Dr. Bujar Leskaj/
I dashur Zoti Kryetar,/
Në faqen e internetit “Shqiptari.eu”, të datës 12 prill 2016, lexova një informacion befasues, me titull:
“Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon vjedhjen e 1 miliard eurove nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij”.
Ju flas me zemër të hapur, si shqiptar i përmalluar: u trondita tej mase. Kjo është një shumë tmerrësisht kolosale. E gjora Shqipëri! Megjithëse grabitet në një mënyrë kaq të pamëshirshme, s’e kuptoj dot se ku i gjen forcat që vazhdon të mbijetojë?
Ju dhe mbarë kolektivi i nderuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, meritoni respektin dhe nderimin më të madh të mbarë popullit shqiptar për këto të vërteta tragjike që ia keni përcjellë Kuvendit të Shqipërisë me një shkresë të posaçme.
Nderim dhe respekt të veçantë për Ju dhe për Kolektivin Tuaj.
Prof.dr. Eshref Ymeri
Sinsinati, Ohajo
15 prill 2016