• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës në Hungari

February 13, 2014 by dgreca

 Orë letrare festive në Budapest/

“…bashkë do të arrijmë që ajo që sot na duket e pamundur ta bëjmë të mundur…”. “Ju krijuesit e artistët jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë…”. “…Ne duhet të jetojmë për Shqipërinë…”. Nënshtetasi sllovak që e ndien vetën shqiptar dhe veproi deri në sakrificë për kauzën shqiptare./

Nga Hazir Mehmeti, Budapest/
Në kryeqytetin e bukur hungarez nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, u organizua orë letrare artistike në kuadër të shënimit të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Mbrëmja festive e pasur me program të larmishëm kulturo-artistik ishte nën patronatin e z.Sami Ukellit, ambasador i Kosovës në Hungari. Manifestimin e nderoi me praninë e tij z.Ibrahim Makolli, ministër për diasporë. Të pranishëm ishin edhe znj. Mira Hoxha, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Hungari; Z.Iljaz Feta, këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë në Hungari;  Dr.Etleva Lala, drejtoreshë në Katedrën e Albanologjisë në Budapest;  z. Kurt Gostentschnigg, shkrimtar dhe përkthyes;  z.Kamil Weiner, mysafir nga Sllovakia, një aktivist dhe shkrimtar i cili së fundi shkruan edhe në gjuhën shqipe;  Z. Driton Smakaj, veprimtar, krijues, ideator dhe koordinues në realizimin e orës letrare me krijues nga Austria.  Paraqitje e programit u bë me sukses nga znj. Jehona Muja-Sukaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse ministri, z.Ibrahim Makolli, mes tjerash tha:” Ku flet arti, politika heshtë, kudo që jemi do angazhohemi, pavarësisht se herë-herë edhe do të lodhemi e mërzitemi, por asnjëherë dhe në asnjë moment të mos e humbim besimin, ne si komb kemi mundësi. Por ajo që nevojitet është t’i bëjmë bashkë të gjitha pjesët e trupit të shpërndarë gjithandej botës. Dhe, duke i bërë bashkë do të arrijmë që ajo që sot na duket e pamundur, ta bëjmë të mundur dhe të realizueshme, sepse në të kundërtën edhe ajo që sot na duket e mundur, nëse nuk bëhemi bashkë, nëse nuk i mobilizojmë kapacitetet tona sikur i kemi mobilizuar në një kohë, atëherë edhe e mundura do të bëhet e  pamundur. Gëzuar Dita e Pavarësisë! Shkrimtarëve suksese në artin e tyre! Edhe njëherë, sikur edhe herëve tjera kur jemi takuar, e shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Diasporës për të qenë afër në secilin moment në plotësimin e shumë nevojave që ne kemi brenda dhe jashtë.” Znj.Mira Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Hungari në fjalën e saj mes tjerash tha: “Dyert e ambasadave janë të hapura si gjithnjë. Nuk është hera e parë që ne organizojmë mbrëmje artistike. I përgëzoj Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve dhe të gjithëve, urime pavarësia e Republikës së Kosovës.  Ju krijuesit e artistët jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë. Imazhi i juaj është imazhi më i mirë i Shqipërisë. Ju faleminderit dhe jetë të gjatë Kosovës”.Fjalën e rastit e mbajti nikoqiri i mbrëmjes z.Sami Ukelli, ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari. “Krijuesit dhe të pranishmit tjerë i falënderoj shumë, të cilët kanë gjetur kohe të vijnë këtë mbrëmje. Po ashtu e falënderojmë ministrinë, z. Ibrahim Makolli. Ardhja e juaj nga Austria kur dihet se ju vini pas angazhimit tuaj ditor në vendet e punës atje, na nderon në veçanti. Ne po festojmë ndër të parët sonte duke e nisur kështu shënimin gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Jemi shtet i ri por me ministri të diasporës, kjo tregon për përkushtimin tonë përgjithësisht për mërgatën tonë kudo që gjendet. Shpresoj se edhe Republika e Shqipërisë do ketë një dikaster të ngjashëm për koordinim më të mirë rreth mërgatës edhe me ministrinë tonë të diasporës, kjo edhe po ndodhë.”
Në emër të LShKSh “Aleksandër Moisiu” përshëndeti kryetari i saj, poeti Besim Xhelili. “ Krijues të bashkuar arrijnë më shumë, nga ky cak i yni tani në shoqatën tonë kemi një numër të kënaqshëm krijuesish, mes tyre edhe nga Hungaria z.Driton Smakaj. Jemi të hapur edhe për shkrimtarë e krijues tjerë nga vendet tjera për rreth nesh. E filluam disa veta, kurse tani kemi 27 shkrimtarë e krijues tjerë arti të përfaqësuar me veprat e tyre. Në pikturë prizrenasi Gazmend Freitag, momentalisht me pikturat e tij në Verona të Italisë i cili nga atje ju përshëndetë. Krijuesit  rrjedhin nga të gjitha viset etnike shqiptare me artin e tyre kanë treguar vlera arti edhe para kombeve tjera.” Z.Anton Marku prezantoj botimin e antologjisë së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri, i botuar në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht. Nga krijimtaria e tyre lexuan poezi Anton Marku, Besim Xhelili, Kurt Gostentschnigg,  Mërgim Osmani. Z. Kamil Weiner, përkthyes, regjisor e publicist në fjalën e tij në një shqipe të rrjedhshme mes tjerash tha: “Jam themelues i shoqatës “Besa” në Sllovaki e cila nxori edhe revistën mujore në shqip “Besa”, ku shkruhej për problemet e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi në trojet tona. Kisha bashkëpunëtor të gazetës kroat, slloven e nga kombe tjera ku trajtoheshin problemet e Kosovës dhe shqiptarëve. Isha gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë si prijës i gazetarëve sllovak dhe çek. Kam përkthye disa vepra të autorëve shqiptarë në sllovakisht dhe të atyre sllovak në shqip” z.Weiner lexoi dy poezi në gjuhën shqipe. Ai mes tjerash tha: “Ne duhet të jetojmë për Shqipërinë e jo të vdesim për Shqipërinë”. Poeti shkodran Ragip Dragusha e entuziazmoi publikun me poezitë e tij “Breshka” dhe “Zana e Malit” duke i interpretuar ato bukur dhe me plotë pasion, për çka publiku e shpërbleu me duartrokitje të gjata. Mbrëmjen e ndihmuan edhe afaristë shqiptarë të suksesshëm, mes tyre edhe z.Lutfi Kabashi i cili shtroi darkë pritje për mysafirët.

Filed Under: Reportazh Tagged With: dita e Pavaresise, Hungari, Kosoves, Ore letrare ne budapest

Hungaria ndalon simbolet komuniste dhe naziste,Rama ringjall katër parti komuniste në Tiranë!

April 24, 2013 by dgreca

Në një kohë kur kanë ndodhur ndryshime të mëdha në Europën Juglindore dhe në kampin socialist pothuajse janë zhdukur fare partitë komuniste dhe simbolet e tyre, në Tiranë Edi Rama dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, ka përforcuar lidhjet e saj në një koalicion me katër Parti Komuniste për zgjedhjet e 23 qershorit.

Nga Beqir SINA/

BENSONHURST BROOKLYN NY : Lajmi se Parlamenti i Hungarisë miratoi këto ditë ndalimin e demonstrimit publik të simboleve komuniste dhe naziste, pasi në muajin mars mijëra hungarezë përkujtuan viktimat e Holokaustit në sfondin e shqetësimeve të rritjes së antisemitizmit në vend, ka përfshirë pothuajse televizionet dhe gazetat më të mëdha dhe prestigjoze amerikane. Të cilat, bëjnë me dije opinionit amerikan se Hungaria është e para nga vendet ish komuniste që “zhduk” simbolet komuniste me ligj – dhe Ukraina e dyta i ka “vënë kazmën” kudo Stalinit e Leninit në vendet publike në këtë vend.

The New York Times, në një editorial të saj, dje shkruante se :”Në shkurt Gjykata e Lartë e Hungarisë e shpalli dënimin me deri me burg për demonstrimin e svastikës apo flamurit komunist si antikushtetues. Gjyqtarëve, atëhere kjo masë iu duk shumë e ashpër dhe si e tillë prej tyre ajo u argumentua sikur ua impononte kufizime të tepruara të lirisë së fjalës, megjithëse, vendimi i gjykatës hungareze kishte pasuar  vendimin analog të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.” shkruan NYT-si.

Por, s.d.q. Parlamenti i Hungarisë, përfundimisht tha CNN e ka miratuar me shumicë dërrmuese një plan të modifikuar për të kufizuar paraqitjen e simboleve naziste dhe komuniste të tilla si Svastika dhe Yll i Kuq ose Draper e Çekan dhe “Grushti ” lart me një tuf karafila të kuq..

Megjithëse, patrtitë komuniste në këtë vend protestuan se rregulla të ngjashme janë deklaruar jokushtetues në shkurt, për shkak se ato sipas tyre janë gjetur të jenë shumë të “ashpëra” ndaj simboleve komuniste dhe një kufizim të tepruar mbi lirinë e fjalës kan qenë ligjvënësit hungarez ata që besojnë dhe kanë sqaruar rregullat për të kaluar ligjin si kushtetuese.

Pra, që do të thotë se tani në Hungari, nuk do të këtë më, me ligj simbole të tilla naziste dhe komuniste “Svastika, Yll i Kuq ose Draper e Çekan edhe bluza apo flamuj Marxist të revolucionit Che Guevara, dhe “Grushtin” lart me një tufë karafila të kuq në vendet publike.

Propozimi ka për të marrë efektin më 30 prill(hynë në fuqi) dhe u miratua të hënën në një votim ku 320 deputet ishin për Po! dhe vetëm – 6 komunistë ishin për Jo !, dhe vetëm me dy abstenime. Ndalimi i këtyre simboleve, gjithashtu ndalon çdo shenjë “provokuese” , naziste, dhe komuniste nga ato që kan si shenjë të tillë SS, ose kryqin e thyer me shigjetë – një simbol i një partie hungareze pro-naziste në 1940 – dhe ato me Drapër e Çekiç dhe Yllin e Kuq, nderimin me “Grusht”, flamurin dhe bluzat me revuluzionarin Marksisit Ceh-Guavara, e të tjera simbole të konsideruara si provokuese në vendet publike.

Rregulli i ri specifikon se simbolet janë të ndaluara mbasi ato mendohet se në demokraci ato paraqesin rrezik për: ” Paqen, Sigurinë dhe Rendin” në Hungari. Ky vendim i Gjykatës Hungraze miratuar nga Parlamenti i saj, dhe u tha se është në përputhje të plotë dhe pasoi një vendim të ngjashëm me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Edi Rama, ringjallë katër parti komuniste në Tiranë :

Mirëpo, në një kohë kur kan ndodhur ndryshime të mëdha në Europën Juglindore – kampin socialist pothujase se janë zhdukur fare partitë komuniste dhe simbolet e tyre , apo partitë komuniste në disa vende ish-komuniste janë zhdukur edhe nga skena politike dhe nuk qasen më nga partitë e mëdha liberale, në Tiranë, Partia Socialiste në kryesimin e Edi Ramës, trashëgimtaria e Partisë së Punës së Shqipërisë, ka përforcuar lidhjet e saj në një koalicion me katër Parti Komuniste për zgjedhjet e 23 qershorit, duke i ringjallur ato dhe futur në skenën politike shqiptare.

Pas rrëzimit të rregjimit komunist, në Shqipëri këto vitet e fundit janë rivtilizuar jo pak por pesë Parti Komuniste, janë vetëm në Tiranë, dhe njëra prej tyre pas kunitave thonë se udhëhiqet nga i biri Enver Hoxhës, Ilir Hoxha. Kjo parti komuniste me ideologji ekstreme Marksite, me lidhje të forta familjare me PS-ën, vazhdoi të mbrojë me fanatizëm idealet e Enver Hoxhës, dhe quhet Partia Komuniste të Shqipërisë së Riorganizuar, dhe ka si shenjë të saj simbolet komuniste Yllin e Kuq – Drapër e Çekan si dhe “Grushtin” e ngritur lartë me një tuf karafila të kuq në mes të simboleve.

Kështu mesa duket “Rilindja”, e cila është krijuar prej Ramës për të mundur Sali Berishën, është “Rikthim” nga kreu socialist, nga  i biri i Kristaq Ramës ish anëtarit të KQPPSH, dhe nipi i Spiro Kolekës, i cili është zotuar, tash që të bëjë aleancën e tij, me mbetjet komuniste, ato parti që mbahen gjallë akoma me frymë totalitare, ideologjinë komuniste mësimet Marksite Lenisniste dhe që kan për simbolet komuniste për të rivitalizuar Enver Hoxhën, 22 vjet mbasi ky regjim u rrëzua.

Edi Rama, tash mbas “pjellës” së saj LSI së Ilir Metës, 99-shave, të Erion Velisë, ka bërë koalicion edhe me tre parti të tjera komuniste si ajo e Qemal Cicollari kryetar i Partisë Komuniste Shqiptare, Marko Dajti kryetar i partisë së Punës Shqiptare e Reformuar, Preng Cuni kryetar i partisë Komuniste Shqiptare e Reformuar. Edi Rama mbasi është edhe i detyruar, dhe “kush e di këtë”! që të rekrutojë komunistët për të marrë votat e ish-nostalgjikëve, ish Sigurimsave, ish-antarëve të zellshëm të partisë, ish-kryetarëve të koperativave, ish-byroistëve që sipas tij dhe u ka premtuar se kështu ai ka për të mundur Sali Berishën,

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, Hungari, kater parti Komuniste ne Tirane, ndalon P Komuniste e naziste, rama ngjall

Artikujt e fundit

  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor
  • “Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise”
  • Shqipja Futet në Komunikimet Zyrtare të Shkollave Publike në Nju Jork – Një tjetër arritje historike për arsimin dhe familjet shqiptare në Diasporë
  • EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO
  • Kosova – shtet i pavarur, por pjesë e pandashme e Shqipërisë kombëtare
  • Albanian Parade in New York City
  • “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”
  • EDHE NJЁ VEPЁR ME PESHЁ TЁ MADHE STUDIMORE PЁR EPOSIN E KRESHNIKЁVE
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kompromisi austro-rus në lindjen e shtetit shqiptar
  • Ambalazhet plastike ushqimore dhe siguria e shëndetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT