TIRANË, 25 Dhjetor/- Mijëra besimtarë katolikë kremtuan lindjen e Jezu Krishtit në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ndërsa mijëra të tjerë të besimit ortodoks ndoqën meshën dhe ndezën qirinj në Kishën Autoqefale.
Të krishterët janë lutur duke falënderuar Zotin për lindjen e Birit të Tij, duke uruar njëri-tjetrin me mesazhet e tolerancës dhe të paqes.
Në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt mesha solemne e përvitshme, ku Imzot Rrok Mirdita uroi besimtatrët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin, duke vlerësuar Krishtlindjen si ngjarjen më të rëndësishme.
Imzot Rrok Mirdita në mesazhin e tij për festën kërkoi që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë për të ngritur një jetë në paqe dhe bashkëpunim.
Katedralja e “Shën Palit” në Tiranë ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve që pritën deri në ambientet e jashtme për të kryer ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.
Edhe në kishën Orthodokse, është kremtuar Lindja e Krishtit. Në meshën e mbajtur nga kryepeshkopi Anastas, besimtarët ortodoksë janë lutur në emër të Krishtit.
“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha kryepeshkopi Anastas.
Pas ceremonisë, besimtarët u shpërndanë duke ndarë mesazhe për shumë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Krishtlindjes dhe shkëmbimin e vizitave.
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.
Sipas Biblës, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.
Lindja e Jezu Krishtit kremtohet në gjithë botën si dita e shpresës, paqes dhe dashurisë njerëzore.
Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.
Kremtimi i Pashkëve nga besmitarët shqiptarë në SHBA
NGA BEQIR SINA,New York/
HARTSDALE NEW YORK : Java e Shejtë – Pashkët të cilat janë festa më e madhe e të krishterëve, Ringjallja e Krishtit anembanë Shteteve të Bashkuara janë kremtuar me mesha të ringjalljes së Jezu Krishtit. Festa e cila nisi ditën e ejte, sot, të dielën ka vazhduar me dy mesha të Shejta dhe gjatë gjithë ditës kur besimtaret shkëmbyen dhe thyen vezët mes tyre – deri tek festa familjare e cila vijon me dreken e Pashkës – një drekë e veçantë kjo e cila dallohet për gatimet tradicionale të krishtera- dhe daljet familjare nëpër pikniqe në parqet e qyteteve për reth qendra të banimit dhe vizita tek njëri tjetri. Kësaj radhe, për herë të parë në shumë vite, Pashkët – dita për të cilën të krishterët besojnë se Jezu Krishti është ringjallë – festohet në të njejtën ditë nga të krishterët katolikë dhe ata ortodoksë. Edhe në Shtetet e Bashkuara shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare, emigruar në kohë të ndryshme për kremtimin e Pashkëve mbajtën festime të veçanta dhe të përbashkëta.
Në informacionin e përcjellur në faqet e interrnetit, tregohet se celebrimet dhe krimtimet kan qenë madhështore, kudo në kishat shqiptare. Më së miri këtë fakt e shohin në videot dhe fotografite ne rrjetet sociale. Në facebook e Our Lady of Schodra (https://www.facebook.com/albanianchurch?fref=ts) lexojmë se mesha qendrore e festës është kremtuar të shtunën, më 19 prill, në orën 21.00, në Kishën Katolike Shqipëtare Zoja e Shkodrës në Harstadle Nju Jork. Ndërkohë që Ditën e Pashkëve, të dielën, më 20 prill, po në këtë kishë kryefamullitari Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësi i tij Dom Viktori kremtojë meshën në orën 09.00 dhe 12 të mesdrekës.
Pashkët, simbas njoftimeve të këtyre protaleve shqiptare në internet, janë shënuar me festime dhe celebrime të mëdha edhe nga besimtarët e krishterë shqiptarë në Detroit – Kishët Zoja Pajtore dhe Shën Pali, në kishat ortodokse shqiptare Boston dhe Uster, kisha ortodokse në Nju Jork, dhe Florida, Uashington dhe Ohio, vende këto ku më së shumti jetojnë shqiptarët e besimit të krishter dhe që kan edhe kishat e tyre, besmtarët shqiptarë.
Në faqen e internetit të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës -në Harstdale në Nju Jork, është publikuar edhe kalendarit liturgjik i Kishës Katolike, ku thuhet se Pashkët të cilat janë kremtimi më i madh i kishave të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, të tretën ditë pas vdekjes së tij në kryq, u kremtuan me madhështi në këtë kishë, ku mijëra besimtarë kryen të gjitha ritet fetare në Kishë.
Simbas, kalendarit liturigjik të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale, në faqen e internetit, shkruhet se: “Java e Madhe e këtyre kremtimeve dhe celebrimve nisi me atë që quhet “E Ejtja e Madhe”, më 17 prill, kur është mbajtë “Mesha e Shejtë. Ndërkohë që “E Premtja e Madhe” më 18 prill është shoqëruar me kremten: “Udha e Kryqit” dhe “Shërbimi Tenebrae”, duke vazhduar më tej me “E Shtuna e Madhe”, më 19 prill me meshën “Vajtimet e Jeremisë Profetë dhe Bekimi i bukëve” dhe, duke vazhduar me atë që thirret “Mesha e Vigjiljes së Pashkëve” dhe Bekimi i bukëve”. Kurse, “E Diela e Pashkëve” ka vazhduar me dy “Mesha të Shejtë”, një e mbajtur në orën 9 të mëngjesit dhe tjetra orën 12 të mesdrekës, të rkeyera edhe këto nga meshtarët Dom Pjetri dhe Dom Viktori.
Çka duket qartë edhe në pamjet filmike , në Kishë për të celebruar së bashku Pashkët, ishin mbledhur mijëra besmitarë katolikë shqiptarë që qendruan deri mbrëmë vonë në meshat madhore për Pashkët në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Our Lady of Shkodra në Harstdale në Nju Jork, simbas telekronikës së transmetuar në new.livestream.com/albanianchurch.
Simbas livestream, thuhet se në liturigjinë e tij meshtari i saj Dom Pjetër Popaj – tha ndër të tjera se :”Ndihma jonë është në emër të Zotit, i cili krijoi Qiellin dhe Tokën! O Zot dëgjoje britmen time dhe ajo të mbrrijë tek Ti! O Ati Ynë bekojë gjithë këtë ushqim, bukën, vezët dhe djathin dhe ushqimet e tjera që kemi përgatitur për këtë festë dhe na bën që në dashuri me gëzim t’i kremtojmë këto Pashkë – Na përmbush me fuqin tande që qysh tani te jetojmë me Krishtin dhe duke u ringjallemi me Të, që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!”
Më tej, Dom Pjetër Popaj u lut, duke thënë: “Zoti qoftë me Ju! ju bekoftë Hyji i gjithpushteshëm: Ati e biri e Shpipri Shenjt. Zoti ju ruajtë dhe për shumë mot dhe më gëzime – për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”, tha në fund të meshës famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.
Meqënse, kjo natë është nata e felënderimit – dhe falënderojmë Zotin për ringjalljen e Krishtit prej së vdekurit që është shëlbimi ynë, shpresa jonë për jetën e amshueme. I përndershmi Dom Pjetër Popaj tha se: “Dhe ne ju falënderojmë të gjithë ju besimtarëve, sikur meshtarët e juaj, për shembullin e mirë që jepni, për inspirimin që keni ndaj një feje të dallueme tuajën, që vazhdimisht e tregoni me bujarinë tuaj të pashterrshme, solidaritetin dhe besnikërinë tuaj – Shumë ju falëmi nderit, ne sikur meshtarët tuaj – shërbëtorët tuaj gjithmonë e ndijemë veten edhe më të gëzueshëm kur ju shohim ju të gëzueshëm dhe jeni aq afër Zotit dhe aq afër njëri tjetrit. Dhe një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kan ndihmuar këtë Meshë të Madhe dhe për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”.