• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BERZH rritë fondet për Kosovën nga 70 në 120 milionë euro

August 28, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar  në Durrës Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti/

1 BERZH KOSOV

DURRËS, 27 Gusht 2018-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të takimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sot në Durrës ka zhvilluar takim me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti.

Në takim, kryeministri Haradinaj ka falënderuar presidentin Chakrabarti për përkrahjen e projekteve zhvillimore për Kosovën dhe projekteve në kuadër të Integrimit Ekonomik Rajonal, të financuara nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, që Kosovës i siguron perspektivë të qartë integruese në strukturat e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj u njoftua nga presidenti Chakrabarti se në vitin e ardhshëm fondet për Kosovën, nga 70 milionë do të rriten në 120 milionë euro dhe do të fillojë realizimi i unazës së Prishtinës dhe projektet tjera infrastrukturore të prezantuara në shkurt në Samitin e Londrës që kanë të bëjnë me infrastrukturën e qyteteve të tjera të Kosovës.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, duke vlerësuar progresin e Kosovës, tha se BERZH-i do të vazhdojë mbështetjen e projekteve të cilat ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Berzh, nga 70-120 milione Euro, rite fondi per Kosoven

Kryeministri Mustafa ne Londer, BERZH mbështet Kosovën edhe me strategji të re

November 2, 2016 by dgreca

zkm-3zkm-1-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Londër/

 

1-britani4

PRISHTINË, 2 Nëntor 2016-B.Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot është takuar me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Boris Johnson dhe ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan.Gjatë takimit me sekretarin Johnson, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, si dhe për të arriturat evidente në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e madhe të Britanisë për Kosovën në të gjitha fazat, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes.

Po ashtu, ai theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, si një prej partnerëve kryesorë strategjikë të Republikës së Kosovës. Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, Boris Johnson, shprehu përkrahjen e mëtejme të Britanisë së Madhe për Kosovën.Sekretari Johnson, po ashtu, u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe theksoi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën. Ndërsa, gjatë takimit të kryeministrit Isa Mustafa me ministrin Alan Duncan u bisedua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës dhe përkrahjen e mëtejme të Londrës për Kosovën në shumë aspekte.Në dy takimet ishin të pranishëm edhe ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

 

 

zkm-2-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, ku pati një takim me presidentin e Bankës, Sir Suma Chakrabarti/

zkm-1

 PRISHTINË, 2 Nëntor 2016-B.Jashari/ Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ku pati një takim me presidentin e Bankës, Sir Suma Chakrabarti. Të pranishëm ishin edhe anëtarët e qeverisë së Kosovës, ministrat Avdullah Hoti dhe Memli Krasniqi, dhe menaxhmenti i lartë i BERZH, ku me ç`rast diskutuan aktivitetet e Bankës në vend. Kosova është bërë pjesëtare e BERZH si dhe vend i operacioneve në dhjetor të vitit 2012. Deri më tani, BERZH ka investuar në 50 projekte në Kosovë, që arrijnë një shumë prej më tepër se 200 milionë euro. Në tetor të vitit 2016, Bordi i Drejtorëve të BERZH ka miratuar strategjinë e re të vendit për punën e kësaj Banke në Kosovë me tre prioritete që mbështesin zhvillimin e konkurrueshmërisë në sektorin privat, përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji dhe mbështetjen e konektivitetit dhe integrimit rajonal.

Para miratimit të strategjisë së re për vendin, Presidenti i BERZH, Chakrabarti vizitoi Kosovën në qershor të vitit 2016, në vazhdën e një turneu më të gjerë në Ballkanin Perëndimor. Në muajin shkurt të këtij viti, Kryeministri Mustafa përcolli Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në BERZH.

Presidenti Chakrabarti e mirëpriti mundësinë që të takohet sot me kryeministrin dhe delegacionin e lartë qeveritar nga Kosova. “Ne jemi të gatshëm që të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin me Kosovën. Jemi fuqimisht të përkushtuar që ta mbështesim zhvillimin e sektorit privat në një bazë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin rajonal të vendit. Vetëm gjatë këtij viti unë e kam vizituar Ballkanin Perëndimor dy herë dhe ajo çfarë pashë ishte inkurajuese. Tani kemi një përpjekje të vërtetë reformuese dhe BERZH është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj me investime dhe dialog politik”, tha presidenti Chakrabarti.Njoftimi dërguar sonte nga Londra thekson se, kryeministri Mustafa tha se BERZH-i është duke mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe zbatimin e shumë projekteve. “Sot, ne kemi marrë mbështetje konkrete nga presidenti Chakrabarti për projekte të cilat janë të parapara në prioritetet e qeverisë së Kosovës dhe do të kenë ndikim në përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe avancimin e cilësisë së jetës së njerëzve. Qeveria e Kosovës mirëpret strategjinë e re të BERZH-it për Kosovën dhe pret përfshirje më të madhe të BERZH-it në mbështetjen e sektorit privat, sidomos tani pas vlerësimit pozitiv nga ana e Bankës Botërore për kushtet e të bërit biznes në Kosovë”, tha Mustafa.

