe, me sa më pak vështirësi që të jetë e mundur.
Kongresmeni Peters shprehu falënderimet e tij Ambasadorit Galanxhi për miqësinë e tij të vazhdueshme dhe diskutimin e tyre të sinqertë të këtyre çështjeve të rëndësishme. Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të mbështetur marrëdhëniet shumë të mira amerikano-shqiptare.
Hungaria ndalon simbolet komuniste dhe naziste,Rama ringjall katër parti komuniste në Tiranë!
Në një kohë kur kanë ndodhur ndryshime të mëdha në Europën Juglindore dhe në kampin socialist pothuajse janë zhdukur fare partitë komuniste dhe simbolet e tyre, në Tiranë Edi Rama dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, ka përforcuar lidhjet e saj në një koalicion me katër Parti Komuniste për zgjedhjet e 23 qershorit.
Nga Beqir SINA/
BENSONHURST BROOKLYN NY : Lajmi se Parlamenti i Hungarisë miratoi këto ditë ndalimin e demonstrimit publik të simboleve komuniste dhe naziste, pasi në muajin mars mijëra hungarezë përkujtuan viktimat e Holokaustit në sfondin e shqetësimeve të rritjes së antisemitizmit në vend, ka përfshirë pothuajse televizionet dhe gazetat më të mëdha dhe prestigjoze amerikane. Të cilat, bëjnë me dije opinionit amerikan se Hungaria është e para nga vendet ish komuniste që “zhduk” simbolet komuniste me ligj – dhe Ukraina e dyta i ka “vënë kazmën” kudo Stalinit e Leninit në vendet publike në këtë vend.
The New York Times, në një editorial të saj, dje shkruante se :”Në shkurt Gjykata e Lartë e Hungarisë e shpalli dënimin me deri me burg për demonstrimin e svastikës apo flamurit komunist si antikushtetues. Gjyqtarëve, atëhere kjo masë iu duk shumë e ashpër dhe si e tillë prej tyre ajo u argumentua sikur ua impononte kufizime të tepruara të lirisë së fjalës, megjithëse, vendimi i gjykatës hungareze kishte pasuar vendimin analog të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.” shkruan NYT-si.
Por, s.d.q. Parlamenti i Hungarisë, përfundimisht tha CNN e ka miratuar me shumicë dërrmuese një plan të modifikuar për të kufizuar paraqitjen e simboleve naziste dhe komuniste të tilla si Svastika dhe Yll i Kuq ose Draper e Çekan dhe “Grushti ” lart me një tuf karafila të kuq..
Megjithëse, patrtitë komuniste në këtë vend protestuan se rregulla të ngjashme janë deklaruar jokushtetues në shkurt, për shkak se ato sipas tyre janë gjetur të jenë shumë të “ashpëra” ndaj simboleve komuniste dhe një kufizim të tepruar mbi lirinë e fjalës kan qenë ligjvënësit hungarez ata që besojnë dhe kanë sqaruar rregullat për të kaluar ligjin si kushtetuese.
Pra, që do të thotë se tani në Hungari, nuk do të këtë më, me ligj simbole të tilla naziste dhe komuniste “Svastika, Yll i Kuq ose Draper e Çekan edhe bluza apo flamuj Marxist të revolucionit Che Guevara, dhe “Grushtin” lart me një tufë karafila të kuq në vendet publike.
Propozimi ka për të marrë efektin më 30 prill(hynë në fuqi) dhe u miratua të hënën në një votim ku 320 deputet ishin për Po! dhe vetëm – 6 komunistë ishin për Jo !, dhe vetëm me dy abstenime. Ndalimi i këtyre simboleve, gjithashtu ndalon çdo shenjë “provokuese” , naziste, dhe komuniste nga ato që kan si shenjë të tillë SS, ose kryqin e thyer me shigjetë – një simbol i një partie hungareze pro-naziste në 1940 – dhe ato me Drapër e Çekiç dhe Yllin e Kuq, nderimin me “Grusht”, flamurin dhe bluzat me revuluzionarin Marksisit Ceh-Guavara, e të tjera simbole të konsideruara si provokuese në vendet publike.
Rregulli i ri specifikon se simbolet janë të ndaluara mbasi ato mendohet se në demokraci ato paraqesin rrezik për: ” Paqen, Sigurinë dhe Rendin” në Hungari. Ky vendim i Gjykatës Hungraze miratuar nga Parlamenti i saj, dhe u tha se është në përputhje të plotë dhe pasoi një vendim të ngjashëm me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Edi Rama, ringjallë katër parti komuniste në Tiranë :
Mirëpo, në një kohë kur kan ndodhur ndryshime të mëdha në Europën Juglindore – kampin socialist pothujase se janë zhdukur fare partitë komuniste dhe simbolet e tyre , apo partitë komuniste në disa vende ish-komuniste janë zhdukur edhe nga skena politike dhe nuk qasen më nga partitë e mëdha liberale, në Tiranë, Partia Socialiste në kryesimin e Edi Ramës, trashëgimtaria e Partisë së Punës së Shqipërisë, ka përforcuar lidhjet e saj në një koalicion me katër Parti Komuniste për zgjedhjet e 23 qershorit, duke i ringjallur ato dhe futur në skenën politike shqiptare.
Pas rrëzimit të rregjimit komunist, në Shqipëri këto vitet e fundit janë rivtilizuar jo pak por pesë Parti Komuniste, janë vetëm në Tiranë, dhe njëra prej tyre pas kunitave thonë se udhëhiqet nga i biri Enver Hoxhës, Ilir Hoxha. Kjo parti komuniste me ideologji ekstreme Marksite, me lidhje të forta familjare me PS-ën, vazhdoi të mbrojë me fanatizëm idealet e Enver Hoxhës, dhe quhet Partia Komuniste të Shqipërisë së Riorganizuar, dhe ka si shenjë të saj simbolet komuniste Yllin e Kuq – Drapër e Çekan si dhe “Grushtin” e ngritur lartë me një tuf karafila të kuq në mes të simboleve.
Kështu mesa duket “Rilindja”, e cila është krijuar prej Ramës për të mundur Sali Berishën, është “Rikthim” nga kreu socialist, nga i biri i Kristaq Ramës ish anëtarit të KQPPSH, dhe nipi i Spiro Kolekës, i cili është zotuar, tash që të bëjë aleancën e tij, me mbetjet komuniste, ato parti që mbahen gjallë akoma me frymë totalitare, ideologjinë komuniste mësimet Marksite Lenisniste dhe që kan për simbolet komuniste për të rivitalizuar Enver Hoxhën, 22 vjet mbasi ky regjim u rrëzua.
Edi Rama, tash mbas “pjellës” së saj LSI së Ilir Metës, 99-shave, të Erion Velisë, ka bërë koalicion edhe me tre parti të tjera komuniste si ajo e Qemal Cicollari kryetar i Partisë Komuniste Shqiptare, Marko Dajti kryetar i partisë së Punës Shqiptare e Reformuar, Preng Cuni kryetar i partisë Komuniste Shqiptare e Reformuar. Edi Rama mbasi është edhe i detyruar, dhe “kush e di këtë”! që të rekrutojë komunistët për të marrë votat e ish-nostalgjikëve, ish Sigurimsave, ish-antarëve të zellshëm të partisë, ish-kryetarëve të koperativave, ish-byroistëve që sipas tij dhe u ka premtuar se kështu ai ka për të mundur Sali Berishën,
- « Previous Page
- 1
- …
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- …
- 96
- Next Page »