De Blasio dhe drejtuesit e policisë së Nju Jorkut morën pjesë në festimin e ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s, ne Qendren Kulturore Islame shqiptare ne Staten Island, NY/
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio flet në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, për sulmet ndaj myslimanve në qytet -premtuar pasojat për ata që kryejnë krime me paragjykim/
STATEN ISLAND, N.Y- Një vizitë nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio në Qendrën Islamike Shqiptare Kulturore (AICC) të dielën, është pritur mirë nga komuniteti musliman në këtë pjesë të qytetit, pas ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit, – ato të sulmeve ndaj pjestarëve të komunitetit musliman.
Për këtë qëllim De Blasio, zgjodhi këtë viztë që të flasë natën e së dielës në xhamin shqiptare, në Victory Boulevard në Tompkinsville, Saten Island, kur ai ishte pjesë e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamedit a.s.
“Çdo kërcënim, apo gjuha e urrejtjes ose dhunës, do të ballafaqohen me tolerancën zero… dhe do të ketë pasoja për të gjithë ata që shkelin ligjet tona ose nëse kryejn një krim të njëanshëm”, tha de Blasio, gjatë fjalës së tij në këtë xhami e cila ishte e mbushur plot me besimtar mysliman.Në mesin e të pranishmëve për të dëgjuar fjalën e kryetarit të bashkisë ishin dhe Imamët e kësaj qendre, si dhe Imam Tahir Kukaj jeta e të cilit u kërcënua në Tompkinsville, disa muaj më parë, dhe një 12-vjeçarë, i cili ka thënë se nuk mund të ndryshojë fenë e tij, sepse është kërcënuar.
Imam Tahir Kukiqi, lider i komunitetit i cili ishte viktimë e një krimi të urrejtjes, u ul pranë kryetarit dhe përshëndeti atë personalisht. Jeta e tij u kërcënua në qershor nga një njeri jashtë xhamisë para një turme njerëzish.
De Blasio gjatë fjalës së tij duke iu referuar incidentit në këtë xhami, gjatë fjalës së tij, vuri në pah se kryesi i atij kërcënimi është arrestuar.
Vetë Dr. Kukaj, ka folur më pas për frikën e anëtarëve AICC në muajt e fundit.”Kohët e fundit, pas kësaj retorike që është shfaqur disa her, edhe fëmijët filluan të ndiejnë se ka diçka të gabuar me të qenit mysliman, në këtë qytet” tha Kukaj. “Sulmet ndaj myslimanëve kanë përfshirë NYC, dhe janë bërë më shpesh dhe shumë e rrezikshme”,tha ai.
De Blasio, gjithashtu duke iu referuar një konferencë të kohëve të fundit për shtyp me oficerët NYPD, tregojë edhe për rastin kur “Një oficere policie e mbuluar me shami, vetëm se ishte myslimane ishte kërcënuar në Brooklyn, dhe kërkojë nga ajo të kthehet në vendin e saj të punës”.
Familja e një besimtareje të vogël Selma Vela nga Queensi, tha se ata ndihen më të sigurt në qytetin e Nju Jorkut, se sa në qytete të tjera, për shkak të oficerëve NYPD, ku në rradhët e unifromave blu, këtu shërbejnë më shumë se 900 oficerë policie të cilët janë musliman.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar fenë tonë”, ka thënë 12-vjeçaria Selma Vela.
Në mbyllje të fjalës së tij, de Blasio ka ofruar një mësim mbi historinë e SHBA-së.
“Njerëzit ardhur këtu tha ai janë të të gjitha besimeve të ndryshme, duke ikur persekutimit, dhe duke kërkuar liri … dhe ushtrimin e lirë të fesë së tyre”, tha ai.
Qendra Islame Kulturore Shqiptare, festoj ditëlindjen e Pejgamberit Muhamed ( as) dhe këtë celebrim madhështore e bëri shumë të rëndësishëm pjesmarrja e Majorit të Neë York City, i nderuari Bill DeBlasio, i cili është mirëpritur mjaft ngrohtë nga antarët e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare.
Dy nxënes nga Miraj Islamic School – Saline Bedrolli ( 6 Grade) dhe Adem Kukaj ( 5 Grade) i uruan Major Bill DeBlasio mirëseardhje me një bukë lule, simbas ritit mysliman.
Major Bill DeBlasio, më pas i shoqëruar nga drjetuesit e kësaj qëndre vizitoj edhe Shkollën Islame Shqiptare, e cila është e vetmja shkollë Shqiptare e rregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë në sistemin arsimorë amerikan , ku ai është njohur për së afërmi me aktivitetet e Qëndrës dhe me të arriturat e shkollës Islame Miraxh.
Më pastaj DeBlasio, mori pjesë në ceremonin fetare në Xhamin shqiptare, e cila është edhe Xhamia Shqiptare ne Staten island, një ndër Xhamiat më të mëdha në shtetin e Neë Yorkut.
Në fillim Major DeBlasio, u takua se pari me antarët e këshillit të Qendrës Islame Kulturore Shqiptare, me ç’rast u njoftua me punën dhe aktivitetet si dhe me planet dhe objektivat e Qëndrës.
Dr. Zurkani Vardar, presidenti i kësaj qendre, i dhuroj Kryebashkiakut të Nju Jorkut, zotit DeBlasio, një dhurat të çmuar, një kopje nga Kur’ani, fisnik, në gjuhën angleze me ç’rast kryetari i Bashkisë – DeBlasio, tha se kjo është një ndër dhhuratat më të çmuara, teksa faleminderit mikëpritësit.
Ceremonia fetare filloj me leximin nga Kur’ani Madhështore, nga studentët e kësaj qëndre, me në krye Abdurrahim Vardarin.
Fjalimin e rastit dhe mirëseardhjen kryetarit të bashkisë dhe disa autoriteteve të larta të qytetit, përfshirë edhe drejtuesit e policisë, ua drejtojë Dr. Zurkani Vardari, Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare.
Dr. Vardari, i cili pas fjalës së mirëseardhjes, së kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, urojë atë për suksese të metutjeshme në qeverisjen shembullore.
Më pasë Dr. Vardari, u përqëndrua në vyrtytet e larta të Pejgamberit Muhamed as.: “Mission i Pejgamberit Muhammed ishte mëshirë, paqe dhe dashuri”, tha ai duke shtuar se: “Këto, cilësi janë përgjegjje ndaj sfidave që bota sot ballafaqohet me to”.
Kurse, Dr. Tahir Kukaj, i prezentoj Kryetarit të Bashkisë të arriturat fetare, akademike, sociale dhe profesionale të Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare dhe të Shkollës Islame Miraxh.
Nga ana e tij zoti DeBlasio uroj pjesëmarresit festën fetare të Mevludit të Pejgamberit, teksa përgëzoj lidershipin e AICC për rolin konstruktive ne qytetin e Neë Yorkut, duke vlersuar me këtë rast lartë edhe rolin e lidershipit të kësaj qëndre, sidomos atë të Dr. Tahir Kukaj, në qytetin e Nju Jorkut, i cili është njëhereshit antar i këshillit konsultativ të Kryetarit të Bshkisë së qytetit të Nju Jorkut për lidhjet ndërfetare.
Në fjalimin e tij Kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, i siguroj të gjithë Muslimanët e këtij qyteti, se liria fetare është e shenjtë dhe ne, tha ai në Nju Jork, nuk do të tolerojm urrejtjen dhe fobinë anti-islame”
Neë Yorku, tha DeBlasio, është një qytet ku shëmbullon më së miri bashkëjetesa fetare, racore dhe nacionale”.
Ndërkaq, përfaqëuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, Konsulli Fatmir Zajmi i cili përshendeti këtë event të rëndësishëm, vleresoi lartë kontributin e drejtuesve të kësaj qendre fetare per komunitetin shqiptarë dhe qytetarëve te Staten Island në përgjithsi.
Konsulli Zajmi, theksoi se Qendra në Staten Island reflekton tolerancën fetare shqiptare, e cila koincidon me vlerat Amerikane dhe karakterin tradicional të lirisë fetare te qytetiti të Nju Jorkut.
Ndërkohë, shtoi ai :”Duke vleresuar angazhimin e Dr. Kukaj, Dr. Vardarit, dhe Bedrolli, kohë më parë në këtë qendër është festuar edhe solidariteti i Shqiptarëve me Hebrejt, gjate Luftës së Dytë Botërore, mbrojta dhe shpëtimi që u bën shqiptarët hebrenjëve në Shqipëri e Kosovë, miqësia Shqiptaro – Hebraike, kurse në shtator të këtij viti, kur Shqiptarët dhe mbarë bota kanë festuar shenjtërimin e Nënë Terezes – Shën Terezes, edhe kjo qender ishte pjesëmarrëse dhe e shënoi këtë ditë, me çka vertetohet bashkëjetesa shëmbullore fetare e rrenjosur thellë në qenjen shqiptare. “
Vlen të theksohet se celebrimi i Mevludit të Pejgamberit (as), është përcjellur nga media lokale në Staten island gazeta më e madhe në këtë ishull – “Staten Island Advance”, e përditëshmja njujorkeze “Daily News,” kanali televizivë Neë York1, kanal televizë Pixell, TV21 me Halil Mula.