Delegacioni i Kosovës do të shfrytëzojë vizitën në Londër për diskutim të detajuar me përfaqësuesit e menaxhmentit të BERZH-it dhe për të diskutuar për projekte konkrete.Gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, presidenti Chakrabarti nënshkroi dy marrëveshje me bankat lokale, të dyja me qëllim të asistimit të bizneseve lokale të sektorit privat, që është një nga prioritetet e Bankës. Operacionet e BERZH-it në Kosovë kryesohen nga Elena Petrovska, e cila iu bashkua presidentit dhe kryeministrit në mbledhjen e sotme.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Berzh, edhe me strategji të re, mbeshtet Kosoven

Presidenti Thaçi dhe presidenti i BERZH (EBRD) flasin për zhvillimin ekonomik

July 25, 2016 by dgreca

-Ministri Hoti priti në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti/

Prishtinë, 25 korrik 2016 – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të udhëhequr nga presidenti i kësaj organizate, Suma Chakrabarti.Presidenti Thaçi e uroi presidentin Chakrabarti për rizgjedhjen e tij në postin udhëheqës të EBRD-së dhe u shpreh i kënaqur për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë.

“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ju si Kryeministër i Kosovës dhe si Ministër i Jashtëm, kurse tash kam kënaqësinë që të vazhdojë këtë bashkëpunim edhe në detyrën e re”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për punën e EBRD-së, presidenti Thaçi tha se “EBRD ka projekte të rëndësishme për Kosovën” dhe shtoi se janë gati 50 projekte që po zbatohen apo janë zbatuar në Kosovë deri më tani.Presidenti Chakrabarti e uroi gjithashtu presidentin Thaçi për zgjedhjen e tij President i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi për angazhimin e organizatës që ai kryeson në Kosovë.“Është koha për strategjinë e re të zhvillimit. Do të përqendrohemi në përkrahjen për sektorin privat, në sektorin e energjisë dhe efiçiencës, si dhe në ndërlidhjen duke investuar në infrastrukturë, hekurudha dhe rrugë”, ka thënë presidenti Chakrabarti.

“Ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, përkundër sfidave”, u shpreh presidenti Chakrabati.Presidenti Thaçi vlerësoi përkrahjen e EBRD-së në zhvillimin e Kosovës dhe përkrahu përpilimin e strategjisë së re zhvillimore.“Roli i juaj në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.“Do të keni përkrahjen time të parezervë si president”, përfundoi ai./b.j/

***

BERZH, për zhvillimin ekonomik të Kosovës

-Ministri Hoti priti në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti/

-“Dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara,  sepse zhvillimi i këtij sektori është e vemja rrugë zhvillimore e një vendi”, tha presidenti e BERZH-it/

PRISHTINË, 25 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në këtë takim u bisedua për kontributin, marëdhënie e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për zbatimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive.

Ministri Hoti duke i uruar mirëseardhje në Kosovë presidentit të BERZH-it Chakrabarti falënederoi atë dhe institucionin të cilin ai drejton për gadishmerinë për të ndihmuar Kosovën përmes invesitmeve në projekte të rëndësishme për vendin si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

Ai gjithashtu e njoftoi për procesin buxhetor, për të hyrat, politikat fiskale, bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme tatimore, për hapat që po merrë qeveria e Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për masat të cilat janë marrë për të  luftuar ekonominë jo formale të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ministri Hoti gjithashtu tha se Kosova është anëtar i ri në BERZH dhe deri më tani ka marrë mbështetje kreditore në vlerë prej 204 milionë euro për projekte të ndryshme për përmirësimin transportit hekurudhorë,  rrugorë dhe trafikun urban.

“Po ashtu jemi duke identifikuar edhe fusha të tjera të cilat  përmes projeteve do t’i zbatojmë në bashkëpunim me BERZH-in dhe  falenderoj z. Chakrabarti për gadishmërinë  e tij për të rritur bashkëpunumin edhe në të ardhmen”, tha ministri kosovar. Ai gjithashtu shprehi bindjen se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it do të vazhdojë sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në BE.

Presidenti e BERZH-it, Suma Chakrabarti, duke falenderuar ministrin Hoti për pritjen vlerësoi lartë dhe mjaft pozitiv bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it. Ai gjithashtu shprehi gadishmërinë e institucionit të cilin drejton për të rritur edhe më shumë bashkepunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosoves në BE si dhe në fushat të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.​

“Dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara,  sepse zhvillimi i këtij sektori është e vemja rrugë zhvillimore e një vendi”, tha presidenti e BERZH-it, Chakrabarti.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti mbërriti sot në Kosovë. Ai do pritet, sot pasdite, edhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa do zhvilloi edhe takime tjera.

Në gusht të verës së kaluar,kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar në Vjenë presidentin e BERZH,  Suma Chakrabarti, i cili ka sigurar për  mbështetjen e mëtutjeshme për projektet konkrete në Kosovë.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Berzh, ministri Hoti, Thaçi-Suma Chakrabarti, zhvillim ekonomik

Kosovë, mbështetje e BERZH-it për projektet konkrete

August 27, 2015 by dgreca

-Në Vjenë, kryeministri Isa Mustafa takon presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti-/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Gusht 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar të mërkurën në Vjenë presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti.
Gjatë këtij takimi, i zhvilluar një ditë para fillimit sot të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015, ku po merr pjesë, kryeministri Mustafa dhe presidenti Chakrabarti kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, projektet konkrete të cilat do të mbështeten nga BERZH-i në Kosovë si dhe rëndësinë që ka për Kosovën ky bashkëpunim në fazat e mëtejshme.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e gjithëmbarshëm të proceseve në Kosovë.
Kryeministri Mustafa vlerësoi kontributin e BERZH-it në shumë projekte të deritashme për Kosovën. Ai po ashtu theksoi rëndësinë që ka për Kosovën mbështetja e mëtejshme financiare nga ana e institucioneve ndërkombëtare financiare, duke veçuar rolin që BERZH-i mund të ketë në mbështetjen e projekteve konkrete të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë në shumë aspekte. Presidenti Chakrabarti po ashtu theksoi përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën dhe mbështetjen e BERZH-it për projektet konkrete në Kosovë.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe presidenti Chakrabarti kanë biseduar edhe për disa projekte konkrete të cilat mund të përkrahen nga BERZH-i, duke përshirë linjën hekurudhore Hani i Elezit (kufiri jugor me Maqedoninë)- Leshak (kufiri verior me Serbinë), trafikun urban në Prishtinë, rrugën Kievë-Zahaq, zgjerimin e hyrjeve në Gjilan, Ferizaj, Podujevë dhe Suharekë si dhe mundësinë e përfshirjes në ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës kosovare nga Besia në Merdare (kufiri me Serbinë te Podujeva), pjesa e cila nuk mbulohet nga donacioni i Komisionit Evropian, si dhe autostradës Lipjan-Gjilan.
Kryeministri Mustafa në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2015, në Vjenë, do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë. Mustafa po ashtu do të ketë takime të nivelit të lartë dhe do të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të këtij samiti.

Filed Under: Kronike Tagged With: B Jashari, Berzh, Isa Mustafa, Kosove

BERZH, ndihmë Kosovës në projektet e zhvillimit ekonomik

July 14, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 14 Korrik 2015-Drejtorët e Konstituencës për Kosovë në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Ove Jensen dhe Sean Donlon, sot në Prishtinë, shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos mbështetjen e projekteve në sektorin privat.
Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtorët e Konstituencës për Kosovë në BERZH diskutuan rreth financimit të projekteve në sektorin e hekurudhës, ku u bë e ditur se është shumë afër përfundimit të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së kredisë për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se fondet nga BE-ja që janë vënë në dispozicion për projektet hekurudhore kanë mundësuar për të punuar më tej në rehabilitimin e një pjesë të mirë të rrjetit hekurudhor në Kosovë, kështu që presim gjithashtu fillimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Lindje-Perëndim, segmenti Fushë Kosovë – Merdare dhe Klinë – Prizren.
Në takim u diskutua edhe për mundësinë e financimit të sektorit të energjisë, rehabilitimin e rrugëve rajonale, si dhe për lëshimin e garancionit për trafikun urban në Komunën e Prishtinës.
Me këtë rast ministri Hoti bëri të ditur se Qeveria e Kosovës sapo ka marrë vendimin për të filluar negociatat për marrëveshjen e kredisë që do të ndihmojë në reformimin e transportit publik për komunën e Prishtinës, ku pritet që në ditët e ardhshme të themelohet edhe ekipi negociator dhe të vazhdohet me hapat e ardhshëm./B.J/

Attachments area
Preview attachment Kosove-MF-BERZH.jpg
[Image]

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Berzh, kosova

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT