• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dalip Greca dhe Misteri i Federatës Vatra

May 27, 2022 by s p

Nga Dritan Mishto

Ish Kryetar i Federatës Vatra 2017-2020

Ikja e Dalipit ishte e papritur dhe e beftë, si ato shpërthimet e tij kur nuk duronte ndonjë padrejtësi apo vendim të marrë nxitimthi. Por, Dalipi gjithmonë qetësohej dhe pas dallgës së shpërthimit duhet të kishe durimin të duroje valët e parreshtura të argumenteve të tij.

Dalip ishte i mirë. Kjo është një fjali e thënë thjesht, por nuk mund të gjesh në gjuhën tonë ndonjë vendosje fjalësh që të mund të përmbledhë aq shkurt cilësinë më të lartë të njeriut: Të qënurit i mirë.

Dalipi është i vecanti mes editorëve të Diellit, të cilët kanë bërë shumë në raport me kohën kur punuan. E themeluan Diellin, e vunë në majën e shpatës së kritikës në momente dhe epoka të rëndësishme të kombi tonë. Por, Dalipit tonë i ra në pjesë të ishte Editor i Ringjalljes, procesit më mistik që mund të hasë historia. Dalipi filloi Editor i një gazete, që ishte e mbyllur dhe që numrin e fundit nuk dihej kur e kish nxjerrë, ashtu si ai plaku i lagjes që del më të rrallë në gurin e portës, e që nuk dihet jeton a ka vdekur. Dalip Greca doli në rrugën e madhe të gazetarisë shqiptare dhe e ktheu sërish Diellin në shkëlqimin e tij, në një botë gazetareske ku ka shumë diej të rremë.

Dalipi ishte përparimtar, epitet ky që këto ditë, kur shqipja jonë për të cilën janë vrarë e prerë sa e sa gjuhëdashës, është mbushur plot me fjalë të huaja e moderne, mund të duket si një fjalë e pagjetur. Por, në fakt është e vështirë të jesh përparimtar dhe të tregohesh i tillë në momente kyce të historisë së jetës tënde. Dalipi, me një forcë të thellë karakteri e tregoi këtë cilësi, jo vetëm në hapjen e gazetës ndaj cilitdo apo forumeve të debatit, por edhe në vetë ngjarjet e Federatës Vatra, ku spikat përgatitja nga ana e tij e frymës për ndryshim dhe reforma të thella, që pasuan Kuvendin Historik të Federatës VATRA të vitit 2017, e ku të gjithë së bashku me anëtarët e simpatizantët e ngritëm Vatrën tonë në një nivel më të lartë, e ku të mëpasmit po e ngrejnë edhe më. 

Dalip ishte i fortë dhe na provoi se për të qenë i fortë nuk duhen muskujt, mustaqe, mjekra, xhamadan apo qeleshe. Duhet Fjala. Dalipi ishte njeri i fjalës së dhënë dhe të mbajtur, i bindjes dhe tërheqjes kur e shihte se argumenti tjetër qëndronte. Dalipin e kishe në krah kurdoherë që mbështetja e tij të duhej.  

Festimi i 110 vjetorit të Diellit më 2019 ishte një ngjarje e madhe, që u festua si e tillë falë Dalipit dhe nuk kaloi e mbyllur në muret e një salle, si ajo e dekadës së shkuar, por ushtoi në Kongresin Amerikan dhe në mbarë botën gazetareske shqiptare.  Ishte dita e Dalipit, dita e të gjithë editorëve ndër dekada, të cilët Dalipi i donte e vlerësonte pandarazi.

Kam bashkëpunuar prej afro pesëmbëdhjetë vjetësh, e së fundi si dy ish drejtues, unë i Federatës Vatra e Dalipi i Gazetës Dielli. E si ecën punët, sillnim gjithmonë ndërmend shprehjen, që u kthye në postulat jashtë vullnetit tonë: Është më e vështirë të jesh “ish” kryetar i Federatës Vatra dhe “ish” Editor i Diellit se sa të jesh Kryetar e Editor. Sepse duhet ruajtur dinjiteti i drejtuesit, për të cilin dinjitet sikur të mos kujdesesh përditë, e sheh tek të shket këmbëve pakthimurazi.

Gjithnjë në biseda mes miqsh shtrojmë pyetjen: Cfarë misteri ka Vatra, që vazhdon të jetojë dhe as ka ndërmend të shuhet? E ju mund të pyesni cfarë e lidh këtë mister me Dalipin tonë të dashur? Ai ishte njeriu i vetëm që kishte informacionin më të plotë për historinë e Federatës Vatra që nga themelimi e deri më sot. Kishte skeda, shënime, skema të detajuara për pothuaj cdo gjë. Dukej sikur zotëronte këtë sekret. Dalipi po punonte për botimin e një libri historik mbi jetën e punën e Editorëve të Diellit, të ndërthurur me periudhat e drejtimit të Vatrës nga kryetarët e saj. Do të ishtë një libër jo vetëm interesant, por i pashoq, që do të hidhte dritë edhe mbi Misterin e ekzistencës së Federatës Vatra. Fatkeqësisht, Dalipi iku  duke marrë me vehte edhe këtë mister. Duket si një provë që ky mister nuk do të dalë kurrë, ashtu sic Vatra e Dielli nuk do të shuhen kurrë.

I përjetshëm kujtimi i mikut tonë Dalip Greca!

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, dritan Mishto

Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh

May 19, 2022 by s p

Drenusha Dreshaj/

Mesazh ngushllimi i TvAlb per bashkepunetorin e pa harruar Dalip Greca ish kryeditor i gazetes DIELLI & VATRA.Me dhimbje te thelle mesuam per humbjen e Dalip Greca, ai jetoi pak, po beri shume, se jeta e njeriut te mire matet me veprat, me idealet per te cilen punon dhe jeton.I madh ishte perkushtimi i tij atdhetar, shpirti krijues profesional qe skalitin portretin e tij atdhetar shqiptar.TVALB i shpreh publikisht ngushllimet me te sinqerta shoqates Vatra,familjes Greca dhe gjithe Lushnjes,Shqiprise per birin e saj te shtrenjtë.

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, DRENUSHA PRELVUKAJ

Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë

May 19, 2022 by s p

Vdekja e Dalip Grecës ishte e papritur dhe tronditëse për të gjithë ne që e kemi njohur, për lexuesit e gazetës më të vjetër shqiptare në SHBA, gazetës DIELLI, për të gjithë vatranët që e kanë njohur dhe kanë punuar me të,për të gjithë miqët e dashamirët gjithandej.Vdekja e Dalip Grecës ka krijuar atë boshllëkun e madh jo vetëm në mesin e anëtarëve të devotshëm të Federatës Pan Shqiptare Vatra, jo vetëm për lexuesit e gazetës Dielli, që nuk ndali botimin as gjatë kohës së pandemisë së Covid-19, por për të gjithë ata shqiptarë të shumtë që e kanë njohur, që kanë pi një kafe me të, që kanë ndërruar një bisedë me të, që kanë komunikuar për akëcilën vlerë kulturore me të. Vdekja e Dalip Grecës është humbje e madhe, jo vetëm për Vatrën, jo vetëm për gazetën Dielli, jo vetëm për shqiptarët e mërgatës më të madhe në SHBA, por për të gjithë shqiptarët që kanë pasur rastin ta njohin, ta lexojnë në shkrimet e tij të shumta, edhe për figurat me peshë kombëtare, sidomos për figurat nacionaliste nga mërgata shqiptare në Amerikë, si dhe të gjithë dashamirësit e kulturës kombëtare. Familjes se tij, Vatres dhe te gjithë atyre qe e njohën, ngushëllimet më të ndjeshme njerëzore për humbjen e anëtarit të vyeshëm dhe shumë të rëndësishëm! Gazetës Dielli, ngushëllimet më njerëzore për humbjen e drejtuesit të kahershëm dhe krijuesit të mirëfilltë të kulturës shqiptare!

Elez Osmani – Prishtinë

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dalip greca, Elez Osmani

Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar

May 19, 2022 by s p

Lauren Toli

Neka Doko/


Të nderuar miq të Vatrës e Diellit,U dëshpëruam duke lexuar në faqen zyrtare të Diellit dy lajme tronditëse për humbjen e ish kryetarit të nderuar të Vatrës, të ndjerit Dr Gjon Buçaj, dhe ikjen fizike të parakohshme të të ndjerit Z. Dalip Greca.Të dy njerës të mirë, patriotë të përkushtuar në drejtimin e një institucioni e gazete historike të themeluar nga Imzot Noli e Konitza për të mbajtur gjallë dritën dhe trashëgiminë e tyre në diasporë.Në emër të shumë të përndershmit At Artur Liolinit dhe të gjithë klerikëve, e dtejtuesve të Katedrales së Shën Gjergjit na lejoni t’ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta e të thella për largimin nga kjo jetë njëherazi si ishin miq në Vatër edhe në prehie të paqtë shpirtrore të Dr Buçaj dhe simbolit të Diellit, Dalip Grecës. Të dy na kanë nderuar në vite me vizita dhe ngjarje historike në Shën Gjergj e bibliotekë dhe kurdoherë kanë marrë e ndarë me ne bekimin e Imzot Nolit e të gjithë besimtarëve e vazhduesve të tij.
Kujtimi dhe emri i tyre qoftë i paharruar!
Lauren Toli- Gregory Saint George Cathedral Chair

Neka Doko- Fan Noli Library and Cultural Center

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Gjon Bucaj

Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën

May 18, 2022 by s p

Ing. Viktor Mark Daragjati/


Vajtojmë humbjen e ish-redaktorit të Diellit Dalip Greca, i cili u nda nga jeta papritur. Nuk kam qenë shpesh pranë tij, por e kam respektuar pa masë dhe e kam lexuar me interesë. Unë i gjykoj njerëzit nga veprat dhe fjalët e tyre. Mjaftoi një shprehje e shkurtër e tij për të kuptuar dhe vlerësuar patriotizmin e tij, sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. Me rastin e prezantimit të kujtimeve të Kol Bib Mirakajt, ai më tha: “Në familjen tonë askush nga ne nuk e përkrahte komunizmin”.Dalip Greca ishte aq modest sa ishte i aftë. Ai ishte një punëtor i palodhur. Ai e donte punën e tij në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan si redaktor i gazetës Dielli dhe si anëtar me ndikim i Vatrës. Ai ishte i respektuar nga diaspora e gjerë dhe në Shqipëri. Shkrimet e tij ishin të qarta, të rrjedhshme, asnjëherë përçarëse dhe megjithatë të drejtpërdrejta dhe të ndershme. Dalip Greca është shembull i gazetarisë së spikatur dhe objektive në një kohë kur servilizmi dhe partishmëria kanë kontaminuar një pjesë të madhe të shtypit shqiptar. Ndërsa të tjerët mund të meritojnë lëvdata për mbështetjen e organizatës Vatra në dekadat e fundit, si Agim Karagjozi dhe Gjon Leka, ishte kontributi i Dalip Grecës në Gazetën Dielli, gazetën më të vjetër shqiptare në botë, që i riktheu imazhin mbarëshqiptar Vatrës. përtej kufijve të Amerikës. Falenderojmë Dalip Grecën për angazhimin e tij altruist dhe të lavdërueshëm ndaj çështjes shqiptare. Ai na lë me një shembull të shkëlqyer të kontributit shoqërore, kulturore dhe politike që mund të arrijë gazetaria e ndershme. Puna e tij duhet të mblidhet në një libër për të shërbyer si një frymëzim i ndritshëm për të tjerët. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, komunitetit Vatra dhe gjithë bashkëqytetarëve shqiptarë që e respektuan vëllanë tonë Dalip Greca.

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, viktor mark darragjati

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT