• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IKU DUKE SHKRUAR

May 18, 2022 by s p

Ruben Avxhiu/

Me Dalip Grecën kam punuar së pari në redaksinë e gazetës “Republika”, në Tiranë, në vitet 1998-1999. Me ftesë të botuesit të atëhershëm Ekrem Bardha, iu bashkuam gazetës “Illyria”, në New York, në korrikun e largët të vitit 1999. Që të dy, për arsye të ndryshme, nuk menduam se po vendoseshim përgjithmonë në SHBA. Mirëpo, Shqipëria kishte kaluar vitet më të rënda të tranzicionit, gati luftë civile dhe shembje totale e shtetit në 1997, prag luftë civile pas vrasjes së Azem Hajdarit në 1998, potencial për konflikt të ri edhe në Shqipëri, nëse NATO nuk ndërhynte në Kosovë, në 1999.Dy muaj pas mbërritjes në New York, morëm vendimin që të qendrojmë aty. Kam jetuar me Dalipin në një apartament për gati një vit në periudhën 1999-2000, përpara se të na vinin familjet përkatëse. Në gazetën “Illyria”, kemi punuar me zyrat apo tavolinat ngjitur filimisht në Bronx e pastaj në Manhattan, me ndonjë shkëputje nga 1999 në 2009.Edhe kur kaloi në gazetën “Dielli” kemi punuar bashkë sepse unë bëja faqosjen e “Diellit” që prej vitit 2004, me Anton Çefën dhe Agim Karagjozin.Dalipi ishte shumë punëtor dhe i pasionuar për gazetat ku punonte. Ishte pjesë e suksesit te “Republika”, “Illyria”, dhe sidomos te “Dielli”, ku punoi deri sa doli në pension.Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë në mërgim, solli familjen në SHBA dhe u dha një jetë të re. Për ta kjo humbje e parakohshme do të jetë veçanërisht e rëndë. Po ashtu do të jetë për miqtë e shumtë që bëri në atdhe dhe në komunitet.Ndoshta do të shkruaj në të ardhmen më shumë për aventurën tonë amerikane, nëse do të jetë mundësia. Ikja e Dalipit është nga ato ngjarje që na kujtojnë se sa i paparashikueshëm është fati i njeriut. Me prindër jetëgjatë, kujdesin për shëndetin, me praninë e tij të përhershme me shkrime e komente, Dalipi dukej shumë më i ri sesa mosha që kishte dhe të bënte të besoje se do të kishte një jetë të gjatë si ajo e prindërve të tij.Mirëpo, fundi vjen për këdo dhe shpesh jo atëhere kur e pret. Disa punë vijnë me më shumë stres se disa të tjera. Disa ngatyra njerëzore përfshihen më shumë emocionalisht se të tjerë e askush nuk e di se sa gjurmë lënë kthesat e jetës te secili prej nesh.Nuk ka dyshim se Dalipi kishte ende shumë për të dhënë, si e dëshmon edhe frekuenca në rritje e shkrimeve të javëve të fundit. Në një farë mënyre, iku duke shkruar. Tani do të pushojë i qetë.

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca, Ruben Avxhiu

IN MEMORIAM – DALIP GRECA NDËRROI JETË: HUMBJE E MADHE PËR GAZETARINË SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË ATDHE

May 18, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli/

Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Gazetari i njohur Dalip Greca ndërroi jetë.  Lajmi na tronditi dhe na mjeroi.  Një zi me plot dhimbje mbuloi familjen Greca, pikëlloi kolegë, miq e dashamirë të shumtë të tij, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Mik i çmueshëm dhe i përzemërt!  Humbëm një mbështetës të papritueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha u thye një shtyllë e fortë e gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare. 

Më pak se një vit më parë, familja, miqë, shokë e dashamirë të Dalipit – mbi 100-veta – të ftuar nga Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës organizoi një darkë në nder të Editorit të Diellit dhe puntorit të palodhëshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij shumë merituar në pension.

A group of men in suits

Description automatically generated with medium confidence

Foto nga darka e daljes së Dalipit në pension, korrikun e vitit që kaloi, me kolegun dhe mikun tonë të përbashkët, studiuesin Idriz Lamaj, Dalip Greca dhe autori.

Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën Dielli, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike Dielli.  Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës Dielli në veçanti dhe të Vatrës në përgjithsi shihet dhe pranohen tanimë edhe nga disa kritkë, si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqioqtaro-amerikan dhe të interesave të shqiptarëve dhe të Kombit – të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij. 

A group of people posing for a photo

Description automatically generated

Foto nga darka e daljes në pension e Dalipit, Korrik, 2021, duke festuar me disa miqë e kolegë të Dalipit

Nderimi në darkën e daljes së Dalipit në pension ishte një mirënjohje e vogël kundrejtë punës së madhe dhe vlerave të çmueshme që Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi për 12 vjetë në gazetën Dielli, në veçanti dhe në veprimtarinë e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në përgjithësi, duke u përpjekur t’i këthente ato në misionin origjinal të tyre, të pëcaktuar nga themeluesit Fan Noli e Faik Konica. 

Dalip Greca e kishte në gjak gazetarinë. E kishte pasion dhe e merrte me shumë seriozitet punën e gazetarit dhe të editorit. Me një rast i thashë, more Dalip, mos kemi zgjedhur profesionin e gabuar, se me gazetari as në Amerikë, nuk pasurohemi dot. Buzqeshi pak dhe më tha: Jam gazetar për pothuaj 40-vjet dhe nuk jam penduar fare. Dalipi ishte nga ata gazetarë të përkushtuar ndaj profesiosnit të tij – siç thonë se janë mjekët dhe infermierët të përkushtuar për shpëtimin e jetës së pacientëve – ashtu ishte Dalip Greca i përkushtuar ndaj profesionit të tij – nepërmjet gazetarisë së lirë – si një mjet për të zbuluar të vërtetën – në shërbim të të mirës së përbashkët.  Për këtë, ne që e kemi njohur, jemi të gjithë dëshmitarë dhe krenarë me punën e tij të gazetarit dhe editorit.  Ai ishte aq i pasionuar pas gazetarisë, sa që edhe pas pesionimit, Dalipi nuk u largua nga Dielli, nuk i tha lamtumirë, por premtoi se edhe në pension do të vazhdonte të kontribonte artikuj, analiza, komente dhe shkrime të tjera. Fatkeqësisht, shkuarja e tij në amshim, ia ndërpreu këtë kontribut të mëtejshëm, të premtuar për gazetën Dielli pas daljes në pension – një humbje e madhe kjo për të gjithë lexuesit e gazetës më të vjetër në botë, gjithnjë në ekzistencë. 

Besoj se siç ka thënë para-ardhësi i tij, i Madhi Faik Konica, me rastin e botimit të 1-vjetorit të gazetës Dielli, “Kur bënë një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjë herë, rri mbi gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroj gjer atje…”. 

Jam i sigurt se Dalip Greca në udhëtimin e tij të parakohëshëm për në amshim,  shikon pas dhe krenohet me veten e tij për arritjet dhe sukseset, për tashëgiminë gazetareske dhe letrare që ka lenë pas – trashëgimi për familjen e tij të nderuar dhe të dashur – por edhe për shoqërinë dhe kulturën shqitare në përgjithësi. Dhe i thotë vetes: Job Well Done! Punë e kryer shumë mirë!  Rolin e editorit të Diellit, Dalip Greca e kishte marrë me shumë seriozitet, dinjitet dhe përgjegjësi dhe krenari për ta drejtuar gazetën Dielli në një frymë përbashkuese, por mbi të gjitha, në interes të Vatrës, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në veçanti, me aq sa kishte mundësi në mbrojtje të interdave dhe vlerave kombltare të shqipotarëve – si një pasqyrë të interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe më gjerë.  

Ishte meritë e Dalip Grecës që me një diplomaci dhe urtësinë që e karakterizonte atë si person dhe punën e tij, si pasojë, ai mundi të menaxhonte me aftësi, për 12 vjet, pritëshmëritë e individëve dhe të gupeve të ndryshme brenda dhe jashtë Vatrës, duke pajtuar kërkesat dhe pritshmëritë e diasporës së vjetër me ato të emigrantëve të ri në këtë vend.  Është gjithashtu meritë e Dalipit që gazetën Dielli e ngriti nga një gazetë e komunitetit, në një forum diskutimi të subjekteve të ndryshme me rëndësi dhe karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Nga ky këndveshtrim, dëshiroj të shprehi falënderimet e mia të thella Dalip Grecës i cili për gjithë periudhën që shërbeu si editor i Diellit ai, pa asnjë hezitim dhe pa aasnjë përjashtim, gjithmonë ka botuar të gjitha shkrimet e mia modeste që i kam dërguar gazetës Dielli. Për këtë i jam, përjetësisht, mirënjohës!

Kalimi në amshim i Dalipit dhe zbrazëtia që le pas do të ndihet për një kohë të gjatë në komunitetin shqiptaro-amerikan.  Mungesa e tij do të natyrisht do të jetë shumë më e rendë dhe më e thellë për familjen e tij dhe për farefisin këtu në mërgim dhe në Atdhe.  

Familjes së ngushtë bujare dhe të nderuar të Dalipit këtu në Shtetet e Bashkuara dhe farefisit më të gjerë Greca kudo qofshin ata, u paraqes me zemër dhe mendje të pikëlluar, përdhimbtimet e mia më të thella, duke marrë pjesë në zinë e tyre në këtë moment të vështirë për humbjen e fort të dashurit të tyre, Dalipit, me ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe me ndiesi miqësije vëllazërore!

Frank Shkreli

Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, Mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për miqësinë Dalip!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Frank shkreli

HOMAZHET DHE LAMTUMIRA PËR DALIP GRECËN DO ZHVILLOHEN MË 19-20 MAJ 2022

May 17, 2022 by s p

Homazhet në nderim të Dalip Grecës do të zhvillohen ditën e Enjte me datë 19 Maj 2022 nga ora 2-8pm në shtëpinë mortore me adresë: Joseph A. Lucchese Funeral Home, 726 Morris Park Avenue, Bronx.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet ditën e Premte më datë 20 Maj 2022 ora 11:30am në varrezat me adresë: Woodlawn Cemetery, East 233rd Street and Webster Avenue, Bronx. 

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

NJOFTIMI NGA FAMILJA DHE SHTËPIA MORTORE:

Visiting will be Thursday from 2-8pm at Joseph A. Lucchese Funeral Home, 726 Morris Park Avenue, Bronx. Interment will be Friday 11:30am at Woodlawn Cemetery, East 233rd Street and Webster Avenue, Bronx. 

Dalip Greca, a resident of the Bronx, died on May 16, 2022. He was 71. Mr. Greca was born on October 10, 1950 in Lushnje, Albania to Sherife (Qosja) and the late Rexhep Greca. Throughout his life he worked as an editor-in-chief for “Dielli Newspaper”, editor for “Illyria Newspaper”, editor-in-chief for “Gazeta Republika”, editor-in-chief for “Gazeta Ora e Fjales”, and his proudest achievement in life is his contribution to Vatra, the Pan-Albanian Federation of America. He is survived by his wife, Xhemile (Hoxha) Greca, whom he married on July 31, 1977; his daughter Alma and her husband Latif Sharka, and their children Banush and Danny; his daughter Elisabeta and her husband Eduart Shehu, and their children Kelvin and Nicholas; and his son Dorjan Greca and his wife Kristina, and their children Blake and Jaxon. Dalip was a great husband, an amazing father and a loving grandfather. Dalip Greca was a great Albanian, a special publicist, a prominent patriot, a distinguished activist, and a man so loved and respected by the community. He dedicated all his knowledge and his work to the Albanian community in America and in the world. 

He will live forever in our hearts and our minds.  He was a tireless, wise, hardworking, systematic, noble and far-sighted person. Dalip Greca was the man symbol of sacrifice, patience, calmness, wisdom, simplicity and perseverance. Dalip Greca, with all the people he collaborated with, was always distinguished as a loyal collaborator, also an exemplary family member and a distinguished Albanian in the American Diaspora. 

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca

LAMTUMIRË DALIP GRECA

May 16, 2022 by s p

Zemra e Dalip Grecës ndaloi përgjithmonë, u shua një ikonë e Diellit, Vatrës e gazetarisë shqiptare në Amerikë.

Sokol Paja/

Zemra e Dalip Grecës ndaloi përgjithmonë. Ikona e shtypit të shkruar shqiptar në Amerikë, Editori epokal i Diellit 2009-2021, vatrani i veçantë, patrioti i spikatur, veprimtari i dalluar, njeriun që komuniteti e deshi dhe respektoi aq shumë, s’do jetë kurrë më fizikisht mes nesh. Ai ia dorëzoi shpirtin e tij Zotit të gjithësisë duke na lënë pas trashëgiminë e tij të pasur e kujtimet e dhimbshme e të paharrueshme. Sot më shumë se kurrë Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, të gjithë vatranët e Shqiptaro-Amerikanët i shprehin mirënjohje, nderim, respekt e vlerësim për punën e jashtëzakonshme që Dalip Greca bëri në Diell e Vatër për 12 vjet dhe në komunitetin shqiptar prej më shumë se dy dekada. Ai luftoi dhe punoi fort për idetë dhe idealet e tij. I palodhur, i kudondodhur, i urtë, punëtor, sistematik, fisnik e largpamës. Ngjalli gazetën Dielli, rifreskoi qelizat e Federatës Vatra, transformoi çdo realitet ku ai u bë pjesë, guxoi dhe u investua maksimalisht për të realizuar atë për të cilën ai besoi. Media shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup e çdo trevë shqiptare sot e nderon Dalip Grecën për kontributin e lartë për katër dekada me radhë që ai dha intensivisht në median shqiptare. Z.Greca kultivoi në media një stil të veçantë teknikash dhe vlerash dhe nga duar e tij kanë dalë ajka e gazetarisë së sotme shqiptare. Dalip Greca ishte një patriot, profesionist dhe një njeri shumë i zoti. Dalip Greca mishëroi gjatë gjithë jetës së tij vlerat dhe vyrtytet më të larta të shqiptarit të mirë. Në çdo moment Dalip Greca ishte simbol i sakrificës, durimit, qetësisë, urtësisë, mençurisë, thjeshtësisë dhe këmbënguljes. Z.Greca gjatë punës së tij të mrekullueshme arriti të kalonte në shumë sfida duke pasur gjithmonë sukses dhe duke krijuar modele të shëndosha e të qëndrueshme si në Diell, në Vatër e në komunitetin shqiptar në Amerikë. Dalip Greca për katër dekada udhëhoqi me integritet moral, qytetar e profesional mediat ku punoi. Perveç punës së madhe dhe gjurmëve të pashlyeshme që z.Dalip Greca ka lënë në Diell, ai më herët ka qenë një gazetar shumë kurajoz, i ndershëm, i drejtë dhe menaxher i shkëlqyer te gazeta Ora e Fjalës, Republika, Illyria dhe bashkëpunëtor në shumë media kombëtare në Tiranë e hapësirën mbarë shqiptare. z.Greca ka qenë një penë e spikatur në diasporë duke memorizuar me qindra personazhe të historisë sonë kombëtare e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara e jo vetëm. Dalipi ishte një zë i fuqishëm dhe i pa kompromentueshëm. Ai kultivoi dhe transmetoi vlerat dhe vyrtytet më të larta mediatike dhe njerëzore. Duke qenë zëdhënës i Vatrës, gazeta Dielli, nën drejtimin e z.Greca kreu misionin me paanësi, korrektesë e profesionalizëm në kohë të vështira. Dalip Greca me të gjithë ata që punoi ishte një bashkëpunëtor besnik, një familjar shembullor, një shqiptar i dalluar në diasporën e Amerikës. Miku ynë i shtrenjtë Dalip Greca pasi udhëhoqi me profesionalizëm të lartë, përkushtim të veçantë e pasion të dalluar vendosi të largohet duke na lënë përveç lotëve e mungesës, një trashëgimi të jashtëzakonshme e kujtime të përjetshme. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, Komuniteti shqiptar, miqtë dhe familja do i jenë përjetë mirënjohës Dalip Grecës për veprimtarinë e tij dinjitoze dhe të shkëlqyer mediatike, njerëzore, kulturore, vatrane dhe patriotike. Të gjithë ne do të jemi mirënjohës përherë ndaj Dalip Grecës për frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të patriotizmit e të mirëkuptimit që kultivoi dhe transmetoi në Diell e Vatër për 12 vjet e komunitetin shqiptar në Amerikë prej më shumë se 2 dekada. Kontributi kolosal që la për të gjithë ne Dalip Greca pas largimit të tij në amshim do jenë një pasuri e çmuar për Vatrën e komunitetin shqiptar. Dalip Greca shërbeu me ndershmëri, përkushtim dhe shumë pasion. Ai ishte kurdoherë i gatshëm për të sakrifikuar dhe kontribuar si në ditët me diell dhe në ditët me shi. Me emrin e Dalip Grecës lidhet një histori shumë e rëndësishme e Diellit në Amerikë duke u kthyer në një media shumë serioze, dominuese dhe prestigjioze në botën shqiptare dhe jo vetëm. Dalip Greca ishte një intelektual i rrallë, një personalitet i shquar shqiptar i diasporës, një gazetar me dhunti të veçanta, një usta i pashoq. Gjurmët e pashlyeshme në gazetat Ora e Fjalës, Republika, Iliria dhe punën e jashtëzakonshme në Diell e në Vatër e kthejnë në një emër të paharruar në historinë e medias shqiptare në diasporë e trojet shqiptare. Ai u nderua me dekoratën Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut prej Presidentit të Shqipërisë, nga Konsullata e Kosovës, shoqata e organizata në diasporë për kontribut të çmuar në media dhe komunitetin shqiptar. Në vlerësim të veprimtarisë së shquar kombëtare dhe kontributit të vyer shumëvjeçar si gazetar, publicist e drejtues mediesh, emri i Dalip Grecës do shkruhet me gërma të arta në historinë e medias shqiptare e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.I paharruar kujtimi, veprat dhe trashëgimia publicistike e njerëzore që Dalip Greca na la me ikjen e tij në përjetësi.FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA.

Filed Under: Analiza Tagged With: dalip greca, Sokol Paja

SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI

May 16, 2022 by s p

E nderuar familja Greca

I shtrenjtë dhe i paharruar miku ynë i përjetësisë Dalip

Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe trishtimi.

Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në New York, zemra e mikut tonë të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithmonë.Ikja e befasishme na ka shkatërruar të gjithëve në shpirt. Ky largim i shpejtë dhe i padrejtë na ka vrarë fort e mërzitur pafundësisht.Një largim fizik që lë pas shumë trishtim, keqardhje e dhimbje të thellë te familja, miqtë e bashkëpunëtorët.Ne do ta kujtojmë e respektojmë përjetë kontributin tënd të shquar, dedikimin dhe përkushtimin në punët që bëje, korrektësinë e detyrave, besnikërinë e premtimeve e miqësive, përkushtimin e devotshmërinë ndaj komunitetit, miqve, medias dhe kombit shqiptar.Ikja e Dalip Grecës largon brenda nesh një copë të rëndësishme jete të kthyer në përkujtim të përjetshëm.Sot, të gjithë kemi humbur shumë. Miqtë një mik special, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar të pa zëvendësueshëm në kauzat ku Dalip Greca bëhej pjesë. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të ndjera, më të sinqerta e më të dhimbshme familjes Greca për humbjen e pakthyeshme të mikut tonë Dalip.Lutjet dhe përshpirtjet tona si vatranë e komunitet janë më të afërta e më të ndjera se kurrë pranë familjes Greca, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire, humbje e zie.Mirënjohje për jetë të jetëve o Dalip Greca për gjithçka që po na lë pas ikjes sate në përjetësi.Pushofsh në paqen e amshuar, në mbretërinë e qiellit miku ynë i paharruar.

I pikëlluar thellë

Pranë familjes e miqve, me nderime të veçanta

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Shënim: Në gazetën Dielli, në vazhdim do të jepen detaje rreth organizimit të ceremonisë së lamtumirës dhe nderimeve.

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 133
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pika e Ujit
  • DR. ELISABET PERAJ IU BASHKUA VATRËS
  • VATRA NDEROI LEGJENDËN E BOKSIT SHQIPTAR XHEVDET PECI
  • MARK MRNAÇAJ: DALIP GRECA, LAMTUMIRË NJERI MODEL
  • TRASHËGIMI NGA DIASPORA KRAJANE
  • Xhaketa e Xhaferit
  • NEW YORK HERALD TRIBUNE (1939) / RRËFIMI I MBRETËRESHËS GERALDINË NË VERSAJË : EDUKIMI I DJALIT, SIMBOLIKA E KURORËS MBRETËRORE, SKËNDERBEU, DHOMA E PREFERUAR NË KËSHTJELLË…
  • Historia e Urës së Matit, një ndër më të bukurat në Ballkan
  • Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino
  • Congratulations Albania. Congratulations Roma
  • Urdhëri i Lirisë për patriotin e palodhur Jim Xhema
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” përjetësohet në New York
  • Kundër simboleve të diktaturës komuniste
  • Reagim për ndërprerjen nga Serbia të gërmimeve për mbetjet mortore të personave të zhdukur
  • Haris Vongli dhe Stela Bermema i bashkohen Vatrës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT