• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lela Prodani nderohet me çmimin prestigjioz të “Investitorëve institucionalë”

December 11, 2015 by dgreca

12 vjet më parë, gjimnazistja nga Durrësi Lela Prodani, që sapo kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e studimeve te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, mori një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e saj. E mbështetur plotësisht nga ana e familjarëve, Lela shkon në kontinentin e largët të Amerikës. Dy ishin arsyet që çuan Lelën të ndërmerrte këtë hap e të fillonte një jetë të re në Saint Louis, Missouri (SHBA):- ndjekja e një programi studimesh në universitetin më të mirë të këtij vendi dhe prania e një prej njerëzve më të dashur të saj në këtë qytet. Motra më e madhe e Lelës jetonte gjithashtu në Saint Louis dhe kjo ishte një shtysë më tepër që ajo të mos ngurronte për të ndjekur ëndrrat e saj. Gjatë gjithë periudhës së gjimnazit, Lela ka qenë gjithnjë ndër nxënësit më të dalluar dhe më aktivë në shkollë. Dy vitet e fundit të gjimnazit dhe të jetës së saj në qytetin e lindjes, veç mësimeve, Lela ishte e angazhuar në të njëjtën kohë edhe me drejtimin e senatit të shkollës “Gjergj Kastrioti”. E përfaqësonte me dinjitet shkollën në çdo aktivitet që kryhej dhe po ashtu në realizimin me sukses të detyrave që i ngarkoheshin një senatori shkolle. Nuk ishte e lehtë për një nxënës 16-18 vjeçar që të merrte përsipër detyra, që në këtë moshë duken vërtet të mëdha, dhe mbi të gjitha kur bëhet fjalë për një nga gjimnazet më të rëndësishme të qytetit dhe me numrin më të madh të nxënësve në atë kohë. Lela ishte ndër ata nxënës të spikatur që kërkonte gjithnjë e më shumë rritje akademike dhe për një formim me nivele të larta, ishte Amerika ajo që ia ofronte pikërisht drejtimin e duhur.

Dhe Lela nuk gaboi kur vendosi të lërë Durrësin e Shqipërinë për të shkuar në anën tjetër të globit për një të ardhme më të mirë. Këtë e tregon më së miri një çmim me të cilin ajo është nderuar së fundmi. Durrsakes Prodani i është atribuuar çmimi prestigjioz i “Investitorëve Institucionalë” dhënë nga “Investor Intelligence Awards”. Në gusht të vitit 2003, Lela mbërrin në Saint Louis, atje ku jeton edhe sot, e fiton të drejtën e studimit në Universitin Webster. Deri më 2006-n, studioi për “Biznes Ndërkombëtar” me theks Financën. Por nuk ishin vetëm leksionet ato me të cilat Lela ishte e angazhuar gjatë kësaj periudhe. Ajo aktivizohet gjithashtu në disa organizata shkollore dhe po ashtu punon si asistente e kërkimeve institucionale (Institutional Research Assistant). Më pas, vjen momenti që Lela Prodani duhej të kryente një specializim, dhe këtë e realizon më së miri në një bankë (Commerce Bank) në departamentin e Kredisë. Ciklin e Bachelor-it, Lela e mbyll me sukses dhe i hap rrugë fillimit, po ashtu me të njëjtat rezultate, etapës tjetër të studimeve në master. Zgjedh sërish të specializohet në Biznes dhe në po të njëjtin universitet. Në një periudhë prej afro 1 viti e gjysmë (gusht 2007-dhjetor 2008) Lela profilizohet në degën e Biznesit në Universitetin Webster. Sigurisht që Lela nuk mund të mjaftohej me kaq. Për të marrë kualifikimin që i nevojitej, punoi në të njëjtën kohë si asistente e diplomuar në zyrën e Rekrutimit Ndërkombëtar të Studentëve në shkollë dhe kreu specializimin e radhës në një kompani investimesh (Smith, Moore & Co). Është pikërisht kjo kompani që pa talentin, profesionalizmin dhe prirjet analitike të Lelës dhe i ofron menjëherë një vend pune si tregtare e ekuiteteve dhe specialiste e fondeve të përbashkëta në zyrën e tregtimit të aksioneve. Suksesi dhe arritjet profesionale janë pjesë e Lelës për 5 vjet rresht. Pas një gjysmë dekade punë e rritjeje profesionale në menaxhimin e tregtimit dhe gjithashtu përgjegjësive të tjera me të cilat Lela ishte ngarkuar, në nëntor të 2013-s ajo transferohet në një tjetër firmë të rëndësishme në St. Louis, konsulente tek Compania “Mercer”, ku vuri në punë aftësitë e saj analitike për vlerësimin e performancave për plane të ndryshme. “Interesi im i vërtetë, përveç analizimit të performancës dhe rrezikut, do të ishte pjesëmarrja në ekipin që në fakt merr vendime për ato ndarje”, thotë Lela. Te Mercer, kompania e konsultimit për investimet, ku merret me analizën dhe përgatitjen e raporteve të investimeve të klientëve të kompanisë, Lela bashkëpunon me një ekip të vogël prej 4 vetash, por që kanë detyra madhore në lidhje me menaxhimin e investimeve të një rrjeti spitalor. Tanimë ajo mund të shfrytëzojë aftësitë që zotëron nga përvoja e saj e mëparshme dhe në të njëjtën kohë të marrë një rol më aktiv duke takuar më shumë menaxherë dhe duke marrë vendime thelbësore. Janë vetëm shtatë vite karrierë në fushën e menaxhimit të investimeve, dhe aktualisht analistja durrsake e Investimeve është duke luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e aseteve të një prej sistemeve më të mëdha katolike të kujdesit shëndetësor në SHBA. Së bashku me Anthony Waskiewicz dhe menaxherin e investimeve Mike Werner, Lela merr pjesë në debate të gjalla dhe vendimet përfundimtare rreth ndarjes së aseteve, rrezikut dhe përzgjedhjes menaxheriale, të cilët mbikëqyrin një portofol prej 2.2 miliardë dollarësh. “Ne mbulojmë të gjitha pjesët e Portofolit. Nuk ka asnjë person që të jetë i përkushtuar për një klasë asetesh. Unë i bëj të dyja, analizën e rikthimeve të bazuara dhe pronat me bazë, për të parë ekspozimet dhe mënyrën se si menaxherët lidhen me njëri-tjetrin dhe se si ata përshtaten në portofolin e përgjithshëm”, shprehet Lela. Por, pavarësisht pasionit rreth analizës së investimeve, Lelës i duhet të pushojë për pak kohë këtë vit, sepse diçka e bukur do të ndodhë në jetën e saj: Lela dhe bashkëshorti i saj Thorsten, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: cmim prstigjioz, Lela Prodani

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT