• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sofra Poetike e Dielli-t- Buqetë Lirike Nga Anton Çefa

November 9, 2017 by dgreca

Buqetë lirike/

1-anton-cefa

Nga Anton Çefa/ New Jersey/USA/

Atdheu/

Ma i madhi mister/

Rri fshehur në truallin tand/

Etje e dhimbjes/

Dhe e mallit/

Që shtohet në rrjedhë të stinëve./

Jehe melodish

Në mendimin tim

Thërmohet nji tingull guri

E vorbuj flake ngre në çdo pikël gjaku

Mandej nji mal me dhimbje

E jehe melodish

Ma të lashta se kohë e gurit.

Mallkimi i gurit

Që në kohët ma të hershme

Stërgjyshi im në logun e kuvendit

Faqe burrave urtakë

U përbetue mbi gur . . .

Dhe guri ia lëshoi namën e vet:

“Mallkue qoftë çdo gja qi s’asht gja,

mallkue qoftë fjala,

nëse nuk zbulon të vërtetën,

lëvizja nëse nuk synon drejt dritës,

ngjyra nëse nuk ruen fytyrën,

forma nëse shtrajtëson njeriun,

pesha nëse nuk randon ku duhet!

Mallkue qofshin !”

E mallkimi më ndjek që shtatqind brez.

Filli i fjalës

Fëmijë,

Ia kërkova fillin fjalës:

Përtej bukurisë, qielli,

Përtej dashurisë, nana,

Përtej flijimit Atdheu,

Përtej vetvetes, emni.

Kryqëzim 

Kryqëzohem tek fjala,

Fjala kryqëzohet tek unë.

Në fjalën time digjem,

Përsëdytem prap tek fjala.

Hini i stërdjegun i Feniksit –

Fjala.

“E para – fjala”

“E para fjala” – në Ungjill Shën Gjoni –

Në magjen e kaosit të gatuhet drita,

Të ndizet prushi diellor

Ditën

Dhe kandilat e yjeve natën!”

Po Fausti i urtë : “Në fillim vepra.

Vepra i jep frymën fjalës

E botës.”

Rendi hyjnor e ai njerëzor

Përzihen.

Njeriu përpëlitet në andralla.

Njeriu

Për lindjet e dritës

Prendimet përflaken n’lakmi

Dhe agimet

Drejt muzgjeve përjetësisht shtrijnë duert.

Njeriu –

Nji pikë e vetme

Në këtë univers dëshire.

Poezia shqipe  

Stinë që bleron përherë

Në parzmin tim

Poezia shqipe

Qysh në ma të hershmet

Kohë të fëminisë.

Në damarët e kaltër të gjakut

Si në lendinat e vjershës sonë dikur

Përndezet “Andrra e jetës” nën çurlikim bylbylash

Për kohë ma të bardha,

Pranë nji prozhmi ku mrizojnë zanat

E Fratit të Madh,

Vaditën “Lule vjeshte”.

Në barin e livadheve që rritet

Lëndinave t’krahnorit,

Përgëzojnë e kundërmojnë trëndelinat

E Lasgushit,

Nën thembërzat e kangjelave të De Radës.

Atje kullosin dele të bardha –

Motrat e Gasper Palit.

Dhe natën, kur shuhen hyjëzit

E errësina randon mbi jetën

Ndizet e kullon dritë

Qiriu i Naimit.

Poezia ime

E ndezun dikur

Në krye të stinëve të mia –

Qiri i pafikun

Deri në sosje të frymës.

Kumbimi i heshtjes

(Birit tim Dasaretit)

Ritmi i kujtesës

Ma dridhë penën n’kalesë t’nji fjale:

Asht malli për ty.

Dishirit s’i bindet jeta.

Që në fëmini

Pranë andrrës sime

Asht ngri nji gojë trishtili.

Mos bëzaj! –

Më thanë n’kërcnim,

kur isha vetëm za

E u përhumba si tingulli n’humnerë.

Kot kërkoj sot

Hije jehonash t’shueme

Mbi hone buzësh.

*

Mos shih ! –

Më thanë n’kërcnim,

Kur isha vetëm sy.

Kot kërkoj sot

Gjurmë fjalësh

Ndër zgavra t’syve.

Ato s’i rinë ma drita.

Nuk mbillen lule n’djerrina muzgjesh.

*

Ndër mure, jo,

N’muranë kumbon heshtja,

Që shijen t’idhtë ia ndiej ende.

Asaj po venia veshin

Dhe shkrueji ti ato që nuk i thashë dikur !

Ju s’keni emna

Martirëve të diktaturës

Ka humbë shkëlqimin në gropën e përbashkët

plot lagështi,

bardhësia e eshtnave.

Kohës i shkojnë mornica në trup.

Me duer që dridhen prej dëshire

po i marr eshtnat tuej, miqtë e mi,

po i vendos në gropën e qelqtë të gjoksit,

altar i dhimbjes.

Prej andej do kundroni

kaltërsinë e andrrave të vrame

nga duer vllaznore.

Nji kunorë lutjesh ju ve  te kryet

dhe kryqin e mundimeve tuaja.

Ju s’keni emna,

lavdi asht emni juej

mbi rrasën e mërmertë të kujtesës së kombit.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Buqetë lirike, nga Anton Cefa

Artikujt e fundit

  • REZISTENCA ANTIFUNGALE: NJË SHQETËSIM GLOBAL SERIOZ PËR SIGURINË USHQIMORE DHE SHËNDETIN PUBLIK
  • U NDA NGA JETA ‘MËSUESI I MERITUAR‘ SADIK SEJDI LEKA 
  • Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe persekutimi i familjarëve të tij
  • LE TË PIMË…
  • PUBLIÇISTIKA  E  DON LAZЁR SHANTOJЁS  DHE NYJET  E PAZGJIDHURA  TE HISTORIOGRAFISЁ  SHQIPTARE
  • President Biden Signs the Veterans Health Care Legislation
  • ENVERISTAT NUK MUND TË BËHEN HERONJ SHOKU VELIAJ!
  • KANAÇEMBLEDHËSI AMERIKAN
  • Lamtumirë N/Kolonel Sokol Qehaja
  • “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM” 
  • ULQINI PRET BIJTË E VET
  • QEVERIA NË MES TË VOTËBESIMIT DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE
  • NË VËMENDJE, 400 MIJË DOSJET E SPIUNËVE TË (ISH) SIGURIMIT TË SHTETIT KOMUNIST…
  • SHTETI SEKULAR DHE IDENTIETI YNË KULTUROR DHE KOMBËTAR NË RREZIK!
  • #SiSot ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT