• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Motrat Qiriazi” festojnë dhe mbledhin fonde për autizëm

December 5, 2016 by dgreca

AAWO nisi sezonin e festimeve të fundvitit, me një aktivitet festiv për mbledhjen e fondeve për fëmijët me autizëm, në Manhattan, restorantin Arno-s, dhe gëzimin e marrjes së çmimit Golden Eagle Award, dhënë organizatës së gruas AAWO-s në Samitin e parë të diasporës, për arritjet gjatë vitit 2016/

1-motrat-qiriazi

Nga Beqir SINA – New York/ Organizata e grave “Motrat Qiriazi” në Shtetet e Bashkuara me Presidente Dr. Anna Kohen, nisi sezonin e festimeve të fundvitit, me një aktivitet festiv për mbledhjen e fondeve për fëmijët me autizëm, në Manhattan, restorantin Arno-s, ku morën pjesë mbi njëqind anëtarë te AAWO-se dhe miqtë e tyre, dhe, të ftuarat e nderuara: Ambasadoria shqiptare në OKB, Besiana Kadare dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në SHBA, Ambasadorja Teuta Sahatcija.

3 dhjetor 2016 , sipas një njoftimi në statusin e rrjetit social Facebook, të Organizatës së grave “Motrat Qiriazi” në Shtetet e Bashkuara, kjo organizat e shënoi me një pikë referimi të veçantë për AAWO: krijimin zyrtar të Degës së AAWO në Florida, dhe me zgjedhjen e Presidentes të re të AAWO, Beti Beno, Esq.
Miratimi i degës së re, me Presidenten e re, të Degës së AAWO në Florida, u njoftua në një fjalim nga Presidentia Dr. Anna Kohen, e cila njoftoi se u zgjodh edhe presidentia e re e Deges se AAWO ne Florida.
Dr. Kohen u shpreh në fjalën e saj, se “Urime për Presidenten tonë të re të AAWO, avokaten Beti Beno, Esq., të cilës dëshirojmë suksese të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit – Gëzuar festat për të gjithë anëtarët tanë, miqtë dhe familjet e tyre! Ju faleminderit për bujarinë tuaj dhe mbështetjen e misionit tonë.” tha Dr. Kohen.
Gjatë drekes festive, AAWO, ndau me anëtarët e saj gëzimin e madh të marrjes së çmimit Golden Eagle Award, dhënë organizatës së gruas në Amerikë, AAWO-s, në Samitin e parë të diasporës, për arritjet e saj gjatë vitit 2016.
Duke qene se puna e organizates eshte krejt me forca vullnetare, eshte tradite ndarja e Certifikatave te Mirenjohjes se vullnetareve me te spikatura te vitit, qe ke vit ishin: Altiana Banja, Sanela Merulic, Anila Muho-Gjika dhe Anisa Gogaj.
Ana Marku Walsh ishte e pranishme me nje butike bizhuterish nga Nina Nona Fashion Jewelry, nga te cilat 50% e te ardhurave gjate drekes iu dhuruan ndihmes per femijet autike.
Ndihmat e mbledhura nga ky aktivitet kete vit iu dhuruan Qendrave Rajonale te Autizmit ne periferi te Tiranes, ku femijet autike trajtohen sipas grupmoshave. Fondet do te perdoren per blerjen e materialeve didaktike te mesuesve te specializuar ne kete dege te mesimdhenies per femijet autike.
Kengetari Vedat Ademi dhe DJ Tico shoqeruan dreken festive me muzike nga trojet shqiptare duke i dhene nota te magjishme kesaj feste te fund-vitit.
 

15284972_934891573307924_589523595718412395_n.jpg

15230793_934891596641255_3426241655824480244_n.jpg

15327569_1823674047921997_1833622175_n.jpg

15380760_934891933307888_7230588799653077427_n.jpg

15253638_934336343363447_7261423934926921502_n.jpg

15230782_934891699974578_6926488066503711815_n.jpg

15230793_934891596641255_3426241655824480244_n.jpg

15241433_934678403329241_5485787869564905909_n.jpg

15253638_934336343363447_7261423934926921502_n.jpg

15267620_934891676641247_5264663435844048281_n.jpg

15268052_934892246641190_8890830956304371998_n.jpg

15283911_934891626641252_8706872788122794388_n.jpg

15317866_934892233307858_4233341763116434781_n.jpg

15326382_934892173307864_1560992274472285571_n.jpg

15326510_934891846641230_6018112982669860601_n.jpg

15349592_934892076641207_4890569017447817538_n.jpg

15349671_934892073307874_6310689513077345814_n.jpg

15350687_934891746641240_4964636401281640692_n.jpg

15356692_934892176641197_2381465749426268074_n.jpg

Filed Under: Featured Tagged With: Anna Kohen, festojnë, Motrat Qiriazi

Përfaqësitë diplomatike shqiptare festojnë 104-vjetorin e Pavarësisë

November 28, 2016 by dgreca

TIRANË, 28 Nëntor/- Me rastin e 104 -vjetorit të Pavarësisë përfaqësitë tona diplomatike kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh festive.  Ministria e Punëve të Jashtme përcolli nëpërmjet një galerie fotosh festimet e ndryshme në Francë, Suedi, Turqi, Emirate, Itali, Kanada, Hollandë, Greqi, Austri, Izrael, Maqedoni, Bruksel, Slloveni dhe Danimarkë, Florida, etj.Në disa prej ambasadave janë organizuar pritje nga ambasadorët për të festuar këtë ditë, ku kanë marrë pjesë figurat e njohura të këtyre vendeve. Në Florida të SHBA-ve e Suedi, nuk ka munguar edhe vallja shqiptare, ndërsa një statujë në Bruksel e kanë veshur me kostum popullor fëmijësh.Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, organizoi një pritje zyrtare në Hotel “Aleksandar Palace” ku morën pjesë përfaqësues të lartë të Parlamentit, qeverisë , partive politike, arsimit, kulturës, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile etj.“Ne mbështesim me forcë integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionimin e plotë të shoqërisë multietnike në Maqedoni, si edhe aspiratat e këtij vendi për anëtarësimin në NATO dhe BE, duke inkurajuar plotësimin sa më shpejt të konkluzioneve të Samitit të Uellsit, përfshi edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si garanci për funksionimin e një Maqedonie demokratike dhe si një shoqëri multietnike e shëndoshë, që ajo të jetë shteti i të gjithë qytetarëve të saj”, tha ambasadori Fatos Reka.Ndërsa në Prizren, Kosovë, ambasadori Qemal Minxhozi mori pjesë në disa veprimtari të organizuara në kuadër të Pavarësisë së Shqipërisë. Fillimisht, ai së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli morën pjesë në ceremoninë e përurimit të përmendores së profesorit dhe patriotit të shquar Ukshin Hoti.Më pas ai bëri vizita në familjen e patriotit Ymer Prizreni, Kryeministër i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe në familjen e mësuesit veteran Hasan Ibri.I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ambasadori Minxhozi mori pjesë edhe në koncertin festiv kushtuar 28 nëntorit.Edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik zhvilloi ceremoninë e ngritjes së Flamurit shqiptar me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, pranë Komandës së Përgjithshme të Trupave të Dislokueshme të NATOS në Greqi.Në këtë muaj festimesh të komunitetit të shqiptarëve edhe shqiptarët e Italisë zhvilluan një sërë aktivitetesh ku ndër to ishte edhe “Dita e festimit me arbëreshët në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër”.Ndërsa ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë për të kremtuar Ditën e Flamurit zgjodhi këtë radhë të jetë mes arbëreshëve në Romë. Aktiviteti filloi me një kuvend kushtuar martirëve, organizuar nga komuniteti italo-shqiptar i S. Atanasio ku referoi gazetarja e Radio Vaticanit, Klaudia Bumçi. Sot në kishën Sant Atanasio në Meshën e Shenjtë liturgjia u bë arbërisht. Gjatë omelisë Papas Giuseppe Barrale kujtoi Ditën e Flamurit e bekoi Shqipërinë e shqiptarët.Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 104- vjetorit të Pavarësisë u organizua në Sarajevë një mbrëmje festive më bashkatdhetarë nga Bosnja Hercegovina, si dhe qytetarë të ardhur nga Shqipëria. Në këtë aktivitet mori pjesë Ambasadori Ilir Melo dhe Konsulli i Përgjithshëm i Nderit në Bosnje dhe Hercegovinë, Muharrem Zejnullahu.104- vjetori i Pavarësisë u festua edhe në EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në ceremoninë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, organizuar në kampin ushtarak Butmir në Sarajevë nga përfaqësuesit shqiptarë pranë EUFOR, ishin të pranishëm ambasadori Melo përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse në EUFOR dhe NATO, si dhe Komandantja e zyrës së NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeneral Giselle Wilz.

Këshilli i Pakicës Shqiptare të Prefekturës së Zagrebit, Kroaci organizoi një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Flamurit dhe 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku mori pjesë edhe diplomati Ilir Qorri nga ambasada e Shqipërisë.

“Kemi bindjen në këtë ditë të shënuar, se kombi shqiptar, së bashku me kombin mik kroat, do të jenë krah për krah së afërmi edhe në Bashkimin Evropian”, tha ai.
/a.gjonaj//ATSH/

<>

Filed Under: Emigracion Tagged With: 28 NENTORIN!, festojnë, Perfaqesite diplomatike

Besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Krishtit

December 25, 2014 by dgreca

TIRANË, 25 Dhjetor/- Mijëra besimtarë katolikë kremtuan lindjen e Jezu Krishtit në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ndërsa mijëra të tjerë të besimit ortodoks ndoqën meshën dhe ndezën qirinj në Kishën Autoqefale.
Të krishterët janë lutur duke falënderuar Zotin për lindjen e Birit të Tij, duke uruar njëri-tjetrin me mesazhet e tolerancës dhe të paqes.
Në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt mesha solemne e përvitshme, ku Imzot Rrok Mirdita uroi besimtatrët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin, duke vlerësuar Krishtlindjen si ngjarjen më të rëndësishme.
Imzot Rrok Mirdita në mesazhin e tij për festën kërkoi që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë për të ngritur një jetë në paqe dhe bashkëpunim.
Katedralja e “Shën Palit” në Tiranë ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve që pritën deri në ambientet e jashtme për të kryer ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.
Edhe në kishën Orthodokse, është kremtuar Lindja e Krishtit. Në meshën e mbajtur nga kryepeshkopi Anastas, besimtarët ortodoksë janë lutur në emër të Krishtit.
“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha kryepeshkopi Anastas.
Pas ceremonisë, besimtarët u shpërndanë duke ndarë mesazhe për shumë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Krishtlindjes dhe shkëmbimin e vizitave.
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.
Sipas Biblës, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.
Lindja e Jezu Krishtit kremtohet në gjithë botën si dita e shpresës, paqes dhe dashurisë njerëzore.
Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.

Filed Under: Kronike Tagged With: besimtaret e krishtere, festojnë, lindjen e Krishtit

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku
  • Presidentja Osmani takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin
  • Lot të bardhë…
  • UDHËKRYQET E KOSOVËS…
  • Çfarë është deliri madhështisë?
  • Nevoja urgjente për lidership
  • NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN…
  • Woodrow Wilson: Do të bëhej një komb i harbuar…
  • Veprat bamirëse të Mehmet Ali Pashë Kavallës në vendlindjen e tij
  • “VATRA” DHE SHTETFORMIMI KOMBËTAR
  • Aktivitetet e Vatrës kanë gjurmë të fuqishme në historinë e re të Kosovës
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • STATEMENT BY AMBASSADOR JEFFREY M. HOVENIER September 24, 2023
  • Sulmi terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, sulm ndaj sovranitetit të Kosovës
  • Kryeministri Kurti me anëtarë të kabinetit ndezën qirinj në nderim të heroit, Afrim Bunjaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT